03/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 mars 1994

Krimi i Fatos Nanos është edhe politik

Pasanësër zbrit në bankën e akuzës Fatos Nano. Akuza është e thjeshtë, pothuajse ordinere, “shpërdorime dhe përvetësime në shuma të mëdha”. Do të gjykohet, pra, Fatos Nano, dy herë ish-kryeministër. Shkurt, do të kemi një intermexho të fuqishme, mes gjyqit të madh ordiner të bllokmenëve. Po a e dëshiron Fatos Nano një gjyq politik? Kurresesi jo, sepse një gjyq i tillë do t’i hidhte mbi shpinë Enver Hoxhën, do t’i hidhte të gjitha krimet e tij. Fatos Nano e solli partinë e Enver Hoxhës deri në ditët e sotme. Një gjë tillë nuk mundi ta bënte dot as mendja e hollë e Ramiz Alisë. Kjo është vepra e tij dhe njëkohësisht krimi i tij i madh politik. Nuk ka rëndësi sot të thuhet se përse e bëri Fatos Nano këtë punë. E bëri për pushtet personal apo për ideal. E rëndësishme është të thuhet që ai e solli partinë e krimit edhe në ditët e reja. Edhe nëse do të kishim gjyq politik, ai së pari do të shpaguante këtë krim. Po përse luan Fatos Nano dhe partia e tij me armët e gjyqit politik? Së pari, sepse kjo është mënyra më e mirë për t’u fshehur aktakuzës së vërtetë. Së dyti, duke u shpallur si i përndjekur politik, Fatos Nano kërkon të mbijellë, sidomos tek të huajt, idenë e revanshit dhe të hakmarrjes. Po çfarë do të jetë në të vërtetë gjyqi i Fatos Nanos? Një intermexho e fuqishme mes gjyqit ordiner të bllokmenëve. Ky gjyq mund të konsiderohet edhe politik, sepse në partinë 50-vjeçare ishin bashkë edhe tradhtia, korrupsioni, vjedhja e mashtrimi, edhe ajo që quhej politikë. Këtë krim nuk mund ta ndash sot në pjesë. Sidoqoftë ky gjyq, do të jetë ordiner. Nuk janë të rralla rastet kur njerëzit, që kanë luajtur në politikë, edhe në politikën e madhe, janë dënuar në mënyra krejt të rëndomta.

Jugosllavia serbomalazeze sot… Po nesër?

Jugosllavia serbomalazeze sot… Po nesër? Gavrosh LEVONJA

Rreth 30 parti politike, mbi 80 shoqata, 330 gazeta

Brenda tre vjetëve Në harkun kohor të afro 3 vjetëve, spektri i politikës shqiptare u pasurua me rreth 30 parti politike dhe me mbi 80 shoqata politike dhe jopolitike. Edhe lëvizja sindikale në shqiptare, të cilat do të pasohen edhe nga 6 parti të tjera, që sipas një specialisti të Ministrisë së “Drejtësisë”, kanë dorëzuar programet dhe statutet për miratim. Mirëpo mira-

Protestë

Politika shoviniste serbe e genocidit kulturor nuk po njeh ndalesa në veprimet e mjetet e saj të egra e primitive antishqiptare. Një akt tjetër barbar i pushtuesit serb u krye këto ditë në Kosovë. U mbyll me dhunë policore Akademia e Shkencave e Kosovës dhe i njëjti fat pritet edhe Institutin Albanologjik në Prishtinë. Forumi i Intelektualëve të Pavarur Shqiptarë mesoi me indinjatë të thellë këto veprime antinjerezore për likuidimin e forcave e vlerave intelektuale të popullit shqiptar të Kosovës. Intelektualët shqiptarë, duke protestuar energjikisht kundër këtij akti antidemokratik, u bëjnë thirrje gjithë intelektualëve të Evropës që të ngrejnë zërin në mbrojtje të kolegëve të tyre, viktimë e koncepteve dhe politikës primitive serbomadhe. U bëjmë thirrje forcave politike

