26/12/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

26 dhjetor 1993

Kriza e njerëzve që humbën pushtet

“Greqia merr e jep prostitucion me Shqipërinë” - thotë “Koha Jonë” Njerëz, besojeni se këtë e thotë prostituta më e madhe grekofile në Shqipëri. “Greqia merr e jep prostitucion me Shqipërinë” - thotë “Koha Jonë” Njerëz, besojeni se këtë e thotë prostituta më e madhe grekofile në Shqipëri. Është një fatkeqësi vërtet e dhimbshme kriza e kësaj kategorie njerëzish - zvarranikë të përjetshëm në pushtetin që shkolloi. Njerëz që bënë “sakrifica” të panumërta deri te përmismimi i biografive me mënyra qesharake, apo pranimin me lehtësinë më të madhe të letrave të Sigurimit Shtetit. Koha e re që erdhi, ishte edhe për këta njerëz një shans i jashtëzakonshëm. Të paktën kjo kohë afroi mundësinë e madhe për të mos u zvarritur. Afroi mundësinë e madhe të mbylljes së dosjes që e kishte firmosur vetë. Dhe të gjitha këto mund të bëheshin me punë dhe ndershmëri. Në fillim kështu u duk se do të ndodhte vërtet. Këta njerëz hipën nëpër podiume, u ulën nëpër tryeza, u bënë edhe shefa, drejtorë apo ministra. Mirëpo, erdhi një çast dhe ata ranë nga karrikja. Tani kanë filluar të kërkojnë atë çka humbën me mënyra të tjera, po aq të pandershme sa të parat. Fjala është për ata që janë kthyer përsëri tek gazetat. Janë kthyer ashtu përkohësisht. Sa të rrëmbejnë përsëri pushtet. Po a mund të fitohet pushtet vetëm me fletushka dhe thyerza kafeneh? Sidoqoftë nuk mund të veprojnë ndryshe, përderisa nuk u ka mbetur asgjë tjetër në dorë. Vështroni për një çast gazetat e tyre. Në çdo numër të gazetës Koha Jonë nga rreshti i parë deri tek i fundit lakohet emri i presidentit. Armiqtë e tyre të djeshëm, sapo shfaqin një kontradiktë me pushtetin aktual, brenda çastit bëhen miq për kokë. Pavarësisht se dje i thyenin kokën njëri - tjetrit. Të habit fakti që një fenomen i tillë, i denjë për një libër banalë, përfshin edhe intelektualë të formate të Qosjes, Qosja, që thotë se po ia kushton letën armdhës së kombit shqiptar, gjen strehë dhe jep intervista në gazetën më antikombëtare që ka pasur Shqipëria ndonjëherë! “Greqia jep e merr prostitucion me Shqipërinë” - thotë në një nga numrat e saj kjo gazetë. Vështirë se mund të gjesh poshtërim më të madh për vendin tënd. [teksti vazhdon poshtë kufirit të imazhit] tënd. Megjithatë ju njerëz duhet ta besoni, përderisa e thotë prostituta më e madhe grekofile në Shqipëri. Strategjinë e kësaj gazete e simotrave të saj e drejtojnë karikaturistët që po përjetojnë krizën më të madhe të jetës së tyre. Dhe kjo nuk është vetëm krizë, por është njëkohësisht edhe delir. Delir që shkon deri në çmenduri. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që Frock Çupi apo ndonjë shok i tij merret me veten nëpër gazeta, në një kohë që askush nuk ka as nge, as kohë për të mësuar ç'bën njëri apo tjetri, qoftë ky edhe perëndì. Po të lexosh gazetat e tyre mëson se çdo gjë që ka ndodhur dhe do të ndodhë në Shqipëri është e zezë. Ky fakt flet se kriza e tyre do të jetë tepër e gjatë. Dhe kriza e gjatë është e keqe...

Takimi i Presidentit Berisha me Presidentin Rugova

Të dy presidentët vlerësuan shumë pritjen dhe bisedimet e zotit Rugova me ministrin e Jashtëm të Francës, Alen Zhype, sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, zonjën Lalumier dhe zonjën Miteran. Këto bisedime, sikurse dhe bisedimet e mëparshme të zotit Rugova me ministrin e Jashtëm të Italisë, zotin Andreata, ministrin e Jashtëm të Austrisë, zotin Mock, sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, zotin Kastrup, me zotin Hog, ministër në Ministrinë e Jashtme të Anglisë, dëshmojnë qartë për shkallën e lartë të preokupimit që Bashkimi Evropian ka për problemet e Kosovës. Ato janë shprehje e vlerësimit që vendet e mëdha të Evropës kanë për politikën e urtë të mbështetur në mjete dhe metoda paqësore të udhëheqjes legjitime të Kosovës. Të dy presidentët vlerësuan se dialogu konstruktiv me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe SHBA është i domosdoshëm për të zgjidhjen e drejtë të problemit të Kosovës. Ata gjithashtu çmojnë njohjen nga komuniteti Evropian të Maqedonisë si akt i rëndësishëm në stabilitetin e kësaj republike, që do të kontribuojë në stabilitetin dhe paqen në Jug të Ballkanit si dhe në respektimin dhe garantimin e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në këtë republikë. ATSH

