27/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 tetor 1991

EDHE NJË HERË MBI LIGJIN PËR TOKËN

Gati dy muaj më parë kryeministri, zoti Ylli Bufi, kërkoi dhe u takua në kabinetin e tij të punës me një grup gazetarësh dhe ekonomistësh për të bashkëbiseduar lidhur me zbatimin e Reformës së re ekonomike. Në atë takim zotit Bufi i bëra këtë pyetje: — A ka besim qeveria se do të zbatohet ligji për ndarjen e tokës? — Po, — tha ai. — Nuk e besoj, — i thashë unë. — Ju nuk jeni për privatizimin e tokës? — Sigurisht që jemi për privatizimin e tokës pa mëdyshje, por kështu si është konceptuar ligji do të jetë shumë e vështirë ndarja e tokës. Nga sa kam lexuar si gazetar nëpër Shqipëri, kam parë se ka dy tendenca nga fshatarësia. E para, në veri, askush nuk është dakord t’i japë tjetrit nga toka që ka pasur në kufijtë e vjetër. Por dhe tjetri, në qoftë se ligji ia jep, nuk e merr. E dyta, një pjesë e fshatarësisë në Shqipërinë e mesme dhe të jugut kërkon ta marrë tokën aty ku e ka pasur, por aq sa i takon. Pjesa tjetër e kërkon tërësisht, si ata të veriut. E kujtova këtë dialog sepse deri më sot rritmi i ndarjes së tokës në gjithë vendin është shume i ulët. Madje ka rreth e rrotull fshatra që nuk e kanë filluar fare, si pasojë e konflikteve. Kështu si po vazhdohet s’dihet kur do të mbarojë. Mbjelljet e vjeshtës po dëshmojnë, kur mendoemos pas një viti shkurreje të punëve në bujqësi duhet të kishte ndodhur e kundërta. Pse ndodh kështu? Një gjë është e qartë: Ky ligj, ashtu siç është konceptuar, nuk përputhet me dëshirat e fshatarëve, se ndryshe ai do të zbatohej rrufeshëm. Dikush mund të thotë ç’na duhen këto radhë; por tani, kur kanë kaluar nga miratimi i ligjit për shpërndarjen e tokës. Sidoqoftë gjithmonë ekziston mundësia e ndërhyrjes dhe përmirësimit të disa njënës [sic] (natyrisht kur ekziston vullneti i mirë), aq më tepër kur ajo lëviz me vështirësi ose kur nuk pranohet fare. Janë shprehur shumë mendime lidhur me ligjin për tokën. Por mendonjë që edhe sot dy janë alternativat e zbatimit të shpërndarjes së tokës, pa krijuar konflikte dhe acarime midis fshatarëve sot dhe për të ardhmen. E përsërisim, sot dhe për të ardhmen. E para, shteti të bëhet pronar de facto i tokës nëpërmjet aktit të blerjes së saj nga ish-pronarët, duke vënë në përdorim letrat me vlerë. Këtë nuk kam parasysh pronarët e mëdhenj të tokave që reforma agrare e 1946-s i shpronësoi. Ajo ishte reformë de lu gjyqësidë [sic] për ato fshatarësi, e cila mori pjesë aktive në Luftën Nacionalçlirimtare, edhe me këtë motiv. Pas kësaj, domethënë pas blerjes së tokës nga shteti, ajo mund të ndahet sipas frymëve, duke krijuar kështu një mundësi të barabartë zotërimi. Po të veprohet kështu, do të shmangim edhe konfliktet që janë krijuar midis vendasve dhe të ardhurve, si pasojë e lëvizjes mekanike të popullsisë, të cilëve sot për sot në shumicë fshatra nuk pronohen [sic] t’u jepet toka. Në këtë variant toka do të blihet nga fshatarët. (Akti i dytë). E dyta, toka dhe ulhishtet t’u shpërndahen familjeve në atë kufi që i kanë pasur ditën që kanë hyrë në kooperativë. Me ndonjë se është varianti më i pranueshëm, sipas të cilit brenda një kohe të shkurtër mund të përfundohej shpërndarja e tokës. Gjithsesi kush e njeh psikologji-

