U MBLODHI KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE
Më datë 6 dhe 7 prill 1992, zhvilloi punimet Këshilli Kombëtar i PRSH, nën drejtimin e kryetarit të PRSH z. Sabri Godo.
Në rend të ditës tëmbledhjes ishte analiza e punës së partisë gjatë fushatës së zgjedhjeve të 22 marsit si dhe detyrat që i dalin partisë në të ardhmen.
Raportin mbi rezultatet e zgjedhjeve, në emër të Komitetit Drejtues, e mbajti anëtari i këtij Komiteti, z. Çerçiz Mingomataj. Në raport midis të tjerave theksohej kontributi i madh që dha PRSH në çrrënjosjen e komunizmit dhe fitoren e demokracisë në Shqipëri. Njëkohësisht raporti analizoi rezultatet e arritura dhe shkaqet që çuan drejt tyre. U nënvizua gjithashtu domosdoshmëria e rigjenerimit të Partisë dhe vënia në lëvizje e të gjithë potencialit intelektual brenda saj. Në fund u propozuan edhe detyrat që i dalin republikanëve për të ardhmen. Rehat raporti dhe per punën e partisë në tërësi, u bënë majft pyetje nga pjesëmarrësit në takim.
Shumë diskutantë shprehën mendimet e tyre, por përcollën gjithashtu edhe mendimet e komiteteve drejtuese të degëve në rreth lidhje me shkaqet e rezultateve të arritura, duke nënvizuar njëkohësisht domosdoshmërinë e rritjes intensive të punës për të hyrë të përgatitur në zgjedhjet e ardhëshme lokale. Diskutantët të tjerë u shprehën se rezultatet e 22 marsit nuk duhet të na dekurajojnë por, përkundrazi, ato shtrojnë nevojën e një reflektimi të thellë nga ana e partisë, udhëheqjes e të gjithë hallkave të saj. Kjo analizë politike ka e do të ketë rëndësi të veçantë, sepse do të nxitë e ndihmojë që të kuptojmë saktë dobësitë e të metat në punën tonë, të vlerësojmë drejt faktorët objektivë e subjektivë të humbjes që pësuam dhe të përcaktojmë saktë se ç’duhet bërë. Lidhur me organizimin dhe propagandën e partisë gjatë kësaj periudhe raportoi nënkryetari i PRSH, z. Zef Bushati, i cili ndër të tjera vuri në dukje se na duhet ende shumë për të bërë, në mënyrë që si parti të përballojmë me dinjitet zhvillimet e vrullshme që kemi përpara si në fushën e politikës ashtu dhe atë të ekonomisë.
Gjatë diskutimeve të shumta, u nënvizua ideja se duhet të forcojmë demokracinë në parti, si faktori bazë për demokratizimin e jetës së brendshme dhe funksionimin organizativ të saj. Metodat e reja kërkojnë njerëz të rinj, me mentalitet të ri dhe me energji, që do t’i shërbejnë freskimit dhe forcimit të udhëheqjes së partisë nga baza në qendër.
Në fund të punimeve e mori fjalën kryetari i PRSH, zoti Sabri Godo, i cili në konkluzionet e tij ndër të tjera shtroi si detyrë frymën e mobilizimit dhe përgatitjet serioze që duhet të bëjnë të gjitha hallkat e PRSH, nga qendra në bazë për të përballuar fushatën e zgjedhjeve të reja që fillon së shpejti.
Këshilli Kombëtar vendosi thirrjen e Kongresit të PRSH, më datën 8 qershor 1992.
A mendohet për institucionalizim të demokracisë?
Në shembullin e administrimit në Tiranë
- Toka dhe kufiri i demokracisë mbetet të përcaktohen.
- Prona dhe kufizimet mbi të.
- Qarkullimi i njerëzve, mjeteve të transportit e mallrave.
- Institucione demokratike: Roli i rregullimit shtetëror të lirive dhe të drejtave.
Kufiri i Tiranës në territor: 1238 kilometra katrorë.
Kufiri i Tiranës në popullsi: Mbi 250 mijë në qytet. Triqendra administrative qytetesh e 184 fshatra.
Popullsia me shtesa mekanike ende krejt të pakontrolluara e të panjohura.
