Në veprimet tona duhet të sundojë ideja e shenjtë e shqiptarizmës
Pjesë nga raporti i punës i PPD
Përshëndetja e Dr. Aleksandër Çinës, anëtar i KD të PRSH drejtuar kongresit të PPD të mbajtur më 12 - 13 shkurt në Maqedoni
Partia Republikane e Shqipërisë krahas përpjekjeve të saj për vendosjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri kundër sistemit dhe mentalitetit komunist, për përparimin ekonomik të vendit bazuar në iniciativën e lirë mbi pronën private, rëndësi të dorës së parë i ka kushtuar çështjes kombëtare, ndërgjegjësimit politik të shqiptarëve për bashkimin e kombit.
Prandaj ftesës suaj për të marrë pjesë në këtë Kongres iu përgjigjëm me gjithë dëshirë.
Ne jemi të gëzuar që problemet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi po bëhen gjithmonë dhe më prezente, më të njohura brenda dhe jashtë. Dhe për këtë një meritë të veçantë ka edhe partia juaj. Kjo është kështu edhe për faktin që përpjekjet tuaja për realizimin e aspiratave dhe të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë janë zhvilluar në një terren të vështirë, në situatën e krijuar pas shthurjes së ish-Jugosllavisë, pas rënies së komunizmit, për të shoqëruar me një veprim të
Partia për Prosperitet Demokratik u formua në vazhdë të rezistencës shumëvjeçare të veprimtarëve të ndryshëm kundër barbarizës, asimilimit, represionit, në funksion të emigrimit, në vijim të përpjekjeve të suksesshme të atdhetarëve për vetëdijësimin kombëtar dhe politik të shqiptarëve të këtyre anëve.
A arriti PPD-ja të paktën t’i optimalizojë interesat e shqiptarëve në rrafshin politik, arsimor, ekonomik, informativ, kulturor, sportiv, të sigurisë, ose a u bënë shqiptarët subjekt i barabartë dhe i pakontestueshëm në Maqedoni, si në dimensionin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm?
Nëse e analizojmë dimensionin e brendshëm, sot shqiptarët, me të drejtën ceremoniale, ndërkaq shqiptarët në kushtetutën e re e kanë statusin e pakicës.
Nga ana tjetër, në kuvendet bashkiake, ku ata e kanë epërsinë, mund të vendoset vetëm për çështje periferike, kështu që i tërë potenciali politik i shqiptarëve u derdh në këtësi, u ngujua në kurthin dinake të projeksionit që Maqedonia e ndërtojnë si shtet monoteik.
Në politikën e jashtme të Maqedonisë, shqiptarët as që figurojnë si faktor që duhet të konsultohet. Ata injorohen, nuk trajtohen as si element stabilizues as destabilizues i Maqedonisë.
Informimi në gjuhën shqipe është një përzierje e përhapjes së lajmeve zyrtare dhe të kicit të dezinformatës.
Po ta analizojmë rrafshin ekonomik mund të vërejmë një tipizim kombëtar, karakteristikë kjo që u trashëgua nga e kaluara. Përqindja e tyre në strukturën e të punësuarve në sektorin shtetëror, sidomos në nivelet e vendosjes, është drastikisht nën përqindjen e tyre në strukturën e të gjithë të punësuarve në Maqedonisë. Ata përmes një politike permanente të margjinalizimit janë orientuar në sektorin privat, në veprimtari shërbyese.
Nëse Shqipëria ka filluar të...
janë zhvilluar në një terren të vështirë, në situatë të krijuar pas shthurjes së ish-Jugosllavisë, pas rënies së komunizmit, por të shoqëruar me një veprim të nacionalizmit të shfrenuar, veçanërisht kundër shqiptarëve në Ballkan.
