Nga informacioni partiak që ka kjo parti, rezulton se ka parregullsi të mëdha të shfaqura në votimet e 26 korrikut.
Sipas të dhënave tona në disa zona nuk korrespondojnë të dhënat e votimit që paraqet procesverbali i qendrës së votimit me procesverbalin që paraqet qendra në rreth dhe më tej me atë që i paraqitet komisionit qendror të zgjedhjeve në Tiranë.
Një fenomen i tillë ka ndodhur në Levan (Fier), Memalish (Pogradec), Lezhë etj.
Njëkohësisht, akte arbitrare e antidemokratike janë vënë re edhe në zonën e Voskopojës e Moglicës në Korçë, ku PR si subjekt elektoral është eliminuar me absurditetin se kandidatët e paraqitur nuk i njeh personalisht komisioni i qendrës së votimit.
Natyrisht, PR ka bërë denoncimin zyrtar pranë komisionit qendror të zgjedhjeve në Tiranë, por PR proteston energjikisht kundër këtyre veprimeve falsifikuese e thellësisht tendencioze me qëllim dashakeqës ndaj PR.
Njëkohësisht PR, jo vetëm proteston, por njofton opinionin e mbarë vendit se të tilla cungime e falsifikime synojnë frenimin e mendimit dhe janë praktika komuniste e neokomuniste në vendin tonë. PR e ndien për detyrë patriotike e respektuese votuesit e saj dhe shpirtin e tyre demokratik pranë çdo zëri të saj të protestës ndaj këtyre parregullsive.
Informacionet, për shkak të vështirësive, që tashmë dihen, nuk janë të plota. PR do të vazhdojë edhe në të ardhmen, të denoncojë të gjitha rastet e shkeljes së ligjshmërisë, dhe do të kërkojë, të veprohet konform ligjit.
KRYESIA E PR
TË REJA NGA KONFERENCA E SHTYPIT E Z. NANO
Sapo ju dha rasti, eurosocialistët, e ardhmja e PS, treguan dhe një herë tolerancë e mirëkuptim, transparencë dhe i dhanë të pranishmëve (trupit diplomatik dhe disa gazetarëve që mundën të hynin në sallë) mesazhet realiste.
Ndryshe nga kryetari i madh Nano që në flet shumë dhe s’merrret vesh se ku do të dalë, disa eurosocialistë folën qartë, shkurt dhe prerë: «Do v’ua thërmoj brinjët», «Ahhhh fituam», «Ku janë ata?» (kjo e fundit e paspecifikuar)... PS: Së fundi shprehim keqardhjen që lypësat e hotel “Dajtit” dhe “Tiranës” humbën një leksion të shkëlqyer me sharje banale që disa “Euro” ua rezervuan te dera e hyrjes punonjësve të shërbimit. I FTUARI
Kush gëzon për «socialistët»?
Nano vazhdon akoma të luajë me karta të mbyllura. Nuk distancohet hapur me Enver Hoxhën, quan jo njerëzore mbajtjen në qeli të Nexhmije Hoxhës, nuk prononcohet për nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Komuniste dhe ja ku i korr fitoret. Votat e tyre dhe ato që shpresuan Javen e Lumturisë së menjëhershme demokratike, e nxorën nga bataku ku e flaku 22 Marsi.
Nano vazhdon akoma të luajë me karta të mbyllura. Nuk distancohet hapur me Enver Hoxhën, quan jo njerëzore mbajtjen në qeli të Nexhmije Hoxhës, nuk prononcohet për nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Komuniste. dhe ja ku i korr fitoret. Votat e tyre dhe ato që shpresuan Javen e Lumturisë së menjëhershme demokratike, e nxorën nga bataku ku e flaku 22 Marsi. Kush gëzoi për Partinë Socialiste? Xhell Gjomi, krahu i ashpër i PPSH, dhuna e hapur e komunizmit në gramhat e fundit, ai që mallkoi «pushtuesit e ambasadave» në korrik të 1990, ish-deputeti i PPSH, pas 26 korrikut, doli në Bulevardin Dëshmorët e Kombit si ngadhënjimtar! Kush kishte fituar: Partia Socialiste (perëndimore) apo «xhelatistët»? Sofokli Lazri po festonte në Bulevardin «Stalin»! Pasi u mallkua aq gjatë në shtypin demokratik, pasi u quajt Njeriu që bëri fajtor edhe Ramiz Alinë, shtriga e KQ të PPSH-së, pasi u mallkua si antishqiptari më i madh i diktaturës së kuqe, antiintelektuali më i shquar, ai fitoi të drejtën e shëtitjes me qytetarët e Tiranës Demokratike. Kush kishte fituar: Partia Socialiste apo Sofua? Sulejman Baholli kishte gëzuar të shtënat vetë brenda Bllokut! Si më plak që është! Kalonte mes palatave me shumë kate dhe nxirrte një copë letër (higjienike) nga xhepi. Fshiste me dikë atje sipër: «Kemi fituar! Kemi fituar kaq përqind», u thoshte. A thua njerëzit do të mbyllin sytë dhe veshët dhe dhëmbët e diktaturës? dhe dhëmbët e diktaturës? A thua do harrojmë se lloj i maceve vjen nga tigrat dhe thonjtë po ata janë, veç me helmuës dhe kancerozë? Mos na i ndotni shitoret! Mos na kujtoni kohën me Ata. Ndryshe edhe toleranca do të ndjehet ngushtë, do t’i këputen krahët dhe do të bëjë vdekur jo këmbët tona! Toleranca, (vetëm toleranca) jo demokracia. RAPO OBLIKA
- Sofokli Lazri, Xhell Gjomi, Sulejman Baholli dhe komitet-qendrorasit e tjerë dolën shëtitje pas 26 korrikut -
Një avokat i zellshëm i propagandës së shovinizmit
Një avokat i zellshëm i propagandës së shovinistëve grekë në Shqipëri
Kryesia e Pr? [?].
