23/07/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 korrik 1992

ÇDO VOTË PËR PS DO TË THOTË KTHIM MBRAPA. MBRAPA DO TË THOTË VDEKJE E DEMOKRACISË!

Për kë duhet të votojmë të dielën? Në prag të zgjedhjeve të 22 Marsit përhapej mendimi se populli nuk do të dalë në zgjedhje dhe thirrje të tjera për të bojkotuar. Me vendimin e tij, duke dalë masivisht në zgjedhje populli i hodhi poshtë këto përpjekje. Ai jo vetëm mori pjesë masivisht, por edhe me votën e tij i hodhi poshtë pikërisht ata që bënin thirrje për bojkotim. Populli doli në zgjedhjet e 22 marsit sepse e dinte se çështja është për ta ndryshuar sistemin dhe jo rutinë elektorale. Tani përsëri bëhen përpjekje për të shpërfillur zgjedhjet: përhapet mendimi «të mos prishet pushteti e vjetër» se u lodhëm me partitë dhe politikanët. Mirëpo Populli do të dalë në zgjedhjet, sepse tani çështja është për ta ruajtur sistemin e ri ende të paformuar plotësisht. Populli do të dalë në zgjedhje dhe i pazhgenjyer nga vetvetja dhe përcaktimi i vet alternativ i 22 Marsit, megjithë vështirësitë e pakapërcyera ende, sepse e di dhe e ka në filozofinë e vet se një gjë (sistemin për të cilin votuam) është më vështirë ta ruash se ta fitosh. Vështirë që populli të jetë zhgënjyer nga një sistem (kapitalizmi) ende i pavendosur më shumë se ç’është zhgënjyer nga socializmi i vendosur 50 vjet me radhë aq sa të kërkojë rivendosjen e tij. Populli do të dalë në votime edhe për t’i krijuar vetes qetësinë, punën, begatinë... Populli dëshiron qetësi, rehati, punë, mirëqenie. Më tepër se partitë, ai e ka vetë në dorë t’ia sigurojë vetes këto me realitetet që do të krijojë në Shqipëri. Për këtë duhet të votojmë të dielën. Mundësi t’i zvarrisë e të mos i zbatojë fare në pushtetin lokal. Vështirë se do të ketë qetësi nga një realitet i tillë. Ndarja e dy hallkave të një pushteti midis partive të ndryshme nuk ka asgjë të keqe, kur këto parti janë të ndryshme por jo të kundërta. Ndërsa puna ndryshon kur këto parti janë krejtësisht të kundërta. PS është e kundërt me partitë e tjera aq sa është i kundërt socializmi me kapitalizmin. Prandaj votat për të (në atë masë që i jepen) janë të kundërta me vullnetin e shprehur për sistemin më 22 Mars. Kundërvënia midis pushtetit lokal ndaj atij qendror është kundërvënie midis sistemeve kapitaliste në qendër me atë socialiste në bazë. Nga një realitet i tillë vështirë se do të rikthehet qetësia e dëshiruar dhe kushtet politike për punë e mirëqenie. Duke përdorur praninë e vet në pushtetin qendror dhe duke kërkuar praninë në pushtetin lokal në atë masë që do t’i sigurojë, po në atë masë do t’i përdorë për të shkaktuar kriza të vazhdueshme midis këtij dhe hallkave, për ta kundërvënë deri sa të krijohet situata për suprimin e njërit nga tjetri, me anë votimesh të reja. Prandaj në atë masë që do t’i jepen votat PS, në atë masë do të jenë «të pavlefshme» vetë votimet e sotme për për gjithnjë. Sigurisht me këtë nuk sigurohet qetësia e dëshiruar, as heqja qafe e votimeve, por përkundrazi, kriza dhe votime të përditshme. lli të jetë zhgjënjyer nga një sistem (kapitalizmi) ende i pavendosur në shumë se ç’është zhgjënjyer dëshiron qetësi, rehat, të krijojë në Shqipëri. Në atë masë sa do të marrë vota PS, në atë masë do të krijohet kundërvënia midis pushtetit qendror me atë lokal. PS e dëshiron një gjë të tillë në mënyrë që ato vende që mundet t’i zvarrisë gjatë por nuk i pengon dot në Kuvendin Popullor, të ketë përdorë për të shkatërruar kriza të vazhdueshme midis këtyre dy Prandaj në atë masë që do të pavlefshme» vetë votimet e sotme në përgjithësi. Krijimi i realitetit të tillë kontradiktor do të ruajë një situatë të vazhdueshme të mungesës së stabilitetit, qetësisë sociale, punës dhe mirëqenies, madje pa- (Vijon në faqen e 4-t)

