Ata janë republikanë. Janë kandidatë për t’u zgjedhur në parlamentin tonë të ri.
I kam njohur gjatë këtij viti. Më kanë lënë mbresa për shpirtin e tyre demokratik, për karakterin, për ndershmërinë e tyre. Prandaj dhe ndaj tërë listë e kandidatëve tanë, do të përgezohem vetëm tek ata që njoh më mirë, tek ata me të cilët kam bashkëpunuar e për të cilët gëzoj respekt të veçantë. Dhe po e nis nga Tamara Luarasi. Është e vetmja zonjë që paraqet republikanët si kandidate. Dhe jo sepse duhej paraqitur edhe një femër. Në asnjë mënyrë. Por se zonja Tamara është një demokrate e vërtetë, një republikane e ndershme, e pastër, e sinqertë dhe e guximshme. Është nënë, me detyrime të mëdha edhe ndaj prindërve, e megjithatë, në mbledhjet e vazhdojnë deri vonë, ajo qëndron. Dëgjon, mendon dhe flet kur duhet dhe aq sa duhet. Veçse ajo ka guximin të dalë edhe në tribunat spontane të mitingjeve. Nuk harroj fjalën e saj në mitingun me rastin e nëntëvjetorit të PRSH-së. Foli, jo pa iu dridhur pakëz duart nga emocioni, sepse para stadiumit sheshi ishte i madh dhe njerëz kishte shumë. Po ama foli me zemër, me guxim, duke thënë fjalë të vërteta. Prandaj, PRSH-ja në listën partiake këtë informacion e ka vendosur të shtatë. Ajo vërtet do ta zbukurojë parlamentin tonë, duke i dhënë atij më shumë vlera.
Kur shkruaj për Tamarën s’mund të harroj Eduard Ypin. Një ekonomist i dënuar me burgim për idetë e tij. Një njeri i Republikane të pastër, që të mos infiltrojnë në drejtim njerëz që deri dje i kanë shërbyer PPSH-së. Një njeri që e thotë hapur e me guxim mendimin e vet. Ishte i vetmi republikan që u ngrit kundër mejе, kur u propozoa për në Komitetin Drejtues. Dhe kishte të drejtë, sepse e dinte që nuk isha anëtar i asaj partie. Pra, isha bërë pak më vonë se të tjerët. E vlerësoj se nuk shtiret, nuk hesht kur ka mendim të kundërt. Kjo i duhet demokracisë: të themi të vërtetën, të diskutojmë për të dhe pastaj të fitojë mendimi më i arsyeshëm. Por të mos mbajmë mëri pse thamë e folëm si menduam.
Shikoj kandidatët. Dua të shkruaj edhe për Sabri Godon.
PËRSHËNDESIM NXEHTËSISHT MANIFESTIN E 182 INTELEKTUA-LËVE
Me 13 mars 1992 u njohëm me manifestin e një grupi prej 182 intelektualësh shqiptarë me titull: «Atdheu na thërret».
I përgëzojmë për këtë iniciativë thellësisht patriotike, që në këto caste kaq delikate të vështira, i vjen në ndihmë Shqipërisë. Përmes një analize shkencore, duke pasur parasysh jo bindjet partiake, por të mirën e vendit, këta akademikë, profesorë, doktorë, docentë, bashkëpunëtorë të vjetër shkencorë dhe kandidatë të shkencave, kanë arritur në konkluzione fondamentale.
