28/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 gusht 1994

Shqiptarët duan të shohin si mund të mbrohet Shqipëria

E majta shqiptare dhe shteti juridik Nesër në Gjykatën e Tiranës do të jepet Pretenca e prokurorit për pesë shtetasit me origjinë greke. Tensioni nën të cilin Athina po provokon dhënien e kësaj pretence, po preshohet më tej nga premtime orguzera për të ardhmen e drejtësisë shqiptare, prej politikanëve shqiptarë, që janë pregatitur shpirtërisht për të marrë pushtetin. Dimensioni tolerant i shtetit shqiptar, që po përpiqet të kanalizojë në struktura juridike agresionin grek mbi Shqipërinë, po shpërderohet. Shqipëria e paraqitur si e përkohshme Një nga liderët socialiste, Hadaraga, në deklaratën e tij të paster antikushtetuese, u premton grekëve në televizion se Partia e tij me të marrë pushtetin do të vendosë përsëri diktatin e politikës mbi gjykatën dhe do të ndikojë në vendimet e marra prej saj. Shumë prej qytetarëve shqiptarë, që ndoshta nuk u intereson tensioni me Greqinë, për shkak të interesave materiale e shpirtërore, që mund të kenë me të, tashmë u shfaqet para sysh një premtim i rrallë për të ardhmen e jetës së tyre nën shtetin juridik shqiptar, vartësia e drejtësisë prej politikës. Ajo jepet si premtim nga një lider i opozitës për një problem që më shumë se interesat e partisë së tij çënon interesat e vendit ku ai ëndërron të udhëheqë. Edhe nëse përjashton nga ky ballafaqim pjesën e elektoratit shqiptar, që i nervozon anti-shqiptarizmi i kësaj deklarate, përsëri nuk mund të mbulohet pjesa e saj politike, e cila prek interesa më të gjera, jashtë emocioneve nacionaliste. Ajo prek në radhë të parë strukturat e reja të shtetit juridik shqiptar, të cilat, megjithëse ende nuk janë të plota për shkak të strukturimit të tij, gjithsesi janë premtuese për një shtet modern. Ata politikanë që përpiqen të vijnë në pushtet duke premtuar shkatërrimin e tyre nga e para, duke ëndërruar për përmbysjen e madhe të dhjetorit të ’90, ngatërrojnë diktaturën me demokracinë, ose profesionet e tyre të mëparshme me ato të politikanit. Tani e tutje Shqipëria nuk mund të bëhet duke krijuar “epoka të reja”, por administrata të reja. Premtimi për lirimin nga burgu, sapo të marrë pushtetin Partia Socialiste, është një premtim që prek gjithashtu edhe thelbin e mendësive të reja, që duhet të krijojë qytetari shqiptar për politikën dhe shtetin në vazhdimësi. Të krijosh idenë se në Shqipëri çdo gjë që ndodh është e përkohshme, dhe çdo progres i bërë në ristrukturimin e shtetit do të përmbyset, do të thotë të krijosh ndjenjën e pasigurisë tek qytetarët dhe të mbash të ndezur tensionin politik në vend, i cili është një oferte e gatshme për destabilizim në çdo moment. Kjo situatë u intereson fqinjëve tanë jugorë dhe veriorë, më shumë se lirimi i 5 të burgosurve nga një gjyq i hapur dhe tepër tolerant. Kjo u intereson atyre më shumë se kthimi i emigrantëve shqiptarë, që punojnë në Greqi, të cilët gjithsesi e ndihmojnë më pak Shqipërinë se Greqinë. Pikërisht ky është thelbi më i rrezikshëm i deklaratës së papërgjegjshme të Hadaragës, dhe pikërisht këtu mua si qytetar shqiptar deklarimet e Partisë Socialiste duhet të më shqetësojnë, nëse respektojnë vërtet atë që po ndërtohet në Shqipëri, që unë të ndjehem i qetë për të ardhmen e vendit tim. Mua nuk më intereson fati i 5 keqbërësve të minoritetit grek në Shqipëri, më shumë se fati i 1 që mund të ketë shteti juridik në Shqipëri, për shkak të premtimeve që liderët e opozitës shqiptare japin për fatin e tyre. Përpjekje për shuarjen e tolerancës religjioze shqiptare Toleranca fetare duke qenë një prioritet nacional i shqiptarëve ndaj grekëve, MERO BAZE (vijon në faqen 4)

Sa do të kërkohet për pesë të pandëhurit minoritarë?

