17/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

17 prill 1994

TAKIME TË PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE me…

…Partinë e Ballit Kombëtar Më 14 prill 1994, u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të Partisë Republikane dhe Partisë së Ballit Kombëtar. U diskutua mbi gjendjen politike dhe mbi nevojën e krijimit të një krahu të djathtë në Shqipëri, duke shkëmbyer mendime hap pas hapi mbi drejtimet demokratike e kombëtare të këtij krahu. Së shpejti do të mbahet takim tjetër. Të dy partitë do të bëjnë takime dy-palëshe edhe me forca të tjera politike e shoqërore që ndjekin të njëjtat qëllime. Partia e Ballit Kombëtar përfaqësohej nga zotërinjtë Selfo, Libohova, Xhaferri, Bardhi. …Shoqatën e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Më 15 prill 1994, u zhvillua një takim midis PR dhe Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë. Në takim u evidentuan pikëpamje të përbashkëta mbi gjendjen e vendit dhe nevojën e krijimit të një krahu të djathtë. Së shpejti do të mbahet edhe një takim tjetër. Nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë merrnin pjesë kryetari i kësaj shoqate, z. Kurt Kola, dhe zotërinjtë Kokoshi, Dosti, Maçi, Kavaja, Agolli, Babani. Nga PR merrnin pjesë kryetari z. Sabri Godo, nënkryetari z. Fatmir Mediu, sekretari i përgjithshëm, z. Çerçiz Mingomataj, zotërinjtë e Komitetit Drejtues Aleksandër Çina, Arben Braçe. …Partinë e Legalitetit Më 16 prill u mbajt një takim midis Partisë Republikane dhe Partisë së Legalitetit. Në këtë bisedë u fol mbi gjendjen politike dhe nevojën e krijimit të një krahu të djathtë me orientime të qarta demokratike e kombëtare. Në këtë sens të shpejt do të mbahet edhe një takim tjetër. Partia e Legalitetit përfaqësohej nga kryetari i saj z. N. Kupi, kryetari i Këshillit Kombëtar z. M. Dashi, e zotërinjtë Peza e Belegu.

Dosja greke duhet hapur për të gjithë

Në dosjen historike të betejës shqiptaro-greke krimi i fundit i grekëve në Jug të Shqipërisë hyri si fjala më e përgjakur e këtij pesë dekadave pas provokacioneve të gushtit të vitit 1949. Shqiptarët e sidomos formacionet e tyre politike e publike në një kohë të madhe dënuan në unison krimin. Pastaj u duk se secili vazhdoi detyrën e tij. Kështu politikanët ulën tonet e protestave, gazetat greke filluan botimin e palës së akuzuar, ndërsa “intelektualët” pro-grekë filluan të vënë në dyshim mënyrën se si është shkruar historia e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Në një farë mënyre këta të fundit filluan seriozisht të debatojnë mbi dosjen ballkanike shqiptaro-greke. Dhe shqiptarët e vërtetë e të lodhur nga varfëria e gjatë filluan të dëgjojnë, përsëri si atëherë kur misteret e varfërisë i degjonin nga goja e atyre që i varfëronin. Filluan të dëgjojnë për shkak se “intelektualët” tanë po ja lidhin prapë idetë e tyre shtërpe me varfërinë e vatrave të tyre. Po jua lidhin prapë qëndrimin pro grek me argumentin se kjo do t’u sjellë begatinë. Nga dosja greke shkëputet kështu, prej këtyre shqiptarëve vetëm një fletë, ajo e inferioritetit ndaj grekëve. Fletët e tjera, krimet, masakrat, diegjet e fshatrave në Jug, lufta kundër ringjalljes së kombit shqiptar, provokacionet e gushtit e dën të përpjekjet intensive për helenizimin e jugut pas hapjes së Shqipërisë nuk i përmendin. Ata nuk përmendin faktin për 350 mijë shqiptarët që punojnë në Greqi, me standartin më minimal ta jetës, të BE, i dhurojnë asaj falas nga 40 dollarë për çdo ditë pune. Dhe pas kësaj ajali intelektuale, njerëzit që arsimimin e tyre nën diktaturë e morën dhe për shkak të mjerimit të tyre nën diktaturë me literaturake të prindërve të tyre jo vetëm kundër armqve të jashtëm por dhe kundër armiqve të brendshëm tashmë shpallin papritur paqen. Pas kësaj çdo njeri mendon se ka të drejtë të kërkojë hapjen e dosjes greke, për të gjithë. Për shqiptarët, për grekët, por dhe për opinionin ndërkombëtar. Shqiptarët duhet ta marrin vesh kush mbron interesat e Greqisë në Shqipëri. Një pjesë e kësaj dosje po botohet në gazetat greke. Papuliasi e ka më të lehtë se Serreqi për të komunikuar me shqiptarët, Makaridashi me këtë se Baleta, kurse A. Klosi e ka më të lehtë se babai tij për të bërë thirrje kundër luftës. Duke respektuar zgjedhjen e secilit, në këtë dosje duhet patjetër t’i bëhet e ditur opinionit shqiptar se si e çorodit një raport Greqi Shqipëri brenda shtetit tonë. Shteti duhet të kontrollojë vetveten, superstrukturën e tij, mjetet e informimit masiv, zëdhënësit e shtypit e gjithçka tjetër që ia bëjnë më të lehtë palës tjetër për të pasur një pozitë komode brenda tij. Pastaj le t’u hapë qyetarëve dosjen e civilizimit grek. T’ua tregojë që nga vrasjet e terrori për helenizimin e Shqipërisë Jugore në shekullin e kaluar, që përfundoi me helenizimin e një pjese të konsiderueshme të trojeve shqiptare, që tani janë pjesë e territoreve greke, me terrorin e Kishës Ortodokse Greke kundër së pari brenda tij. Pastaj le t’ua hapë qytetarëve terrorin e Kishës Ortodokse Greke kundër së pari brenda tij. Pastaj le t’ua hapë qytetarëve terrorin e Kishës Ortodokse Greke kundër Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu të vrarë natën dhe pas shpine...