ADMINISTRIMI
Me ligjin për tokën në fshat lindin prona private mbi tokën, ish-sipërfaqe e kooperativave bujqësore. Në qytet, toka e cila këtu quhet «truall ndërtimi» në emër të shtetit, ende administron nga zyra e urbanistikës të rajoneve e të rrethit. Me njohjen me ligj të pronës private e të pronarëve privatë, kuptohet, edhe trualli në qytet po privatizohet, duke iu njohur personave juridikë një sipërfaqe, të cilën ia njeh edhe gjykata. Megjithatë në qytet çështja e pronës mbi një truall ka përsëri mjaft probleme të paqarta, gjë që duket në kaosin në ndërtim, në papastërtitë në rrugë e trotuare, në errësirën që përfshin si një gjënë e zezë krejt periferinë e vetërritet me turbim drejt qendrës.
Kush përmend administrimin, vë në bën fjalë për posedim të një prone e për lëvizjen jetësore të saj nga i zoti ose të zotët. Këtu me sa duket ende në të ardhmen do të ketë «tërkime» midis shtetit (Komiteteve ekzekutive, Këshillave popullore) dhe pronarëve sepse në një kohë, sido që të shtohen pronarët privatë, vazhdimisht do të ketë interesa të përgjithshme, në çdo rast, e gjithnjë e pavarur e private. Mos vallë që të veprohet, duhet të priten zgjidhjet lokale? S’ka përse. Athër? Shfaqet shteti, ndonëse, duket sikur nuk ekziston. Ai vendos një rregull, rregullore ku bën të ditur çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet. Tejohen, fjala vjen, që toka të jetë pronë private dhe urdhëro tapinë. Por — nuk të lejoj që tokën ta mbjellësh me hashash ose bimë droge. Të lejoj të jesh pronar i shtëpisë tënde, por — nuk të lejoj që në shtëpinë tënde të strehohen kriminelë, vjedhës ose mallra të vjedhura e droga. Pra kështu, nëse liria e pronës përparon, ajo ka një kufi e ky është ai, ku fillon cenimi i së drejtës së tjetrit.
Kështu vijmë natyrshëm te prona private kapitaliste, shtetërore — kapitaliste, kooperativiste — kapitaliste. Te prona e përzier. Por edhe te kufizimet e natyrshme mbi të po aq lë aq ligjore, sa ç’janë ligjore edhe aktet e krijimit e të formimit të tyre. Detyrimi, për këdo që krijon pasuri, errësirë në zonën ku vepron, do të jetë krejt i ligjshëm: policor, shtrëngim me gjoba,
OSMAN ALKJKA
(Vijon në faqen e 2-të)
Urime Prof. Dr. Xhemil Frashërit!
Jam një punëtor i thjeshtë, i lindur në vitet e pushtetit popullor...
Nga mënyra e të shkruarit do ta kuptoni. Artikulli juaj botuar në «Zërin e popullit»: «LANÇ dhe legjenda e luftës civile», më shtyu të propozoj të shkruaj edhe unë atë që ndjej dhe kuptoj. Mos më gjykoni për keq dhe më falni gabimet. Në periudhë demokracie, unë si punëtor, mendoj që historia nuk është monolog i një partie dhe aq më keq, i një individi.
Me kujtohet problemi i maturës në HPSH (botimi i parë). Më ra pyetja në lidhje me mbarërevispen e Mukjes. Mbasi bëra historikun, mësuesi më kërkoi vlerësimin që i bënte Enver Hoxha asaj.
Artikulli juaj ma riprodhoi fjalën për fjalë. Në atë kohë nuk kishim dalë artikujt e Ymer Dishnicës e Bedri Spahiut. Kështu që ju sillni diçka të re. Ju u kujtoj afrye që faktet janë akoma të ngjeshur, por harroni që ata ishin komuniste e jo balliste. Edhe gjithë komandantët e komisaretë «legjendarë» që drejtuam Luftën Nacionalçlirimtare, që nga Koçi Xoxe e deri tek Mehmet Shehu dolën tradhtarë, agjentë e poliagjentë. Për kurism vend nuk po i përmend. Mundohuni t’i numëroni vetë, duke shfletuar dosjet e AOSH dhe AQSH. Megjithatë artikulli juaj është botuar në një organ të PS, shpresoj që ju të mos jeni enverist. Si i tillë duhet të jeni distancuar nga diktatori. Me këtë rast dua t’ju kujtoj një të riut të A. Kahn: «Ka njëmijë mënyra për ta tradhtuar popullin. Mund ta shtypësh me violencë, me terror e me bastisje. Të shfrytëzosh, të shpronësosh, të varfërosh me miliona burra e gra, në një mënyrë ligjore despotike e të bësh gjykatat vegla ndëshkimi». Kështu tradhtohet populli.
Pra edhe «heroi legjendar» e parafundit i komunizmit, na del tradhtar i popullit. Them i parafundit sepse nuk di vlerësimin nga do t’i bëni këtij të fundit, Ramiz Alisë.
