08/08/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 gusht 1991

DISTANCIM NGA TË KORRUPTUARIT PA ASNJË EMËR!

— POPULLI I PRET NË BANGËN E TË AKUZUARVE — Të gjithëve iu bë e njohur përmes punimeve të Parlamentit tonë se ish-Byroja Politike, pa asnjë përjashtim, ka qenë e korruptuar keqas, duke i sjellë popullit një dëm ekonomik shumë të madh. Menjëherë raportim e Ministrit të Financave, zotit Genc Ruli, që ishte punim i përbashkët me Komisionin e Kontrollit të Shtetit, e botuan të nesërmen gazetat «Rilindja Demokratike» dhe «Bashkimi», ndërkohë që «Zëri i Popullit» heshti. Duhej të kalonte edhe një ditë, që më 1 gusht, të botonte një kryeartikull me titullin «Korrupsioni dhe privilegjet janë të huaja për Partinë Socialiste». Ashtu do të dëshironte jo vetëm çdo anëtar i ndershëm i kësaj partie, por dhe çdo shqiptar. Në këtë kryeartikull mbahet qëndrimi i drejtë, madje do të thoshmin i fortë për korrupsionin, shpërdorimet dhe privilegjet e ish-udhëheqjes së lartë partiake, duke shkruar se vetëm në shtetin ligjor, vetëm në një demokraci të vërtetë mund t'u pritet rruga qëndrimeve të tilla. Nuk harrohet të cilësohet jetë prej pashallarësh e një grupi bllokistësh, një pjesë e të cilëve u përjashtuan edhe nga partia. Kryeartikulli bën thirrje që analiza për këto probleme të shtrihet deri në çdo organizatë bazë. Kështu, kërkohet të shkohet deri në fund zbulimit të veprimtarisë së jashtëligjshme të ish-udhëheqjes së lartë të PP e shtetit, veprës së saj në kurriz të interesave të popullit e të Atdheut dhe secili për fajet e bëra dhe dëmet e shkaktuara të japë llogari sipas ligjit. Këtij qëndrimi nuk ke ç'i thua. I drejtë, analitik dhe i domosdoshëm. Por, kur mbaron atë kryeartikull me mbi pesë faqe të daktilografuara, krahas gëzimit për distancimin ndaj veprës kriminale ose më thjesht ndaj vjedhjeve me të dy... [teksti ndërpritet në fund të imazhit] duart, mbetesh pak i zhgënjyer, sepse nuk lexon asnjë emër. Pra, kemi të bëjmë me një distancim si problem, por pa asnjë protagonist sikur shpërdoresit të akuzohen për gjëra të vogla dhe nuk bën t’u skuqim faqen, duke i nxjerrë në gazetë. Po këtu, i nderuar lexues, nuk bëhet fjalë për vogëlsira. Vetëm për vitet 1988-1990 janë 9 659 013 lekë të reja, që nuk janë pak për varfërinë tonë. Atëherë pse nuk nxirren emrat nga organi i partisë së rinovuar, siç pretendohet? Sepse ajo gazetë mban numrin 13 430, duke treguar qartë se është vazhduese po e gazetës së Partisë së Punës, që kishte në parim, kur e kërkonte interesi, të mos thoshte të vërtetën dhe të sulmonte ose të mbronte kë të dëshironte. Nuk u botua referati dhe nuk u dhanë emra në kryeartikull, sepse do të duhej të nisej nga shpërdoruesja më e madhe e të ardhurave të popullit, nga familja e Enver Hoxhës me 3 033 021 lekë të reja shpërdorime (vjedhje) brenda dy vjetëve. Pra, kështu do të zhvisheshin hulli Enver nga tyli i udhëheqësit të madh e të pagabueshëm, i marksist-leninistit të shquar, që edukoi tërë botën dhe s’arriti t’u hiqte vesin e vjedhjes bashkëshortes dhe fëmijëve të vet. Sikur të ishte vetëm familja Hoxha, “Zëri i Popullit” edhe do të kishte bërë një ther[r]or, për të treguar se vërtet po distancohet. Por, në asnjë mënyrë s’mund të ndodhte kjo, sepse i dytë për nga shuma e shpërdorimeve, kur mendohej se s’kishte