Ka qenë në traditën e praktikave të udhëheqësve monistë që shtypi e RTV, pas evenimenteve politike, të bëntë jehonën e tyre. Edhe “Zëri i Popullit”, duke ruajtur (jo vetëm emrin) zakonet e vjetra, vazhdon me “jehonat”. Pas vizitës tepër të suksesshme, për të mos thënë historike, të shokut Fatos Nano në Greqi, “vunjotasi grek” Pavllo Gjidede botoi në “ZP” të datës 18.7.1992 artikullin “Mesazh humanitar grek”.
Me një gjuhë tejet të sofistikuar, karakteristike e stilit të autorit, shpaloset demagogjia, duke spekulluar me idenë e miqësisë midis popujve që askush nuk do të guxonte ta prekte e aq më pak t’i kundërvihej publikisht. P. Gjidede me qëllime të paracaktuara (që dhe mishi të piqet dhe helli mos digjet), konfondon popullin, shtetin e shovinizmit grekë. Ai thotë disa gjysmë të vërteta dhe hesht me qëllim propagandistik për disa të vërteta që janë tepër të rëndësishme për ne shqiptarët.
Jehonëshkruesi ankohet se “Fjala është se... miku grek ka hapur derën e shtëpisë. Dhe në lidhje me këtë mund të ishte folur dhe shkruar më shumë”. E para, miku grek (cilin: shteti, populli apo shovinistët?) nuk ka hapur derën e shtëpisë, po thjesht u dha punë jo për miqësi, por të flasim realist, për interesin e vet, sepse ka leverdi për krah të lirë, njësoj si me emigrantët polakë, rusë, rumunë etj. Dhe vërejtja se mund të ishte folur më shumë na duket e tepërt, se kaq bojë kanë derdhur shtypi grek dhe ai i Omonias, sa s’kanë lënë vend të flasim në për “ata mijëra të tjerë tanimë të kthyer (apo të përzënë me metodat më shtazarake-kjo s’ka rëndësi për Pavllos-in) në vatrat e tyre, jo me duar në xhepa dhe me xhepat bosh”.
“Ti duhet të dish mirë, i nderuar ‘vorioepirot’ se ato para që kanë fituar emigrantët tanë i kanë nxjerrë me djersë e me gjak dhe s’ua ka falur kush. Ti i harron me qëllim ata mijëra të tjerë që i kapin në punë, në rrugë, në stacione e lulishtet dhe ashtu siç janë, jo vetë prej krahut të punës por edhe nga Na- no që flet shumë dhe s’merr shkurt dhe prerë: ‘Do t’ua hotel “Dajti” të shërbimit.
I FTUARI
Të rrezikosh vetem... INDIFFERENCE NDAJ FAKTE DEMOKRACISE!
Të rrezikosh vetem...
INDIFERENCE NDAJ FAKTE DEMOKRACISE!
Dhetra fakte dëshmojnë pikërisht diçka të tillë: Një lloj indiference të zgjedhjet e 26 korrikut.
Njerëz që përcaktuan fatin e zhvillimeve demokratike, po shfaqen si të paaftë për ç’do të ndodhë më tej. Ata tashmë kanë siguruar diçka. Një dyqan privat, një licensë tregtie, një pasaportë për dikun në Evropë dhe ca para mënjanë. Jo pak për një individ, për një familje, por padyshim pamjaftueshëm për t’i siguruar këtë arritje.
Njerëz që ushtruan presionin mbi ish-komunistët, që rrëzuan monumentet dhe kultet e diktatorit, tashmë po hiqen mënjanë, sikur me nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Komuniste, u varros komuniteti. Kur komunistët më të rrezikshëm, ata me pasionantët madje ata të Institutistit të Studimeve M-L, janë shefa të Partisë Socialiste.
Njerëz që kanë siguruar një farë lloj mënyre lehtësie, shumë minimale, sado disi më të mirë në diktaturës komuniste, sikur u mjaftuan me kaq. Harroni se ish-komunistët kanë dalë në ekonominë e tregut me milionat e vjedhura këtij populli duke transferuar pushtetin politik, në pushtetin ekonomik. Diktatura kështu merr formë tjetër.