PALA GREKE PËR NGJARJEN E 10 PRILLIT

Robert Goro i Bi Bi Si-së njoftoi dje se Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë bëri të ditur se iu dërgua Tiranës përgjigjja rreth incidentit, dërgimin e së cilës Berisha e kishte vënë si kusht për fillimin e dialogut. AFP - Jorgos Papandreou, sekretar i Shtetit i Punëve të Jashtme dhe i biri i kryeministrit Andreas Papandreou deklaron: “Është e vërtetë se në Greqi ka elementë ekstremistë për çështjen e Epirit të Veriut dhe nuk mund të përjashtohet asgjë, madje as një përfshirje e ushtarakëve grekë në mënyrë individuale” AFP: Zëdhënësi zyrtar Evangjelos Venizellos propozoi një bashkëpunim “nëse do të ishte e nevojshme” me autoritetet shqiptare për të përcaktuar përgjegjësitë e këtij incidenti “policor”. “Pa zhvillimin e hetimeve nuk mund të përjashtohet ekzistenca e elementëve fanatikë”, theksoi ai.

Nesër përjetori i parë i daljes "Rilindja" në Tiranë - fillimi i njohjes së madhe

Një vit më parë filloi të botohej edhe në Tiranë gazeta "Rilindja", një zë që i mungonte për kohësh shtypit shqiptar. Kontributi i "Rilindjes" gjatë një viti është vështirë të shënohet në pak radhë. "Rilindja" po jep një kontribut të rëndësishëm në vendosjen e lidhjeve të këputura mes shqiptarëve në dy anët e kufirit. "Rilindja" përmes informimit shpëtet në sa të sakta filloi t’i japë lexuesit e para shtypit në Shqipëri. Pa bujë, pa trëhurrit. Redaksia e "Republikës" në këtë përvjetor të shënuar i uron kolegëve të "Rilindjes" suksese në misionin e saj të lartë dhe fisnik.

Pëllumbi politikan bën vizita në krahinat e "Vorio-Epirit"

Pëllumbi i politikës së PS (Serveti), u shfaq në viset Devoll dhe Kolonjë të Vorio-Epirit, pak ditë para shpalljes së komandove grekë në Peshkëpi të Gjirokastrës. Thonë që fshatarët vorio-epirotë nga Kolonja kishin dalë për ta pritur Pëllumbin politikan në Qafën e Qarrit. E kishin pritur me lule të marra nga vise të tjera të Vorio-Epirit, sepse në Kolonjë ende nuk kanë çelur lulet e këtij viti. Në mes të entuziazmit të madh revolucionar, Pëllumb- (vijon në faqen 4)