bërë abuzime, por bënte një jetë modeste me pagën e tij, ishte Presidenti Ramiz Alia me 1 767 113 lekë të reja. Do të pranohej kështu zyrtarisht e vërteta e tërë për tërë opozitës demokratike se ky nuk është president që i duhet Shqipërisë. Në radhë të parë se ka qenë gjysmë-shekulli bashkëpunëtor i ngushtë i diktatorit gjakatar, së dyti gjatë drejtimit të tij me shumë se pesëvjeçar ekonomia jonë shkoi me shpejtësi drejt humnerës së pashmangshme. E si për të mos mjaftuar këto, del bi fletës dhe shkalla e madhe e shpërdorimeve, abuzimeve ose vjedhjeve të familjes së Presidentit, ku bën pjesë dhe ai. Po është figura qendrore e shtetit, është Presidenti i propozuar dhe aprovuar vetëm nga Partia Socialiste. E, që të guxoje të botojë shpërdorimet e tij, kësaj partie do t’i takonte që menjëherë të ngrinte në Parlament për byrokratët mund të quheshin fjalë, por se kur do ta shikonin veten në bangën e të akuzuarve, në rast se vërtet i kanë bërë këtë abuzime, kjo nuk dihet. Mos ndoshta do të mbetet si zbulimi dhe dënimi i varësve të Shkodrës?! Ç’pritet më? Është e qartë se kontrollet duhet të vazhdojnë edhe për vite të mëparshme për të dalë lakuriq sa i kanë kushtuar këto «kapacitete» të jashtëzakonshme këtij populli fisnik e bujar. Veçse kjo s’do të thotë që deri sa të arrijmë tek viti i famshëm i mirëtrajtimit të byroistëve, këta të gëzojnë të mirat nga zhvatjet që kanë bërë dhe fëmijët e tyre të postet drejtuese në detyrat që u janë ngarkuar. Nuk kam parasysh hakmarrje mbi fëmijët e pafajshëm, në rast se janë vërtet pa faj. Kjo do të ishte e tmerrshme. Por ama edhe drejtuesit institucionalë me rëndësi bijtë e këtij klani kriminalës dhe hajdutësh s’kanë pse të qëndrojnë. Le të punojnë me ndershmëri në profesionet që kanë. Mund të bëjë përjashtim ndonjë i rrallë, po të jetë me të vërtetë kapacitet. Por, ah, janë larg këta idhuj nga familjet që më mirë se studionin e të djersinin, kalonin kohën me argëtime dhe udhëtime jashtë shtetit ose në vilat brenda Shqipërisë. Dhe kur deputetët e Partisë Demokratike ngulin këmbë që këta ish-drejtues, të kalojnë organet kompetente të drejtësisë, homologët socialistë, vazhdojnë avazin e Mukës, vetëm sa distancohen me abuzimet, por s’ua bën goja që të solidarizohen me demokratët, që secili të japë llogari në bangën e akuzuarve. Po demokratët s’mund dhe s’duhet të bëjë përjashtim për asnjë. Ndryshe do të ishte parti komuniste ose socialiste me trashëgimi të pasur diferencimesh për dëminet midis protagonistëve të të njëjtit krim. Dëgjohem zëra se ky ose ai pasha i k[u]q po paguan. Mund të jenë dhe gënjeshtra. Por sikur një për mijë të ishte e vërtetë, do të që një gabim tjetër i madh. Në kushtet kur të gjithë kemi jetuar me rroga, sepse burime të tjera jetese nuk ka pasur asnjëri, ku u gjetën kaq shumë para? Pra, edhe ato do të jenë të vjedhura dhe detyrimisht duhet t’u bashkangjiten shumave të shpërdorimeve. Mund të bëjë përjashtim vetëm ndonjë që mund të ketë qenë i pasur dhe nuk iu thërrasuan florinjtë si të deklaruara dhe pasanikëve të tjerë, por masa e ish-udhëheqësve partiakë kanë pasur vetëm këmbëshen e shtatit. Tentativat për ripagim, do të thonë se abuzimet e vjedhjet janë shumë më të mëdha, saqë paskan para të paguajnë shuma të tilla marramendëse. Jo, kjo s’duhet lejuar. PETRO DHIMITRI

