13/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 tetor 1991

DEKLARATË e Sindikatës së pavarur të RTSH

KËRKESË PËR HEQJEN E DREJTUESE MONISTE DEKLARATË e Sindikatës së pavarur të RTSH Në kushtet e reja të një shteti të ri demokratik dhe pluralist punonjësit e RTV në sindikatën e pavarur kanë kërkuar më se një herë që ky institucion të depolitizohet, realisht dhe të jetë vetëm në shërbim të interesit kombëtar. Sindakata e pavarur e RTV, gjatë nëntë muajve të ardhjes së drejtuesve të institucionit, konstato[n] se interesat e saj profesionale, ndershmëria gazetareske, informimi i vërtetë dhe real i opinionit, kthimi i RTV në një mjet të fuqishëm kulturor artistik e informues nuk u bë prej tyre. Ristrukturimi i shumëpritur në bashkëpunim me sindikatën e pavarur, siç njoftoi edhe komisioni parlamentar për shtypin dhe informacionin, nuk u mor parasysh nga drejtoria. Në mbarim të afatit të peticionit tonë, drejtuar parlamentit, sindikata e pavarur e RTV shqiptar njofton opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar se pas datës 12.10.1991, kalon në grevë të përgjithshme me këto kërkesa: 1. Heqjen e drejtuesve Fatmir Kumbaro, Hysni Lita, dhe Thimi Nika. 2. Rinovimin e drejtuesve të tjerë. 3. Ristrukturimin e RTV me një platformë të qartë. 4. Kthimin në punë të juristes Fatime Gërbi. KËSHILLI DREJTUES

DEKLARATË e Partisë Republikane Shqiptare

DEKLARATË e Partisë Republikane Shqiptare Partia Republikane Shqiptare në vazhdim të luftës së saj me mjete demokratike, për realizimin e kërkesave të paraqitura në deklaratën e përbashkët të Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Social-Demokrate, edhe një herë deklaron se është konsekuente deri në zgjedhjen e plotë të këtyre kërkesave. Një nga pikat e deklaratës është zëvendësimi i drejtorit të Radiotelevizionit. Republikanët shqiptarë mbështesin fuqimisht deklaratën e sindikatës së pavarur të RTSH, e cila me të drejtë kërkon heqjen e drejtuesve kryesorë dhe ristrukturimin e RTV si një mjet i fuqishëm kulturor, artistik dhe informues të çliruar nga politika komuniste, e cila çensoron mendimin e lirë demokratik.

Tre Kambërë në një derë...