Vazhdojnë provokimet greke ndaj Shqipërisë

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë Siç bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, me datën 14 prill, rreth orës 12.00, afro 150 ushtarë grekë jo vetëm u afruan në vijën e kufirit shtetëror të Shqipërisë në rajonin e Këlcyrës, por pasi u vendosën në tarracën e godinës së postës kufitare greke, kryen veprime me kamera në drejtim të territorit shqiptar. Në orën 13.00, ushtarët grekë u tërhoqën në thellësi të vendit të tyre. Ky veprim pas maskarës së 10 prillit në Peshkëpi është një akt tjetër provokues që çon në thellimin e mëtejshëm të tensionit dhe të presionit ushtarak të palës greke në kufi ndaj Shqipërisë. Gjithashtu, mësohet se anija patrulluese e forcave detare, në gjirin e Borshit në orën 10.30, rreth 2 milje në brendësi të ujërave tona gjeografike 40 gradë dhe gjerësi gjeografike 90 gradë 41 minuta, po kapte anijen peshkatare greke “Aios Vasilis” me kapiten Petro Zharka, e cila kishte thyer ligjet shqiptare për ushtrim peshkimi pa leje në ujërat e Shqipërisë. Në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore kjo anije u shoqërua për në portin e Sarandës dhe iu dorëzua organeve kompetente për veprim të mëtejshëm. Po sot në orën 11.25 minuta u zbulua një anije patrulluese greke që po afrohej në drejtim të peshkatores greke të kapur nga anija patrulluese e forcave tona detare. Anija usta-arake greke në orën 11.30 minuta u ndal në gjerësinë gjeografike 39.38 minuta dhe në gjatësinë gjeografike 19.43, minuta, rreth 5 milje në brendësi të ujërave tona. Duke qenë se anija luftarake greke dhunoi ligjet shqiptare, anija jonë patrulluese i kërkoi që të largohej menjëherë nga ujërat shqiptare. Anija ushtarake greke “P-52”, fillimisht nuk pranoi se ishte në ujërat shqiptare, por më vonë rreth orës 12.30 u largua dhe hyri në ujërat greke ku qëndroi deri në orën 13.20. Hyra dhe qëndrimi i anijes patrulluese greke është veprim tjetër provokues që mund të sjellë pasoja tepër të rënda. Flota jonë detare është e angazhuar seriozisht për mbrojtjen e ligjshmërisë në ujërat tona territoriale dhe ruajtjen e sovranitetit të tyre. Në këto kushte Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë kërkon që organet përkatëse të ushtrisë greke të parandalojnë dhe të menjanojnë veprime të tilla ushtarake që nxisin e rrisin tensionin në kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe acarojnë më tej marrëdhëniet ndërshtetërore që mund të çojnë në pasoja të rrezikshme, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.

Protestë e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë

Të martën, më datë 12, në orën 17.00, policia serbe e pikës kufitare të Qafë Morinës, ndaloi për 7 orë znj. Adelheide Felke Tieman, Shefe e Seksionit Shqiptar të Radios Gjermane “Deutsche Welle” dhe korrespondentin e kësaj radioje në Tiranë, anëtarin e Lidhjes Gazetarëve të Shqipërisë, Dr. Apollon Baçen. Ata gjendeshin në Jugosllavi dhe gazetarja gjermane ishte e pajisur me vizë speciale për gazetarët. Tre persona të ardhur nga qendra morën në pyetje gazetarët dhe i liruan në orën 12 të natës, megjithëse zonja Tieman ishte shtatzënë në një fazë të avancuar. Policia serbe i sekuestr oi të gjitha kasetat me intervista me personalitete shqiptare të Kosovës dhe të Malit të Zi, libra, deri dhe kartvizitat e të hollat. Njëri prej policëve u tha gazetarëve se do t’ju kisha plasur në burg nëse nuk do t’ju lironin këta të qendrës. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë proteston ndaj këtij akti banditist të forcave policore serbe dhe apelon në organizmat ndërkombëtare për të shtuar më tej presionin ndaj regjimit të Beogradit për ndërprerjen e maltretimeve të gazetarëve. Kryetari Tiranë 15.4.1994 YLLI RAKIPI

Karikaturë: një pëllumb me shenjën "PS" përballet me figurë me shenjën "PD".

Njoftim

Adresa e re e gazetës "BASHKIMI" është: Shtëtoria "Dëshmorët e Kombit", në katin e tretë, sipër "Zërit të Popullit"