Nesër në gjykatën e Tiranës , Akuza do t’i kërkojë trupit gjykues masat e dënimit ndaj pesë të pandehurve minoritarë. Duhet thënë që në fillim se faktet me të cilat u ndërtua akuza kundër pesë të pandehurve kanë hapësirë shumë të gjerë fajësie. Kjo fajësi i kapërcen së tepërmi edhe kufijtë e shtetësisë në pasaportat e tyre. Një avion i ngritur nga Korfuzi u mundua ta hidhte fajin brenda Shqipërisë. Duke kthyer qindra mijëra refugjatë, kërkohet të hidhet faji brenda Shqipërisë. Por po ndodh e kundërta: Të dyja këto gjëra përforcojnë akuzën. Ato provojnë se pesë të akuzuarit s’janë gjë tjetër veçse kukulla të një teatri antik të dështuar, ku nuk munguan as kuajt e drunjtë. Nëse dy t’i kërkohet trupit gjykues masa e dënimit. Nëse prokurorët do të përpiqen të jenë sa më të drejtë e më të saktë. Edhe pse shqiptarët nuk i kanë harruar vitet me shovin-izëm, me provokacione, me spastrime, me vrasje e djegie, nesër ata do të jenë të drejtë. Edhe pse provokacionet, spastr imet, vrasjet dhe dhunimet vazhdojnë egërsisht edhe sot, edhe ky është një fakt më shumë që prokurorët të jenë të drejtë. Nesër ligji do të kërkojë masën e dënimit për pesë spi-unë grekë. Po nesër ant ligji, shteti grek, verbëria greke, do të kërkojë qindra, mbase mijëra refugjatë shqiptarë. Po t’i kthejë ndoshta edhe lakuriq, edhe të rrahur e copëtuar. Kështu do t’i përgjigjet “ligjit” ant iligji. Kështu do t’u përgjigjet shqiptarëve grekëria greke. Ka dhe një vendim tjetër, vendim të shpirtit shqiptar, për të cilin nuk do të flitet në këtë gjyq. Gjithkush, jo vetëm Jugu i Shqipërisë, që e ka pasur gjithmonë pranë kufirin grek, po provon një ngjallje të re s’dre dhe dinjitetit kombëtar. Varfëria nuk mund të këmbëhet dot me vendin tënd, me kombin tënd.

"Kushtetuta jonë do të radhitet me dinjitet ndër kushtetutat evropiane"

Zef Brozi: "Kushtetuta jonë do të radhitet me dinjitet ndër kushtetutat evropiane" (lexoni në faqen 2) Asambleja Kushtetuese do të shprehet në mënyrë më të gjerë vullnetin e popullit... Ajo gërsheton, jo vetëm vullnetin e shprehur në ’92, përmes zgjedhjes së deputetëve, por edhe vullnetin e sotëm politik dhe raportet e sotme politike nëpër rrethe të ndryshme. Nëse nuk miratohet kushtetuta, kjo s’do të thotë se dispozitat e sotme nuk do të jenë në fuqi. Ata që mendojnë se Shqipëria me këto dispozita kushtetuese që ka sot nuk është vend demokratik, nuk janë as realist dhe as dashamirës. Ata që mendojnë se Shqipëria me atë kushtetutën e re që do të miratojë nesër do të ngrihet në piramidën e demokracisë, edhe ata nuk janë realistë, kështu edhe ato të parat, kjo për faktin se dispozitat e sotme kushtetuese janë të standardeve evropiane. Unë mendoj se gjersa ne i jemi referuar kushtetutave të vendeve të tjera, nuk kemi të drejtë të themi se kushtetuta jonë do të jetë më e mira e botës dhe as kemi të drejtë të themi se ajo do të jetë më e keqja ndër këto kushtetuta. Nga këndvështrimi perspektiv, është në interes të çdo force politike të bëhet një kushtetutë sa më e mirë.