Perspektivë e re në marrëdhëniet dy palëshe

Berisha dhe Tuxhman para gazetarëve “Midis Shqipërisë dhe Kroacisëse paraqiten mundësi të mëdha dhe perspektiva të gjera. Ajo është e dobishme jo vetëm për dy popujt, por është njëkohësisht një kontribut në procesin integrues rajonal, sepse duhet të theksojmë se një politikë e tillë është e domosdoshme për Ballkanin”. Kështu u shpreh Presidenti Berisha gjatë konferencës së shtypit me homologun e tij kroat, Franjo Tuxhman. “Në radhë dakord, vazhdoi Berisha, që marrëdhëniet bilaterale t’i zgjerojmë në fushën politike, ekonomike teknike, turizëm, arsim dhe fusha të tjera.” Presidenti Berisha, tha gjithashtu, se Kroacia është një shtet i agresuar dhe se agresor në këtë rast është serbi. Në mbështesim përpjekjet për zgjidhjen e problemit të Bosnjes në Kuadrin e një federate apo konfederate myslimano-kroate, duke e parë këtë jo vetëm si një alternativë që mund të sjellë paqen, por dhe si një zgjidhje me efekte stabilizuese afatgjatë në rajon. Presidenti Tuxhman tha nga ana e tij se, me kënaqësi i njoftova mikpritësit tanë, Presidentin Berisha dhe kryeministrin Meksi, se bashkësia Evropiane dhe SHBA kanë ndërmarrë hapa të vendosur që t’i jepet fund krizës në Bosnje-Hercegovinë, edhe përmes gjetjes së një zgjidhjeje politike. Gjithsesi, përfundoi Presidenti Tuxhman, qëndrimi ynë këtu ka qenë shumë i frytshëm, në njohjen vendim mik, Shqipërinë. Korrespi i “Republikës”

Po nesër?

Gavrosh LEVONJA A do të mbijetojë Jugosllavia e cunguar serbo-malazeze? Tani, kur ajo ndodhet nën darën e embargos, e ballafaquar me probleme ekonomike tepër të vështira, kur në plan të parë kanë filluar të pllakosinë edhe tendenca nacionaliste, të cilat mishërohen, nga njëra anë, prej atyre unitare serbe dhe atyre që synojnë për në Mal të Zi të pavarur, duke ruajtur identitetin kombëtar, ka filluar të vihet në dyshim ekzistenca e kësaj federate. Pyetja e mësipërme po bëhet gjithnjë e më insistente si jashtë asaj çka mbetur nga ish-Jugosllavia, ashtu edhe brenda saj, në Beograd dhe në Podgoricë. Para disa muajsh, Beogradi propozoi që të suprimohej ministritë republikane të Jashtme, të Mbrojtjes dhe të Bashkëpunimit me jashtë, gjë që u kundërshtua nga qeveria dhe forcat e tjera politike të Malit të Zi, pasi kjo do të përbënte një hap drejt shuarjes së shtetit malazez. Po kështu, në Beograd festohet përvjetori i Njegoshit, që është simbol i kombit malazez. Ky veprim u cilësua si një provokacion i hapur që cenonte kombin malazez, kështu që shkaktoi reagime të shumta duke i dhënë shkak rritjes dhe forcimit të ndjenjës kombëtare në këtë republikë. Pak kohë më parë, në Beograd doli në dritë një punim i akademikut serb Miodrag Joviçiç, sipas të cilit Jugosllavia e sotme duhet të ndahet në provinca autonome, ku dhe Serbia dhe Mali i Zi do të humbisnin atributet (vijon në faqen 4)

Mbi 80 shoqata të gazeta...

Në harkun kohor të afro 3 vjetëve, spektri i politikës shqiptare u pasurua me rreth 30 parti politike dhe me mbi 80 shoqata politike dhe jopolitike. këtë hark kohor e zgjeroi dukshëm spektrin e saj duke krijuar kështu rreth 25 sindikata. Sipas statistikave të zyrës së partive politike dhe shoqatave pranë Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 1990 është krijuar vetëm një parti politike, Partia Demokratike Shqiptare. Vetëm rreth një muaj më pas, viti 1991 regjistroi në spektrin e politikës shqiptare edhe emrat e 17 partive të tjera politike, si PE, PR, PA, PUK, PSD, PS etj. 6 parti të tjera politike për vitin 1992 dhe vetëm 4 për vitin 1993 e çuan në 27 numrin e partive në jetën politike kanë dorezuar programet dhe statutet për miratim. Mirëpo miratimi i tyre nuk është vendosur ende nëse do të bëhet nga Ministria e Drejtësisë apo nga Gjykata e rrethit të Tiranës, sipas një projektligji të miratuar disa ditë më parë nga Qeveria për këtë problem. Sipas dokumentacionit që administron kjo zyrë, të gjitha partitë, shoqatat dhe sindikatat e krijuara deri në fund të vitit ’93 janë të pajisura me licenca për botimin e shtypit të tyre. Duke llogaritur edhe licencat e botuesve privatë të shtypit, numri i gazetave dhe revistave që botohen ose kanë leje botimi, arrin në 330. N. GJINI

