28/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 maj 1992

FITORE E STRATEGJISË PAQËSORE

Pas zgjedhjeve të suksesshme shumëpartiake në Kosovë Vala e dhunës së pushtetit serb në Kosovë mbi shqiptarët në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990 ishte moment vendimtar, ndofta edhe historik, që të formësohet plani mbrojtës gjithëkombëtar shqiptar, një strategji shtj... e pushtetit të diskredituar të diktaturës së fundit të kuqe në Evropë. Pa hyrë në ndonjë analizë më të thellë të këtyre shkaqeve dhe arsyeve të përcaktimit për këtë rrugë, të cilën e imponuan edhe faktorë ndër... mbi Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe me zgjedhjet e 24 majit për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe për presidentin e Kosovës, për herë të parë në historikun e gjatë të luftës për liri dhe pavarësi u 1990 ishte moment vendimtar, ndoshta strategji e re e vetëorganizimit të shqiptarëve në kohën e tundjeve të mëdha të Evropës së Lindjes dhe të shpërbërjes së Jugosllavisë. Që atëherë, pas rrëzimit të autonomisë së Vojvodinës dhe të përhapjes së të ashtuquajturit revolucion antiburokratik që e udhëhiqte Millosheviqi me militantët e vet që vepronin në skenë të hapur me dhunë për të realizuar ëndrrën serbomadhe të pushtimit të tokave të reja, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnjë, Kroaci dhe më gjerë, para shqiptarëve dolën dilema hamletjane: si të veprohet-kundërvënia e organizuar me të gjitha forcat deri në konflikt të hapur dhe të drejtpërdrejtë, apo veprim kompleks politik, me të gjitha forcat intelektuale, me rrugë paqësore, pa e nxitur dhe provokuar konfliktin e armatosur me pushtetin okupues, bishë të plagosur. Ka shumë arsye që shqiptarët në Kosovë dhe në viset e tjera të zgjedhin rrugën paqësore për kundërvënie të organizuar dhe aktive, për të realizuar pavarësimin e vet kryesor-pavarësinë e Kosovës dhe mposhtjen e pushtetit të diskredituar të diktaturës së fundit të cilën e imponuan edhe faktorë ndërkombëtarë dhe situata reale në kohën e tundjeve të mëdha në Evropën e Lindjes dhe me shthurjen e Jugosllavisë si një krijesë esencialisht artificiale, do të kuptuar me këtë rast se rruga e zgjedhur e kundërvënies së organizuar me politikën dhe mjetet paqësore me internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe përgjithësisht të asaj shqiptare, me përfundimin e mirë të zgjedhjeve të para të lira shumëpartiake në Kosovë dha rezultatlin kryesor final dhe madhor që doli nga shpirt i paqësor i shqiptarëve-pushtetin legal. Duke kaluar nëpër këtë rrugë politike, në kushtet e okupimit, gjatë këtyre dy viteve të fundit shqiptarët në Kosovë vërtetë vetëm sa arritën të rrumbullakojnë një proces të gjatë të lëvizjes gjithëkombëtare për liri, pavarësi dhe sovranitet politik dhe administrativ të Kosovës si një tërësi e veçantë gjeo-politike nga Dardania e këndej. Në deklaratën kushtetuese mbi pavarësinë e Kosovës, me shpalljen e Kushtetutës së Republikës së saj, me organizimin e Referendumit legalizua pushteti i popullit. Shqiptarët kështu edhe në mbështetje të normave të avancuara të demokracisë botërore përfunduan atë punë që duhej të bënin tash, për të kaluar në fazën tjetër, atë vendimtare të çlirimit definitiv nga pushteti serb. Legalizimi dhe organizimi institucional i këtij pushteti të zgjedhur me votën e lirë të votuesve tash e bëjnë edhe më shumë dimensionale luftën çlirimtare të shqiptarëve. Shkatërrimi institucional i autonomisë që Kosova e kishte me Kushtetutën jugosllave gjatë dy viteve të fundit e solli popullin në situatë që ai të nxjerrë nga gjiri përfaqësuesit e vet. Lindën partitë politike, udhëheqësit e tyre dhe shumë shpejt u krye edhe procesi i vetorganizimit të brendshëm. Hilet dhe përçarjet me mjetet dhe metodat e njohura sllave që mund të bënte pushteti serb ndër shqiptarë, duke legalizuar pushtetin kështu dhe duke e zgjedhur kryetarin e pakontestueshëm RUSTEM RUGOVA (Vijon në faqen e 4-të)