Një festival i vërtetë mbarëkombëtar

Për herë të parë në historinë e tij, Festivalin e Këngës në Radio-Televizion, e shijojnë 15 milionë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo dhe për faktin se në këtë festival janë angazhuar këngëtarë dhe krijues nga Kosova, SHBA dhe arbëreshët e Italisë. Një festival i tillë mbahet dhe të drejtë mbarëkombëtare dhe si i tillë ai do të krijojë një hap të ri në suksesin e këngës së kultivuar shqiptare. Transmetimi satelitor i këtër netëve të këtij festivali, është një tjetër cilësi e tij që dëshmon për përgjegjësinë dhe kërkesat gjithnjë në rritje të krijuesve të këngës. I konceptuar si një eveniment i tillë, ky festival tregon edhe një herë vlerat e artit shqiptar, i cili edhe në kushtet e një ekonomie në tranzicion, arrin jo vetëm të mbijetojë, por edhe të kënaqë atë që e ndjek. Një festival ku nuk mungojnë emrat e njohur të muzikës shqiptare, por që edhe plotësohen këndshëm me motive të reja e moderne të krijuesve dhe këngëtarëve të rinj. Dhe nëse sot të shumtë janë ata që presin se cila këngë do të fitojë, një gjë dihet me siguri: Ky festival do të thotë një tjetër arritje.

Çmimi i bukës në Kosovë rritet 100 herë

Duke filluar nga qershor, çmimi i bukës në Kosovë pësoi një rritje Duke filluar nga pardje, çmimi i bukës në Kosovë pësoi një rritje prej 100 herë. Sot një bukë 600 gramëshe kushton 9 miliardë dinarë nga 80 milionë dinarë që kushtonte dy ditë më parë. Kjo ngritje e papritur e çmimit të bukës menjëherë pas pezullimit të zgjedhjeve në Serbi, dhe paralajmërimin për një ngritje frontale edhe të çmimeve të artikujve të tjerë më të domosdoshëm, do të godasë rëndë nivelin e jetesës në Kosovë, i cili aktualisht është në një pikë shumë të ulët. Kosova vazhdon kështu të ndjejë gjithnjë e më shumë pasojat e krizës së rëndë që ka mbërthyer ish-Jugosllavinë. Megjithatë i nevojiten fonde të shumta për të financuar makinerinë ushtarake dhe për të mbajtur aparatin policor, i cili aktualisht ka arritur në mbi 80.000 vetë. Banka Popullore e së ashtuquajturës Jugosllavi hodhi dje në qarkullim një banknotë të re prej 500 miliardë dinarësh, vlera e së cilës është 8 dollarë. Inflacioni i muajit nëntor arriti shkallën prej 200.000 për qind. ASH