Njerëz të tjerë që e quajnë demokracinë e siguruar, e neglizhojnë faktorin “Zgjedhje të Lira”, “Zgjedhje të Lira”, “Zgjedhje të Lira”, dhe nuk mendojnë kohë sa të shkojnë të votojnë. Kur dihet se ata, ish-komunistët janë tepër të disiplinuar, ende funksionojnë organizatat bazë. Ata nuk mungojnë në zgjedhjet, se u kërkojnë jo vetëm privilegjet, por edhe rrogat e mëlcateve të së shkuarës, kur ata i kanë shërbyer dhe kanë mbajtur në këmbë diktaturën.
Ishte pikërisht kjo arsyeja që elektorati i socialistëve ishte pothuaj po ai, ndërsa ai i koalicionit demokratik u zvogëlua nga indiferenca e pafalshme e qytetarëve që më 22 mars votoi për demokracinë.
Ç’do të ndodhë më tej? A kërcënohet demokracia? Nga kush? Kush ka përgjegjësinë të mbrojë atë?
Përgjigjet burojnë vetiu: Ai që humbet nga ndërprerja e reformës demokratike është në radhë të parë populli, jo partitë politike. Populli paguan haraçet e gabimeve të tij, ai vet paguan indiferencën e tij në këto çaste të udhëkryqeve politike. Këtij bëhet e domosdoshme pjesëmarrja e të gjithëve në zgjedhjet e 26 korrikut.
Kush do ta garantojë pikërisht atë tregatin e sapokëmbuar, atë pasurinë e vogël që tashmë hapi rrol diktaturën ndaj pronës së vogël që çdo ditë piltte kapitalizmin»! Atë si rrinë që kërkon dhe ka mundësi tani të dalë në Evropë? Njerëzit në përgjithësi, që e kanë të drejtën e lirisë dhe të iniciativës së lirë me pashë. Vetëm Partia Socialiste jo!
Dhe kjo Parti duhet mposhtur përfundimisht më 26 korrik.
22 mars, varri i hapur i komunizmit, kërkonte të kapakun e arkivolit. Kush ka lënë hapur këtë varr?
Ne votë, në indiferencën e 26 korrikut, në qytetarët që e shndërruan demokracinë fillestare në një lules të parakohshme.
Mos na kushtojë shtrenjtë!
Thirrje e PR
PR U BEN THIRRJE TË GJITHË REPUBLIKANËVE TË MBESHTESIN NË ÇDO ZONË BALOTAZHIN PD
ZOTI ALEKSANDËR MEKSI KRYEMINISTER I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
ZOTI ALEKSANDËR MEKSI
KRYEMINISTER I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Shumë i nderuar zoti Kryeministër!
Në një mënyrë krejt të rastit, nga persona që punojnë në afërsi të Këshillit Kishëtar Ortodoks të Tiranë, mësuam se më datën 2 gusht 1992, Hirësia e tij, eksarku Anastas, përfaqësuesi i Fanarit të Stambollit, me kombësi greke, do të zgjidhet kryepeshkop i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ky proces është menduar e planifikuar nga qarqe Ortodokse të ngushta njerëzish të kryesisë së kishës e i vendosur në një rreth shumë i ngushtë rreth shumë i ngushtë njerëzish të kryesisë së kishës e i vendosur në mënyrë shumë të precipituar, pa njoftuar opinionin e gjerë ortodoks në mënyrë të drejtë dhe pa u konsultuar me Kishën Autoqefale Ortodokse të vendit tonë dhe pa u konsultuar me Kishën Autoqefale Ortodokse të diasporës shqiptare të Amerikës, ndofda qëllimisht për të rrezikuar të drejtat tërësisht nga proceset vendimtare të kishës sonë, mendimin e saj tërësisht nga proceset vendimtare të kishës sonë, e cila simbas mendimit tonë është pjesë integrande e Kishës sonë.
(Vijon në faqen e 2-të)
QË TË MOS TURPËROHEMI NESËR...
Nisur nga të gjitha shqetësimet për këtë problem, redaksia e gazetës, pasi u konsultua gjerësisht me përfaqësues të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare sqaron:
Në nenin 29 i statutit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë thotë: “Famullia Ortodokse Autoqefale është bashkësi e krishterë e krijuar nga këshillat kishtare të dala nga gjiri i popullit të çdo famullie dhe aprovohen nga pleqësia e famullisë”.
Duhet pasur parasysh se këto nene sanksionojnë se çdo shqiptar duhet të këmbehet që kisha që do të jetë me çdo kusht autoqefale. Presidenti i Republikës duhet të prononcohet fuqishëm për këtë problem, sepse asnjë veprim s’mund të bëhet pa aprovimin e shtetit.
Meqenëse Patriarkana e Stambollit ka emëruar si kryepeshkop zotin Janullatos, qëndrimi i tij duhet të jetë maksimalisht provizor. Në vend të tij duhet të caktohet një peshkop shqiptar.
REDAKSIA