Grushti i shtetit nuk duhet harruar

Kur e harron të kaluarën, je destinuar ta përjetosh përsëri Vitin që kaloi më është dashur të bëj polemika në shtyp me zotërinjtë Musa Ulqini, Fatmir Zanaj, Ismet Boka, të cilët mohonin se në muajin shkurt 1991 në Shqipëri u organizua një grusht shteti. Paralajmërimet për këtë grusht dhe denoncimi i tij janë quajtur nga gazetat e PP(S) «pjellë e fantazisë», «ëndrra» etj. E megjithatë njerëzit nuk e kanë harruar e nuk mund ta harrojnë këtë grusht shteti. Edhe organizatorët e tij ap[o] të implikuarit, në të me siguri nuk mund ta nxjerrin nga mendja. Edhe shtypi herepashere është i detyruar t’i referohet në mënyra të ndryshme kësaj ngjarjeje të shëmtuar të vitit të luftës për demokraci. Në një artikull me titull «Drejt nivelit zero, si e do politika» në «Shqiptarja nga Vjollca Selami botuar në «24 orë» nr. 25 shkruhet: «Strategjia e nivelit zero u duk qartë veçanërisht mbas zgjedhjeve të vjetshme... Në fillim u quajt «strategji e tensionit» dhe mb[...] ra mundësi për grusht shteti». (nënvizimi im - AB), Pra socialistët tiranas vazhdojnë «MOHIMIN» e grushtit të shtetit. Por në të njëjtën gazetë, vetë ata e japin konstatimin që bën Lino de Matteis në «Dialog me Ramiz Alinë»: «Kur në shkurt 1991, me rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës vendi ishte në prag të luftës civile, kur komunistët besnikë të Enverit, armatosen për të marshuar mbi Tiranë, kur pjesa më e madhe e ushtrisë ishte e gatshme për grusht shteti, ndërhyrja e R. Alisë e ridrejton vendin në rrugën e qytetëruar të konfrontimit politik, shpëton pluralizmin dhe lejon zhvillimin e zgjedhjeve para të lira më 31 mars 1991...» («24 orë» nr. 17, prill 1992). Pra socialistët dhe gazeta e tyre në këtë rast «NUK MOHOJNË» përgatitjet për grusht shteti, por thonë, të ngrënë lart «meritat» për ish liderit të tyre që e «qytetëroi» këtë grusht. Mirëpo shumë veta nuk janë... shkirmtari Ismail Kadare që ngjarjet e Shqipërisë në kohën e grushtit të shtetit i ka ndjekur dhe analizuar në mërgim, në Paris, shpreh mendime shumë interesante në RD të datës 16 maj 1992 kur thotë: «Pas gjithë të dhënave del se disa nga ngjarjet kryesore, disa nga hezitimet, koincidencat e ngjarjeve në Shqipëri dhe Jugosllavi dy vitet e fundit kanë një sfond të përbashkët: puçin e dështuar sovjetik. Qysh nga vera e vitit 1990 puçistët sovjetikë nisën të organizohen. Në planet e tyre ishte jo vetëm ripërtëritja e perandorisë sovjetike, por edhe zgjerimi i saj. Jugosllavia dhe Shqipëria do t’i ktheheshin perandorisë. Qysh më parë puçistët kanë qenë në kontakt me Millosheviçin dhe me sa duket me një krah stalinist këtu në Shqipëri. Kështu shpjegohet guximi aventuror i të parit dhe shpresat e këtyre të dytëve. Një puç shqiptar në shkurt 1991 mendoj» ABDI BALETA

A paguan taksë fshatari sot?