«PRIVATIZIMI DUHET TË ECË ME RITMET E DUHURA»

- Takim i kryetarit të PR, zotit Sabri Godo me delegacionin e Komunitetit Evropian kryesuar nga zëvendëspresidenti i Komisionit, zoti Andriesen - Dje më 22 korrik paradite, kryesabri Godo, u prit nga zëvendëskryetari i Partisë Republikane zoti presidenti i Komisionit të Komunitetit Evropian zoti Andriesen e antarët të tjerë të delegacionit. Në bisedën e hapur lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zoti Godo shpjegoi se situata nuk mund të quhet ende plotësisht e stabilizuar. Dalja nga kriza mund të arrihet vetëm me privatizimin e shpejtë, kurse privatizimi nuk ecën me ritmet e duhura. Ende nuk kemi një koncept filozofik të qartë mbi pronësinë dhe shpesh krijohet konfuzion në publikimin e ligjeve të shqiptuara. Zoti Go- shpejtuara. Zoti Gojani tha se shpresonte ta mbajti të mbledhjes së 24-shes do të zgjidhte dhë disa nga problemet e ngushta me të vendit për tani dhe në perspektivë. Zoti Andreasen dhe anëtarët e tij të delegacionit thanë se takimi ishte i dobishëm e me shumë interes. Korresp. i «Republikës»

Ligji siguron demokracinë

Qetësia kërkohet prej popullit Në bazë të ligjit 7566, datë 25. 5, 1992, neni 14, paragrafi i katërt, ku thuhet; «-Lejohen forcat e Rendit të bëjnë kontroll për armëmbajtje pa leje,...», u bë kontroll në disa persona për të cilët kishte të dhëna se mbanin armë pa leje. Si rezultat i këtij kontrolli u ndaluan këta persona; 1. Hysni Jashar Milloshi (ish-kryetar i PK) 2. Sokol Spiro Koleka (një nga hetuesit më të spikatur në diktaturë); 3. Florian Teki Koloneci (ish-oficer i SHIKU-t) 4. Sofo Pilo Duka (ish-oficer i SHIKU-t) 5. Dylber Qemal Dhramo (ish-oficer u gjot revolver i tipit TT) Pra, si shihet, të gjithë janë ish-ushtarakë që nuk donin t’i lëshonin armët nga duart. Gjatë diskutimit të ligjit për armët; parlamenti u ndal gjatë, sepse njeri nga paragrafët binte ndesh me procedurën e kontrollit të banesës. Pati zëra në parlament që dënimi për armëmbajtje pa leje të shkojë nga 10 - 15 vjet. Përfundimisht u vendos minimumi i vendimit 5 vjet; por duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të krimit: parlamenti vendosi të lejojë forcat e Rendit të bëjnë kontroll për armëmbajtje në trup; në shtëpi, në lokal e kudo. Ligjet i bën parlamenti dhe forcat e Rendit do t’i zbatojnë edhe kur nuk i pëlqen armëmbajtësve dhe ZP-së. REPUBLIKA

