07/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 shkurt 1993

- E marta dhe e premtja ditë-gjahu kundër shqiptarëve - - «T’i dëbojmë bishat», shkruajnë gazetat greke (?!!) - OPERACION I RI «FSHESA» PËR REFUGJATËT SHQIPTARË NË GREQI

- Qindra shqiptarë dëbohen egërsisht nga Greqia - Vetëm pak ditë pas «ultimatumëve diplomatike të Athinës» administrata greke ndërmori një operacion të ri për të dëbuar refugjatët ekonomikë të punësuar në Greqi. Pas deklaratës së ministrit të rendit Gelestathis se «refugjatët shqiptarë janë përgjegjës për rritjen e numrit të krimeve në Greqi» policia ndërmori aksione të vazhdueshme për të dëbuar shqiptarët. Njëra prej gazetave të përditshme greke shkruan në faqen e parë dukshëm «T’i dëbojmë bishat»(?!!) Ky është sfondi i dukshëm i përgatitjes e realizimit të këtij operacioni të ri që administrata greke ndërmori ditët e fundit kundër shqiptarëve. Ky është sfondi i dukshëm. Por a mund të jarisë e i suportimit të ndërsjellë që dy popujt i kanë dhënë njëri-tjetrit në histori. Shqiptarët në rajonin juglindor të tyre u kanë ofruar bukën e tyre të varfër, por të sinqertë grekëve që kapërcyen kufirin e u hodhën në Shqipëri. Nuk është fort e largët kjo kohë. Nga Shqipëria njerëzit kanë shkuar në Greqi për të punuar. Nuk përjashtohet që midis atyre qindra e qindra vetë këtë edhënga ata që mund të kenë kryer akte dhune. Veçse deklarata e ministrit të rendit krimeve jo vetëm është e pasaktë, por dhe e papërgjegjshme për një anëtar kabineti. Vetëm ky zotëri Ministër deklaroi Ministri i Rendit grek në TV për të përzënë «kriminelët shqiptarë» ose «bishat» (?!!), siç shkruan shtypi grek, agjencia «Reuters» transmetoi se në Greqinë veriore arrestohen 80 refugjatë pakicash». (— Gjo shqiptarë). Nuk është aspak humane që administrata greke të veprojë egërsisht mbi refugjatët shqiptarë. Aq më pak e ndershme e dobiprurëse në marrëdhëniet dypalëshe ky operacion i ri kundër shqiptarëve të jetë në materializim e kombinim politikansh, në rajon. Me punën e tyre refugjatët shqiptarë nuk kanë ndihmuar vetëm veten e tyre por edhe Greqinë. Se fundi dëshirojmë t’i kujtojmë Ministrit grek të rendit dhe qe debuar është sfondi i dukshëm. Por a mund të mendohet se pas kësaj qëndron edhe një sfond tjetër po të kemi parasysh deklaratën e shefave të ish-jugosllavisë për një «mbështetje të çështjes serbe nga diplomacia greke». Shqiptarët janë punësuar në Greqi nga nevojat e ngutshme. Dhe shqiptarët i janë mirënjohës popullit grek për ndihmën që po jep në kushtet që ndodhet Shqipëria. Nuk përjashtohet që midis atyre qindra e qindra të këté edhe nga e ministrit të rendit për një anëtar kabineti. Vetë ky zotëri Ministër deklaron se në Greqi gjenden mbi 350 mijë refugjatë, 130 mijë prej të cilëve janë shqiptarë. Mbi dyqind mijë refugjatë të tjerë janë nga Iraku, Irani, Polonia, Rusia, Pakistani, Rumania, nuk paskan kryer krime, nuk paskan ndikuar në rritjen e kriminalitetit në Greqi, dhe këta mbi 200 mijë të tjerë (vini re) nuk janë nga Zvicra, nga Franca, Gjermania. Gjatë vizitës së Kryeministrit grek në Shqipëri vitin e kaluar, se do t’i legalizojë të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi. Besojmë se Kryeministri Micotaqis nuk e ka harruar premtimin e tij dhe shpresojmë të mos e dijë se çdo bën ministri i tij i Rendit kundër shqiptarëve.

Përse i fton Greqia personalitetet politike shqiptare?