Nëse këtë pyetje do t’ia drejtonim ndonjë politikani të pozitës së sotme apo ndonjë zyrtari të lartë të ministrisë së Bujqësisë, sigurisht që do të thonin jo. Madje do të shtonin se për dy vjet fshatari ynë nuk do të paguajë asnjë lloj takse. Të tre partitë kryesore të opozitës së djathtë PD, PR, PSD në programet e tyre dhe më pas gjatë fushatës elektorale ia dhanë garancinë fshatarit që të paguante për dy vjet jo vetëm që do të përjashtoheshin nga çdo lloj tatimi por do të ndihmohej edhe me kredi me interes të ulët, mekanikë etj. Fshatari sigurisht që pret nga qeveria e parë demokratike, pret se ka nevojë urgjente. Kur ulet e arsye për qeverinë e re ia kupton hallin, por ai po sheh se dikush po e rrënon akoma më tej këtë varfëri të trashëguar. Kush janë ata që e nxisin këtë proces që synon të sjellë moskënaqësi dhe zhgënjim? Ata janë mijra spekulantë, komunistë socialistë të shndërruar në afaristë, pseudodemokratë dhe pse jo dhe kasta të veçanta, që në një mënyrë dhe një tjetër luftojnë për pushtet ose kërkojnë të marrin atë që humbën. Janë këta që në mënyrë të paskrupullt ja vjelin taksën fshatarit që ndoshta si shumë do ta kalonte dhe atë që mund të tatonte vetë qeveria sikur mund të bënte një gjë të tillë. Ky është sistemi i taksave kontrabandë që po e gjunjëzon fshatarin sot. Mos u habisni. Po sjellim disa shembuj. Në redaksinë e gazetës sonë para disa ditësh erdhën një grup fshatarësh nga Jub-Sukthi i Durrësit. Nuk ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e prodhimit. Çmimet për të gjitha proceset e punës dhe për nevoja të tjera si farë, plehra kimike, herbicide etj., lëvizje pa kurrfarë llogjike ose më saktë vetëm me llogjikën e çmendur të fitimit dhe shitjes të bëhen të mallkohshëm dhe përdorin vetë. Fshatari po e blejnë (ato që mundin), me dyfishin e çmimit të shtuar në ankand. Vendi sot dhe asnjëherë nuk ka nevojë të nxisë dhe të përkrahë matrapazët e zinj, atë shtresë që e kërkojnë dhe nxjerrin fitimin vetëm në ciklin e narkullimit, por ai ka nevojë para së gjithash të nxisë me çdo kusht prodhimin që njeriu konsumator dhe industria e lehtë të mos mbajë sytë nga deti. Nuk mund të bëhet fjalë kurrsesi për një veprim të tillë kur për të pluguar dy dynym tokë me thellësi fjala vjen 21-26 cm fshatari paguan 100 lekë, për një ujitje në të njëjtën përmasë po aq etj. Por. GANI LEKA (Vijon në faqen e 2-të) si e do politika» nënshkruar të vetjshme... Në fillim u quajt ‘strategji e tensionit’ dhe për këtë u shpik e ashtuquajtu... nuk i janë më rast «NUK MOHOJNË» përgjegjësitë veta nuk janë në një mendje me ta. Edhe si farë, plehra kimike, herbicide etj., lëvizja pa kurrefarë të nxisë me çdo kusht prodhimin që njerëz GANI LEKA (Vijon në faqen e 2-të)

