03/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 dhjetor 1992

ÇËSHTJA KOMBËTARE, DEMOKRACIA DHE REFORMA EKONOMIKE

- Raport i mbajtur nga z. SABRI GODO në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Vendi ndodhet sot para tre problemeve kyçe; çështja kombëtare, stabilimi i demokracisë dhe reforma ekonomike. Si parti e angazhuar deri në fund, ne duhet të bëjmë analizën e këtyre problemeve dhe të shfaqim haptas qëndrimin tonë republikan. si komb. Ka të ngjarë që në këtë vrull e sipër të njerëzimit, kombi ynë të merret nëpër këmbë, siç ka ndodhur shpesh e për kohë tepër të gjata në dy mijë vjet. Rreziqet që na kanosen tani nuk janë më të vogla. E thonë të gjithë se lufta do të zbresë në Kosovë dhe prej andej do të përhapet në vende të tjera. Mbetet vetëm data. Me sa shihet, Komuniteti Evropian dhe Kombet e Bashkuara nuk duan të marrin përsipër rrjedhjen e një ndërhyrjeje ushtarake në ish-Jugosllavi. Ndryshe s’ka si të kuptohet liria e Millosheviçit për t’u sjellë si një bandit që shkel popujt radhas. Vuçet lufta me top, me dhjetëra mijë të vrarë, me gra e fëmijë të masakruar. Për një vrasje raciste në Gjermani u rrënqeth tërë kontinenti dhe kjo është e drejtë. Po, ndërkohë, asisto(j)më në masakrimin e një populli të tërë në jug të kontinentit, ndërsa përgatitet masakrimi i një populli tjetër tre milionësh. Është e qartë se interesat e ndryshme të Shteteve të mëdhenj nuk lejojnë marrjen e një vendimi për ndërhyrje ushtarake kolektive. Bllokimi detar e ajror dhe masat e tjera shtrënguese, nuk e pengojnë Serbinë, që i ka mundësitë të nisë pastrimin etnik në Kosovë. Kjo do të thotë luftë. Padëshim vjen pyetja se ç’do të bëjë Shqipëria. Mirë do të ishte që kësaj t’i përgjigjej parlamenti shqiptar, ku çdo ditë thërrasin «kombi në rrezik», po nuk thonë cilat janë dimensionet e vërteta të rrezikut dhe si përballohet ai. Parlamenti është kufizuar me ndonjë protestë kur ndodh diçka në Kosovë. Presidenti Berisha u ka thënë me urtësi e burrëri të huajve se Shqipëria do ta japë përgjigjen në kohën [?] e duhur. Po mbi përgjigjen që do të jepet duhet të dimë edhe ne, tërë populli, se ai do ta përballojë. Dikush thotë se s’mund të mbyllim kufirin me Kosovën dhe po të duam. Dikush deklaron se do ta mbyllim. Këto përshtypje s’duhej, nuk kemi një strategji të përgjithshme të qartë dhe as përgatitje të mjaftueshme. Prej kohe duhej nisur një ofensivë diplomatike intensive drejt parlamentit dhe strukturave të tjera evropiane, drejt shteteve evropiane miq të Shqipërisë, drejt SHBA. Ende s’është paraqitur ndonjë kërkesë e rezolutë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Kjo ofensivë duhej nisur me parlamentin shqiptar, me qeverinë dhe presidentin e të bashkëbisedohej me Kosovën dhe diasporën. Përçapjet e deritanishme nuk mjaftojnë. Nëse vazhdojmë kështu bota do të na lërë të zgjedhim vetë një çështje që duket si përtej fuqive tona. Diçka e keqe, që s’mund të kalohet heshtur, ndodhi edhe në Jug. Synohet në kombëtarizimin e popullsisë së Jugut, duke përfituar nga gjendja ekonomike e mjerueshme. Qarkullojnë qindra mijë «pasaporta» lëshuar shqiptarëve për hyrje të lirë në Greqi, ku janë ndryshuar emri, kombësia, feja. Bashkimi i Jugut me Vorio-Epirin kërkohet me shkrime në muret, me ndjelljen e armiqësirave, me kurset falas për gjuhën greke, me shitjen në dyqane vetëm me dhami e deri te ngritja hapatas e flamurëve. Ekziston një plan i qartë për Jugun, kurse ne s’kemi një plan të kundërt të dërvenies. Jemi të zënë me gjendjen në Veri dhe kjo është e drejtë, por s’mund të mbyllim sytë edhe ndaj sëmundjes që përparon në Jug. S’mund t’i shmangemi përgjegjësisë edhe për 200.000 emigrantët tanë në Greqi. Mbi çështjen e Jugut ne kemi paraqitur me gojë e me shkrim vlerësimet dhe propozimet tona. Ne mendojmë se, duke parë realisht gjendjen e jashtme, nuk na lejohet as paqartësia, as mungesa veprimi. Në rrethanat të tilla koha është vendimtare. Është koha’u themi të huajve se Shqipëria ndodhet në rrezik të vërtetë e këtë ta argumentojmë me fakte. E të themi me të njëjtën bindje se nuk do ta lëmë vetëm të huajt të veprojnë, po se e keqja do të përhapet më tej. Këtë duhet ta bëjmë bashkërisht dhe me forcën e duhur. Pata ndërin t’i sugjeroj zotit Rugova se ne duhet të dalim me kërkesën frontale për një Kosovë asnjëanëse nën mbikëqyrjen e trupave të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Rugova dhe kryeministri Bukoshi e konsideronin të drejtë këtë zgjidhje. Propozova një konferencë ndërmjet katër partive në Shqipëri (PD, PS, PSD dhe të tjera). Zoti Rugova e pranoi këtë me kënaqësi. Mendoj se kjo konferencë, në të cilën mund të thirren edhe përfaqësues nga diaspora, do të përpunonte mirë një qëndrim të përbashkët publik, mjaft i nevojshëm edhe ndaj opinionit të jashtëm. Ndërkohë, të thirret një takim i Presidentit me qeverinë dhe kryetarët e katër partive, për një sqarim në themel të çështjes kombëtare. Është fjala për një takim ku të paraqitet një platformë dhe jo për një bisedë të rastit. Të katër partitë që përfaqësojnë opinionin e shumicës dërmuese të