Afro 4 vjet më parë, shoku Thimi Nika, ish-shef redaksie në «ZP» gradohej drejtor i Radio Tiranës, nga i famshmi Mit Tona, drejtor i drejtorisë së shtypit në KQ të PPSH. Lëvizja bëhej për t’i gjetur një furrik të ngrohtë, siç iu gjet, ish-drejtorit të Radios, që i duhej të ca-[teksti vazhdon jashtë skajit të poshtëm të figurës] qarkullonte. Thimi e filloi punën e re plot vrull revolucionar. Urtë e butë e plot tiganin e PPSH. Thimi «shkëlqeu» veçanërisht gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 31 marsit. Për kontributin si redaktor dhe më pas shef i antëresuar, Hysni Lita, me ç’flitet ishte disident dhe rebel i drejtorisë. Po se ç’gjëti njeh pikërisht i cili e çoi në kursin e lartë të shkollës së PP dhe atje, duke u brumosur me mësimet e marksizëm-leninizmit, harroi ato të jetës. Me të përfunduar shkollën, si sekretar i komitetit të partisë në një nga rajonet e kryeqytetit, u lodh sa më s’bëhet duke edukuar… (Vijon në faqen e 4-t) 15 vjet aktivitet në Radio, në fi-këq, edhe pse me më pak arsim nga shumë bashkëshokët e vet, sa që mundi t’u imponojë. Në këtë rrjedhë ka rol edhe të madh edhe Miladin Popoviçi, por ama ai diti kë të zgjidhte si për nga zgjuarsia, ambicia e aftësitë e rralla të manovrimit. A ishte një simpati personale, apo në këtë bashkëpunim pati dicka më shumë (d.m.th. rekrutimi), këtë s’mund ta themi, me që s’kemi asnjë dokument. Veçse për një kohë të gjatë, si gjatë luftës e në vitet e para të çlirimit, Shqipëria u bë një vasale e fakto e Jugosllavisë. Doemos për këtë ka rolin e vet edhe Enver Hoxha, sado që më vonë iu kundërvu ish-padronëve të parë. Po pse e vuri veten në këtë pozitë vartësie ky revolucionar? Sepse më shumë se revolucionin e gjenë e tij revolucionare. Po kështu atë aftësi të rralla, për të krijuar një koalicion aktiv forcash që bashkë me përshtatje, si edhe në çdo gjë, që mund të kishte vendosur ndaj diktaturën personale të motivuar formalisht me emrin socializëm. Kështu, çlirimi nga gjetë me një opozitë të pa-organizuar, me individë sporadikë, të cilët sa ngritën zërin, i pri-ti shpata e Demokletit dhe e pa-puan me jetën e tyre guximin për demokraci. Nga këto kuptohet që si luftën dhe çdo përpjekje ai i bëri jo aq për t’i sjellë lirinë Shqipërisë, por për t’i imponuar një sistem, përmes të cilit ai do të bëhej i pari i vendit, udhëheqësi pushtetplotë. Doemos nuk mund… 15 vjet aktivitet…? (Vijon në faqen e 3-të)

