PR në dy - vjetorin e saj
Dr. Çerçiz Mingomataj
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I PRSH
Dr. Çerçiz Mingomataj SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I PRSH Sot PR mbush dy vjet nga krijimi i saj. Sot kur Shqipëria ka fituar lirinë e ëndërruar për dekada, demokracinë dhe qeverinë e saj, demokratike. Sot që është shumë e lehtë të kritikosh në pafundësi gjendjen në të cilën ndodhemi (e, nëse e dëshirojmë këtë gjendje mund ta quajmë edhe të bashpërsh), ka rëndësi që në këto kushte të jemi të veshur me parashikosh dhe të jemi të përgatitur dhe mënjanar si të përballohet situata, si të kapërcehen me sa më pak dhimbje vështirësitë, si të kuptohet sa më drejt momenti dhe si të jetë më transparente e ardhmja. Historia e mësoi shqiptarin të jetë i matur, nuhatës. E mësoi të dijë të mbijetojë. Nga ky popull e në vijim të mendësisë së tij dolën partitë antikomuniste, mes të cilave edhe PR, alternativë demokratike moderne, e mbështetur në idealet e iluministëve tanë të shquar S. Frashëri, Noli etj. PRSH u krijua në janarin e nxehte të 1991 si alternativë e dytë demokratike e me tipare thellësisht antikomuniste. PR. u shtri në të gjithë vendin, përmes programit dhe veprimtarisë së saj konkrete bëri cmos për përmbysjen e regjimit të vjetër dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike. Kjo parti tashmë e njësuar, e strukturuar është karakterizuar nga maturia në analizën dhe zhvillimin e ngjarjeve historike në këta dy vjet jetë; ka propozuar rrugë dhe zgjidhje optimale kur vendi ballafaqohej me probleme të mprehta që u shfaqën në periudhën e egër të tranzicionit. PR ka ditur t'i qëndrojë besnike aleancës me forcat e krahut demokratik, PD e PSD. Dihet se populli dy herë e gjykoi situatën politike në vend dhe dy herë PR-së i takoi vetëm një përqindje minimumi përfaqësim në qeveri e parlament. Por PR asnjëherë nuk e ka konsideruar këtë rezultat si vlerësim real e përfaqësim të merituar. Fakti i lëvizjeve të shpeshta të elektoratit gjatë tre zgjedhjeve të fundit e dëshmon më së miri këtë gjë. Ajo e ka mirëditur dhe parashikuar, madje ka kontribuar pa hezloi që populli të kompaktësohej rreth forcës kryesore antikomuniste, PD, për e ka mirëditur dhe parashikuar, madje ka kontribuar pahezloki që populli të kompensojë rreth forcës kryesore antikomuniste, PD, për të realizuar më të madhën dëshirë: përmbysjen e komunizmit në Shqipëri. PR asnjëherë dhe në asnjë rast nuk u mundua që për hir të interesit partiak të sakrifikonte interesa të mëdha kombëtare. Ndaj çdo republikan krenohet për këtë sukses spektakolar të Shqipërisë. PR vërtet sot merr pjesë në qeverinë demokratike me një ministër dhe me një deputet në parlament, por prezenca e saj në jetën politike të vendit në çdo moment është e ndjeshme dhe konstruktive. (Vijon në faqen 2)
EDHE ZOTIN DESHËN TA SILLNIN NË SALLËN E GJYQIT
Duke pritur përçetë hyrë në sallën ku do të zhvillohej gjyqi i Nexhmije Hoxhës m'u afrua një grua e panjohur dhe me një zë që shprehte më shumë se lutje, më zgjati një kopje të Biblës dhe më tha: «Të lutem merr! Më ndihmo! Çoja Nexhmijes: Ti je gazetar dhe nuk të pengojnë. Jepja në dorë! Jo vetëm zoti por edhe ne e duam... Të lutem, të lutem...»