ADMINISTRIM DEMBEL, EKONOMI DEMBELE

Në mjaft diskutime, kur flitet për ekonominë e tregut ende nxjerr krye drejtimi i vjetër, i centralizuar. Mendoni një fshatar, pronar të vogël: „atij iu poq fik(u) dhe kërkon ta shesë prodhimin. Ai s'di asgjë për çmimin, kërkesën dhe ofertën në treg. Mendoni përsëri një tregtar shtetëror nga ata të fruta-perimeve. Edhe ky s'di ç'produkte ka në fshat e si do të lëvizion ato në qytet. Ai mbledh supet e u thotë klientëve: «S'kam furnizim!». Ndërsa tregtari me Rrgozhinën fiku shitet me 3 lekë, në Ndroq 5 lekë e në Tiranë 10 lekë kilogrami. Mendoni një industriist. Ai s'di ku ta gjejë lëndën e parë, pjesët e ndërrimit, ku do t'i shesë produktet e veta. Si zgjidhen këto çështje më parë? Atëherë (dhe tani vazhdon) shteti kishte organe ekonomike, zyra në ndërmarrje e kooperativa, seksione në komitete e drejtor(i) në ministri që, nëpërmjet planit global, të paktën zyrtari i ulët dinte ku të drejtohej, tjetër se në të shumtën e herës, për shkak të pëshjellimit të gjërave, nuk arrinte në sukses. Mekanizmi ekonomik i planifikuar u bë tepër i rëndë nga ana fizike, me numër të madh njerëzish e hallkash dhe shumë burokratik, sa për të shitur ose blerë diçka do të duheshin firma e miratime të shumta derë më derë. Po sot e në të ardhmen si do kuptojmë rolin e shtetit në gj... [teksti ndërpritet] Qytetari i thjeshtë, fshatari, të cilin po e përgatitim si pronar e prodhues privat të ardhshëm, me siguri që nuk di t'i japë përgjigje. Madje këto nuk i dinë edhe ata që janë projektuar e mendojnë të jenë e funksionojnë si ndërmarrje shtetërore. Ta themi qysh në fillim: Në shtetin tonë ka pasur e ka njerëz, që organe që duhej ta zgjidhnin çështjen për të cilën pyetet më sipër, por, për shkak të paaftësisë së drejtimit që ka ekzistuar, këto kanë rënë në hije. Ja ku është Instituti i Informacioneve dhe Qendra e Informacionit dhe e Dokumentacionit Shkencor e Teknik. Në këto organizma ka edhe shkencëtarë, këta kanë edhe marrëdhënie vajtje-ardhje jashtë shtetit; por në raport me ekonominë këto janë hermetike, nuk kanë fare transparencë se si linden dhe ç'ndihmë i japin ekonomisë konkrete me dy llojet e informacionit, që i interesuar të dijë: — ku prodhohet ky ose ai produkt, sa i ofrohet tregut e me çfarë çmimi — ku mund të gjendet ky ose ai dokument shkencor e teknik, që të mund të gjejë si projektet e të bashkë themeluesit e ta blejë, në vend që t'i fusë studimit e projektimit të diçkaje që të tjerë e kanë realizuar më parë. Dy hapa nga Kryeministria janë këto institucione, po askush... [teksti ndërpritet në fund të imazhit] në atë aparat nuk është kujtuar për t’i vënë në punë të vërtetë, që t’u shërbejnë shumë subjekteve në vend e jo të rrinë fakultative: ekonomia e tregut, pra, tregtari i ardhshëm, blerësi dhe shitësi i ardhshëm nuk mund të vërtetët në tym, por do ndihmuar për çfarë të pyesë e ku të ma- çfarë të pyesë e ku të ma- OSMAN ALLKJA (Vijon në faqen e 3-të) Po sot e në të ardhmen si do ta kuptojmë rolin e shtetit në ekonominë e tregut? Këtu po ndalem në dy çështje, të cilat i mendoi si pika nyje, nga zgjidhja e të cilave fiton e mëson individi, plotëson kërkesa shoqërore. 1. KUR PËRDOHOHET. ÇFARË I OFROHET TREGUT E ME ÇFARË ÇMIMI? A ka njeri ose organizëm në shtetin tonë që të mund t’i për-