Ditë falkeqe për Shqipërinë

Në qoftë se vite më parë 16 tetori historik i ditëlindjes së Enver Hoxhës pritej muaj përpara me zotime, me aksione dhe thë-dielave, me shumë zhurmë e bujë, bashkë me këtë ditë komunistët socialistë sivjet po heshtin, po e kalojnë pragun e kësaj dite si pa u ndier. Natyrshëm lind pyetja: pse po heshtet për artikëtin e Shqipërisë së re, për udhëheqësin e ndritur, për atë figurë policore e me sa e sa epitetet të tjera? Çfarë s’ka pasur të vërtetë në atë hiperbolizim për figurën e ish-diktatorit? Dhe pse u dashka që vlerësimin për bëmat e tij ta bëjnë historianët, kur viktimat dhe bashkëpunëtorët e tij janë gjallë? Kështu mund të vazhdojmë me shumë pyetje, por le të analizojmë, aq sa lejon caku i një artikulli, vlerat e këtij minibërjeu të kuq, udhëheqësit që për 50 vjet e mbajti Shqipërinë të shkëputur nga bota e zhvilluar perëndimore. Nuk duam të ndalemi te rinia e tij, për të cilën dëgjohen edhe fjalë, ndoshta me tepër për figurën e tij morale. Por një gjë është fakt se ai nuk arriti të mbaronte shkollën e lartë dhe, si një universitar i dështuar, nisi rrugën e tij revolucionare. Po kishte aq aftësi të rralla, për të kuptuar edhe pse me më pak arsim nga shumë bashkëmoshatarë të vet, sa që mundi t’u imponojë. Në këtë rritje ka rolin e vet të madh edhe Miladin Popoviçi, për ama ai ditë të zgjedhë si për nga zgjuarsia, ambicia e aftësitë çensoron mendimin e lirë demokratik. Në të njëjtën kohë, ai kërkonte të vihej në krye të këtij vendi, të bëhej udhëheqës i tij. Këtë mund ta realizonte fillimisht vetëm përmes aleancës dhe ndërvarësisë nga Miladini dhe jugosllavët. Por që ta mbante atë pushtet, kërkohej që gjatë luftës të asgjësonte kundërshtarët ideologjikë, qoftë përmes konferencave të ndryshme, qoftë me të shtënat pas shpine. Rastet konkrete nuk qenë të pakta dhe sot dihen se janë shkruar nga dëshmitarët, por edhe aludohet për figura të tjera, të cilat janë vrarë në mënyra misterioze e dyshimtarie po mbi Enverin, ndonëse kurres­si s’mund të fajësohet pa fakte. Megjithatë rrugën e ngjeshtë, të gjyja kundërshtarëve të vetet e vijoi edhe deri sa vdiq. S’ka nevojë të përmendim tërë ato vrasje e krime, sepse mjafton të kujtojmë sa byroistë ka ekzekutuar, për ta pasur tablonë makabre të ish-diktatorit më së të qartë. E për këtë mund dhe duhet kujtuar edhe paranojën, si njeri që s’jontonte dot pa vrarë këdo që mendonte se e kishte armik. Për ta pasur rrugën të lirë, për të siguruar postin e udhëheqësit e të diktatorit, që gjatë luftës, me qëllim ish­te kryesisht me komunistët, ai nuk përfilli forcat e tjera antifashiste dhe bëri çmos që ato si pakica që ishin të bashkoheshin me pushtuesit. Sepse po të arrijej çlirimi, duke qenë një koalicion aktiv forcash me pikëpamje të ndryshme, atëherë s’do të mund të kishte [Kolona e djathtë vijon jashtë skajit të poshtëm] ta fajësohesh sot pse ndoqi rrugën e socializmit ose pse përqafoi idealet komuniste, sepse bola thuajse në një pjesë të konsiderueshme të saj, gati gjysma, luftonte për këto ideale. Veçse ai zgjodhi modelin më diktatorial, tipin më gjakatar dhe që privonte krejtësisht demokracinë, duke i garantuar drejtimin vetë-flak absolut. Për këtë historia ka për të dënuar, jo pse luftoi për lirinë, por se luftën e bëri për interesa vetjake të ngushta diktatoriale. Prandaj dhe me drejtë njerëz të ndershëm, që s’duan t’i mohojnë faktin se për një kohë e drejtoi luftën tonë, kur balanconinë anët pozitive të drejtimi me ato negative, shikojnë që pesha anon shumë nga negativet, sepse dëmi që na solli ishte dhe është i pariparueshëm. Janë me mijëra viktima, janë me qindra mijëra të persekutuar, është vendi i rrënuar, është shpresa e humbur. Kryesorja e të gjitha këtyre fatkeqësive është ai, udhëheqësi «mendjendritur», ai madhit Enver Hoxha. Për të qenë objektivë s’mund t’i mohojmë përpjekjet e shumta e të pandërprera për zhvillimin e vendit, të arsimit, të emancipimit të gruas, të zhvillimit industrial, që ka bërë ai personazh. Nuk mund të harrojmë periudhën e hovit të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, që vendi bëri hapa përpara [fjala vazhdon jashtë skajit të poshtëm].

