Një ditë para epilogut të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 22 Marsit, një grup i specializuar i PS shkoi në fshatin Golem të Lushnjës. Trokiten edhe tek shtëpia e A. T. njërit prej komunistëve më të vjetër.
- Tërë jetën i ndershëm, besnik dhe i papërtuar i treguar. Partia të vlerëson shumë. Për njerëz si ti kemi nevojë sot. Partia ka besim se fisi yt do të votojë për ne - i tha njëri prej instruktorëve. - Ashtu është siç thoni. Kam qenë dhe jam i ndershëm por varfëria nuk m’u nda. Ja koni shtëpinë si e kam, trokë. Sa për fisin e di vetë ai se kujt do t’ia japë votën. Tani që e «mundëm» imperializmin dhe revizionizmin, di për kë votoj, - e mbylli përgjigjen me shpotí fshatari. Dhe fshatari votoi këtë herë me bindje, për të mos iu bindur atyre që e gënjyen një jetë të tërë. Ai e ktheu drejtimin gjysmëshekullor të «ujit» jo thjeshtë për ta provuar, por i bindur se do t’i dalë më mirë, i bindur se nuk do të punojë më badjava, për 9-10 lekë në 10-12 orë punë. Fshatari nëngëdh kur dëgjon teoricienët socialistë se «maja votoi për të djathtën». Dirigjentit nuk i akordohet orkestra. Tani fshatari është në pritje. Ai nuk pret haracin për votën, por me dashamirësi pret që qeveria e re t’i afrohet pasi deri tani, qeveritë që e shkuan e soditën për së largu. Është logjikisht e domosdoshme që tregtarët të mos tromakset para vandaleve që i prishin prodhimet, që i vjedhin bagëtinë, që i shkatërrojnë kopshtin, shkollën, ambulancën dhe maternitetin. Po kush ia shkatërroi të gjitha këto fshatarit? Në Divjakë pleqtë e fëmijë qanë nga marazi, kur panë germadhat në vend të serrave, në të cilat në këtë pranverë mund të merreshin miliona. Por qenë të pamundur për të ndaluar llavën shkatërruese, nga e cila nuk shpëtoi dot as i pafajshmi pallati i kulturës. I ligu nuk pyeti për keqardhjen e fëmijëve dhe pleqëve. E njëjta gjë ndodhi dhe në Karbunarë, Krutje, Çermë, Hysgjokaj, Fier-Shegan, Bubullimë. Vetëm në Lushnjë kaq shumë shembuj, po në të gjithë vendin? Drejtësia deri tani ka një qetësi tepër olimpike, nuk e ka vënë ujin në zjarr për t’u hequr vëllon misterioze që ka mbuluar autorët e shkatërrimeve, të cilët për habi vazhdojnë të jenë anonimë. Deri kur? Fshatari ka nevojë për drejtësi konform ligjeve pa kaluar në vetëgjyqësi. Shumë fshatarë përsërisin pyetjen: Do të rigjykohen ndarjet e padrejta të objekteve dhe të gjitha pasuritë e ish kooperativave? Ka boll fakte që komprometojnë regas komisionet, që zhvatën më të dyja duart dhe organet e drejtësisë nuk ndryjnë duke qetësuar ndërgjegjen me shfajësimin: «Eshte pronë grupi, s’mund të ndërhyjmë»! Fshatari pret që vëllezëri vlerësimet e padrejta për objektet, që u shitën badava duke përjashtuar vlerën sipas atij që e blinte, pa patur parasysh në të shumtën e rasteve koston faktike. Madje ka fakte të tilla qesharake sa një makinë kooperativë e sapodale nga remonti është vlerësuar 3 mijë lekë paçka se vetëm remonti i pat kushtuar më shumë se 10 mijë lekë. Është po kjo makinë që pas dy javësh shitet më shumë se 70 mijë. Me kë u ndanë lekët? Ka raste kur një furrë elektrike e sapondërtuar është riblerë nga ish kryetarët e kooperativave me gjysmën e vlerës. Siç ka dhe raste të tanishme kur ish kryetarët janë bërë sipërmarrës të grurit, të cilin e tërheqin nga ndërmarrja e grumbullimit dhe ua shesin fshatarëve deri dhe me 0,80 lekë më shumë për kilogram. Deri kur do të vazhdojnë këto vjedhje? Organet e kontrollit vazhdojnë të jenë të frikura në organika, por symbyllësia e tyre vazhdon. E pra për të gjitha këto fshatari i ndershëm kërkon drejt... [teksti vazhdon në faqen e 3-të]