Deklarata

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i drejtohet organizmave ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian në Strasburg, Komitetit Evropian në Bruksel si dhe Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit, duke i vënë në dijeni për ngjarjen tragjike të datës 10 prill 1994, kur nga ana e një komandoje terroriste greke gjetën vdekjen dy ushtarake shqiptarë dhe u plagosën të tjerë. Një grup fondamentalistësh shovenë grekë hynë më 4 km në thellësi të tokës shqiptare në orën 02.30 të natës dhe qëlluan me armë zjarri në një fjetore ushtarake duke bërë terror. Komiteti Shqiptar i Helsinkit sheh këtë akt kriminal si një provokacion të hapur që i shërben shkallëzimit të luftës drejt jugut të Ballkanit me qëllimin e vetëm që në këtë luftë të përfshihen të tëra vendet ballkanike. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën njerëzishëm apel Qeverisë Greke që të distancohet nga ky akt kriminal dhe ta identifikojë sa më parë grupin terrorist në fjalë. Qeveria Greke ka detyrimin jo vetëm kundrejt palës shqiptare, por edhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare, të angazhohet me veprime serioze e konkrete për zgjidhjen e shpejtë të kësaj ngjarjeje pa precedent në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë duke mos harruar për asnjë çast faktin që Greqia aktualisht kryen Komitetin Evropian, që përgjegjësinë e saj e Akti banditesk i shovinistëve grekë kundër postës kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër, ku u vranë pabesisht në gjumë ushtarët e asaj poste, dëshmon më së miri se shovinizmi grek me veprimin e tij të tillë kërkon të krijojë tensione për një gjakderdhje të re në Ballkan. Ne nuk pajtohemi me disa politikanë tanë, të cilët shprehen me frymën e lëshimeve të pafajshme, duke i cilësuar këto veprime si “të qarqeve të caktuara”, ndërsa realisht përgjegjësia e plotë i bie qeverisë greke. Si shoqatë kombëtare e ish-Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, i kërkojmë Qeverisë të marrë të gjitha masat që çdo veprim tjetër i shovinistëve të tërbuar të Megali-idesë të marrë përgjigjen e merituar. Kryesia e Shoqatës Kombëtare të ish-të Dënuarve e Përsekutuarve Politikë të Shqipërisë

Nga kronikat

Kanarina e shtëpisë së Arben Imamit ngordhi para katër ditësh, në kohën kur zotëria Imami ishte bashkë me Servet Pëllumbin në fushatë elektorale në Vorio-Epir, tha « menduar N. kryeqytet ditën e premte përpara një grumbulli kureshtarësh tek Banka e Shtetit. Du t’i them se nuk më ka ngjarë nuk është implikuar vetëm Gazidëni, por edhe presidenti Berisha. Të gjitha deklaratat e qeverisë greke (me përjashtim të atyre proshqiptare) m’i lexoni në suplementin e gazetës tuaj “Etertertopia”. “Koha jonë”, që prodhohet në Shqipëri. Andian Bilbil Klosi ka filluar të ketë frikë nga tykrat dhe jo nga plumbat. Ka është shenja e civilizimit të tij. Dyelmani Karaj e coi në 121 numrin e anëtarëve të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë. Thonë që Dyelmani është afruar me këtë shoqatë për arsye martesore. Dilen e shtunë e çmendura N bëri një shëtitje mode para dhe anash Hotel Dajti. E veshur me një eurofunt, ajo bërtiste: “Mos më shikoni kaq këmben! Unë vaj nga bezdisja seksualë. Edhe ne europensistët duhet të ndejekim moden”. Me pas, ajo u mbyti këtej fjalim kureshtareve: “Jemi mbledhur këtu në shtëllë e Majumit, në Bulevardin Dësh-morët e Kombit. Tek unë mund të kanë vetëm hallet qeveritare, ndërsa për bezzesit seksuale thashëra te Majumit Eho ajo vuajn nga bezzisia seksualee”. Ka edhe mesazhu qeveritare. Këtë e tëksat nga Nertan Holë. Te gjithëve do t’ua zgjidhim hallin. Një grup komandosh grekë shkruan në Gjirokastër para se të vënë në Peshkëpi. Në numri patriotë, ka deklaruar komandanti i tyre Edi Rama. Pasi ka pushtuar disa partiaka dhe fletushka, grupi i desantëve ajrorë grekë pritet të pushtojë ndonjë gazetë minoritare. 2P ka zodulur se ay nga vrasësit e Peshkëpisë kanë ministri shqiptare, u duk Shkoni asimse t’i hodit? ZP-së dhe Mauzimi. Ata një normalë me Pëllumbin e Shoqata e të mendurve. “Më, të Greqisë” e di mirë këtë lidhje. Këto i dhehen “Korrespondenti”. Miku i Majumit që nuk e shikon atë asnjëherë nga këmbët. Edhe unë, vazhdoi ajo, nuk i shikoj asnjëherë femrat nga këmbët, ndryshe kërcet … TOPI. Thirrje e skrrimave shv-qiptarë... Kush harruat daltinë?!, të trojet “histori-ani të historianeve. Për exc-lence” çe mund t’ju dëgojë në letër. ... diell në Tiranë. Këlerijnë engjëjt e dëshmorëve të Majumit. Zgjidhjen e vetme më do ta gjen në një gazetë letrare të kësaj jave. Aty Majumi do të bënë poezi. „Rrënjë euroseksil” Po atë ditë, grupi i sipërpëmendur desant do të bëjë një blic krrig për të liruar Fatos Nano dhe Martin Leka. Kryetari deshami PS ka bërë një nevojë je forcimit të Asevelik (episodi ndaj grekëve në jetë Rilvan Peshkëpia nga shish Peshkëpi. Adresa e re e gazetës PSAD, pranë Hotel Dajti, pranë Sindikatës së Pavarur. Dua më Tiranë. Kronikani