Përsëri eksod

Dje paradite, në Tiranë u përhap si rrufe lajmi se në Durrës kanë ardhur tragetë për të marrë refugjatë. Qindra e qindra njerëz, burra, gra e fëmijë të moshave të ndryshme u derdhën si lumë drejt stacionit të trenit. Me mjete të ndryshme si autobusë, kamionë, zetorë u nisën drejt Durrësit. Thonë që lajmi është i rremë. Megjithatë njerëzit vazhdojnë dyndjen për në Durrës. Një nga arsyet që njerëzit nuk besonin lajmin për të rremë, më siguri ishte ajo që ndodhi në Vlorë. Pardje nga qyteti i Vlorës, u larguan për në drejtime të panjohura anijet «Partizani» dhe «Iliria». Në to hipën rreth 300-400 veta. Një pyetje të lind natyrshëm. Rastësi të jetë kjo? Të kujt ishin anijet, të portit të Durrësit apo të Vlorës? Nga sa mësojmë, të dyja anijet kanë ardhur nga porti i Durrësit në Vlorë për t'u furnizuar me ujë. Atje njerëzit, siç ishin, të veshur apo me roba banje, u hodhën në vapor. Po kush e dha habanë e braktisjen e tisjes? Edhe një herë rastësi të jetë kjo gjë, ky eksod i ri? Kush i organizon këto në mes të ditës me diell? Forcat e errëta? Për fatin e tyre akoma s'dihet gjë. Po në mbrëmje të kësaj nate u larguan në drejtime të panjohura dhe dy peshkarexhe. Nga një burim jozyrtar mësojmë se anijet janë nisur për në Maltë. Ata duan veç të ikin, pa se ku shkojnë, kjo s'ka rëndësi. Kaq shumë kanë humbur besimin nga drejtimi monist gjysmëshkullor. Edhe dje në Vlorë pati gru... [teksti ndërpritet në fund të imazhit] grumbullime. Njerëzit u sprapsën nga porti. Nga forcat e ruajtjes së rendit. Pas këtyre veprimeve u kalua në një konfrontim. Nga të grumbulluarit iu vu zjarri Komitetit të Partisë Socialiste dhe u rrëzua monumenti i Hysni Kapo[s]. Gjatë konfrontimit forcat e ruajtjes së rendit përdorën armët. Nga turma e njerëzve pati disa të plagosur. Korp. i «Republikës»

REPUBLIKANËT E RINJ TË MALËSISË

Në thellësi të Kastratit, (Malësi e Madhe) u organizua një miting i madh popullor nga Partia Republikane. Një nga pararendësit dhe grupet para grupesh malësorë të fshatrave të ndryshme vinin në Kastrati Bratosh (katund i Kastratit) lëshin bij të fshatit, dëshironin të afërm. Do të kremtohej festa fetare e fshatit. Disa ditë më parë përpara kishte marrë masat për të organizuar një tubim të madh. Për këtë veprimtari punuam me përkushtim. Kishte shkuar atje kryetari i Komisionit Drejtues të Degës, bashkëpunëtori i vjetër shken[c]or Xhevat Repishti. Puna kishte nisur një ditë më parë, duke biseduar e diskutuar me malësorët. Në fshatrat e Malësisë: Zagorë, Goraj, Budishë e duke ngritur seksionet e Partisë Republikane në këto fshatra. Malësorët i pritën me gëzim të madh propagandën në masat popullore dhe republikanët. TRINGË RUDAJ (Vijon në faqen e 4-t)