U bë gati një vit që pas çdo vizite të një personaliteti shqiptar në Greqi, fillon një përçapje e policisë greke për kthimin e refugjatëve shqiptarë. Madje duhet kujtuar këtu se kështu ka ndodhur me Fatos Nanon, Azem Hajdarin, Safet Zhujalin, Alfred Serreqin e, së fundi, Pjetër Arbnorin. Shqiptarët po kthehen. Në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër, vetëm ditën e premte kaluan kufirin për në tokën shqiptare rreth 1500 prej tyre. Të tjerë pritet të vijnë. Televizioni grek, «Omega», ka paralajmëruar se pas asaj që ka kërkuar udhëheqësi i parlamentit shqiptar për të drejtat e mohuara të çamëve, është normale të ndodhë gjithçka me refugjatët shqiptarë në Greqi. Dhe ata po kthehen. Sipas burimesh jozyrtare, flitet se ata do të kthehen të gjithë. Ndërkohë, në Shqipëri ata i pret papunësia. Ushtria greke ka përforcuar kufirin dhe tentativat e këtyre ditëve për ta kaluar atë kanë sjellë deri në vdekjen e shqiptarëve, siç është rasti i një të riu shkodran, vdekur në spitalin e Janinës. Të të gjitha këto rastësira që ndodhin pas vizitave të kryetarëve të partive shqiptare ose parlamentarëve shqiptarë, kushdo mund të dallojë një politikë të qartë diktuese, që përpiqet të ngjallë brenda vendit një ndjenjë servilizmi ndaj shtetit e qeverisë greke. Sipas tyre, asnjë udhëheqës shqiptar që shkon në Greqi nuk duhet të flasë pro shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ai vetëm duhet të dëgjojë çfarë i thonë kolegët grekë e t’i miratojë të gjitha ato pa asnjë kusht. E gjithë kjo politikë diktuese ndaj personaliteteve politike shqiptare bëhet duke shfrytëzuar varfërinë shqiptare, duke shfrytëzuar vuajtjet, mundimet e peso jo dhe vdekjet e vëllezërve tanë, që janë pëngjesur ilegalisht në Greqi. Atëherë, përse i ftojnë në Greqi personalitetet politike shqiptare? Nëse ata i ftojnë për të nënshkruar dokumente të pashkruara nga një palë, nëse ata ftohen për t’u diktuar se ç’duhet të bëjnë e si duhet ta udhëheqin Shqipërinë, duke u bërë presion me shqiptarët e punësuar atje, atëherë, së paku, do të bënin mirë të mos i ftonin. Nëse i ftojnë për të bashkëpunuar e për të forcuar miqësinë midis dy vendeve, atëherë, së paku, qeveria greke duhet të heqë dorë nga rastësitë, që pas vizitës së çdo personaliteti politik shqiptar të kthejë refugjatë shqiptarë.

Metamorfoza e Hall Jankut nga i burgosur për vjedhje në drejtor tregtie

- Është më mirë të heshtim, sepse këto gjëra i di Partia në rreth - Në Librazhd zgjedhjet e Komitetit sollën edhe shumë emërime të reja. «Me qëllimin e mirë për të forcuar drejtimin me kuadro të aftë e të fortë». Më i godituri nga këto emërime ishte ai i Halli Jankut, i cili u emërua drejtor tregtie. Duke u nisur nga titulli i shkrimit ju krejt natyrshëm mund të pyesni: «Ç’paska bërë ky Hall Janku që nuk i takoka të bëhet drejtor tregtie i rrethit?» Për këtë më mirë se askush të rrëfen kryetari i Degës së Rendit Publik të Librazhdit: «Ai ishte nëndrejtor dhe shef i financave, nëndrejtor dhe shef i ...» (Vijon në faqen 4)

TESERAT KOMUNISTE I FLAKËM. PO MENTALITETET ?!

- ...(Vështirë e kanë ish-komunistët pa tesera). - (naivët e pandreqshëm) - (dhe: ne që shkruanim letra dhe duartrokisnim diktaturën) Rrallëkush mund të ketë besuar se ditën e rrëzimit grotesk, me xhiro të ngadalësuara, të monumentit të «shokut Enver», shpëtuan totalisht nga i ashtuquajturi komunizëm. Aq më shumë kur është fjala për një komunizëm specifik, shqiptar. Aq më shumë s’mund të mendojmë se me krijimin e partive, opozitare të PPSH-së, dhe me ndërrimin e letërnjoftimit të saj në PPSH, në Shqipëri s’ka më komunizëm. Njëri nga ish-komunistët më entuziastë, që u bë edhe nga opozitarët më entuziastë, ish-deputet e tani ambasador i shtetit aktual, gënjente këmbë më të madhe në Parlament se komunizmi nuk ka vdekur në Shqipëri dhe ata që e dëgjonin nuk e besonin, edhe të ai e kishte si duket fjalën pikërisht për veten e tij!!! As që duhet patur më ndrojtje (frikë jo e jo më) nga komunistët, nga tësermbajtësit e PPSH! As që e rrezikojnë më ata pakogjë, fatin e demokracisë perëndimore! Mos të mashtronjmë veten. Të ruhemi nga mentaliteti komunist, nga ai po. Ai di ku fshihet. Gjithkund! Le të kujtojmë për një çast: Enver Hoxha papushim merrte letra nga populli dhe me ato e niste ditën e punës! Populli (pra Ne, Vijon në faqen 4)