PPD me programin dhe aksionet e saj është afirmuar si parti demokratike moderne që lufton për vetëdijesim kombëtar e politik të shqiptarëve në Maqedoni, për demokraci qytetare, barazi nacionale dhe ekonomi të tregut. Po kështu, me angazhimin e vet për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni duke përqafuar idenë se fatet e shqiptarëve në trojet e ish-Jugosllavisë janë unike, PPD bashkëvepron me parti politike të tjera me aspirata të njëjta kombëtare.
Por, sikurse pranohet edhe prej jush, shqiptarët nuk janë bërë akoma subjekt i barabartë dhe i pakontestueshëm në Maqedoni dhe prandaj detyra të mëdha dhe të vështira qëndrojnë para PPD-së që me mjete të veprimit legal politik në sistemin pluralist të realizojë qëllimin e saj fisnik para shqiptarëve.
Për këtë arsye si dhe për disa rrethana aktuale tepër të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni dhe për të gjithë kombin shqiptar në
figuruar në fashizmin politik, as-smor, analizojmë dimensionin e brendshëm, sot shqiptarët, ashtu si edhe më parë, nuk mund të ndikojnë në çështjet sistemore në rregullimin shtetëror dhe në pozitën e tyre në sistem. Vendimet politike të të tjerëve janë qendërsuar, komunat kanë ko-
tërësi, bashkëkohët konvergimi i të gjitha përpjekjeve të të gjitha forcave progresive, pavarësisht nga ngjyrimet partiake apo specifikat në programet e tyre. Mendonjë se veprimit tona duhet të sundojë ideja e shenjtë e shqiptarizmes dhe prandaj duhen kapërcyer, duke treguar shumë tolerancë reciproke, divergencat brenda partisë, që do të ishin me pasoja të padëshirueshme.
Ne erdhëm këtu me
obligimin e një force politike të krahut demokratik të Shqipërisë për të njohur nga afër partinë tuaj, për forcimin e lidhjeve të ndërsjella në dobi të demokracisë, çështjes shqiptare, stabilitetit në rajonin e trazuar të Ballkanit.
Prandaj do të ishim shumë të kënaqur që nga ky Kongres i PPD të dilte unike, më e konsoliduar. Urojmë mbarësi punimeve të këtij kongresi!
Epitafi i grabitur i Glavinicës - lexo në faqen 3
Të mos preket
Më datë 8 shkurt mjetet e informacionit njoftuan vendimin e organeve të pushtetit okupues serb të Kosovës për sekuestrimin e godinës së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të mjeteve të ndryshme themeluar legalisht me ligji të posaçëm të Kosovës në vitin 1978, ka fituar një autoritet të pamohueshëm në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare me anë të studimeve shkencore për problemet historisë, etnografisë dhe Arteve të Kosovës ka qenë që lidhje kulturore e shqiptarëve të diasporës së lashtë e të afërt në mes tyre dhe me botën e jashtme, gjatë vetëzolit të shetit shqiptar nën diktaturën komuniste. Në këtë periudhë të
Të mos preket Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës
Më datë 8 shkurt mjetet e informacionit njoftuan vendimin e organeve të pushtetit okupues serb të Kosovës për sekuestrimin e godinës së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të mjeteve të ndryshme të domosdoshme për veprimtarinë e këtij institucioni. Ky akt është vazhdim i veprimtarisë së përditshme kundër popullsisë autoktone shqiptare, që po i nënshtrohet jo vetëm shkeljes së të drejtave me elementarë të njeriut, por ka arritur një shkallë të padurueshme të genocidit të vërtetë dhe të spastrimit etnik.
dhe të mjeteve të ndryshme të domosdoshme për veprimtarinë e këtij institucioni. Ky akt është vazhdim i veprimtarisë së përditshme kundër popullsisë autoktone shqiptare, që po i nënshtrohet jo vetëm shkeljes së të drejtave me elementarë të njeriut, por ka arritur një shkallë të padurueshme të genocidit të vërtetë dhe të spastrimit etnik.