Ishatari nënsheshi kur dëgjon të orientet socialistë se «majta votoi për të djathtën». Dirigjenti nuk i akordohët t’i afrohet pasi deri tani, qeveritë që që edhe fshati të tërheqë mbi vete vëmendje, përkujdesje, mbështetje sa të marrë veten. Nëse 80 përqindësh vërtet e gërryu ekonominë shqiptare, por duhet pranuar se deri këtu e arritën. Fshatari nuk firmosi gjykundjë për më shumë se një vit. Edhe një përpjekje që u bë dikur nga e famshmja Qeveri e Stabilitetit ishte gjysmake përkrahje sociale vetëm «analogjike» sepse njihte një larë fshatarë që mernin më pak se dy dynym tokë për frymë! Logjika e kujtdo e kupton se ky vendim nuk është për sot, por për nesër. Në kohën që doli vendimi, si fshatari që merr 2 dynym, si ai që merr 4 a më shumë janë në start të barabartë. Sasia e tokës për frymë e krijon diferencimin nesër, kur të merren prodhimet. Pra fshatarët presin. Po çfarë kanë më të ngushtë ata?
KRONIKË
Këto ditë kryetari i Partisë Republikane, zoti Sabri Godo, priti ambasadorin e Greqisë, zotin Malikutis, me rastin e largimit të tij nga Shqipëria.
Me këtë rast u bisedua mbi zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe reciprocitetin e tyre. Zoti Godo vlerësoi punën dhe përpjekjet e ambasadorit grek dhe i uroi atij suksese në detyrën e re. * * * Me kërkesën e ambasadorit rumun zotit George Miku, u zhvillua një takim midis tij dhe kryetarit të PR, z. Sabri Godo. Gjatë takimit ambasadori rumun foli për gjendjen në Rumani dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa zoti Sabri Godo foli për pjesëmarrjen në qeveri të Partisë Republikane, për problemet që ballafaqohen sot në vend dhe për zhvillimin e mirë të marrëdhënieve shqiptaro-rumune. * * * Më datën 24. 4. 1992 ambasadori i Rusisë, zoti Njerubajllov, i shoqëruar nga gazetaret Balturin dhe Grizunov të agjencisë ruse «Novosti», si dhe reporterët e televizionit bëri një vizitë në Selinë e Partisë Republikane. Në këtë takim ai u prit nga kryetari i kësaj Partie zoti Sabri Godo, nënkryetari Zef Bushati dhe anëtarët e Komitetit Drejtues zotërinjtë Migomataj e Koka. Gjatë bisedës u fol për situatën e tranzicionit që po kalon sot Rusia. Zoti Godo shpjegoi qëndrimin e PR për pjesëmarrjen e saj në qeveri, duke shtuar se PR do t’i japë gjithë ndihmesën e saj për të stabilizuar gjendjen e vendit, duke ruajtur të drejtën e kritikës konstruktive ndaj parlamentit dhe qeverisë. Zoti Godo shpjegoi se sot të gjitha partitë kryesore deklarohen për tregun e lirë, por ndryshimet e programit konsistojnë në mënyrat dhe kohën e kalimin në tregun e lirë, në njohjen e pronësisë dhe të çështjeve të tjera thelbësore. Zoti Njerubajllov foli edhe për ngjumet e hershme shqiptare në Rusi dhe për shoqatën e tyre të themeluar së fundi. U theksua nevoja që marrëdhëniet dypalëshe të zhvillohen më tej dhe që të vendosen sa më parë kontakte me Partinë Republikane të Rusisë.