1789 APO 1989

Në fund të shekullit të 18-të, struktura formale e kohës: pra MONARKISË në Evropë nuk kishte ndryshuar: ekzistonte ende rregulli i lashtë social e politik i trashëguar nga MESJETA. Edhe struktura e shoqërisë dhe e SHTETIT. Qendron dallimi KLASOR, skllavi është i rrethuar nga mure i privilegjeve të veta FEUDALE dhe nga copëzimi i administratës. Asnjë ligj uniform (i njëjtë), nuk rregullon bashkësinë e territoreve të SHTETIT. Kërkesën për bashkim të absolutizmit, PUSHTETI QENDROR e zgjidh me përdorimin e forcës dhe jo me heqjen e strukturës së vjetër politike dhe sociale. Mbizotësa e REGJIMIT të privilegjuar pengon çuarjen deri në fund të detyrës së vet historike, formimin e një shteti të fortë e të përqëndruar. Politika e madhe në Evropë, parazitizmi i OBORREVE ushqen të ardhurat e dinastive më të rëndësishme, duke çuar në një DEFICIT ekonomik në rritje e tepër të frikshëm. Nuk ka shtet në Evropë, i vogël apo i madh qoftë, që të mos ndodhet në gjendje të dëshpëruar. Masat riparuese të QEVERITARËVE kanë të rënduar së tepërmi presionin fiskal dhe rritjen e borxhit shtetëror. Për të kapërcyer këtë pikë të vdekur nuk mjafton më asnjë sugjerim për ndryshim, është i gjithë sistemi që duhet NDRYSHUAR. Për të ngritur një fabrikë të mirë, duhet rrezikuar e vetëm, thotë një ministër i Asburgëve. Një kërkesë, mendimi i së cilës po fiton një ndërgjegje shoqërore më e gjerë. Në bazë të rendit politik e social të NJERIU si individ: është ai që i jep jetës SHTETIT. Ai pasqyron pushtetin. Për prindin nuk ekziston më POPULL, por princí për POPULLIN. E nisë princ FRIDERIKO I lagjurmë në histori për drejtësinë e tij, pasi ai u përpoq të reformonte DREJTËSINË, duke thënë në librin «HISTORIE DE MONTEMPEES»: «Unë shpresoj që brezi i ardhshëm të ndjekë të më ndërojë e do të dijë të dalonjë tek unë MBRETIN nga filozofi, njeriun e DREJTË nga POLITIKANI, jam i sigurtë që ky mësim na ka shërbyer pak, sepse sot ka politikanë injorantë e të rëndshëm e me probleme të përhershme. Në atë matanë të MBRETIN e ideve të reja, madhëniet e jetës politike, ekonomike, sociale duhen të kapërcehen e nuk mund të përshtaten në nevojave, a duhet t’i shkatërrojmë e t’i ngremë në lartësinë e struktura formale e kohës: pra TE REFORMOJME shoqërinë. Është ideja e një drejtësie të re, e një programi RINOVUES, që me siguri do të gjejë një kufi në një realitet politik, social e që nuk është e mundur të ndryshohet menjëherë. Por është e nevojshme të zhduket trashëgimia e MJEVEÇARIT TË DYTE, ashtu si edhe MESJETA: ta nxjerrim vendin nga STADI FEUDAL, që i përket së kaluarës, që kuptohet si historia e keqe e çrregullit dhe e GJIMIT të lashtë konfuz. Mbaroi puna e REGJIMIT si shprehje e ELITES ARISTOKRATE, e lidhur ende me të kaluarën; ato janë kapërcyer tashmë. I është hapur rruga shtresave të reja shoqërore, që do të jenë protagoniste e shoqërisë së re, të afta për t’i dhënë vendit një organizim unik në fushën administrative, juridike e legjislative, të afta për atë REFORMIZËM që lind si kërkesë midis modernizimit të brendshëm dhe prapambetjes së ambientit që e rrethon, të afta për atë ndërshmëri të nevojshme që trashëgohet në emër të interesit të përbashkët. Nëse për të kuptuar shekullin e 18-të duhet të hetosh mendimin e Rusosë e të Volterit, mjafton të rilexosh Sciascian, që të mund të kuptosh shekullin e 20-ë, që të mund t’i japësh një përshkrim të drejtë SHTETIT TË PREJTESISË, përkufizimi i drejtë që nuk ka nevojë për një Revolucion tjetër francez në Evropë, pasi shërben vetëm për të hyrë në Francën, por për 1989-ën, që shënoi fundin e të gjitha regjimeve e të gjitha politikave ndërkomëtare. Edhe në demokraci mund të mos jesh i lirë, thotë një filozof i njohur me nëjfarë ironie Volteriane. Por në dramën e Scia­scias «REGJIMI E DIKTATURA», ai thotë: «Fatundshmëria e REGJIMIT dha DIKTATURËS, ja pse sot jemi të detyruar t’i japim të drejtë, pse na sugjeroi të bëjmë një hap përpara për të bërë dy hapa prapa»; që të mund mbrapa për të bërë dy hapa përpara! E besoj se nuk është vetëm problemi i popullit shqiptar apo Italin, por i gjithë popujve të kësaj bote. Por e rëndësishme është që çdo popull, beson në lirinë e vet, për shembull të gjithë bashkëjetojë, të DIKTATURAT, të shmangur kthimin të Monarkisë, të DIKTATURAT, të çfarëdo shprehje të REGJIMIT e të çdo lloj gabimi që e kaluara. VINCENZO SCIASCIA