I frikësuar se nuk mund të arrijë shpejt plotësisht qëllimet e caktuara, pushteti okupues serb po përpiqet të godasë atë që e quan më të rrezikshme për të: kulturën, shkollën, artin shqiptar në Kosovë. Në këtë kompleks përfshihet posaçërisht pengimi i veprimtarisë së Akademisë së Shkencave e Arteve si një institucion i një rëndësie kryesore.
Dihen mirë se kjo Akademi, e themeluar legalisht me ligji të posaçëm të Kosovës në prill etnografisë, gjuhësisë, letërsisë, demografisë e të fushave të tjera të kulturës, shkencës e të artit që lidhen me popullsinë autoktone shqiptare në Kosovë e në viset e tjera të ish-Jugosllavisë.
Nuk ka dyshim se pushteti okupues serb përpiqet me çdo mjet të pengojë këto veprimtari të Akademisë, të këtij institucioni të lartë që punon e lufton me guxim duke u ballafaquar me përpjekje të ashpra për të bërë të vetëdijshëm shqiptarët për autoktoninë dhe identitetin e tyre kombëtar, për trashëgiminë e tyre të shkëlqyer historike, për kontributin e dhënë në kulturën ballkanike e evropiane dhe në mbrojtjen e qytetërimit të botës perëndimore. Nuk duhet të harrojmë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka qenë qendër lidhjeje në mes tyre dhe me botën e jashtme, gjatë vetizolimit të shtetit shqiptar nën diktaturën komuniste. Në këtë periudhë të vështirë historike në të cilën mund të përcaktohen përfundimisht fatet e të gjithë kombit shqiptar, të ndarë e të copëtuar padrejtësisht, u bie detyrë organeve qeveritare kompetente, shoqatave, intelektualëve dhe njerëzve të thjeshtë të ngrene zërin e tyre me të gjitha mjetet e ligjshme dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare e kombëtare për të ndaluar genocidin kulturor që kërcënon të ardhmen e kombit shqiptar në Kosovë e më gjerë. Të kërkojmë njerëz të mos preket Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Prof. SELAUDIN BEKTESHI
Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Që të bëhet SHQIPËRIA duhen bërë shqiptarët
Në mënyrë krejt të papritur, një shkrim i zotit Nexhmedin Spahiu i titulluar “Çfarë duhet ndryshuar në mënyrë që të bëhemi kombëtar”, ngjalli diskutim, ku nuk munguan dhe reagime disi të ashpra në gjykimin e tij. Reagime të tilla, mbi shkrimin në fjalë, më tepër se nga përmbajtja, erdhën si pasojë e mënyrës së paraqitjes, ku binte në sy edhe ndonjë shembull jo i gjendur.
A ikin apo kanë ikur shqiptarët? Kjo përbën problemin më të diskutueshëm në shkrimet e botuara lidhur me artikullin e zotit N. Spahiu.
Çështë e vërteta, vitet e fundit po asistojmë në një ikje apo dëshirë për ikje të shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Në Shqipëri, kjo është pasojë e varfërisë së tejskajshme, në të cilën e ka çuar shqiptar regjimi diktatorial komunist dhe pamundësia për një mirëkëmbëthje të shpejtë të një rritjeje sa më të madhe shqiptare në atë dhe në këtë periudhë transformimesh, e cila është quajtur “tranzicion”.
Në Kosovë, intensifikimi i shpërnguljes, dhunës dhe terrorit serb ndaj popullsisë shqiptare, gjendja e rëndë ekonomike në gjithë Serbinë, lufra, që po zhvillohet në Bosnjë, e kanë vështirësuar një qëndrim normal të shqiptarëve në Kosovë. Prandaj, duke qenë në një pjesë e madhe shqiptarësh janë pushuar nga puna, një pjesë ndjejnë nga policia dhe ushtria serbe, dikush për të mos shkruar larg, të ushtrinë serbe, dikush për të mbajtur familjen, kemi ardhur në dukurinë e largimit të një numri të konsiderueshëm shqiptarësh nga Kosova nëpër Evropë vetëm gjatë këtyre viteve të fundit.