SHIJET E HIDHURA TË VIZITËS SË PRESIDENTIT NË SHKODËR

PËRSIATJE PARA EKRANIT TË TELEVIZORIT Vizita e Presidentit Ramiz Alia në Shkodër përmban më të vërtetë një ngjarje të rëndësishme, por jo në kuptimin që e kemi përdorur (shpërdoruar) deri tani këtë mënyrë të shprehuri. Në mos gaboheni, është e para vizitë «alla evropiane», të paktën në formën e jashtme, për aq sa u ma dha në kronikën televizive. Besoj se lexuesi e ka marrë vesh se ku e kam fjalën. Ishte e para kronikë nuk fillonte me «atmosferën festive», me «popullin që këndon e hedh valle i gëzuar» se «pret udhëheqësin e dashur e të shtrenjtë» me duartrokitje të stuhishme e brohoritje entuziaste—etj., etj., që gjithësecili nga ne e dinte se do të ndodhnin edhe pa vajtur atje Presidenti. E pra, kronika televizive e kësaj vizite kishte të tjera ngjyra. Në vend të «entuziazmit të jashtëzakonshëm», në të gjithë familjet e martirëve të demokracisë, ku shkoj ai për vizitë sundonte një atmosferë tepër e rëndë. Nuk është e vështirë të përfytyrosh se sa në siklet të madh e ka ndier veten presidenti në këto vizita, kur në adresë të tij, si i thanë dhe prindërit e viktimave në sy, janë ngritur të akuzuar. Edhe sikur të dalë krejt i larë nga masakra e Shkodrës, ndërgjegjja e tij s’ka se si të jetë e qetë me këto shtërzgjatje të hetimeve e të dënimit të kriminelëve e urdhër-dhë-njësve, që me sa duket, as që ka për t’u arritur ndonjëherë. «Zgjatja e këtij procesi, i tha babai i Bujar Besanakut, mban nderzier zjarrin e hakmarrjes». Dhe kjo nuk është pak! Parë në këtë prizëm, duhet çmuar guximi apo edhe sakrificat e Presidentit, që më në fund mori rrugën për në Shkodër, gjë që duhet ta kishte bërë shumë kohë më parë, për të mos thënë qysh atë ditë (si e tillë, do të tingëllonte akoma më «evropiane»). Ai «guxim» e sakrifica», se si zor të mendohet që ai nuk e parashikonte se ç’prite në Shkodër. Apo i ka besuar Kanunit, sipas të cilit, bujaria e fisnikëria e këta kohën që kur shkon dikush për vizitë, qoftë edhe hasmi, i zoti i shtëpisë, përpiqet ta sajdisë sa më mirë atë, duke «harruar» armiq e gëllitur, të paktën për aq kohë sa qëndron ai, zemërimin apo mllefin e kaluar. E pra, qoftë edhe përmes këtij fakti, kuptohet se sa të rënduar e kanë shpirtin shkodranët, sa u detyruan të shkelin edhe Kanunin, kur ata, si të Veriut në përgjithësi, janë shquar e shquhen për të kundërtën. Arsyet janë fare të thjeshta e të qarta për këdo: «Të na e kishte vrarë i huaji, i thanë në familjen e njerit prej martirëve, nuk ...» ANDON DEDE (Vijon në faqen e 3-të)

CENSURIM ARROGANT NGA RTV-ja

Zyra e Informacionit e Partisë Republikane proteston fuqimisht dhe me indignatë ndaj censurimit arrogant e të paskrupullt që i bëni ju, zoti Fatmir Kumbaro e ndihmësit tuaj besnikë, materialeve që kanë të bëjnë me aktivitetet e zhvillimit të Partisë Republikane në qendër dhe në rrethe. Kjo metodë e punës suaj dhe e shefave tuaj besnikë vazhdon me censurimin e kronikave të veprimtarive të PR në degët e saj, të takimeve që zhvillon kryetari i PRSH, zoti Sabri Godo, dhe drejtuesit e tjerë të partisë me anëtarë dhe simpatizantë të PR në rrethe, dhe me personalitete të huaja politike, me mosdhënien e asnjë lajmi në TV të veprimtarive që kryejnë përfaqësuesit e PR në qeverinë e stabilitetit, me përfaqësuesit e PR në pushtetet pluraliste, me vonesat në transmetimin dhe shkurtimet e qëllimshme të deklaratave të PR në mbështetje të programit të saj. Qëndrime të tilla tuajat dhe të atyre besnikëve që keni në «artësinë tuaj, shprehin qartë se platforma, mbi të cilën realizohet politika e RTV vazhdon të përshkohet nga metoda ideologjike ruso-komuniste e tipit stalinian. Për këtë arsye republikanët shqiptarë kërkojnë shpejtimin e vendosjes së demokracisë, e lirisë së informacionit real e të pacensuruar në TV, duke dhënë dëbrohje ju, si kryekomandant i kësajllësisë së konservatorëve komuniste, që me në fund të marrri frymë mendimi i lirë e demokratik. Zyra e informacionit e PRSH, kërkon me vendosmëri që RTV