NGA KRONIKAT

E çmendura N. e Kryeqytetit u pa në paradrekën e së enjtes në sheshin para parlamentit. Me gjithë ndërrimet e reja civile dhe dy ushtarake të tjera, ajo mundi të depërtonte deri te shkallët e parlamentit për kohën kur parlamentaret grupe - grupe shëtisnin për pak ajër. Në sy të parlamentareve, me kravatë rozat siç u duk nuk guxuan të ndërhynë. Kështu e çmendura N. hypi edhe dy shkallë më lart duke sajuar një si podium dhe filloi të bërtiste: «Të nderuar deputetë. Dëgjoni me vëmendje! Unë do të lexoj tani listën e spiunëve të Sigurimit të shtetit që tani janë bërë deputetë. Ju dëgjoni me vëmendje. Askush të mos më ndërpresë». Të nderuar deputetë! Dëgjoni të vëmendshëm! Unë do të lexoj tani listën... Parlamentarët, pas kësaj deklarate të së çmendurës bënë u bënë të vëmendshëm dhe u afruan ashtu si rastësisht. E çmendura N. nxori prej çantës një fletë të zhubrosur dhe duke parë majtas e djathtas filloi të lexojë. Ja emrat e ... Pikërisht në këtë kohë gjindja e parlamentarëve u shty si me urdhër për të hyrë në parlament. Në krye vraponte Mojkom Zego. Pas sytheshin të tjerë me bërryla. Vetëm Gramoz Ruci, qëësindës vërtente turmën e pinte duhan. E çmendura N. të cilën gati e rrëzuan parlamentarët bërtiste: «Prisni! Ku shkoni? Përse largoheni? Përse keni frikë? Përse shpëtoni të hyni në sallën e parlamentit? Kujtoni se aty jeni të mbrojtur? Unë do të hyj edhe aty. Do të hyj deri në tribunë dhe do të them emrat e atyre që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Prisni! Ku shkoni. Hej ti Gramoz Ruci! Pse qesh? Pse nuk i ndalon parlamentarët? Përse zgërdhihesh? Ndal! deputetët!. E çmendura N. bërtiste dhe vetëm pas disa sekondash ajo mbeti e vetme, përveç Gramoz Rucit që qeshte ha-ha-ha. Pas kësaj e çmendura N. u largua duke pështyrë e duke bërtitur: «Prisni pa do të më shihni. Po s’e mbusha Tiranën me emrat tuaj. Edhe në gazetë do t’ju qes...» Dy ditët që pasuan e çmendura N. nuk u pa askund vetëm dikush që e kish parë këmbëngulli, në pazar[in] e gjësë së gjallë, se ajo mbante disa ftesa në duar. Një e parti­së socialiste, një të partisë aleanca demokratike, një të gjelbër nominale nga ldajet Beqiri; një rozë të partisë socialdemokrate, një tjetër të partisë demokratike dhe disa të partive republikane. Ky dikush që e kishte parë këmbëngulli se ajo duke bërë një të fallshë të gjitha bisedat: «Më ka ftuar kryetari e partive politike për dialog, për paqe. Nuk është koha e konflikteve». Dikush tjetër tha në Kafe «Evropa» se e çmendura do të vijë edhe në kafen tonë për të lexuar emrat e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit që tani janë bërë të rafistë. Pas kësaj deklarate në kafe ra zia. Për herë të parë salla e kafes mbeti thuajse bosh. Një i tretë nguli këmbë se të shtunën, të paktën pasdite të çmendura N. e kishin parë në rrugën e Televizionit ku e kish ndalur gazetari i talentuar me mustaqe Artan Tepelena për një opinion në TV. Sidoqoftë, të premten dhe të shtunën e çmendura N. nuk u pa askund. KRONIKANI

Metamorfoza e Halli lankut nga i burgosur për vjedhje në drejtor tre...

TESERAT KOMUNISTE I FLAKËM. PO MENTALITETET?! - ...(Vështirë e kanë ish-komunistët pa tesera). - (nailët e pandreqshëm)