Ata kërkojnë që në Shqipëri të vendoset rregulli e qetësia dhe të zhvillohet progresi teknik. Ata kërkojnë që kaosi, anarkia dhe konfliktet të ashpra politiko-shoqërore t’u japim fund. Dhe për t’u realizuar kjo aspiratë madhore shqiptarë në krye të udhëheqjes së vendit të DALË OPOZITA E VËRTETË DEMOKRATIKE. Sepse Shqipërinë nuk mund ta shpëtojnë ata që e prunë në këtë gjendje të mjeruar. Kanë shumë të drejtë kur thonë: motrat e vëllezërit tanë të votojnë për opozitën, sepse «PROCAT POLITIKE QË ERDHËN NË PUSHTET NËPËRMJET ZGJEDHJEVE TË 31 MARSIT TË GRUMBULLUARA SOT KRYE PARLAMENT SOCIALIST, NUK JANË NË GJENDJE TË QEVERISIN ME TUTJE VENDIN».
Në çast të republikanëve ju kërkojnë të gjithë gjykim të pavarur [?]
EKONOMIA SHQIPTARE NË «FULL RISK»!
— ALTERNATIVA REPUBLIKANE PËR DALJEN NGA KJO GJENDJE —
Dy sinjale të vakëta, të transmetuara nëpërmjet televizionit për fillimin pjesërisht të punës në dy kombinate tekstili në Berat e Tiranë, u kujtojnë njerëzve të këtij trualli fjalën «punë».
Tashmë ajo është bërë aq e largët. Në vorbullën e shqetësimeve të ditës kanë hyrë polemikat partiake. Njerëzit merren me atë që nga mëngjesi në darkë dhe vetëm kur janë pranë tavolinës së bukës u kujtohet se ekziston edhe fjala cudibërëse «PUNË»!. E vramë këtë fjalë tek vetja jonë, e lamë jetimë, gjithaq sa komunizmi vrau besimin e njerëzve tek vetja e tyre. Tani rrimë e presim ekuinoksin e pranverës. Është prag që na përqas të gjithëve drejt një rruge të re, ose, e thënë ndryshe, na fut të gjithëve në labirinthet e panjohura e befasuese të ekonomisë së tregut. Jo teorikisht. Gjithsesi e kemi lakruar gjatë; brenda një viti si të tillë. Diçka më shumë na rezervon 22 marsi i kësaj pranvere. A nuk e ndieni sa «na hanë» duart për punë? E pra, një punë është më shumë se një mënyrë për të fituar jetesën.
Po ku do të punojmë? Me çfarë do të punojmë? Ekonomia shqiptare ka marrë rrëpëzën prej kohësh, më drejt, ia dhanë shqiparët. Madje ata që e gremisën për 50 vjet, që donin ta kozmetonin me «mekanizmin e ri ekonomik» i dhanë kolapsin e parë me rritjen antiekonomike të pagave, duke hedhur poshtë çdo logjikë ekonomike (sigurisht për arsye politike). Tanimë janë po ata që bëjnë «e e rrufe» se mund ta nxjerrin në «sëlame» ekonominë shqiptare në pikëlatë të plotë. Tentakulat e politikës në ekonomi kanë bërë tanimë që ekonomia shqiptare t’i afrohet «full risk»-ut. Edhe pas kësaj, këta biçim politikanësh vazhdojnë të gënjejnë hapur, me paturpësi, madje kur në dorë kanë vetëm «çelësat e kashtës». Dhe, sigurisht, do të kërkojnë (nëse u jepet mundësia) që ekonominë e tregut, këtë aksion të rëndësishëm ekonomik, ta ndërtojnë «shtetace», «me shpirtin partizan» etj.
A duhet të jesh optimist për të ardhmen e ekonomisë shqiptare? Padyshim. Veçse këtu, në këtë optimizëm që vend alternativa që do të përqafohet. Nuk ka dyshim që si kusht sin e qua non duhet llogaritur fitorja e opozitës, por edhe pas kësaj llogaritë duhen bërë të sakta. «Kursimet e të gjithë botës, ndoshta në një seminar të zhvilluar kohët e fundit Bob Krieble, president i Institutit Amerikan me të njëjtin emër, — nuk do
(Vijon në faqen e 2-të)
Lista njëemërore e kandidatëve për deputetë të Partisë Republikane