Për një sistem që të fitojë besimin e të gjithëve

INTERVISTE E AMBASADORIT TË RUMANISË NË VENDIN TONË, GEORGE MIKU, DHËNË KRYEREDAKTORIT TË GAZETËS «REPUBLIKA» — A mund të na thoni, ju lutemi, për lexuesit tanë se cilët janë faktorët që ndikuan për t’u krijuar në Rumani qeveria e re kryesuar nga zoti Theodor Stolojan? — Me gjithë qejf. Duhet t’ju tregoj se nga situata e tensionuar politike që filloi nga gjysma e shtatorit të sivjetshëm rrugëdalja e vetme ishte gjetja e një zgjidhjeje për problemet e ngritura nga disa kolektiva të ndryshme, ku vend parë zinin ato me karakter ekonomik. Për shkak të moszgjidhjes së këtyre problemeve qeveria e zotit Peter Roman u detyrua të jepte dorëheqjen sidomos nga veprimi violent i minatorëve të Vala Vhiolul. Ata erdhën në Bukuresht me pretendime ekonomike, veçse veprimi i tyre pastaj u transformua dhe u pasua në aktivitete me karakter krejtësisht politik. Ishte e domosdoshme që të krijohej një qeveri e re e unitetit kombëtar për të zgjidhur mundësisht më mirë problemet me të cilat u konfrontua vendi. (Vijon në faqen e 4-t)

SHQETËSIMIN TIM TË MADH MA ZHDUK DEPUTETI GRAMOZ RUÇI

Ka kohë që më ka mbërthyer ky shqetësim i madh: sikur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të fitojë PD dhe kryetari i saj Dr. Sali Berisha të zgjidhet president i Republikës sonë, ç’do të bënet me Shqipërinë? A do të ishte ajo? A do të shkërcehet krejtësisht vendi? A ka rëndë Dr. Berisha në ujdi me qeveritarët e SHBA që shqiptarëve t’u jepen disa rezervate në territorin amerikan etj. etj.? Të them të drejtën këto ishin disa shqetësime të rëndësishme që më detyronin t’i thoja vetes të mos ia dilte të mos vijë kurrë e po e cdi më mirë të më qetësojë mendjegjie të vëdukur. Shqetësimi im për këtë problem mori fund menjëherë kur deklaratën e deputetit Gramoz Ruçi në Kuvendin Popullor se zoti Berisha nuk do të zgjidhet kurrë president i Shqipërisë. Më gjithë këtë deklaratë qetësuese e premtuese më nxori përpara karra këtë pyetje që kërkon përgjigje (jam i bindur se deputeti Gramoz Ruçi do t’i japë përgjigje). — Gramoz Ruçi foli në emër të tij apo të deputetëve të rrethit të Tepelenës? 2) Gramoz Ruçi kërkon me vendosmëri të bëni në emër të grupit parlamentar të PS? 3) Gramoz Ruçi kishte parasysk PS-në kur e shprehu këtë për betimin? A) Apo mbështeste në forca aleate që ai i dil? Plus kësaj po mendoj timë u ngatërruan arsytimet rreth mijëve që do të përdoren për të mos u zgjidhur asnjëherë Dr. Berishia president. A do të nxirret jashtë ligjit PD dhe rrjedhimisht shkatërrohet pluralizmi ose zgjedhjes së Dr. Berishës president, apo PD e ka në një mijë pëlqim që t’i sigurt fitore në zgjedhjen e ardhshme e rrjedhoda do të ishte e njëjta. Apo deputeti Ruçi ka në mend një plan të përparuar për të mos lejuar zgjedhjen e tij, nga grushta e Dr. Berishës, zhdukja e tij misterioze, vdekja apo arrestimi (sikur, etj.) Edhe këto versione, që njihen nga perandoria e mërzimit, deputeti Ruçi se Dr. Berisha nuk do të zgjidhet kurrë president, kërkojnë përgjigje. Si shpresoj se kur të përgjigjen këto çështje, shumë vetë si unë do të qetësohen. Por aldohë deklarata e mëparshme ma hoqi nga zemra një gur të rëndë. Prandaj, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të falënderoj deputetin Ruçi. Por, para se ta përfundoj këtë shkrim do t’i bëj këtë pyetje Gramoz Ruçit: Megjithëse ai e më siguri se Dr. Berisha nuk do të zgjidhet kurrë president, i lutem të na thotë se për kë e ruan këtë popull, mos vallë për veten e tij? BUJAR HOXHA

A KA FILLUAR KRYERJA E REFORMËS EKONOMIKE?