PSE PERËNDIMI DUHET TA NDIHMOJË SHQIPËRINË PIKEËRISHT TANI?

Në këtë mënyrë e titullon artikullin e tij Neil Kej, profesor për ekonominë e biznesit në Strethklajd Universiteti i Glasgout. Ky profesor ishte i ftuar në Shqipëri në mars të vitit 1991 për të dhënë ndihmesën e tij mbi ristrukturimin e sistemit të arsimit të lartë të ekonomistëve tek ne. Pas vizitës së tij, 12 ekonomistë shqiptarë u ftuan në Universitetin e Strethklajdit gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, për të përgatitur plane të reja për mësimdhënien dhe kërkime shkencore në ekonomi, biznes dhe financë në atë vend. Me rastin e botimit të artikullit të tij, po theksojmë se kjo nuk nënkupton përkrahjen e profesorit për ndonjë pikëpamje të veçantë politike. • • • Në periudhën e gushtit qeveria shqiptare i bëri thirrje Europës Perëndimore për ndihmë ekonomike. Duke u ndodhur tashmë me mungesat e lorta në ushqime, Shqipërisë do t’i duhet të përballojë një situatë më të keqe gjatë këtij dimri. Një rënie prej 55 përqind në prodhimin bujqësor ka qenë e trashëguar gjithashtu dhe nga shkatërrimi real i rrjetit të saj të shpërndarjes. Në zonat jashtë qytetit rreth 30 dhe 50 përqind e fëmijëve janë nën peshë. Radhat për qumësht fillojnë nga orët e para të mëngjesit, duke prekur të tëra shtresat e shoqërisë, punëtorët, drejtuesit dhe zyrtarët qeveritarë. Megjithatë mungesat në ushqime janë vetëm simptomat më të qarta të një sistemi ekonomik që është duke u ndëshkuar me një mos-harmoni të përgjithshme dhe rënie të shpejtë. Ajo kërkon një ndihmë masive ekonomike dhe teknike dhe e kërkon këtë pikërisht tani. Ngjarjet e ndodhura në Bashkimin Sovjetik hodhën hijen e tyre dhe errësuan lutjen shqiptare dhe pak veta e dëgjuan atë. Pak është njohur ky vend në Perëndim përpara zgjedhjeve të pranverës. Po të mos kishte qenë një ekuid maskiv i anijeve drejt Italisë, nuk do të kishte qenë treguar ndonjë vëmendje e madhe për Shqipërinë. Nga ana tjetër, nuk ka arsye të vetëkuptueshme pse shqiptarët duhet të lihen dytësorë. Tani ka një rast të qartë humanitar për të ndihmuar Shqipërinë, por kjo nuk është e vetmja provë që do të vendoset. Prova e parë është ajo e standardeve demokratike. Shqipëria kreu zgjedhjet e lira në mars të këtij viti. Partia, e cila fitoi një shumicë të votave, Partia e Punës, tani e reformuar si Partia Socialiste, mori pushtetin. Demonstratat e vazhdueshme dhe shqetësimet politike çuan në reformimin e qeverisë së re me politikën e ndryshueshme të opozitës si nga Partia Demokratike ashtu dhe nga partitë e tjera, duke marrë në dorë portofolë kyç si ai i ekonomisë dhe financës. Për sa kohë do të ekzistojë kjo qeveri, politikanët kanë rënë dakord të lënë partitë e tyre dhe megjithëse ekzistojnë shumë parti, për të gjitha partitë kryesore demokracia mbetet sistemi i pranuar politik në parim dhe në praktikë dhe ekonomia mikse apo e tregut përbën objektivin e tyre. Bëhet e qartë se shqiptarët kanë kaluar tri prova të veçanta demokratike me një sukses të shpejtë. Kryerja e zgjedhjeve, formimi i një qeverie të zgjedhur nga shumica dhe shtrirja e mëvonshme e pozitave të qeverisë për interesat e tjera, në përgjigje të krizës ekonomike dhe politike, me të cilën është duke u ndeshur vendi. Ka pasur debate të vazhdueshme rreth këtyre rezultateve dhe politikaneve në fuqi. Një debat i tillë jo vetëm që është legjitim, por është dhe një pjesë përbërëse e procesit demokratik. Ndërkaq ajo që është shqetësuese, është prirja e disa në Perëndim, që t’i trajtojnë rezultatet specifike si një provë e demokracisë, përsa i përket problemit në se Shqipëria duhej të ishte ndihmuar dhe si duhej të ishte ndihmuar. Prova reale e demokracisë nuk është një rezultat i arritur, por proceset e vrojtuara dhe në këtë vështrim është përgëzueshmëria e atyre që nuk bien dakord me përfundimet politike të sugjeruara si do të duhet të kishin vepruar shqiptarët gjatë kësaj periudhe tranzitore të vështirë e komplekse. Natyrisht nuk është e qartë se si ata mund të bënin më tepër. Ka gjithashtu një provë ekonomiko-praktike se sa efektive do të ishte ndihma ekonomike e teknike në këtë kontekst. Shqipëria racional dhe mosshfrytëzimi i drejtë i rezervave (burimeve) nuk është një problem i jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik. Çfarë arsyesh janë ato që na shtyjnë të mendojmë se fondet duhet të ishin përdorur më mirë?… (Vijon në faqen e 2-të)