REND, QETËSI, DREJTËSI
Për fshatarët, qetësia, drejtësia janë kërkesa të ngutshme, jekike, janë të nevojshme si buka që hanë. Kërkohet rend, që fshatari të jetë i qetë... [pjesë e tekstit e prerë në skajin e sipërm]
I. Pronësia private dhe mundësitë që hapen
Sistemi ekonomik që garanton stabilitetin dhe mirëqenien e një kombi, është ekonomia e tregut me motor lëvizës pronën private të individëve të lirë.
tabelë sistem të rregullt ligjor, konkurrencë të të reformës. Ne një ekonomi të tregut mjetet e prodhimit janë, në radhë të parë, në duart e privatëve. Kjo do të thotë se ndërmarrjet janë nën kontrollin e personave privatë, pra individët dhe jo qeveria janë përgjegjës për mbarëvajtjen e punës së tyre. Në të njëjtën kohë individët janë të lejuar të përfitojnë të mirat që rrjedhin nga projektet dhe iniciativa e tyre. (Vijon në faqen e 2-të)
ÇËSHTJA SHQIPTARE
- RRETH PETICIONIT TË DISA INTELEKTUALËVE SHQIPTARË, PUBLIKUAR NË GAZETËN «BASHKIMI» TË DATES 16 PRILL 1992 -
E para: Ç’përfaqëson termi «Çështja shqiptare» sot? Ku qëndron e reja?
E dyta: Iniciatorët dhe organizatorët: Njerëz që dinë aleatet, kundërshtarët, njohin realitetin dhe diplomacinë. E treta: Çdo të thotë «O sot o kurrë» për fitimin ose humbjen e «çështjes shqiptare» dhe si vijnë në raportet me KSBE e dokumentet e tjera ku aderon Shqipëria. Me pak fjalë perspektivat e afërta dhe të largëta si shfaqen, a janë optimistë shqiptarët që shquhen nga drejtësia e durimit? Gjatë vitit 1991 në fillim në shtypin tonë e më në fund në diskutimet e Kuvendit Popullor javën e dytë të nëntorit 1991, u shfaqën në publik idetë «Kuvendi kombëtar». Të vonë rreth këtij tubimi e rrotulluan mjaft persona e personalitete për të saktësuar cilët duhet të jenë organizatorët, si do të quhet ky tubim dhe cilët i takon nderi i tij. Janë shprehur për këtë Prof. Dr Sali Berisha. «Shoqata e intelektualëve “Bashkimi” 31. 11. 1991 Akademiku Rexhep Qosja në gazetën «Progres» 8. 10. 1991 Gazeta «Kosova» më 15. 9. 1991, etj. Dhe së fundi «Peticioni» nga Intelektualë, botuar në «Bashkimi» më 16. 4. 1992. Ja idetë kryesore që mund të fiksohen rreth termit që prej një shekulli, që cëll datë të diçan durim e analizë logjike, historike për të kuptuar faktorët në favor e faktorët dëflavor, që mund të kuptohen dhe priten. 1. Tokën shqiptare, sipas Woldimlers Tzmayonski përfshinte një territor prej 94.000 kilometra katrorë dhe rreth 2.5 milion banorë (libri i tij mban titullin «Shqipëria dhe Maqedonia», botuar në Varshavë më 1903. Ky fakt sillet në «Bashkimi» datë 12. 3. 1992). Gjatë një shekulli, në të cilin u formulua e fitoi pavarësinë shteti shqiptar, trojet e tij u thërrën duke lënë toka shqiptare të banuara etnikisht nga shqiptarët në disa shtete kufi me të, dmth Shqipëria nga kufijtë tokësorë me të «rrethuara» nga shqiptarë. Prandaj, në këto kushte ku ka marrëdhënie ndër shtet, akademiku Rexhep Qosja saktëson: «Ne nuk duhet të jemi as pa kujtesë politike, as pa projekt të tërësishëm të interesave kombëtare. Çka do të thotë se çështja shqiptare nuk është Republika e Shqipërisë, as Republika e Kosovës. Ajo është një tërë e nuk do përçare d.m.th. njëherë për çështjen shqiptare nën Jugosllavi, pastaj nese kjo shpërbëhet, atëherë mbetet çështja shqiptare në Mal të Zi, çështja shqiptare në Serbinë Jugore, çështja shqiptare në Maqedoni e më në fund çështja shqiptare në Greqi. Prandaj, sot o kurrë, çështja