PROCES NË RRUGËN E PAQES

- Dialog konstruktiv Hërd - Berisha - Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Douglas Herd u takua në Tiranë me presidentin shqiptar Sali Berisha dhe me kryeministrin Aleksandër Meksi. Në qendër të bisedimeve ishte kriza ekonomike në Shqipëri, vala e vandalizmeve e refugjatëve për në Itali dhe në Greqi si dhe ndihma e Komunitetit Europian për kalimin e gjendjes së vështirë të furnizimeve në Shqipëri. Një vend i rëndësishëm në bisedime zuri çështja e Kosovës. Presidenti shqiptar Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm britanik Herd u shprehën për dialogun e vëzhguesve ndërkombëtarë në Kosovë. Pas një bisede me Herdin në Krujë Berisha deklaroi se dërgimi i vëzhguesve është i domosdoshëm. Herd tha se i ngarkuari i KE-së Lordi Kerrington do të takonet ditët e ardhshme në Beograd me presidentin serb S. Millosheviç për të diskutuar për problemin e Kosovës. Nga ana e tij Herd u bëri thirrje udhëheqësve të Shqipërisë dhe të Serbisë që të mos lejojnë që kriza në Kosovë të kthehet në një vatër tjetër lufte në ish-Jugosllavi. Në prani të Berishës ministri i Jashtëm britanik theksoi se presidenti serb Millosheviç duhet ta mbante mirë parasysh se një katastrofë në Kosovë do të conte në një katastrofë edhe për vetë serbët. Më tej Dagllas Herd dha se sipas mendimit të tij zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte autonomia e plotë e saj. Serbia ka hequr autonominë Kosovës, e ka vënë atë nën administrimin e saj të drejtpërdrejtë. Duke folur për problemin e dërgimit të vëzhguesve të KSB-së në Kosovë, për të cilën është propozuar edhe në mbledhjen e Komunitetit Europian në Lisbon, Herd tha se kjo gjë mund të bëhet duke e pranuar si për shqiptarët e Kosovës, për shqiptarët ashtu edhe për serbët. (Sipas ATSH-së)

Mesdita (nata) e Koço Danajt...

Më në fund vargut të gjatë të gazetave shqiptare iu shtua dhe një tjetër emër. Fjala është për gazetën komuniste me emrin «Mesdita». Ajo doli pikërisht këto ditë që u mbyll gazeta e Partisë Komuniste. Pra lind si të thuash për të sfiduar forcën e ligjit, i cili mund të mbyllë një parti bashkë me gazetën e saj, por nuk mund të ndalojë dot një komunist për të bërë një gazetë... Botuesi i saj është ish sekretari i PPSH për rrethin e Sarandës, ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit, ish-terroristi i luftës së klasave, Koço Danaj. Pra Koçoja, alias Qemal Brezftohti, alias Oso Kurveleshi, që shkroi në ZP pjesë të veçanta për demokracinë, tani doli përsëri në skenë si botues. «Ç’të ka mbetur ende pa shkruar komunisti Koço Danaj? Ç’të ka mbetur ende pa thënë?» U mësuam që titujt e gazetave të vogla komuniste të shohim të zbukuruara me fjalën orë («24-orë», «Orën»). Na ktheu mënyrën e vjetisë të plotë ata kanë vetëkatur letrat dhe botuesit. Ndërsa persekutori Koço Danaj kërkon ta maskohen me dilt dhe harron që dita e tij ka ikur, kurrën që ajo s’mund të kthehet më. Korresp. i «Republikës»

KUSH NA JEP TË DREJTË TË HARROJMË?...