Ju përmendni atë që në gjuhën tuaj kërkoni ta quani «folklor popullor», por që populli e quan folklori i poshtëritur komunist. Kjo u bë shkak që një i moshuar, ish-mësues të kujtonte fillimet e «folklorit» tuaj në luftë.
— Bji të Stalinist jemi ne, të derdhim gjakun e atyre, sa të valojë përmbi dhe, flamur drapër e çekan..., e më pas në çlirim: «Kush e çliroi Shqipërinë, Koçi Xoxe me Partinë...»
Fjalën ia dhashë shokut Mehmet Shehu: «Dylanë ka sot botë, një Azi një Evropë», e deri tek vargjet që i «kallnin tmerrin» armikave: «Hajde, të shihni gjithe botën»: «Enver Hoxha e mprehu shpatën...»
Në vërtetë të vegjël për ju Prof. Dr. Xhemil Frashëri. Ju keni publikuar vetëm pjesë që ju intereson nga AQSH dhe AQAP. Por siç duket nga pakujdesia, kanë filluar të dalin edhe gjëra të «volgla» nga AQ i Gjykatës së Lartë. Mbas këtij lexuar artikullin tuaj, një shoku im më thotë dokumenti të «vogël» që mund të ketë qenë një lajthitje e asaj kohe dhe që ju gjyra të tilla si keni përfillur kurrë si historiografi «paanshëm». Ja dokumenti fjalë për fjalë:
- Dëshmi penaliteti
I quajturi Hajdin Jonus Zëm-
MUHAMET ALIÇKA (BUTKA)
(Vijon në faqen e 3-të)
Ligji t’u thotë ndal fenomeneve negative
Tek vendimet e këtij kuvendi të madh të popullit që filloi punimet do të nisin rrugën fitoret pasardhëse të demokracisë, ku mbi të gjitha do të dalin struktura e shtetit demokratik dhe qeveria e tij.
Por siç dihet nga të gjithë, po përjetojmë realisht situata tepër të rënda, vendi është tejsaj 4 vjet rrëfëruar dhe i shkatarruar; në prezencën e këtij varfërimi të madh ekzistojnë fenomene tepër negative, të cilat na engazhojnë e krijojnë nga një hijë sundimtari e deri-ranishëm kanë marrë përmasa tepër të gjera: shkarrërit mendaj pronës shtetërore, vjedhjet, grabitjet dhe harbutllëku si kurrë ndonjëherë, hyl i forcës e përdorimit i armëve si dhe të tjera vepra kriminale dhe normal ligjore, mbarallo- shoqërore, që e kanë tronditur tepër gjendjen shpirtërore dhe sigurinë e jetës.
Dhe përkundër këtij kasaj gjendje, pushteti shtetëror e lokal është fare soditës. Me qëndrimet e tij i inkurajon, ndoshta forcon e rendit, ndonëse tash jo të paktë dhe as të paraqitura, nuk i dalin zot gjendjes.
Duke i uruar parlamentit dhe qeverisë që do të përbëjë së shpejti fjalë siç i kërkon populli, mendoj që shteti shqiptar ka nevojë imperative për një president qeveri të afë dhe autoritare, tek të cilët shikimet e popullit e kuptimi, vullneti, të gjithë shpirti aspiratave të tij dhe të cilët të rrisë jetën shtetërore. Ligj i reformës së shërbimit shtetëror, dhe të tjerë, është që për një ligj gjendjes dhe për t’i thënë ndal fenomeneve antihigjenike, antisociale e antishoqërore dhe për të krijuar garanci e kërkuar, parlamenti duhet të rryhet një paketë ligjesh të jashtëzakonshme e të përkohshme: ndaj kriminalitetit, dhe të stabilizimin e gjendjes, pa dëmtuar asnjëherë lirinë, por është paralajmërim e kërkuesit, dhe planëdhënëse e veripës. Ai në përgjithësi, gjendjeve të tilla si ndaj vrarjeve, përdhunimeve, grabitjeve, vjedhjeve, rrënjeve dhe harbutllëqeve, spekulimeve e të tjera.
Përkundërsiat atutorë, për qeveritarët e funksionarët, punonjësit e ngjashëm si dhe kundër organeve e personave juridike që me vepriem e tyre do të shkojnë ndesh me kërkesat e ligjeve, të merren masa nga më të rreptat deri deri se bashkëvëpres e inkruare të këtyre forcave shkatërrimtare shoqërore.