Ai zë ishte aq këmbëngulës e përgjërues, saqë unë pa e kuptuar as vetë e mora librin duke i bërë premtimin absurd se do t'ia jepja. Ajo u largua e kënaqur ndërsa unë mbeta i hutuar me Biblën në dorë. Më pas, më tepër se një orë bashkë me dhjetra kolegë të tjerë vendas dhe të huaj u përpoqëm të hynim në sallën e gjyqit, sipas të gjitha rregullave, por më kot. Gjyqi vërtet ishte me dyer të hapura, por çuditërisht nuk pranoheshin gazetarët (me përjashtim të kolegëve të kudondodhur të «Zërit të Popullit»). Ne pritëm për të hyrë në sallën e gjyqit fillova të shetlloj Biblën. Në faqen e parë ishin shkruar me gërma dore këto fjalë: «Jezusi ju do dhe mund t'ju ndihmojë. Me dashuri nga Kevin Steve». Më pas vijuonte një adresë në Angli.
Besoj se nuk ka asgjë për t'u çuditur pse në Angli gjenden
Asnjëherë në jetën time nuk kisha patur rast ta shihja nga afër. Sidqoftë gjithmonë kisha besuar se ajo nuk i kishte dashur njerëzit qoftë edhe për një çast të vetëm. Ndaj shkova për ta parë në sallën e gjyqit. Njerëzit e rrezuar lexohen shpejt: Një plakë mjerane me sy të qelqtë që i vështron njerëzit herë me cinizëm e herë herë siç vështrojnë i vdekuri para se t'i mbyllin sytë...
Fotografi e një burri me uniformë dhe një gruaje.
Rrugë zot, NESHAT TOZAJ!...
Më 6 janar dikush më pyeti në telefon: «E lexove “Zërin” sot? Lexoje, lexoj!»
E shpalosa gazetën dhe sytë më shkuan menjëherë tek artikulli i Neshat Tozajt: «Drejtësia nuk është hakmarrje». Fillimisht ndjeva njëfarë dyshimi: «Neshati në ZP?». Por e mbodha veten. Neshatin e gjen kudo. Ku nuk ka shkruar e përse nuk ka shkruar ai? Ke nuk ka kritikuar e kë nuk ka këshilluar ai? Dhe tani më kishte ardhur radha mua, që, sipas tij, duhet të shkoja në bibliotekë e të lexoja librin e Hans Falandës. Me këtë libër ai do që unë të edukohëm për të luftuar diktaturën. Kjo është vetëm një pjesë këshillë dhe nuk ka arsye të mos pranohet edhe nga avokatët. Por ato duhen bërë në kohën e duhur e në vendin e duhur. Më me shumë efekt, fjala vjen, do të ishte kjo këshillë në qoftë se z. Neshat do të bënte kur ishte në Sigurimin e shtetit. Por, për mua as atëherë nuk e kishte kohën, sepse unë kam zbatuar Hans Falandën pa e lexuar, qysh në vitin 1956, ndër të pakët që kundërva duiktaturës, kur u përjashtova nga Partia e Punës si armik i saj, kur shokët e Neshatit nuk m’i hiqnin sytë as në furrën e bukës Dhe, kur e bëra këtë, përpara nuk kisha «Xhin e Lavdisë», por torturat më çnjerëzore. Ishte pikërisht qëndrimi ndaj diktaturës, besnikëria e pakufi ndaj parimeve të demokracisë dhe vendosmëria e patundur për të drejtën dhe drejtësinë, që familjet e dëshmorëve të demokracisë këmbëngulën të isha avokat i tyre në procesin e Shkodrës. Të japësh dorëheqjen nga posti më i lartë, (Vijon në faqen 3)
SAKTËSIA - akt i domosdoshëm për respektimin e së vërtetës
I nderuari Kryeredaktor!
Duke kuasur në gazetën tuaj që është gjithmonë konstante dhe faktuese, ju lutem të botoni shënimin e bashkëngjitur në përgjigje të artikullit të botuar më 24 dhjetor 1992, që ka lidhje me bursat e studimit të akorduara nga Qeveria Italiane për vitin 1992-1993. Ritheksoj se precizacionet në këtë çështje janë një akt i domosdoshëm për respekt «e së vërtetës» së kulluar dhe për detyrën e informimit të opinionit publik.