Kthehet prona - zvarritet dorëzimi pronarit të ligjshëm

Dyqani “Pastrimi Kimik” afër sheshit “Avni Rrustemi” është pronë e familjes Mneri. Komisioni për Kthimin e Pronave ia kthen atë pronarëve të ligjshëm. Mirëpo shfrytëzuesi aktual i lokalit refuzon ta lirojë atë. Bashkia dhe policia zvarrisin ta ekzekutojnë vendimin e Komisionit. E gjithë ndërtesa, bashkë me lokalin në katin e parë, është konfiskuar në vitin 1948. Me vendimin nr. 34 të vitit ’93, Komisioni për Kthimin e Pronave ia kthen gjithë godinën, natyrisht dhe lokalin, 25 trashëgimtarëve të pronës nga familja Mneri. Vendimi i Komisionit është i formës së prerë, d.m.th. duhet të ekzekutohet brenda afatit ligjor prej tre muajsh. Rihipotekimi si kalim zyrtar i pronës përsëri në emër të familjes Mneri ekzekutuar vendimi arbi trarisht. Ditën e caktuar, në vendin e ngjarjes ishin policia, pronarët dhe njëri nga bashkia që duhej të bënte pran- dorëzimin e lokalit. Pra prapë mungonte shfrytëzuesi i lokalit. Mirëpo edhe pse personi zyrtar duhej që këtë herë dorëzimin ta bënte arbitrarisht, pa praninë e shfrytëzuesit aktual, ai këtë nuk e bën. Arsyeja ligjore nuk ka për mosekzekutim të vendimit. Pronarët thonë se dikush në bashki ka dhënë urdhër që të mos ekzekutohet vendimi. Personi që kish ardhur për të ekzekutuar vendimin u zhduk, kështu që askush nuk kishte shpjegim për zvarritje. Familja e ripronësuar kërkon që të bëjë me forcë në lokal e vet, por aty është policia e cila thotë se vetëm personi i autorizuar nga Bashkia ... [pjesa vazhdon jashtë kufirit] mund të hyjë arbitrarisht në lokal. Tollovinë para dyqanit e shtojnë klientë të “Pastrimit”, njerëz nga ambasadat që kanë rroba për të marrë dhe qytetarë, kalimtarë të rastit. Një rritëm i zakonshëm i zënkës së pronës pronarit të ligjshëm shndërrohet në atraksion të ditës... A. P.

Një seminar për Projektligjin për kthimin e pronës mbi tokat bujqësore, të paraqitur nga PR u zhvillua në Tiranë më 23 dhjetor. Merrnin pjesë drejtues të degëve të PR në rrethe, dhe punonjës të seksisë qendrore të PR. Seminarin e drejtuan, nënkryetari i PRSH-së, Fatmir Mediu, dhe anëtarët e Komi tetit Drejtues të PR, zotërinjtë Aleksandër Çina dhe Alfred Karamuço. Merrte pjesë dhe kryetari i PRSH-së, zoti Sabri Godo. Qëllimi i seminarit ishte prezantimi në nivel dhe me argumente i Projektligjit të hartuar nga PR-ja në shtresat e interesuara të popullsisë dhe sensibilizimi i propagandës e shkallëzimi i aktivitetit të PR lidhur me këtë çështje. U vendos të bëhej një aktim në 15 rrethe të vendit lidhur me çështjen e pronësisë. Në fjalën e tij zoti Godo theksoi se “PR po lufton prej kohësh për këtë çështje delikate, e bindur se kthimi i pronave pronarëve të ligjshëm do të jetë e vetmja mundësi e vendit nga kriza. Në Shqipëri dikush ka marrë tokën sipas ligjit të dikush tjetër e ka bërë vetë ligjin. Projektligji ynë synon të shlyejë këtë “kontaktdhe”. Me tej zoti Godo tha se lufta për të plotësuar këtë pikë kardinale të programit republikan do të jetë e vështirë, por ai kërkoi nga përfaqësuesit e rretheve më tepër kontakte me njerëzit për ta bërë sa më të njohur zgjidhjen republikane për programin agrar. Seminari u zhvillua në formën e diskutimeve dhe pyetje-përgjigjeve për nenet në veçanta të Projektligjit të hartuar nga PR si dhe për probleme të tjera që kishin lidhje me temën. Korresp i “Republikës”

Nga kush ka frikë Mentor Çoku?