Rrëzëllim gëzimi në shpirtin e fshatarëve

— «MOS IA DEGJOFSHA KURRË ME EMRIN KOOPERATIVËS!» — Pothuajse gjithmonë, mbrëmjeve, kur bie nata, njerëzit kthehen nga punët e ditës, nga ara apo kullotat e bagëtitë, në shtëpi. Pothuajse gjithmonë, mbrëmjeve, kur bie nata, njerëzit kthehen nga punët e ditës, nga ara apo kullotat me bagëtitë, në shtëpi. I kam vëzhguar gjithmonë në këtë çast, kur ecin ashtu të raskapitur nga lodhja. Syte e tyre sikur më thoshin: «Nuk shtyhet as kështu. Punë që s’bëhet. Na doli shpirtin». Unë e dij[a] se ata, sapo shkonin në shtëpi, i priste gjumi si në kishin marrë narkozë. S’kishin kohë as për të menduar. Sherri-hërë një mëdyshje u sill[e]j qark si fantazëm. Më bë rinitë pyetshin: «Më mirë ishim në kooperativë apo?»… Kjo mëdyshje sikur forcohej akoma më shumë të dielave. Fshatin tim e përshkon rruga automobilistike. Në të dy anët e rrugës njerëzit kanë marrë tokë. E pra, punojnë buzë rrugës, kur të dilave nëpër k[e]rrugë nuk reshtin së kaluar makinat private, autobuzë, motoçikleta që çojnë njerëzit në plazhin e Durrësit. Fshatarët në pikun e diellit prashisin misër. Plazhistët kthehen, ndërsa ata ende aty, në arë, të larë në djersë thuajse me vete: «Ç’bëhet kështu?» Si është ndarë kjo botë? Po për ne, do të vijë ndonjëherë kjo ditë?… Të gjithë këto të thoshin dhe njëri-tjetri, kur uleshin të drekonin cigare. Një ditë kalova përmes parcelave dhe D[i]u, k[o]mshiu im përb[a]llë, «Ama kjo është demokracia. M’i lëputën shpina». «Ti e di, la ktheja unë, nga qelli s’bie gjë. — Për flafje s’të falni ju garët? — ma kthehte dhe ule kokën se mos priste ndonjë degë misri. Nga gjithë të tjerët vetëm Xhemali s’ndihej. Punonte e punonte. E kisha prashitur dhe ujitur dy herë misrin. Sidoqoftë nga të gjitha këto, po t’i vesh-troje me kujdes, do të dalloje dhe një ndjenjë tjetër. Ajo nuk ashpërsonte fytyrën. Ishte ndjenja që e kishte buluar në shpirt për pronën. Ajo ashtu heshturazi dilte mbi të gjitha. Sfidonjte lodhjen dhe mundimin. Nuk kishin pasur sot mbi kurrë brigadierin që gjithmonë i mbante nga 5-6 veta nën hije. Ata që merrnin nga djersa e tij. Ata kryengri s’kishte dalë përpara në kapadaillëk, kur bërrtiste si ngahera me aron e tij, si t’ia kishte lënë babai. Të dielën që shkoi unë kalova në arat e këtyre njerëzve, ose më saktë më ftuën ata dhe të shikoj të mbjellat dhe prodhimet që po vilnin. Në kasollen e Bashkimit, të ngritur mes arës me shak[i]t qëndrova gjer vonë. — E ka falë Zoti plot! — më thotë ai. — Si gurë përroi është bërë!... — Sa kuintal mund të ketë? — Nja 30-40, po. — N[e]jqind mijë lekë (të vjetra) i paske të sig[u]rta, — i them. — Po. Por kam dhe domatet për të shtitur dhe pemët që p[i]qen tani në fund të gushtit, gjer vonë në vjeshtë. Thonë që rakia do të shkojë me çmim të la[r]të. Dhe misrin e kam të mirë. Do t’i marr patjetër nja 30 kuintal. Ai i ka bërë llogaritë deri në imtësi. Të ardhurat e këtij viti do t’i ketë gati tre herë më të mëdha nga ato që ka marrë në kooperativë shtëpi, këto vitet e fundit. Ai flet dhe gëzohet. «Mos më shiko ashtu. E kuptoj që do të thuash. Mos më qorto. U lodha shumë atëherë, prandaj të flisja si në tym.» Këtu më duket sikur më thonë të gjithë tani. Lod[h]ja sikur është të harruar. Dhe mëdyshja është flakur. Njerëzit i gëzohen frutit të punës së lirë. — E s’ka si prona private! Tani të më vrasësh, s’kthehem më në kooperativë, — më thotë Iliri. Pas pak pranë kasolles mbli[d]hen dhe të tjerë që ruajnë shaq[in] e misrit. Nja dy vjedhin natën. — Qemali, — thotë Bashkimi — e mbushi shepinë sot. 75 mijë lekë (të vjetra), si thoni pak, vetëm dora e parë e shalqinit. Po ta kishte shitur vetë, mund ta kishte marrë edhe më shumë. Një nga katërkëndësh e të ardhurave e fitoi matrapazi që ia bleu. Të vjen keq për këtë përfitim kaq të madh pa derdhur një pikë djerse. Fshatarët ende s’kanë mjaftueshëm për organizimin, për të dalë tregtarë në qytet. Në këtë fazë ndërmarrjet e tregtisë dhe grumbullimit mund t’i ndihmojnë shumë fshatarin dhe t’u prishin rrugën atyre që spekulojnë. GANI LEKA (Vijon në faqen e 4-t)