Më 26 korrik duhet të zgjohemi në kujtesë Besnik J. është kthyer këto ditë në Shqipëri. Në Athdeun e tij. Ikur një vit e pak muaj më parë, me ekzil të detyruar, për në Itali, ai e gjen tani Shqipërinë në një gjendje tjetër, me një klimë tjetër. Si mijëra të tjerë të ikur, edhe Besniku e kishte lënë Shqipërinë TJETËR. Edhe njerëzit, edhe situatat, edhe kontradiktat, edhe demokracinë. U kthye dhe ajo që i bëri përshtypje më shumë ishte diçka që mund t’i bjerë në sy vetëm atyre. Vetëm një të ikuri në ato kohë. Le të përpiqemi të riprodhojmë me pak fjalë «shtetësimin» e tij: Ju se i shihkoni tani gjërat. Sikur i keni harruar ca gjëra. Po si mund të harrohen ato kohë! Si mund të harrohen ata, komunistët, fjalët e tyre, punët e tyre, dhuna e tyre? Ngatërronim ne, mbase, pranë e tyre; ata thonë që janë demokratizuar?! Dhe ju besoni, pra- noni t’i dëgjoni deri në fund? Po ç’do dalë prej kësaj, ç’do fitoni prej kësaj harrese? Më duket se jeni squllur, i keni lëshuar ca gjëra, nga ato që i kemi pasur me tepër ato ditë të fillimeve të lëvizjes demokratike... Po ç’mbetet nga njeriu po harroi ato gjëra? Këto ta pak a shumë ekzilanti Besnik J. Ne, një grup miqsh të tij, shokë të kohës së diktaturës, e dëgjuam. Në fillim duke buzëqeshur. Duke e justifikuar për kohën që kishte ikur. Prej atjeherë kishin ndodhur shumë gjëra, kishin rrjedhur shumë ujëra, shumë fjalë, shumë sharje, mllef dhe dufe ishin zbrazur dhe tashmë njerëzit kishin rënë në shtratin e gjerë të demokracisë. Aty mund të «rrjedhnin» ujë shumë. Aty ka hapësirë për të gjithë. Njerëzit, merrres vesh, janë po ata, por natyrisht nuk janë pikërisht ata. Një varg emrash, duke filluar prej anëtarëve të Byrosë Politike tashmë janë kthyer në objekte muzeale. Nga presidiumet kanë kaluar në bangën e të akuzuarve. Qindra të tjerë janë zhveshur nga mjegulla hierarkike e pushtetmbajtësve, kanë zbritur nga makinat dhe gjithçka e më e dendur, ata apo njerëzit e vet, i shohim të zënë radhën për produktet e sportit, i shohim të shndërruar nga halçi në njerëz të rëndomtë. Ku vajti madhështia e tyre, rrëmuara e tyre, fuqia e tyre?! Ata që dikur bënin Ligjin e paligjshëm, sot ankohen për të drejtat e njeriut! Me në fund u kujtuan të ndiejnë njerëz! Me në fund po u vjen keq për njerëzit, pra për veten e tyre! Gjithnjë për veten e tyre! Këto gjëra i shohim dhe ne, na këtu brenda, në që rrjedhim lehtëzim mes ngjarjeve të ditës, që harrohemi pas tyre dhe padashtur HARROJME edhe gjëra që nuk duhet t’i harrojmë. Ardhrët e atyre, TË IKURVE nga dhuna, nga varfëria, nga diktatura, na i kujtojnë. Dhe ju besoni se jeni bërë socialistë?! Dhe ju i pranoni të Djathtët?! Dhe ju harroni?! Po si vallë, si?! A i harroni dot? A keni të drejtë t’i harroni ato gjëra, që as ata vetë nuk i harrojnë. Ata bëjnë sikur i harrojnë se nuk ka rrugë tjetër, jo vetëm kaq! Po unë i kam parë me sy, të lumtur gjëra që kam parë nga atëherë kur ikëm ishin dhe nga të gjitha të shkuara nga kujtesa e dhimbjes. Thonë se i vratë lini muan ne tër- rësht qytetin e vrasurit. I përzunë nga Athdeu është një i vrarë, i vrarë në shpirt. Na ka mbetur në sy fytyra e vërtetë e tyre. Dhuna e ambasadat, zërat e mitingut të 13 korrikut, kur na dhadh lamtumirën, neve, jashtëligjshmëria së kombit! Jo, ne nuk mund t’i harrojmë ca gjëra. Nuk kemi të drejtë t’i harrojmë. Në emër të kujt i marrim përsipër këto përgjegjësi?

Më 26 korrik duhet të zgjohemi në kujtesë

Një peticion i veçantë për gazetën «Republika»!

Në adresë të gazetës «REPUBLIKA», krahas peticioneve të shumtë, ditët e fundit mbërriti një deklaratë e një grupi të vetëquajtur «Intelektual republikan». Me një kaligrafi të bukur, rreshtoheshin njëri pas tjetrit vetëm 10 emra. Në 50 (nga 62 radhët e deklaratës) i bëhet një biografi kryetarit të PR. Punë për ta. Ne i shkruajtëm këto radhë për t’iu përgjigjur etiketimit: «Gazeta “Republika” është uzurpuar dhe shërben për të dënuar kundërshtarët e tij me fjalor rrugaçësh e jashtë çdo etike politike, “fakt” të cilin ne e presim, pas kësaj deklarate, me gjakftohtësi». Sqaro jmë intelektualët, se gazeta nuk është uzurpuar nga askush dhe nuk ka demaskuar askënd. Atyre që e ndjejnë veten të demaskuar nga faqet e «Republikës», si për çdo rast tjetër, redaksia u jep të drejtën e replikës. Së fundi, gazeta «Republika» mund edhe ta botojë deklaratën tuaj, por e gjykon të udhës se është më e dobishme që rreshtat e deklaratës tuaj t’i vërë në dispozicion të një reklame për kunugujt dhe kastravecat. REDAKSIA

Njoftim

Numrin e ardhshëm Gazeta „do të dalë ditën e shtunë, datë 25.07.1992.