Një ikje e këtij karakteri, natyrisht që nuk mund të cilësohet si një dobësi e një kombi, në këtë rast e shqiptarëve. Kjo është një “ikje” për të mbijetuar, për të siguruar një jetë ardhme më mirë se sa ajo, që të ofron qëndrimi në vendin tënd. Ç’do të thonim për italianët, që formojnë komunitetin më të madh në numër në SHBA? Po për grekët e SHBA, që janë pothuaj sa gjysma e numrit të grekëve, që jetojnë në vetë Greqinë? Po për disa milionë turq, që punojnë në Gjermani e në vende të tjera të Evropës? Në fund të fundit, a nuk ekzistojnë komunitete serbësh jashtë ish-Jugosllavisë?
Gjithhashtu, fakti që sot ekzistojnë shqiptarë dhe flitet për një problem shqiptar në Kosovë, në Maqedoni apo në ndonjë vend tjetër, tregon se shqiptarët, me gjithë dhunën, terrorin e ushtruar ndaj tyre, duke mos përjashtuar dhe krime barbarë, me gjithë kolonitë e elaboratet për shpërnguljen e tyre, nuk i kanë braktisur trojet e veta.
Për këtë nuk do t’ia japë vlerë parësore edukimit kombëtar se sa refleksit të vetëmbrojtjes legjitime, mbrojtje që, duke filluar nga vetvetja, shtrihet tek pronat dhe të mirat e tjera materiale, të cilat “humanizohen” nga nevoja dhe dashuria që ushqehet për to, si shtëpia, toka, zanati. Gjithashtu, ky refleks vepron në mënyrë imediate edhe kur është fjala për gjërat që kemi lidhje apo detyrime, si familja, rrethi shoqëror, për të përfunduar tek Atdheu dhe Kombi.
Por, shqiptarëve në lidhje të fuqishme me tokën e tyre ua impononin edhe ligjet dhe drejtojnë jetën e tyre. Le të kujtojmë Kanunin e famshëm të Lekë Dukagjinit. Kështu, pa u shtrydhur shumë në shekuj, por mjaft të ndalemi në shekullin e kaluar, mund të përmendim qëndresën e shqiptarëve, të cilët nuk kundërshtuar vendimet e Kongresit të Berlinit, jo vetëm për ikjen nga trojet e tyre, por i mbrojtën me gjak Plavën e Gucinë dhe Malësinë e Madhe duke mos i lëshuar Malit të Zi, dhe më pas, detyruan Fuqitë e Mëdha të dërgonin një flotë ndërkombëtare për t’i bërë që të dorëzonin Ulqinin.
Kur qenë të detyruar të përballonin një pushtim të huaj, shqiptarët, para braktisjes së trojeve të tyre, më tepër preferuan t’i shërbenin të huajit, duke ruajtur dinjitetin e tyre. Dhe kemi kështu shembuj e njohur të shqiptarëve të cilët arritën majat e hierarkisë së lartë të Perandorisë Osmane, si dhe te Perandorisë Otomane. Megjithatë, në momente të caktuara, ka pasur dhe shpërthime masive të shqiptarëve, siç ishte ajo e Kosovës gjatë viteve 1912-1913, që për t’i shpëtuar genocidit serb erdhën në Shqipëri, po kështu kemi dhe dyndjen e dibranëve, pa harruar eksodin e çamëve, të shtyrë nga krimet e përbindshme të grekëve. Këto, si dhe shpërnguljet e organizuara të shqiptarëve të Jugosllavisë dhe atyre të Greqisë në Turqi, në bazë të marrëveshjeve të qeverive të këtyre vendeve me qeverinë turke, përsëri nuk mund të vlejnë për pasojë e dobësisë së kombit shqiptar apo mungesës së ndjenjës së tij kombëtare. Po ashtu, një pjesë e madhe e shqiptarëve, që nuk kishin përkrahjen e një Rusie sllavo-ortodokse, të një France të interesuar për krijimin e një shteti me tendenca antiaustriake, apo të një Anglie që mbështetëse Greqinë në politikën e saj ballkanike. Në këtë kuadër, nuk duhet harruar edhe fataliteti, në të dy luftërat botërore, ata, të cilët ishin të interesuar për ekzistencën e një shteti shqiptar, që të përmblidhte gjithë shqiptarët, humbën.