Përshëndetjet më të përzemërta
Vdekja e komunizmit dhe RILINDJA E KOMBETARIZMIT
Me fillimin e proceseve demokratike në Shqipëri, çështja kombëtare u ringjall. Në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme, gjithkush e kuptonte se vdekja e komunizmit do të çonte në një zgjidhje të shpejtë dhe fatlume të çështjes kombëtare. Propaganda e masave, sic është PPS-ja. Edhe në fushën kombëtare, nacionalizmi, megjithëse ka shënuar suksese të dukshme, po ndeshet gjithnjë me komunizmin. Veprimi kombëtar shënoi arritje në dy fusha, në rrafshin kulturor dhe në atë të politikës së jashtme, por deri në 44-ën, kur filloi përkthimi i shkrimeve të shenjta në gjuhën shqipe dhe sidomos në shekullin XIX, kur nacionalizmi shqiptar, i përbërë nga intelektualët të gjitha krahinave e të gjitha feve u organizua teorikisht dhe u shtri në të gjitha rrafshet. Një ndër intelektualëve nacionalistë si dhe burgosja e veprave të tyre, e çoi këtë kontribut në pikën zero. E shtonte e vërtetë se në vitet ’60, me prishjen me BRSS, intelektualët shqiptarë, brenda kuadrit të boshtit marksist, kujtohen se ekziston, krahas internacionalizmit pro...
...elektorale e partive antikomuniste bën që, ashtu si për probleme e tjera, të përhapen iluzione dhe shpresa të tepruara që të krijonin përfytyrimin se që të bëhej e vërtetë, jo vetëm të jetonim në bollëk, por do të zgjidhej përfundimisht edhe çështja kombëtare. Por vitit 1992 tregoi se votimi largoi vetëm komunizmin nga fuqia politike, por nuk mund të largonte komunizmin nga kokat tona. Ashtu sikundër në fusha të tjera, qeveria demokratike dhe forcat politike demokratike, po ndeshen me një raport mjaft të organizuar, të disiplinuar dhe me përvojë në manipulimin njehoksish, veprimi kombëtar i forcave të djathta dhe demokratike ka marrë goditje që nuk duhej t’i merrte. Kjo ka ndodhur për shumë arsye.
Së pari, që të kesh një veprim unik kombëtar, qoftë në rrafshin kulturor, qoftë në rrafshin politik, duhet të kesh një mendim unik kombëtar. Masakra serbo-komuniste e 44-48 dhe më tej kundër intelektualëve nacionalistë solli jo vetëm eliminimin fizik të tyre, por, në radhë të parë, eliminimin e veprës së tyre shkencore dhe një etnografi e tërbuar komuniste. Mendimi unik kombëtar ekzistonte që nga shekulli XVI dhe veprimet më kulminante të këtij nacionalizmi ka qenë lëvizja Lindja e Prizrenit. Ky nacionalizëm nuk ishte ksenofob, përkundrazi, vepra e gjithë intelektualëve të shquar shqiptarë synonte në evropianizmin e kulturës shqiptare dhe të politikës shqiptare. Vepra e tyre të habit me hapjen që ka drejt arritjeve të kulturave botërore. Në të ashtuquajturën periudhë të pavarësisë, mendimi teorik kombëtar arriti kulmin nga pikëpamja shkencore duke u shtrirë në të gjitha fushat: në studimin e dokeve e të zakoneve, në etnografi, gjuhësi folklor, letërsi, muzikë etj, etj. Burgosja e intelektualëve dhe lëvizja kombëtare (nacionaliste) dhe u rikthyen pjesërisht ideve «të vjetra» rilindase. Po ky nacionalizëm ishte disi larg nacionalizmit të vërtetë rilindas. Patriotizmi socialist ishte një ksenofobi, një etnocentrizëm, i cili mundohej të justifikonte grindjet tona me botën, izolimin, duke përsëritur ide të tilla enveriste «ne hamë barutin thatë», «jo gryka e pushkës» e «gryka e topit», «ne kemi çarë historinë me shpatën e nderit etj. Kompleksi ynë i inferioritetit (krenacë) dhe ...