IMPLIKIM I REGJIMIT KOMUNIST SHQIPTAR NË TERRORIZMIN NDËRKOMBËTAR

Në përgjigje të zërave të Kasandrës dhe vizioneve të errëta që duan të ngjallin ish-komunistët sovjetikë për të ardhmen e ish-perandorisë së kuqe të quajtur dikur BRSS, një satirist rus është shprehur: «E ardhmja është e paparashikueshme, por mbi të gjitha e kaluara është e paparashikueshme». Sigurisht kjo nuk është një lojë fjalësh, por një mesazh më se i vërtetë. Qoftë nga «hulmutimet» sipërfaqësore që i janë bërë regjimit komunist kanë dalë në dritë histori nga më të tragjiket e më të pabesueshmet, duke vërtetuar kështu teoremën sipas së cilës në komunizëm edhe engjëlli është djall. Shumëkush mund t’i duket e (Vijon në faqen 3)

Gramoz Ruçi përgatitet për ankandin e hotel turizmit në Tepelenë

Vazhdon deklarimi i abuzimeve të PPSH Pas tërheqjes së Bedri Zhupës, mikut të tij ish drejtor në Tepelenë Gramoz Ruçi dhe ortaku i tij i vjetër Mehmet Guga, tashmë kanë eliminuar nga gara për të blerë në ankand dhe Njeriun që qeverisi Tepelenën gjatë «stabilitetit», dhe që ka stabilizuar me së miri ekonominë e tij, ish kryetarin e komitetit Ahmet Çaçin. Në «fushatën elektorale» që po zhvillohet në Tepelenë, tani në prag të zgjedhjes në ankand të hotel turizmit, sipas të gjitha sondazheve, Gramoz Ruçi dhe ish kolegu i tij i financës, kur drejtonin bashkë kooperativën e Progonatit, Mehmet Guga, ngelen dy rivalët më të denjë, për të blerë këtë hotel. Të papriturat ngelen të shfaqen ditën e ankandit të hotelit, klakohen shum at, dhe ku është e sigurtë se ortaku i Gramoz Ruçit pas çdo ngritje çmimi do të jetë i gatshëm të firmosë. Ka zëra që thonë se Gramoz Ruçi do të marrë vetë pjesë në ankand, siç ka të tjerë që thonë se ai do të rrijë në një cep të pijetores së turizmit, së bashku me një mikun e tij me mjekër i cili shfaqet i dehur rru[g]ëve të Tiranës dhe në hollet e hotel «Dajtit» bashkë me Gramoz Ruçin. Pavarësisht nga hollësitë teknike ankandi do të zhvillohet, dhe sondazhet e nxjerrin Gramoz Ruçin fitues, si gjithë kolegët e partisë së tij në këtë rast. Është e sigurt se pagesa do të bëhet me prerjen e re të kartmonedhës 500 lekëshe, e cila nuk ka asnjë lidhje me paratë që mund të jene fituar në rrugë të pandershme në kohën e Partisë së Punës. Korrespondenti i «Republikës»