Nënshkruhet marrëveshja në Washington

...isht Evropës që të ngrene dhe politikës primitive serbomadhe. Në u bëjnë thirrje forcave politike të Evropës Demokratike të mos lejojnë akte të tilla, të pengojnë forcat e errëta shoviniste që vrasin kulturën dhe vlerat e vërteta të popujve. Ne kemi besim se së shpejti zëri do të dëgjohet dhe, të bindur se atje ku fluturon kultura demokratike e një populli luftojnë gjithë kulturat e popujve së bashku, dënojmë politikë të tilla të cilat vrasin idealet e përbashkëta të të gjithë popujve liridashës. Myslimanët dhe kroatët e Bosnjës, pas katër ditë bisedimesh në Washington, në prani të sekretarit amerikan të shtetit Kristofer, firmosën të martën në mbrëmje marrëveshjen për krijimin e Konfederatës myslimano-kroate të Bosnjës. Do të jetë një konfederatë e tipit zviceran të kantoneve. Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri boshnjak Silaixhiç, ministri i jashtëm Graniç dhe udhëheqësi boshnjak zuback. Kjo marrëveshje u garanton të gjithë refugjatëve dhe personave të dëbuar të drejtën që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të drejtën e kthimit të pasurive të marra gjatë spastrimeve etnike. Por suksesi akoma nuk është i garantuar, pa u përcaktuar qartë qëndrimi i serbëve në lidhje me këtë problem. Ndoshta në këtë drejtim pritet ndonjë ndikim i diplomacisë ruse, e cila sigurisht kërkon pjesën e saj në Ballkan. Dhe aeroporti i Tuzllës, i bllokuar nga serbët, u hap pikërisht nga ndërhyrja ruse.

Në kërkim për shpëtimin e vetvetes

Rënia e komunizmit i ngjan rënies së perandorisë Romake, ndërsa ndërtimi i Botës së Re, kërkon mundin dhe sforcën që kërkoi krijimi i Evropës Kristiane... VACLAV HAVEL Në paravijimësinë e këtij shkrimi në folëm për debatin Havel-Brodskij si dhe për përcaktimin Havelian të “ankthit postkomunist”. Padyshim, një nga faktorët që ndikojnë dhe e zhvillojnë këtë “ankth” është edhe shtypi, kur merr funksionin represiv. Në përpjekje për të bërë njëfarë analize rreth kësaj, do të përdor si referencë titullin e një shkrimi të Zija Çelës botuar pak më parë në gazetën Drita: “Shteti dhe shtypi në rolın shtypës?!”. Për efekt të një alternacioni të goditur, gazetari i stërholluar përdor lidhësen bashkërenditëse “dhe”, përndryshe titulli mund të shkruhej: “Shteti në rol shtypës dhe shtypi në rol shtypës”. Pas kësaj lind pyetja se kur janë shtet dhe shtypi në rolin shtypës?! Shteti në rolin shtypës është atëherë kur përdor gjithë makinën e tij për represion, kur kontrollon gjithçka, kur mohon çdo lloj lirie, kur i mbyt të gjitha llojet e gojëve, të gjitha llojet e gazetave; kur burgos pa pra, kur varros pa pra, kur pushkaton, internon, damkos, kur vendos spiunët e tij nëpër qendrat e punës, shkolla, qendrat e banimit; kur të gjitha gazetat përsërisin çfarë urdhëron dhe detyron ai, kur kryeredaktorët dhe gazetarët e gazetave do të gdhihe­shin nëpër shtypshkronja si mos u shpejtonte ndonjë pikë apo presje, e cila mund t’u priste jo vetëm mjekrat dhe mustaqet, por edhe kokat. Dhe, nëse e kemi harruar se ç’do të thotë represion shtetëror, me gjithë keqardhjen e madhe për harragësinë tonë, le të shikojmë Kosovën ose më mirë le të kujtojmë represionin 50-vjeçar të shtetit komunist shqiptar. Ndërsa shtypi rolin shtypës e përfton (pardonëz mois pour l’expression) kur shan, pështyn, vjell, fshin hundët pa shamí - kur bëhet pasqyrë e denigrimit të personaliteteve, të depersonalizimit të njeriut, kur bëhet pasqyrë e krimit dhe ndëshkimit të shemtuar, kur është agresiv dhe agresor, kur vrasësin dhe të vrarin e bën viktimë të politikës së vet, kur... Por cili është momenti oportun kur ai e luan këtë rol? Në një shtet diktatorial ai është ingranazhi i tij, ndërsa në një demokraci pluralistike dhe pluraliste ai është gjithmonë pasqyrë e një politike ekstreme. Në një shtet të konsoliduar mund të mos luan rol, ndërsa në një demokraci në hapat e para, sigurisht çelmja në hapet e para, shkakton kaos dhe destabilitet, duke rritur fushën e veprimit të “ankthit postkomunist”. Këtë “perparesëri” ky lloj shtypi e ka fare mirë të qartë, andaj me një logjikë “subtile” përditë e më shumë e rrit agresivitetin e vet. Në Shqipëri ai është në shërbim vetëm të një qëllimi: të vazhdimit të kaosit përderisa të ndërrohen qeveritë dhe të vijnë pushtet atë. Por qeveritë e tyre nuk janë sikurse qeveritë që këmbëhen në Itali! Në intervistën e fundit ekonomisti dhe gazetari Mitro Çela përsërit formulën për të qenë “nënesë mirrë” i Fondit Monetar Ndërkombëtar sikurse “Katër Dragojtë” e Azisë së Juglindore. Gjithashtu, Mitro Çela nënvizon se formula e suksesit sipas modelit të FMN-së, presupozon në radhë të parë, “stabilitet dhe paqe sociale midis partive” dhe, për ta ilustruar këtë, përmend “gogolin” i cili patjetër vjen nëse nuk realizohet ajo. Për këtë ai përmend kthesën në sensin negativ të reformës në Poloni pas rikthimit në pushtet të forcave të majta. Si përfundim, duke përsëritur sentencën e Xhon Kenedit, “se në botë nuk ekziston askund demokracia puro, e pastër”, sepse një demokraci e tillë laboratorike nuk kishte për të nxjerrë jashtë ligjit në Amerikë Partinë Komuniste, gjë që po të mos ishte kryer do të kishte pasojat he të hidhura që do të pasqyroheshin jo vetëm në kontinentin amerikan. Kjo e bën të domosdoshme dhe të nevojshme dhe në Shqipëri ndërhyrjen e shtetit demokratik, nëpërmjet “katalizatorëve” të tij demokratikë, që të ndikojë fuqishëm në neutralizimin e reaksioneve të tilla “acid” të cilët, në radhë të parë, do t’i sillnin pasojat më të hidhura vetë popullit shqiptar. ELIDA BUÇPAPAJ

