25/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 shkurt 1993

Tensionet sociale nuk janë krijuar aty ku pronën e ka marrë i zoti

Intervistë e kryetarit të Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” z. Rrapo Hajrredin dhe redaktorit të gazetës, L. Dervishi Pyetje: Duket sikur në qendër të tensionit politik në Shqipëri është Shoqata e të Shpronësuarve “Pronësi me drejtësi” ose më saktë kërkesat e saj. Përgjigje - Tensioni social nuk është rezultat i kërkesave të pronarëve të ligjshëm, pra as i kërkesave të Shoqatës “Pronësi me drejtësi” që janë kërkesa të drejta dhe jetike për ta si dhe kyç i zgjidhjes së problemit të pronës, alës së demokracisë, sepse pa kthimin e plotë të pronave nuk mund të ketë demokraci të vërtetë, por tensioni politik është rezultat i moszbatimit të normave demokratike në Shqipëri. Pyetje - Flitet e shkruhet se kthimi i pronave do të ndezë tensione sociale deri në një luftë civile. Përgjigje - Faktet tregojnë se tensionet sociale nuk janë krijuar aty ku pronën e ka marrë i zoti sipas kufijve të vjetër, por aty ku prona është ndarë me dhunën e forcave të rendit, sipas ligjit komunist të tokës. Kështu për shembull, në rrethet e Dibrës, Tropojës, Kukësit, Koplikut, Matit, Mirditës, Pukës, Krujës, Laçit, në shumë fshatra të Tiranës dhe Elbasanit, në gjithë fshatrat e bregdetit të Himarës etj, ku çdo pronar ka marrë pronën e tij, nuk ka pasur as edhe një rrëmbje dhe jo më tensione sociale. Tensione sociale ka pasur vetëm nga fshatarët e dyndur nga rrethet veriore, të cilët në të njëjtën kohë bënë prona e tyre në fshatrat nga kanë ardhur dhe kërkojnë të marrin tokë në kurriz të fshatarëve të Shqipërisë së Mesme. Kështu, kohët e fundit, në shumë shfatra së Mesme. Kështu, kohët e fundit, në shumë shfatra së Mesme. Kështu, kohët e fundit, jo më Për sa luftën civile, kjo bën pjesë në taktikën komuniste të destabilizimit për qëllime të caktuara. Thirrjet historike të “Zërit të Popullit”, fjalimet e herëpashershme të Fatos Nanos, Namik Dokles dhe komunistëve të tjerë pasqyrojnë shumë qartë qëllimin për të nxitur një luftë civile në Shqipëri me shpresë që të dalin fitues nga një turbullirë e tillë. Por në rast se në shkurt 1991 i shpëtoi Neritan Ceka, duke prapsur turmat e revoltuara të drejtuara drejt bllokut, këtë herë ta dinë mirë se do të jenë ata të parët që do të digjen në zjarrin që duan të ndezin. E mira e kombit është që të heshtin dhe të mos i fryjnë zjarrit të luftës civile, e përsëris të heshtin! Të mos gënjejnë. (Vijon në faqen 2) KËRKOJMË TË DREJTAT TONA

Vajza të mitura shqiptare shiten (?!) në Maqedoni

EDMOND TUFINA Çmimi varion nga 400 - 4 000 marka. Menaxherët janë ilegalë. Më të shkathtët janë menaxherët shqiptarë. Të vendosur ilegalisht në Dibër, (kufiri ynë) këta menaxherë mesjetarë të kohëve moderne, realizojnë për fitimet e tyre të majme tregtinë e turpshme e tragjike të shitjes së vajzave të mitura shqiptare të cilat përfundojnë në shtëpitë e sajuara publike në Tetovë dhe Gostivar. Aq edhe organet kompetente në Maqedoni nuk rezulton të kenë ndaluar menaxherë nga pala maqedone. Ndërkaq heshtet nga organet e rendit në Dibër. Gjithashtu evidentohet fakti i kësaj tregtie sa edhe shtypi në Maqedoni ka rezervuar artikuj të posaçëm. Menaxherët e shkathët sot duna ta shfrytëzojnë për fitime të majme me një tregti aspak humane, të poshtër e antinjerëzore. Siç duket dinjitetin e bjerrur duhet ta ringrejë edhe ligji. Ligji!

Ekonomia duhet të dalë nga rrethi ku është mbyllur

Takim i zotit Sabri Godo ne qytetin e Ballshit Më 22 shkurt kryetari i PRSH, zoti Sabri Godo pati një takim në qytetin e Ballshit. Mbledhjen e hapi zoti Shkëlqim Jaupi. Përshëndetën përfaqësues të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë “Pronësi me drejtësi” dhe në emër të Ballit Kombëtar, kurse zoti Shkëlqim Jaupi mbajti një raport të shkurtër në emër të grupit të punës për riorganizimin e degës. Zoti Godo foli për gjendjen e sotme të vendit. Nxjerrja në asistencë në një numër tepër të madh po bëhet shqetësuese, mbasi kjo nuk shoqërohet me hapjen e vendeve të reja të punës. Privatizimi, që do të hapte punë, pengohet nga mungesa e ligjeve dhe ligjet për privatizimin pengohen nga ngasë s’ka ligje mbi pronësinë. Kështu ekonomia gjendet në një rreth të mbyllur. Nga paaftësia e administratës mbeten pa punë dhjetëra ndërmarrje, ndërsa importohen degës. (vijon në faqen 2)