Gjithçka filloi pas një letre të liderit socialist, dërguar nga burgu, president Berisha dhe botuar në “ZP” në verën e këtij viti. Është fjala për një të quajtur “kompromis” të Tiranës, i cili duhet të jetë biseduar në prag të zgjedhjeve të 22 marsit të vitit 1992. Sipas asaj që merrej vesh nga vera e Nanos, aty ishte arritur një kompromis në bazë të të cilit, pas zhvillimit të zgjedhjeve, demokratët do të merrnin presidencën, duke u lënë socialistëve dy ministri, më saktë, Berisha do të ishte president, kurse F. Nano kryeministër. Pas botimit të letrës së Nanos, e të “zbulonte” kompromisin e sipërpërmendur, gazetat e të gjitha anëve e mbyllën atë në mënyrë të veçantë, duke dhënë edhe vlerësimet për fjalën e liderit socialist. Një kompromis të tillë, ashtu siç ishte parashikuar, e cilësoi edhe “ZP”-ja, ndërmjet Nanos e presidentit Berisha. Emri i Dr. Mentor Çokut filloi të lakohej aq shumë lidhur me Trieshtën saqë u supozuar të jetë në Shqipëri, ndërsa fliste për të atë ngjarje, ku ai kishte qenë pranë i pranishëm, në një intervistë të gazetës “Republika” u detyrua të shpjegonte me hollësi ç'ka u bisedua gjatë hollësi ç'ka u bisedua gjatë asaj nate, në të cilën merrnin pjesë Berisha, Meksi, Nano dhe vetë Mentor Çoku. Nga ç'kishin planifikuar të arrinin, duke marrë parasysh edhe takimin Trieshtë, mbetën të pakënaqur nga angazhimet e Dr. Çokut, kështu vazhduan në ngulin këmbë se Berisha dhe Meksi nën “guidën” e Dr. Mentor Çokut kishin arritur marrëveshjen që kishte arritur me qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të 22 marsit, duke mos munguar ta akuzonin edhe M. Çokun se ai “ishte” të vërtetën mbi atë kompromis përgënjeshtrimi, atë që kishte ndjekur supozimet rreth atij kompromisi, atë që ka marrëdhënie kompromisi në intervistën e “Republikës” nuk mund të mos e anashkaloja marrëdhënien me nismën e artikullit rreth kompromisit të Trieshtës me Mentor Çokun, por me të tepër qeverina demokratike dhe presidenti Berisha. Duke futur edhe Dr. Çokun si pjesëmarrës në arritjen e atij kompromisi që cilin deri tani, pra edhe pas një viti e gjysmë, nuk ka dalë asnjë fjalë, ata, të cilët po i fryjnë këtij “kompromisi synojnë që, në fund të fundit, të paraqesin presidentin Berisha si “shkelës” të paktit në fjalë dhe, për këtë dëshmitarë më të besueshëm se një figurë si Dr. Mentor Çoku vështirë se mund të gjendet. Dr. Çoku, megjithëse i mërguar që prej momentit kur në Shqipëri u vendos diktatura komuniste, ka jetuar e vazhdon të jetojë gjithmonë me problemet, hallet e brengat e atdheut të tij. Këtë e tregon më së miri edhe fakti që zëra e tij në “Korso Trieste” të Romës dhe shtëpia e tij janë bërë si një qendër pelegrinazhi për shqiptarët, duke përfshirë dhe funksionarë të lartë të cilët shkollën në Itali ose u bie muga andej. Në këtë aspekt, nuk parashtrohet edhe ajo që Dr. Çoku i deshifruar për t'i parë bashkudhëtarët e tij të bashkuar, mund të ketë toleruar gjëra asaj duke e mba bashkëpunimin ndërmjet forcave të ndryshme politike në Shqipëri kur është fjala për zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe problemeve të tjera të veçanta, të cilat mund të evolucionohen vetëm me një bashkëveprim të të gjitha partive që veprojnë tek ne, por gjithmonë ama, pa e zbehur konkurrencën në luftën e tyre politike të ndershme njëra me tjetrën. Dikujt ndoshta, këtë dëshirë apo ndonjë këshillë të Doktorit, mund t'i ketë pëlqyer që ta trajtojë si një thirrje ose këshillim për të krijuar një koalicion midis atyre, që do të merrnin pushtetin dhe atyre, që ishin duke e lënë. Nga ana tjetër, po t'i referohemi ngjarjeve të asaj periudhe, arrijmë në përfundim se Berisha nuk kishte asnjë lloj motivi të pranonte një koalicion me socialistët. Siç dihet, ai vetë, jo më shumë se para dy muajsh, kishte qenë protagonist i prishjes së qeverisë së koalicionit, e cila quhej “Qeveria e Stabilitetit”, kështu që s'kishte se si të bënte tani një hap prapa duke lënë atë çka kishte përbë tryeze dhjetorin e 1991-shit. Për më tepër, ai nuk mund ta kishte një të tillë aq të dobët sa të harronte atë që shpërtheu se në këmbëngulja për të mbajtur në këmbë koalicionin me socialistët, ishte shkaku i buxhetit politik të N. Cekës. Koalicioni, mundësisht për të cilën normalisht shqyrohen për përcaktimin e zgjedhjeve, diskutohen apo kërkohet për të arritur shumicën e nevojshme për të krijuar mundësinë e dhënies së votbesimit të qeverisë, e cila do të drejtojnë vendin gjatë asaj legjislature. Por, se pari, takimi i Trieshtës, u zhvillua para zgjedhjeve dhe, me kryesorja, duke parë entuziazmin, me të cilin e priti populli prishjen e qeverisë së stabilitetit, e cila kishte filluar të bëhej si një gangrenë për vetë Partinë Demokratike, këmbënguljen dhe dëshirën për të zhvilluar zgjedhjet e reja, nuk ishte vështirë të kuptohej se Berisha, i cili kishte marrë 5 përqind të votave të fituara prej 22 marsit ishte i ardhshëm tashmë i binte përjuar. Në këto kushte, PD-ja nuk kishte aspak nevojë të kërkonte apo të paktën të pranonte një koalicion me socialistët, i cili jo vetëm nuk do t'i sillte ndonjë dob asaj, por do të ishte një zhgënjim i një pjese të konsiderueshme të konsolidueshme të elektoratit ndaj saj. Përveç kësaj, PD prej disa muajsh ishte në një koalicion me PSSH-n nga pushteti Koalicioni i shërbente vetëm PS, për të ruajtur një pjesë të pushtetit të saj. Pikërisht, kjo do edhe nga shpjegimet e Dr. Mentor Çokut në intervistën e tij në “Republika”, sipas tij, lideri socialist F. Nano propozoi për një koalicion të përshkruar më sipër, por Berisha u përgjigj se “këtë është më mirë të bisedohet në Shqipëri”. Ato gazeta, të cilat këmbëngulnin rreth misterit të bisedimeve të Trieshtës, më tepër se të merren me supozime të ndryshme, do të kishte qenë më mirë të justifikonin tezën e tyre, sipas së cilës Dr. Çoku sheh të vërtetën. Kujt i trembet Mentor Çoku, i cili paska frikë të zbulojë të vërtetën? Vështirë të besohen që ai mund të ketë nevojë për një portofol ministri apo ndonjë privilegj, që mund t'ia sigurojë presidenti Berisha apo Deveria. Gjithashtu Dr. Çoku nuk ka jetuar në Shqipëri në sundimin komunist që të jetë i mosuar ta shesë personalitetin e tij vetëm për të fituar një të drejtë si ajo e ndryshimit të radhës së Abdyj, i Farshetrit dhe Iljaz Pashë Dibres përsa i përket rolit, që kanë luajtur në Lidhjen e Prizrenit.