“Diçka duhet ndryshuar në edukimin tonë kombëtar”, është ideja, që ka synuar të përçojë zoti Spahiu në shkrimin e tij. Në këtë aspekt, duke u nisur nga ajo çka ka përjetuar kombi shqiptar gjatë këtij gjysmëshekulli, për të qenë më të saktë, nuk duhet bërë fjalë për ndryshim në edukimin kombëtar, pasi gjatë kësaj periudhe ai nuk ka ekzistuar. Në vendin që shqiptarët të ushqeheshin me ndjenjat kombëtare, në Shqipëri në vend dominues është i ashtuquajturi “internacionalizëm proletar”.
Gavrosh Levojnja
(Vijon në faqen 2)
Nga kronikat
Lajmi se e çmendura N. nuk paraqitet më në publik e vetme u konfirmua nga burime të shumta që i bënë pranë asaj. Shoqëruesi, një zotërues i disa gjuhe, që mund të ishte 20, por mund të ishte edhe 50 vjeç, fliste një shqipe të pastër letrare. Tonin e kishte më të lartë, por të i mprehtë.
Deri dje në darkë nuk dihej shkaku pse e çmendura N. nuk kishte dëshirë të komunikonte në gjuhën amtare me bashkëbiseduesit e saj. Në të gjitha ambientet që u shtang ajo fliste analisht dhe shpesh ndërpriste përkthyesin duke thënë: “I want to clarify something”.
Fjalimi i së mërkurës (i gjithë i përkthyer) nuk solli ndonjë gjë të re në letërn e kryeqytetit.
“Vendosa të flas në gjuhë të huaj se në shqip nuk po merrem vesh, tha e çmendura N. Kjo për disa arsye. Po ndodhin gjëra që nuk kanë ndodhur që nga koha kur njerëzit iu mbush mendja të shkruajë. Në shtyp po shkruhen letra të hapura me pseudonime: ka një dëshirë të fshehtë për të mbajtur fatkeqët në burg vetëm e vetëm për të shitur gazetat. Sapo mësoj se nëse Fatos Nano del nga burgu, ZP do luftojë të fusë brenda Namikun. Namik Doklen ose ndonjë “Namik” tjetër. Kjo mund të ngjasë shpejt se “Çështja Nano” është konsumuar shumë dhe po e ushqejnë me një trizhrin e ZP. Të gjitha këto veprime janë të moralshme sepse kryhen në emër të ekonomisë tregut, në emër të kuadrin të zhvillimit të mëtejshëm të demokracisë parlamentare.
Bëni durim edhe 16 vjet. Pastaj do hyjmë në mërgimin e tretë.
Kryetare e dëshpurn për PS do jenë shokët Namik Hoti dhe shoku Idajet Beqiri. Drejtimi me bashkëkryetar do të forcojë më tej unitetin. Rroftrë uniteti i çeliktë parti-populli!”
Kronikani
Në këtë numër:
Kur dhimbja është pjekuri f. 3
Nëse paqja do të bëhet realitet më 1977… f. 4
Ajo që u bë de facto këtu në Kukës shpresojmë të bëhet de jure edhe në Parlament f. 2
Perëndimi, jo perëndia f. 3