1. MBI ÇËSHTJEN KOMBËTARE

Nga mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar e deri sot kanë ndodhur disa ndryshime me rëndësi në arenën ndërkombëtare dhe në jetën e vendit. Në SHBA pas 12 vjet qeverisje republikane erdhën në fuqi demokratët. Populli amerikan kërkonte ndryshime. Problemet shoqërore që aty ku manifestuan edhe me shpërthime, mund të zgjidheshin vetëm duke ndryshuar administratën. Kjo ishte bindja e popullit amerikan dhe kjo u bë, duke zgjedhur president Klintonin e ri, energjik e me ide të reja. Kjo ishte një tjetër provë e aftësisë dhe e vitalitetit të demokracisë së madhe amerikane për të dalë nga vështirësitë e për të hapur horizonte të reja. Prej 200 vjetësh, gjithnjë kështu ka ndodhur, prandaj Amerika arriti të bëhet vendi më i fuqishëm i botës. Ky shembull vlen për tërë popujt. Vetëm demokracia e lirë, e pavarur mund të sigurojë përparimin. Ky shembull vlen sidomos për demokracitë e reja të Lindjes, të porsadala nga sundimi i rëndë komunist. Evropa po lufton për bashkimin ekonomik dhe politik, duke bërë një hap të madh me Mastrihtin. Por kjo përpjekje e nisur nga personalitete të shquar fill mbas Luftës II Botërore do të jetë e gjatë. Një proces i veçantë ndodh në Kinë, nën parullen e Ten Hsiao Pinit: «Të pasurohesh është fisnike». Duket se aty po shkatërrohet sistemi ekonomik i komunizmit për t’i hapur rrugën tregut të lirë, duke ruajtur të njëjtin regjim politik, që mohon demokracinë. Meqë këto dy gjëra s’mund të pajtohen, mbetet të shihet se si do të ndahet më tej në atë vend ku jeton një e treta e njerëzimit. Shembja e komunizmit në Lindje të Evropës, solli me vete edhe ndezjen e konflikteve nacionale e etnike, sidomos në ish-BS e në Ballkan. Kjo do të ndodhte si rrjedhim i shtypjes së egër që ushtroi komunizmi mbi kombësitë. Po ndërsa në vendet e tjera të Lindjes këto konflikte do të shihen, vendet ish-Jugosllavinë konflikti merr përmasa tragjike. Pjesa e papara e Evropës që nga Lufta II Botërore, gjak e trazirat po shpërthejnë. Pjesa myslimane e popullsisë boshnjake po shfaroset. Kjo s’ka të bëjë me dasitë fetare, se ata janë kthyer myslimanë, ortodoksët e katolikët. Serbët kërkojnë rivendosjen e armëve të ish-mbretërisë së krijuar nga fuqitë evropiane mbas Luftës I Botërore. Kjo ish-mbretëri dhe ish-Kedemoitës s’mund të mbahet në këmbë. Aventura serbe është e pashpresë, një synim i tillë e bëlbët edhe tepër e rrezikshme, po pikërisht si e tillë bëhet edhe më e ngutshme të shohim se fundi bota ka pësuar ndryshime të mëdha, të diktuara nga problemet e ngutshme që shqetësojnë njerëzimin, i cili, sikundër thotë Helvetiusi, rend pa u ndalur drejt përparimit si një i armatë kalore dhe e ardhshme do të ndodhë edhe vetë vdekje që në atë ardhmen do të shihet vetëm në ngushtësi. Por ky vizion filozofik realist nuk na ngushëllon dhe aq shumë kur kihemi ndaj gjendjes sonë tonë që s’do të bëhet luftë. Padyshim një plan të kundërt një platformë dhe do përfaqësojnë opinionin e shumicës dërmuese të