KRONIKË

Më datë 11.10.1991, në sallën e kinema së qytetit të Kavajës, Dega e Partisë Republikane organizoi një takim me anëtarët e simpatizantët dhe popullin e qytetit për gjendjen e vështirë që po kalon vendi dhe qyteti i Kavajës, si dhe ç’mendon Partia Republikane për kalimin e kësaj situate. Në këtë takim ishte i ftuar edhe zoti Sabri Godo, kryetari i Partisë Republikane. Takimin e hapi kryetari i degës së PR së qytetit, zoti Muhamet Çela. Ai shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e mjerueshme që po kalon qyteti i Kavajës dhe për fenomenet negative sociale që po rëndojnë jetën e këtij qyteti. Dhe nga pyetjet që bënë të pranishmit ndihej shqetësimi i madh për probleme të tilla si papunësia, ngadalësia në zbatimin e reformës ekonomike, humbja e besimit, kriminaliteti, pakënaqësitë në zbatimin e ligjit për taksën, mungesa e investimeve të huaja dhe veçanërisht mungesa e mjeteve të huaja të shpejta. Në këtë takim e mori fjalën edhe zoti Sabri Godo, i cili bëri një shpjegim të qartë dhe gjendjes politiko-ekonomike që kalon vendi. Ai tha se nuk mund të ketë vendosje të plotë të demokracisë pa rrënjosur komunizmin nga Shqipëria. Ne kemi besim të plotë në angazhimin e popullit të Kavajës në këtë drejtim si djem i demokracisë. Sot bëhet më i domosdoshëm se kurrë bashkëpunimi me partitë opozitare për këtë qëllim. Zoti Gordo theksoi edhe nevojën e privatizimit pa pengesa, por gjithashtu i bëri thirrje menjehershme të privatizimit pa plaçkitje sociale, por gjithashtu tha se është edhe i pafalshëm qëndrimi zvarritës në privatizimin e sektorëve të tilla si artizanati, tregtia, shërbimet, etj. Partia Republikane kundërshton anarkinë si mënyra kryesore e kalimit në privatizim. U theksua edhe nevoja e tërheqjes së investimeve të huaja, duke krijuar lehtësi përkatëse, por marevështëj duhet të jenë të hapura, ku të mbrohen interesat e punëtorëve. Një vëmendje të veçantë në këtë takim iu kushtua dhe policisë së jashtme sidomos në gjetjen e aleatëve të natyrshëm të Shqipërisë, duke i dhënë përparësi zhvillimit të marrëdhënieve me Italinë, Gjermaninë, Turqinë, Ungarinë etj. Zoti Godo theksoi nevojën për forcimin e marrëdhënieve me SHBA dhe me diasporën shqiptare. • • • Në sallën e kinoteatrit të qytetit të Librazhdit u zhvillua një takim me anëtarë dhe simpatizantë republikanë, si dhe të ftuar nga forcat e tjera politike, me rastin e krijimit të degës së PR për qytetin e Librazhdit. Në këtë takim morën pjesë edhe zotërinjtë: Vangjush Gambeta, nënkryetar i PRSH dhe Qerçi Mingomataj, anëtar i Këshillit Drejtues dhe shef i sektorit të jashtëm. Fjalën e hapjes e mbajti zoti Spëtim Luzati, instruktor në sektorin e organizimit të PR. Në këtë takim e mori fjalën edhe zoti Vangjush Gambeta, i cili, pasi përshëndeti krijimin e degës së PR të qytetit, bëri një ekspoze të gjerë të programit të PR si dhe të situatës aktuale që po kalon vendi. Më tej ai u ndal në disa çështje ekonomike dhe veçanërisht në ligjin për tokën dhe qëndrimin e PR për të, në problemin e privatizimit, në problemin e ankandit si kriter që nuk merr parasysh interesat e punonjësve etj. Të pranishmit në sallë iu drejtuan shumë pyetje folësve, të cilat e gjallëruan auditorin. Në fund Komiteti Drejtues zgjodhi si kryetar zotin Sami Kulla. • • • Më 9.10.1991 dega e Partisë Republikane e Shkodrës organizoi në kinemanë «Republika», një takim me popullin e Shkodrës lidhur me procesin gjyqësor të katër martirëve të demokracisë të 2 prillit 1991. Në këtë takim avokati i mbrojtjes së interesave të dëshmorëve Nafiç Bezhani u bërtëheu nga ana teknike procesin e gjyqit. Në takim pati shumë pyetje dhe diskutime. Në të folën edhe kryetari i degës së Partisë Republikane, zoti Xhevat Rr… (vijon jashtë kuadrit)