Nga konferencat e degëve të PR në rrethe

Më datën 21. 5. 1992 u zhvillua konferenca e 1-rë e degës së Partisë Republikane Tepelenë. Morën pjesë anëtarët e komitetit drejtues të degës, delegatë nga seksionet si dhe kuadro të ft uar, simpatizantë të PR. Në raportin e mbajtur nga kryetari i saj Hiqmet Llapi, krahas punës së mirë të degës, u nxorën në pah edhe mangësitë që çuan në rezultatin jo të kënaqshëm në zgjedhje. Ato ishin: - Mosfunksionimi sa e si duhet i komitetit drejtues për të qenë operativ dhe efektiv për propagandimin e ideve kryesore të PR në të gjithë rrethin. - Ka patur një ngathësi dhe pritshmëri kryesisht nga të gjithë seksionet dhe nuk ka patur dinamizim e veprimtari. - Si rezultat i ndërprerjes së lidhjeve të komunikacionit dhe telefonike nuk u morën kontakte të vazhdueshme me seksionet për problemet kryesore e në veçanti gjatë fushatës. - Krijimi i koalicionit me çdo kusht, u cilësua i gabuar se u harxhua shumë kohë për të dhe aleatët e tjerë nuk e patën me aq përzemërsi; kjo u vërtetua dhe me vendosjen e kandidaturës prej PD në zonën ku ishte kryetari i PR Z. Sabi Gado. - Si faktor i jashtëm u theksua: polarizimi i elektoratit bëri që përsëri të votohej bardh e zi dhe u krijua mendimi i gabuar që t’i japim votën PD se mos humbasë demokracia, megjithë sakrimet e herëpashershme që u bënë për këtë problem. Për kryesinë e PR u cilësua se ajo duhet të funksionojë më mirë për të marrë kontakte më të shpeshta me degët si dhe të paraqesë çdo fushatë me propagandë më të gjallë dhe të mbështesë më mirë degët me mjete materiale figurative e fonde monetare. Për gjendjen e brendshme të degës u cilësua që shtrirja e degës ritanizme është e mirë, por si rezultat i pritshmërisë ajo nuk u justifikoi plotësisht prezencën e saj në zgjedhje. Në konferencë diskutuan rreth 20 delegatë. Ata u përqëndruan kryesisht në domosdoshmërinë e rinovimit të organeve drejtuese duke patur në udhëheqje të kësaj dege të një përbërje të komitetit republikanë të aftë, me reputacion të mirë e që gëzojnë respektin e dashurinë e të gjithëve. Po ashtu, u cilësua se çdo parti veç ngjitjes mund të ndodh edhe humbje, prandaj nuk duhet kaluar në tronditje të rënda dhe duke patur parasysh se në të shpejtë do të kemi zgjedhjet lokale, të marrim masat e nevojshme organizative e të prezantojmë në këto organe njerëz të aftë, të ndershëm e me reputacion. Nga diskutimet u cilësua gjithashtu që në të ardhmen partia dhe dega jonë të punojë më shumë për të portretizuar më mirë veten e saj duke punuar më pak për probleme të tjera siç ishte rasti i koalicionit, etj. Mosardhja e të deleguarit në Konferencë nga kryesia e partisë u konsiderua mungesë serioziteti dhe mosvlerësim sa duhet të punës për forcimin e Partisë në tërësi. Në pikën e dytë të Konferencës u kryen zgjedhjet e këshillit drejtues, komitetit drejtues, kryesisë së degës dhe delegatëve për në Kongres. Zgjedhjet u bënë demokratike e të fshehta. Në përfundim të çdo zgjedhje komisioni i zgjedhjeve shpalli zyrtarisht zonjat dhe zotërinjtë që fitonin sipas organeve përkatëse. Këshilli i degës u rinovua rreth 50 për qind. Në komitetin drejtues u zgjodhën 5 anëtarë të rinj. Kryetari i degës së Partisë Republikane u zgjodh Z. Hiqmet Llapi dhe sekretar Z. Eqerem Risbilla. (Vijon në faqen e 4-të)