Sqarrim

Dega e Partisë Republikane në Gjirokastër e quan tërësisht të padrejtë artikullin e botuar në gazetën “Republika” të datës 4.1.1993 me titull: “Kryetari grek Sokrat Kalinopulli jep viza...” Ky shkrim diskriminonjës është bërë nga një individ me mungesë serioziteti, me prirje dashakeqëse dhe që shpif në mënyrë të ulët. Republikanët e Gjirokastrës kanë respekt për personin e zotit Kalidopulli. Artikullin në fjalë e konsiderojmë një incident të shëmtuar për të cilin mba përgjegjësi redaksia e gazetës “Republika”. Nga mbledhja e Komitetit Drejtues të degës së PR Gjirokastër mbajtur në datën 15.2.1993

Filloi gjyqi kunder Azem Hajdarit

Dje rreth orës 9 e 20 minuta në sallën ku u gjykua N. Hoxha dhe K. Buxheli në gjykatën e Tiranës filloi gjyqi i lajmëruar kundër zotit Azem Hajdari. Ky gjyq kryesohet nga kryetari i gjykatës së Tiranës zoti Agim Bendo. Në kohën kur sapo kishte filluar seanca e parë e këtij gjyqi edhe pse forcat e shumta të policisë po përpiqeshin të ndalonin trafikun dua mos lejuar kalimin e automjeteve, nga drejtimi të ndryshme u grumbulluan para gjykatës dhjetëra e qindra qytetarë. Pasi u vendosën para hyrjes kryesore të gjykatës ata filluan të hidhnin parulla të ndryshme si “Azemi nuk ka faj”, “Kavaja me Azemin”, “Kavaja heroike” etj. Forcat e policisë u përpoqën të lokalizonin grumbullimin e njerëzve. Meqenëse kjo u duk e pamundur policia ndërhyri me shkopinj gome. Dëshmitarë okularë konfirmuan se pati rreth 4-5 persona të ndaluar nga policia. Por shefi i forcave të rendit të Tiranës, zoti Tonin Voci, i konfirmoi gazetarit tonë se u ndalua vetëm një person, i cili u gjobit në bazë të ligjit me 500 lekë të reja për prishje të rendit e të qetësisë publike. Grumbullimi i njerëzve, sipas tij, ishte spontan, ishin rreth 20-30 vetë të ardhur nga qyteti i Kavajës, të cilët u shpërndanë me forcë nga policia. Korrespondent i “REPUBLIKES”

Nga kronikat

E çmendura N në vijim të vizitave të saj nëpër rrethe gjen rastin të përqendrohet në çështje shumë të t’ rëndësishme të politikës, por gjithnjë me atë përçartjen simpatike me të cilën të kujton se ua hedh qeveritarëve dhe policëve. E çmendura N në vijim të vizitave të saj nëpër rrethe gjen rastin të përqendrohet në çështje shumë të rëndësishme të politikës, por gjithnjë me atë përçartjen simpatike me të cilën të kujton se ua hedh qeveritarëve dhe policëve. Po bëjmë këtu një përmbledhje të shkurtër të tezave të saj në fjalimet e mbajtura në qytetet Gjirokastër, Elbasan, Tiranë, Durrës etj.: “Me vizitat e mia nuk dua t’i bëj karrshillë Klintonit, përkundrazi dua t’i vij në ndihmë Amerikës dhe gjithë popujve të mëdhenj. Detyra e shteteve të vegjël është të ndihmojnë fuqitë e mëdha duke marrë ndihma prej tyre dhe duke rregulluar çmimet e shitjeve të ndihmave. Kjo tezë e imja nuk ka asnjë lidhje me dyshimet për “LEVANTE KOMPANI”. Kryesorja aktualisht është që të embargoja ndaj Serbisë dhe Malit të Zi është e sinqertë. Serbia nuk ka marrë 4 miliardë ndihma gjatë vitit 1992 nga një shtet që ka takat t’i japë ato. Lufta në Bosnje ka si qëllim prishjen e xhamive të vjetëruara dhe rindërtimin e tyre. Populli boshnjak duhet të kuptojë se humanizmi i Serbisë vërtet shprehet me kundërvën e tij, krimin, por kjo s’do të thotë se ata janë kriminelë. Nuk ka pse të dëgjojmë dërdëllitjet e Hitlerit për faktin që Millosheviçi e ka kaluar figurën historike të tij. Zoterinjtë të nderuar që bëni pjesë në elektoratin tim, mendunja ime ju jep imunitet përballë historisë, prandaj merreni si të doni faktin që Fatos Nano ka kërkuar teserën Nr.3 të Partisë Socialiste Shqiptare që e mbante Kraksi. Këtu ka një çështje të madhe zotni. Disa thonë që bashkë me teserën Nr.3 Kraksi ka marrë edhe shumë dhurata të mëdha. Por zëdhënësi i PS pohon se është ai që ka paguar dhe është lutur ta marrë këtë teserë të nderuar. Ja pra një çështje e madhe e cila bashkë me përpjekjet për të zbuluar pronarët e firmës Lindi, pronarin real që ka sjellë stufat me gjur. Ngrohehsa me bomba gazi që po plasin nëpër shtëpi dhe që kanë ardhur nga Italia janë paraqitur në Urdhrin e instrukcione për mafiozë të rinj. Ndërkaq në Elbasan, qytetarët po i zë tmerri se mos fillon punën metalurgjia, kurse populli i dëndasur i Gjirokastrës që nxjerr nga gjiri i diktatorin kërkon interpolancë për të vetmen arsye që të mund të takojë ministria shqiptarë. Xhevat Avdalli po përgatit një këngë të re me tekst të Pano Qukës. Kënga do të ketë refrenin greqisht. Me telefon nga i dërguari ynë i posaçëm i cili do të na mbajë në korent për zhvillime të reja, dialogje, takime që do të bëjë e çmendura N KRONIKANI