PIKËVËSHTRIM Është pozitiv fakti që qeveria e stabilitetit të vendit përcaktoi si alternativë të vetme kryerjen e reformës ekonomike (dhe jo thjesht stabilizimin e ekonomisë) për kalimin nga ekonomia e një shoqëruesar socialiste, në ekonominë e tregut të lirë. Hamedet e fillimit duket se ia lanë vendin logjikës ekonomike, e cila, ndonëse jo e plotë për një fillim reforme të këtij lloji, (sepse duhej bërë bllokimi i pagave, pakësimi i shpenzimeve sociale etj.), me dhënien e ndihmave nga jashtë e sigurimin e një ndihme të nevojshme financiare, duket se po hyn në shtratin e vet të natyrshëm. Jo më kot fillimi i reformës ekonomike përputhet me shtetëzimin prej një furnizimi miqësor [sic], duket se reforma ende s’ka filluar. Ndërkaq ndihmat kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë sipas marrëveshjes së nënshkruar, madje me mjaft korrektësi nga shtetet që i kanë ofruar. Por siguria sociale, prerogativa e parë për fillimin normal të reformës ende s’po bën vend tek shqiptarët. Tregjet që duhej të jenë plot, sipas deklaratave të bëra, janë në fakt bosh. Ndihmat vijnë deri në ekranin e TV, po shpërndahen toka për mjalt afart artikujt japë [sic] ... Në shtyp po lakohet në një gjuhë rasat liberalizimi i çmimeve si faktor që u ka vënë dyrin magazinave të mbushura plot e përplot. A s’mund të ndëhyrje qeveria për të eliminuar këtë paradoks që rëndon në kurriz të punonjësve të thjeshtë? U premtoa që furnizimi nuk do të vonohej. Por radhët në dyqanet e mishit në tregun e Tiranës këtë ditë tregojnë më zi se ndonjëherë. Mos vallë pritet ndonjë «bum» e deri atëherë duhet të mërrojë barkun me dorë? Si parakejt sot alternativa e qeverisë, është në hapat e para, ka filluar të zbatohet, apo është ende e mjegullt? Ka disa pamje. E para, duke u nisur nga rritshmërimi i çmimeve të shpërndarjes të reformës në ardhjen e ndihmave të huaj e programimin e furnizimit të tregut me artikujt më të rëndësishëm ushqimorë, duket se reforma ende s’ka filluar. Ndërkaq ndihmat kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë sipas marrëveshjes së nënshkruar, madje me mjaft korrektësi nga shtetet që i kanë ofruar. Por siguria sociale, prerogativa e parë për fillimin normal të reformës ende s’po bën vend tek shqiptarët. Tregjet që duhej të jenë plot, sipas deklaratave të bëra, janë në fakt bosh. Ndihmat vijnë deri në ekranin e TV, po shpërndahen toka për mjalt afart artikujt japë [sic] ... Është e njohur logjika se reforma e re parapogun pasbujtë pushimën e privatizimit nga liberalizimi i çmimeve, këtë të fundit nga detyrimi i lirisë së ekonomisë. Por kjo nuk do të thotë se këtë nuk e kanë në disa raste me sjelljen e dardanhtari. Si mund të bëhet liberalizimi i çmimeve në dyqana të boshatisura? Ende pa filluar reforma e çmimeve, çmimet e shumicës e produktëve ushqimore janë rritur në tregun e lirë në disa rish. Ky, të paktën, është një shkak për të thyer besimin e njerëzve. Prandaj dua të them: duhet mbushen urgjentisht me çfarëdo lloj mallrash ushqimore e industriale që çmimi shtetëror të shëruar në përpjekje për prodhuest e tregtuarit privatësi i limit i fundit për të frenuar rritjen e çmimeve, në kushtet kur ende nuk po gjykohet për një rritje të mëtejshme të pagave. Ka ende një analizë të drejtë. Është krhijuar bindja se reforma ekonomike po hyn në shtratin e vet të zbatimit, po kompletobet e saklobet konoturi logjor i saj, në kontrolluar nga shteti, të sinkronizuar me rritje të hershpësha me të pasur. Ato janë rimëkëmbja e ekonomisë, ringjallja e interesave ekonomike për të vënë në lëvizje njerëzit. Në këtë kontekst me të drejtën sot pyetet: A ka filluar kryerja e reformës ekonomike? BARDEI SEDDARASI KTHIMI I HONEKERIT - ZGJIDHJA MË E MIRË Ministri i Drejtësisë së Rusisë tha pardje se kthimi vullnetar i ish-udhëheqësit gjermanolindor Erik Honeker në Gjermani për t’u gjykuar prej tij për «trazim» i tribunale të tij ishte zgjidhja më e mirë për në konflikt me Bonin lidhur me fatin e tij.