PËRVJETORI I TË GJITHA VONËSAVË

(REPORTAZH) Tetëdhjetë vjetët e Pavarësisë së shtetit shqiptar, ishin tetëdhjetë vjet të pavarësisë së tij, pa shtetin gjithshqiptar. Ato përbënin jetën tragjike të kombit të ndarë që në anulllitën përgjysmë, përvashjen e besueshmën, ëndrrën e kombit të bashkuar. Tashti ky komb i gjendur mes lindjeve të reja e vdekjeve të vjetra, po përpiqet të ndreqë ekuilibret e çekuilibruar nga të tjerët. Tani kur historia e tij po shkruhet në orët e fundit të shekullit të padrejtësive, për të, nuk duhet vonuar më… «Ibrahim Rugova u vonua, për të imituar historinë»! Me shallin rreth gushës u ul shfaq përpara shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, pak më vonë se të tjerët. Këtë donte t’u thoshte presidenti Berisha gazetarëve që prisnin në oborr. Nuk mund ta qortonte askush vonesën teknike të presidentit të Kosovës. Përpara kishim një shteg të ngushtë dy e dy kate, që kish përshpejtuar me mijëra vjet historinë. Përpara këtij fakti gjithë «vonesat e tjera», janë të papesha. Ne dhomën e parë çelëroni zihet ngushtë nga ndërhyrjet e A. Demrat, që kërkon me ngulm fotografinë e Isa Boletinit. Ai që mungoi ditën e Flamurit, rastësisht mungon dhe tek dhoma e parë. Sqarimi i… (Vijon në faqen 3)

Përkujtohet 28 dhe 29 Nëntori

Pse brohoritën socialistët tanë, Ditën e Pavarësisë Përshëndetja e Fatos Nanos, kryetarit të Partisë Socialiste, u prit me entuziazëm nga të pranishmit, dhe u ndërpre shpesh herë nga duartrokitjet. Më pas përshëndetën dhe veteranët, eurosocialistët, shkrimtarë të njohur si Dritëro Agolli, Qamil Buxheli, artistja e Popullit Violeta Manushi, artisti i Merituar Birçe Hasko, e shumë e shumë të tjerë. Salla për minuta të tëra, gjëmonte nga ovacionet e fuqishme «Partia Socialiste», «Partia Socialiste», «Fatos Nano», «Fatos Nano». P.S. (Është fjala për mitingun që u kushtua pavarësisë kombëtare, dhe patriotit Ismail Qemali). Më parë pa sheshet e pakasa, nga gazeta e Partisë Socialiste për Tiranën «24 Orë», Nr. 56.)

Pyetje që kanë mbetur pa përgjigje (?!)

PYETJE PËR PËRGJIGJE ME SHKRIM TË SENATORIT XHORXHIO DE XHUZEPE DREJTUAR KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE DHE MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË Në lidhje me kallzimet e bëra në gazetat italiane dhe shqiptare rreth çrregullimeve të mëdha të vërtetuara në zbatimin e planit të ndihmave premte nga vendi ynë në favor të popullit shqiptar, i nënshkruari pyet: 1. Nëse është e vërtetë që çmimi i paguar për blerjen e produkteve ushqimore që janë më i lartë në të mënyrë të theksuar, për disa lloje madje tri herë më i lartë, kundrejt atij të tregut ndërkombëtar. Nga disa fatura ka rezultuar, për shembull, se orizi është paguar me 724 dollarë për një ton, kur çmimi i tregut është 320 dollarë; mishi i konservuar është paguar me 7200 dollarë kundrejt 1800 dollarëve të çmimit të tregut; 2. Nëse rezulton që ndihma e jashzakonshme për të mbështetur sistemin shkollor shqiptar, në shumën 5 miliard lira, për furnizimin me fletore dhe materiale të tjera, ka mbërritur në masën minimale tek marrësit e vërtetë; 3. Çfarë roli ka patur ngatrestari Hajdin Sejdia, kujdestari i interesave të familjes Hoxha, i cili ia pati arritur që ndihmat të vinin të garantuara nga Levant Co e Barit dhe të shpërndaheshin nga agjiria Hildong, shoqëri me të cilat do të ishin të interesuar të afërmit e presidentit shqiptar Ramiz Alia. I nënshkruari kërkon të dijë nëse janë zbatuara për të ndaluar spekulimet e poshtërta mbi urinën e një populli mik. I nënshkruari kërkon të dijë, më në fund, se sa miliarda, nga 10 të parashikuara, janë përdorur deri më sot, për blerjen e të mirave materiale për shqiptarët. Romë, më 18 dhjetor 1991