shqiptare duhet të marrë rëv… Ngado që t’i dalësh çështjes, «çështja shqiptare» s’ka si shtrohet më qartë, saktë e drejtë. Nuk besohet të ketë shqiptar të ndershëm që ta kuptojë akademikun shumë të nderuar sikur ai, me sa thotë më sipër, nxit ndokënd për luftë e rrëvan për ta shkëputur kurorën e Shqipërisë me shtete fqinjë. Çka do, pra, ku, Shqipëria të shkojë në kufijtë etnikë? Jo, ai ka fjalën të ruhet e sëmë pranë rruga Evrop(a) e sotme. Njeriu që i shihni lirisht dhe të drejtat bazë të kombeve ku ndodhen e ku janë, gjithë proceset e kombeve. Ata nuk duhet të humbin shansin historik të favorizuar për t’u njohur e drejta e tyre bazë supreme, siç është ajo e vetëvendosjes në kushte paqësore, demokratike. 1. Ne shqiptarët e Shqipërisë shtet amë siç na quajnë me vend shqiptarët kudo që ndodhen, duhet të përkrahim fort vëllezerit tanë të dimë shpejt e mirë gjendjen e tyre, të rregullojmë mënyrat e komunikimit që të vemë e të vijmë lirshëm në njëri-tjetrin. Si organizohen shqiptarët në Mal të Zi, në Serbinë Jugore, në Maqedoni, është çështja e tyre. ajo e vetëvendosjes në kushte paqësore, demokratike. 2. Të përpiqen vetë, por edhe të përkrahen fort nga Shqipëria dhe organizmat ndërkombëtare, t’u njihet e drejta e pronës private e shtëpisë dhe e paprekshme si dhe e shtimit legjitim të saj, kur grua i hapet vetëm punës, përshkolla i duhen? 3. Të propagandohen me slesm dokumentet e KSBE-së, të Helsinkit, të Parisit e të Moskës, sepse në këto dokumente shqiptaret kudo që ndodhen vetëm fitime e asgjë nuk humbasin. Ky është shans historik që na jepet e që do njohuri, aftësi të larta për të fituar. 4. Shqiptarët, kudo që ndodhen, të mund të njihen në Shqipëri nëpër ndërlidhjen kombëtare, por edhe mundësinë për të shfrytëzuar në mënyrë të ndershme e të ligjshme, rrugën nga pasuria kombëtare... [teksti vazhdon në skajin e poshtëm]
Balzaku për komunizmin...
(1850)
Komunizmi është kthim në jetën e egër primitive, në të cilën burrat e gratë hanë në të njëjtën tavolinë, pa pasur detyrime të paguajnë ndonjë gjëandarkë. Në vend të parave komunizmi përdor tollonin, shton numrin e kshepshvarve dhe, para se të krijojë barazinë, krijon kushtet e luftës vëllavrasëse. Puna dhe punëtorët vlerësohen vetëm me minimumin e tyre. Drejtori ose shefi do marrin në mënyrë të dëmbelët dhe të pagdhendurit. Kështu do duhen shenjat jo vetëm të tiranisë, por dhe anarkisë së vazhdueshme. Do kolektivizohet pasuria dhe do shpallen poligamia ose monogandria. Maskarallëqe me brirë... Do ish budallallëku më i madh i shekullit të pranishëm si e vërteta që një njeri me dy para mend në kokë mund të jetë një komunisti i vërtetë i sinqertë. Komunizmi është armiku më i drejtpërdrejtë dhe më i dhunshëm i demokracisë. Ai është ndihmësi i natyrshëm i monarkisë absolute... Komunizmi është përkrahësi i mirëqenies së sharlatanit që përfaqëson despotizmin. Në arsye të shërbimit ai vret dhe pastaj trashëgon gjithçka... Nga situatat e vështira përfitojnë komunistët, të cilët në dallim nga përfituesit e çfigarëve që marrin një të dhjetën e prodhimit nga agjentët e tyre, do të marrin gjithçka. Komunizmi është i bledu mashkulli që jo vetëm nuk prodhon mjaft, por edhe e shkatërron rregullin e vet. Ai nuk prodhon, nuk punon. Ai i ngjan një grupi kusarësh.
PROGRAMI I QEVERISË DEMOKRATIKE
Ky është një moment krenarie në historinë e vendit tonë. Komunizmi në Shqipëri mori fund.