Sot, nata e katërt

Në këtë numër

5 vjet të Lidhjes Shqiptare Amerikane f. 3 Arben POPOCI A do të veprojë ligji “Për kthimin e pronave ish-pronarëve” në fshat? f.2 Prof. Ismet ELEZI Diskutime rreth ligjit 7501 “Për tokat bujqësore f 2 Nacionalistët shihen si jo të aftë për të penguar reformat në Rusi f.4

Urim

Redaksia e gazetës u uron të gjithë besimtarëve të krishterë [teksti pritet në kufirin e imazhit]

Në numrin e ardhshëm: A është realist numri Një?

Në numrin e ardhshëm: A është realist numri Një? Intervistë me Ardian Krastën

Nga kronikat

E qendura N. e prekur thellësisht nga atmosfera e bukur e Krishtlindjeve dhe me shpresë për një festë Bajrami po kaq të bukur në të ardhmen, i dha fjalimin të vet ca tone të forta moraluese, misterioze, por pa iu ndarë sevdas së parë për politikën: “Unë kam rënë në dashuri me politikën, domethënë me partitë, por unë kurrsesi nuk mund t'ia besoj ndjenjat e mia PS-së, sepse më mbetet dëshmi me atësi të dyshimtë. Kjo punë shkon deri aty saqë trashëgimtarët mund të dalin në të njëjtën kohë edhe ekstr emistë të majtë, edhe ekstremistë të djathtë. Do sulen pastaj etër të këqinj, një aleancë apo unitet e pastaj medet, medet familja nuk di nga t'ia mbajë. Po fundja njeriu për një ndër rron. “Kujtojnë komunisto-socialistët, se të mundurit nuk kanë moral? Si i paskemi moral ne që nuk pranuam të bëhemi bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit? S'i paskemi moral ne që nuk pranuam kurrëcen e afruar nga Ramiz Alia? Sepse kuptohet. Gënjeshtra për të cilën po flas unë është karakter, është dituri e erdhi një çast që na pati nevojën për të përdorur si traget për në Evropë. Dashuria ime për politikën është dashuria për të vërtetën. Unë sa duket po ma kaptoni kokën, të cilin ende ish-operativët e Sigurimit nuk janë duke e dorëzuar. Ç'është kjo sjellje që e merrre me ish-operativët, q’është kjo dashuri dashuri e keqe. Paska edhe dashuri të keqe, Gëzuar Krishtlindjet! A nuk e vini re se socialistet janë bërë pak si të urtë? Me sa duket janë duke zgjedhur kryetarin e ri. Viti '94 është i ngatërruar e dhe nuk rrihet pa kryetar, natyrisht, kryetar me moral normal. Pale, po nëse kaërkojmë edhe me baraj Nuk i tremben burgut se të paktën do të hyjë për politikë” Kronikani