(Vijon në faqen 3)
NGA KRONIKAT
Mëngjesin e së premtes, pra më 8 janar, e çmendura N. e kryeaktetit nuk u paraqit para Akademisë së Shkencave për të viju ar mbledhjen e firmave dhe mendimeve për shpalljen e 10 intelektualëve më të mirë shqiptarë për vitin 1992.
Mëngjesin e së premtes, pra më 8 janar, e çmendura N. e kryeaktetit nuk u paraqit para Akademisë së Shkencave për të vijuar mbledhjen e firmave dhe mendimeve për shpalljen e 10 intelektualëve më të mirë shqiptarë për vitin 1992.
Ashtu siç pritej, në orën 6.00 të mëngjesit, ajo mbërriti para Gjykatës së Tiranës dhe i vuri shpallat derës nga do të hynin për në sallën e gjyqit Nexhmije Hoxha e Kino Buxheli. Deri në orën 8.00 ajo qëndroi e ngurosur pa folur asnjë fjalë, por kur pa grumbullimin e njerëzve, filloi të bërtasë: «Mos u futni brenda! Brenda në sallë ka mbledhje». Gjykimi do të bëj unë. Unë jam gjykatësja. Mos hyni brenda, shoqja Nexhmije! Vetëm unë mund ta bëj gjyqin tënd. Nexhmija e Komandantit Nexhmije puta... E çmendura vazhdoi ta shtante për një kohë të gjatë dhe turma sa vinte e rritej. Aty nga ora 10 ekstaza e saj arriti kulmin: «Dilni! Kot vazhdoni, gjyqin e deklaroj të anulluar!» Tani po e filloj vetë Gjykatësit dhe prokurori janë komunistë. Unë kam sjellë gjykatësit dhe prokurorin e vërtetë; Josif Pashkon kam sjellë prokuror, vetëm ai di të lexojë aktakuza. Gjykatës jam vetë, ndihmës kam Aranit Çelën dhe Koçi Xoxën. Avokat të Nexhmijes kam sjellë Ramiz Alinë. Ky është avokati më i madh i Evropës Lindore. Për Kino Buxhelin kam sjellë djalin e Kiço Ngjelës. Sean... e deklaroi të hapur; atë lart, të mbyllur. Ç’janë këta të burgo sur të pagetur? Aranit, çehne Nexhmijen! Tullë ta qethësh. Ti Koçi qeth Kingo Buxhelin! Po ti, shoku Ramiz, pse ke ardhur i qethur tullë?! Ti je avokat; avokati duhet me flokë Merr leshin e Nexhmijes! Leshi nuk quhet përvetësim, as shpërdorim ekonomik. Vazhdon... Josif Pashko, lexo pretencën! Je Josif, vetëm ti di të lexosh pretenca...»
E çmendura vazhdoi të fliste deri në ngjirje. Në orën 15.00 u dëshëroi mbylljen e seancës.
KRONIKANI
KOMUNIKATË SHTYPI
Protokolli kulturor midis Qeverisë italiane dhe Qeverisë shqiptare përcakton se të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dhënien e bursave të studimit, të trajtohen në rrugë diplomatike.
Meqë një ligji italian parashikon krijimin e një Komiteti ad hoc, të emëruar nga ambasadori, Qeveria jonë Kulturore më datë 18 janar 1992, i dërgoi drejtorit për Bashkëpunim Kulturor, Teknik e Shkencor, Rudolf Marku, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, notën zyrtare me nr. prot 6/9 për të marrë riratimin e palës shqiptare.
Më datë 23 janar 1992 Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare, me notën e drejtorit Marku pranë emërimin e krijimit të Komitetit të përbashkët duke propozuar
(Vijon në faqen 4)
Nënshkrimi i peticionit për pronën vazhdon. Ditët e fundit numri i nënshkrimeve arriti 100.000
KOMISIONI