Ne vijmë sot përpara jush si qeveri e parë demokratike e Shqipërisë. Si një qeveri demokratike, ne do t’ju paraqesim problemet e vendit dhe si do të mbështetim progresin tonë kombëtar, që në thelb ndryshojnë rrënjësisht nga metodat komuniste të drejtimit. Nën regjimin e ri demokratik, ne do të udhëhiqemi nga këto parime bazë:
1. Njeriu dhe jo shteti, qeveria apo partia politike, është subjekti suprem. Kjo do të thotë se të gjithë njerëzit gëzojnë lirinë që nuk e kishin më parë: lirinë që të mendojnë vetë, lirinë që të shprehin idetë dhe opinionet e tyre, lirinë për të ndjekur ato zgjidhje ekonomike sociale etj., që japin rezultate. Roli i qeverisë është tani t’i mbrojë këto liri e jo t’i kufizojë ato.
2. Ne do të jetojmë nën rregullat e ligjit. Kjo vlen për të gjithë shtetasit dhe për qeverinë. Asnjë person, parti a institucion qeveritar nuk është i privilegjuar para ligjit.
3. Në Shqipërinë demokratike njerëzit do të vlerësohen nga meritat që kanë. Pozita në shoqëri do të përcaktohet nga aftësitë dhe detyrat që kryen, e jo nga privilegjet partjake ose posti qeveritar.
4. Roli i qeverisë është që të krijojë kuadrin, në të cilin njerëzit tanë të provojnë mundësitë e aftësitë dhe t’i përdorin ato në maksimum për veten e tyre. Qeveria nuk ka as qëllimin e as kapacitetin që të operojë ekonominë dhe të shpërndajë burimet midis popullsisë. Prosperiteti ynë varet se sa e lejojmë ekonominë e tregut të lulëzojë. Regjimi komunist kudo në botë ka demonstruar pa asnjë mëdyshje se ekonomia e drejtuar dhe e komanduar nga shteti nuk punon dot. Ne në Shqipëri e dimë këtë më mirë se kushdo tjetër.
5. Në këtë fazë tranzitore, për kalimin nga ekonomi socialiste në ekonomi tregu, ne jemi të ndërgjegjshëm se janë krijuar dhe do të krijohen vështirësi të mëdha në jetën e njerëzve. Një krizë e thellë dhe e përgjithshme ka përfshirë ekonomikën shqiptare. Papunësia kronike, çmimet e larta, paga e ulët, mungesat në furnizimin me mallrat e përdorimit të gjerë, çrregullimet në furnizimin me ujë të pijshëm, ndriçimi e ngrohja, nuk mund të menjanohen brënda disa ditëve. Këto plagë nuk mund të shërohen as me urdhër administrativ. Këtu ka vetëm një rrugë zbatimi i reformave radikale në ekonomi, çka e tregon edhe përvoja e ish-vendeve të Lindjes. Misioni ynë si qeveri është ta fillojmë me guxim këtë reformë, pa të cilën nuk mund të ketë ndihmë ekonomike nga jashtë dhe as mund të shfrytëzohen pasuritë e vendit tonë.
Programi i reformave ekonomike
Sistemi ekonomik që garanton stabilitetin dhe mirëqenien e një kombi, është ekonomia e tregut me motor lëvizës pronën private të individëve të lirë. Ekonomia e tregut nuk është një ndryshim tabela i ekonomisë socialiste. Ajo kërkon vetëveprimin e mekanizmave ekonomikë, një sistem të rregullt ligjor, konkurrencën e lirë dhe zhdukjen e burokracisë shtetërore në ekonomi. Ajo kërkon gjithashtu integrimin e ekonomisë sonë në ekonominë botërore, për të lejuar investimet e huaja, modernizimin e teknologjisë dhe rritjen e aftësisë së njerëzve tanë. Po ndalemi në disa drejtime kryesore të reformës:
Urim
. Me rastin e festës së Pashkëve Partia Republikane dhe redaksia e gazetës «Republika» uron Klubin Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe gjithë besimtarët. «GËZUAR PASHKËT»
NJOFTIM
. Duke filluar, që nga numri i sotëm «Republika» të gjitha lajmet e gazetës «Republika» vijnë me cmimi i gazetës, nga 1.5 lekë, bëhet 2 lekë. Kjo rritje çmimi bëhet për arsye e rritjes së çmimit të letrës, e cila ndikon në rritjen e kostos së prodhimit të gazetës.