Është domosdoshmëri që në shtet të vendoset disiplina shtetërore ligjore, pa të cilën punët mbarë dhe mirë rregullim e deshperuar e të kërkuar. Mbi pre-tënduar e qeverisë nuk mund të dalë asnjë parti apo lider partiak. Ata duhet të kontrollohen me ashpërsi nga parlamenti, si vetë organet që përfaqëson popullin.
Sigurisht, as duhet konfoudur fare së kërkesa e zbatimit deri një gjë të ligj, është kthim në diktaturë, pasi ligjet që do të nxjerrë Kuvendi Popullor i shërbejnë dhe do t’i shërbejnë demokracisë dhe jo diktaturës.
Qeveria e shteti ynë kanë edhe shumë halle të tjera të sfidës politike, ekonomike, shoqërore, etj. por vendosin e cilësinë e rendit dhe ndalimi i gjithë këtij fenomenëve tepër negativë, kompendojma janë nga të parës më e shpejtë ligjore dhe më mundështu pikëtisht për t’u bërë realitet brenda një periudhe fare të shkurtër.
JOSIP ZEGALLI
Partia e Unitetit Kombëtar nuk pranon kurrfarë statusi tjetër për Kosovën përveç Republikës së pavarur.
Herët ose vonë, bashkimi i trojeve etnike shqiptare domosdo do të bëhet. Këto qëndrime të Unikomit u konfirmuan në konferencën për gazetare. Shqiptarë do të gjejnë forma dhe mënyra për t’u çliruar nga okupatori serb, u tha aty.
TAKIM NE PRISHTINË
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Kujtim Hysenaj, bisedoi në Prishtinë me përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Kosovës. Pjesëmarrësit e PSD-së, Partisë Parlamentare dhe Partisë Demokratike e njoftuan ambasadorin shqiptar për punën e ty-
(Vijon në faqen e 4-t)
SHKOLLA NË VIZIONIN E DEMOKRACISË
Filozofia e shkollës në këtë brez do të bëhet filozofia e qeverisë në brezin që vjen pas
Logjika e reformimit, e ndërtimit, e progresit, si në mbarë shoqërinë tonë, duhet të veprojë me urgjencë edhe në sferën e arsimit.
Shkolla është një përbërës i tepër aktive dhe e rëndësishme e çdo shoqërie. Ajo realizon edukimin e institucionalizuar dhe përgatit gjeneratat e reja si potencial për ardhmërinë e shoqërisë. Me këtë dhe në parim, shkolla zgjat kohën që njohuria të kthehet në shoqëror.
Reformimet dhe progresin në shkollën tonë koha e kërkon gjithnjë planësh. Ato duhen të përfshijnë mendelisht shoqëroren për t’i realizuar e bërë më shpejtin dhe në shoqërinë, qëllimet e saj, strukturën, mjetet, metodologjinë. Këto e bën domosdoshmëri edhe trashëgimia e shkollës socialiste, mundësia dhe praktikat që zunë vend aty si rezultat i «mendimit e rik praktikuar» të PP dhe Enver Hoxhës që e orientoi pas një lexim politikën arsimore për dekadë.
Shkolla socialiste u shndërrua në një institucion të fuqishëm indoktrinimi. E monopolizuar tërësisht nga partia shtet (PP), e udhëhequr dhe e kontrolluar drejtpërdrejt prej saj, ajo u kthye në një shkollë politik e atësie, me qëllim formimin e njeriut të devotshëm për atë shtetin (njeriu i ri i partisë). Ajo thirret të shërbejë shtetit, (Partisë-shtetit), që të përhasej nevoja-vetë të tij, të sakrifikohej për interesat e tij. Politizimi dhe ideologjizimi ekstrem, çrregullimet dhe gjithashtu për shumë të keq, metodologjitë e mësimdhënies, stremberimi i të vërtetave, centralizimi i plotë dhe mungesa e mendimit të lirë janë një argument fort bindës për këtë.
Koha e re kërkon një shkollë cilësisht të re me bazë filozofike demokratike, me rendulministrin e organizm e me synime edukative demokratike.
Po përpiqem të jap disa mendime mbi ndyshimet dhe tendencat që do të përkasin filozofinë e re të shkollës në vështrim të ...
Ne rrafshin e filozofisë së edukimit. Shkolla duhet të jetë plotësisht e zhveshur nga karakteri tërësor të indoktrinues. Ajo duhet të jetë gjithmonë pranë dhe të shërbejë interesave të shoqërisë sonë dhe individëve të saj, t’i bëjë sunduese këto interesa, duke i harmonizuar drejt ato, pa dhunuar asnjë palë. Ajo kërkohet të jetë shoqërore dhe individualisht partner dhe kooperues në edukim e arsim, që të
LURLIN DUMA
(Vijon në faqen e 3-të)