TELEGRAM URIMI

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ZOTIT IBRAHIM RUGOVA Partia Republikane Shqiptare ju dërgon përgëzimet dhe urimet e saj më të sinqerta për emërimin Tuaj në detyrën më të lartë e fisnike të Presidentit të parë të Kosovës demokratike. Ne, republikanët shqiptarë, ju përsërisëndem vllazërisht dhe shprehim bindjen tonë se e meritoni plotësisht këtë nder. Në rrethanat politike të krijuara me shpërbërjen e Jugosllavisë, Partia Republikane Shqiptare është e angazhuar e do të vazhdojë të angazhohet para opinionit kombëtar e atij ndërkombëtar për realizimin e të drejtës legjitime të shqiptarëve për vetvendosje, duke e konsideruar këtë si zgjidhjen më të drejtë të problemit themelor shqiptar, atë të bashkimit kombëtar. Ne republikanët që kemi mbështetur këtë luftë të madhe politike për afirmimin e Republikës së Kosovës, jemi të lumtur që sot mbas shumë peripecive ajo u finalizua me fitoren e plotë të demokratëve shqiptarë kosovarë. Partia Republikane është e bindur se do të ishte anakronike dhe antihumane që në këtë fund shekulli; kur të gjithë popujt europianë gëzojnë liri dhe demokraci dhe po shkojnë drejt një Europe të bashkuar, 3 milionë shqiptarë me banim në trojet e tyre në Jugosllavi, që janë kombi i tretë për nga madhësia, t’u mohohej e drejta e shenjtë e vetvendosjes dhe demokracia, dhe të konsideroheshin në mënyrë alogjike si minorancë, Demokracia evropiane, duke pranuar kështu në gjirin e saj demokracinë shqiptare të emancipuar plotësisht, konsolidon pozitën dhe siguron të ardhmen e saj. Republikanët shqiptarë ju urojnë, i nderuar zoti President, veprimtari të mbarë për të dhënë kontributin tuaj në përcaktimin e një vije politike të brendshme e të jashtme në shërbim të popullit heroik të Kosovës. Partia Republikane Shqiptare Kryetari SABRI GODO

8 QERSHOR, KONGRESI i 1-rë i PR

PR DO TË LUFTOJË ME VENDOSMËRI PËR ZHDUKJEN E KORRUPSIONIT NË TË GJITHA SFERAT E JETËS, VEÇANËRISHT NË APARATET SHTETËRORE.

Presidentit të Republikës zotit Sali Berisha

Zoti President! Shoqata «Pronësi me Drejtësi» është formuar në gusht 1991, është përhapur në të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe u shpall zyrtarisht në Tiranë më 19 janar 1992, gjë të cilën e pasqyroi televizion shqiptar në lajmet e asaj mbrëmjeje si dhe më datën 21 janar 1992 në programin e parë televizor të shoqatave. Menjëherë pas shpalljes, sipas porosisë së Partisë Demokratike Shqiptare, për hir të fitores së demokracisë kjo shoqatë është në veprimtarinë e saj deri sa përfundoi fushata e zgjedhjeve elektorale e 22 Marsit 1992. Theksojmë se të dënuarit politikë dhe anëtarët e kësaj Shoqate përbëjnë detyrë të themelltë të Partisë Demokratike Shqiptare këta qenë ata që votuan për PD më 31 Mars 1991 si dhe më 22 Mars 1992. Po të kemi parasysh shtesën natyrale të popullsisë, ato janë 19.355 familjeve, që u shpërndanë më 1946, sot kapin shifrën 60.000 familje. Siç e theksuam kjo Shoqatë përfshin në gjirin e saj dhe pjesëtarët dhe trashëgimtarët e ligjshëm të familjeve që diktatura pas vitit 1946 u shtetëzoi forcërisht e arbitrarisht të gjitha pasuritë e tyre si shtetëzimi i shtëpive, të djegura nga okupatorët si dhe pasuritë e tyre të tundshme me si bagët, kafshë pune, mjete pune si dhe mallrat e shumta të tregtarëve që u shtetëzuan përdhunshëm e t yre nga organet e diktaturës së proletariatit, përfshi këtu edhe familjet e shumta shqiptare, të cilave organet e diktaturës komuniste u grabitën forcërisht