Nga kronikat

E mërmenda N, të hënën dhe të martën, nuk u pa gjatë gjithë ditës udhëhe të kryeqytetit. Dëshmitarët e shumtë treguan se ajo ishte shfaqur në të gjitha rrugët dhe fugicat e Tiranës, në orët e vona të natës, duke shkaktuar panik dhe terror. Dëshmitë duhet të ishin të vërteta, sepse ditën e martë Tirana u gdhi me parulla të gjithësuara nëpër mure, me ngjyrë të blertë. Një pjesë e këtyre parullave thoshin: “Rroftë aviacioni serb”, “Poshtë kushtetuta e BRSS”, “Poshtë zgjedhjet e reja”, “Rroftë Vorioepiri”. Në mesditën e ditës së martë ekspertët ligjorë vërtetuan se boja e blertë e këtyre parullave ishte e njëjtë me bojën e parullës “Irani fatos Nanon”. E pyetur nga kursarët, pse ishte përdorur e njëjta ngjyrë, e përmendura u përgjegj: se kjo ishte thjeshtë një shenjë e identifikimit të Partisë së Namik Hotit. Duke përdorur këtë bojë dhe një komprometoi Namik Hotin dhe bëj me serioz Fatos Nanon. Kohët e fundit janë egërsuar edhe shkrimet e intelektualit të fisëm Neritan Ceka. Këto shkrime tregojnë që do të kemi përsëri qeveri të stabilitetit dhe zoti Ceka do të ketë postin e Ministrit të Jashtëm. Në këtë kabinet të qeveritar, përveç portofolit të jashtëm, Partia e Grawë, do të paraqite dhe dy ministra përkatësisht portofolin e mbrojtjes dhe të rendit. Pseudonimi i ri i Namik Dokles në “Zëri i Popullit” nuk është Toreadori, por kjo nuk përshtatet mundësinë dhe dëshirën e tij të madhe për tu bërë toreador. Këtë gjë ai e dëshiron pasi demi të mundë toreadorin. Pas kësaj çdo gjë do të jetë e qetë sepse ai mund të dalë në arenë vetëm kur nuk ka dem. Javën e ardhshme do të hapet regjia e R. Alisë. Njoftohen anëtarët që ditën e hënë në orën 10.00 të paraqiten në Burgun e Tiranës, për të marrë udhëzimet e nevojshme. KRONIKANI

Në këtë numër:

Athina, Maqedonia, Shqipëria f.3 Një provë force që do të sjellë paqen f.4

FORUMI INTELEKTUALEVE TË PAVARUR SHQIPTARE