Letra e një ish të Burgosuri

D. Agolli mund të mbrojë, Sh. Peçin, por s’mund të mbrojë Lilo Zenelin! Lexova në gazetë se D.Agolli na ka bërë thirrje për të mbrojtur Lefter Lakrorin, Shefqet Peçin. Unë s’e kam njohur as njërin as tjetrin. D. Agolli të cilin e kam respektuar (birin e tij “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e kam lexuar në burg) mund t’i mbrojë Lefter Lakrorin edhe Shefqet Peçin. Unë nuk i njoh këta. Nuk e di ç’krime kanë kryer. Nuk e di a mund të mbrohen nëse mbrohen e të tjerë kriminelë si Lilo Zeneli, unë dal dëshmitar para gjithë botës se krimineli Lilo Zeneli nuk mund të mbrohet. Unë që kam vuajtur mbi shpinën time krimet e tij s’mund ta kuptoj mbrojtjen e tij. Unë dola nga burgu, por s’kam kërkuar kurrë të marr hak, s’kam kërkuar shpagim për krimet nga më njerëzoret që më janë bërë. Por unë s’mund të lejoj tani të më mbrohet e të mbrohen këta që torturonin. Unë s’mund të lejoj të torturohesh nga një njeri në mënyrën më barbare e më të papërmbajtshme? Jam gati të vij përpara çdo gjykate, përpara kujtdo për të dëshmuar, nëse duhet, krimet e Lilo Zenelit, ato që më ka bërë mua. Shënim: Emri im tani i duhet vetëm Lilo Zenelit. Në kohën kur do t’i duhet të bëhej ndosëse unë kam ...

Ekonomia duhet të dalë nga rrethi ku

Njoftime

Në kuadrin e programit të ndihmës humanitare që qeveria e Republikës së Turqisë po i jep Shqipërisë, më datë 20 shkurt 1993 ka mbërritur në portin e Durrësit anija “Teuta” që solli 600 tonë miell dhe 300 tonë fasule.

Realizimi i vetvetes e realizimi i politikës

tryezat diplomatike në mos dëshmofë për primitivizëm të përsëritur nuk realizon gjë në çështjen më themelore të kombit...” “... e dhimbshme, tragjike të çështjes kombëtare...” “... së jashtme dhe diplomacisë së re, nuk synojnë të korrigjojnë atë që mund e duhet të korrigjohet. Synohet më larg. Denigrimi i politikës e i instrumenteve të saj. Këtu nuk është fjala për një ministër të mënjanuar. Është ende herët që diplomacia e re shqiptare të ketë emrat e vet...” Profesorët e doktorët me nga një krah libra “kundër imperializmit”, “kundër Evropës së bashkuar”, për “Revolucionin francez”, për “politikën e Kinës - superfuqi” etj. etj. janë ca si shumë të konsumuar molaristë “Realizimi i vetvetes e realizimi i politikës” lexo në faqen 3 “Konceptimi romantik i çështjes kombëtare në tryezat diplomatike në mos dëshmoftë për primitivizëm të paktën nuk realizon gjë në çështjen më themelore të kombit...” ... “Është fatkeqësi të konstatosh kur një pjesë e partive shqiptare synojnë rimarrjen e pushtetit, midis të tjerash edhe me kartën e dhimbshme, tragjike të çështjes kombëtare...” ... “Sulmet e instaluara të klaneve partiake në Shqipëri kundër politikës së jashtme dhe diplomacisë...”

Kryqi i Kuq Shqiptar do të fillojë kurset e ndihmës së parë. Për këtë qëllim mirëpresim ata meshes biologë dhe mjekë që ofrohen vullnetarisht, pa shpërblim, për të ndihmuar si instruktorë për këtë qëllim. Regjistrimi të bëhet në Kryqin e Kuq të rrethit përkatës brenda datës 15 Mars 1993. Komiteti Drejtues i Kryqit të Kuq Shqiptar