Të keqtrajtuar dhe të zhveshur…

Vazhdon kthimi me forcë i refugjatëve shqiptarë nga Greqia. . Dje, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Rendit Publik, Ludmilla Pajo, deri në orën 15.00, janë kthyer gjithsej 1736 refugjatë: Në Kapshticë 920, Kakavijë 790 dhe në Sarandë 26 vetë. Nuk ka pasur të keqtrajtuar, por përmbrëmë, më datë 26 gusht, një autobus grek soli në Kakavijë 50 refugjatë, të zhveshur, pa këpucë dhe pa pantallona të cilët hynë në tokën shqiptare duke ecur zbathur. Midis tyre, në gjendje edhe më të rëndë, i keqtrajtuar nga policia greke erdhi shtetasi shqiptar Pandeli Loni Rama, lindur dhe banuar në Frashër të Fierit. Ai qeulla nga larg me armë nga policia, u kap dhe u mbyt në Pogradec nga policia në Korjatica disa orë dhe u godit rëndë me shkopinj druri dhe shkelma. Tani ndodhet i shtruar në spitalin e qytetit të Bilishtit. Pas mjekimit të shpejtë, ndodhet jashtë rrezikut. Policia greke dëboi një çift, duke mos lejuar të marrë djalin e tyre 4 vjeçar. Çifti u dëbua bashkë me mijëra emigrantë shqiptarë. Më gjithë këmbënguljen e tyre për të shkuar në shtëpinë për të marrë djalin ata nuk u lejuan nga policia greke. Çifti ishte duke punuar legalisht në Greqi.

Komuniteti ndërkombëtar i shmanget problemeve: Shembull tipik është Kosova

Intervistë me z. Jonaton Eyall, drejtor i Institutit Mbretëror për Shërbime të Përbashkëta dhe specialist për çështjet e Ballkanit. - Z. Eyall, analistët dhe komentatorët politikë këtu në Perëndim e shohin Kosovën në konflikt në prill e sipër, çfarë mendoni ju lidhur me këtë? - Po, ne kemi parashikuar disa herë edhe më parë se në Kosovë do të shpërthejë konflikti, por kjo nuk ka ndodhur. Më e sigurtë se në një kohë më të gjatë Kosova do të konfrontohet me rëndësinë me të cilin do të ballafaqohet Serbia. Kosova është një shembull tipik pse Serbia nuk mund të shndërrohet në një shtet homogjen dhe stabilizuar në qoftë se vazhdon mbajtja Kosovën. - Përpiquni ende nuk ka parë konflikt dhe a do të mund të përballohet Serbia më një konflikt tjetër pashtë? - Unë mendoj se kjo s’ka ndodhur ende sepse qeveria serbe ka bërë atë nyje të shkëputur edhe nëse presin pak më gjatë e gjithashtu në Serbi mbretëron një përpjekje së Perëndimi absolutisht nuk është i interesuar të shohë ndonjë ndërrim territorial në këtë rajon. Ndërkohë edhe qëndrimi zyrtar i Perëndimit mbetet ai se Kosova duhet të mbetet në kuadër të Serbisë por, kuptohet, mendonje status tjetër politik. Një faktor tjetër që ka ndikuar në shmangien e konfliktit është se Perëndimi e sidomos Shtetet e Bashkuara kanë vendosur njëfarë presioni ndaj qeverisë shqiptare që ajo të mos ndërhyjë në këtë konflikt. Dhe në fund konflikti në Kosovë nuk ka ndodhur për shkak se nga perspektiva serbe lufta me immediate dhe më e rëndësishme ka qenë ajo në Kroaci dhe Bosnje. Pra, ajo ka ndodhur deri tani ka qenë shumë shtyrja e konfliktit, mirëpo asnjëherë nuk është harruar. - Gjatë disa muajve të fundit ka pasur spekulime për negociata të fshehta midis përfaqësuesve shqiptarë nga Kosova dhe atyre të regjimit serb. A mendoni se negociatat janë mënyrë e vetme për zgjidhjen e problemit të Kosovës? - Fatkeqësisht, negociatat nuk janë mënyrë e vetme që mund të çojë drejt arritja e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Në Ballkan zakonisht problemet nuk janë zgjidhur përmes negociatave, dhe kjo është një nga tragjeditë e këtij rajoni. Mirëpo, si duket, ka ndodhur një ndryshim në opinionin, jo në qeverinë e Beogradit, por në mesin e disa intelektualëve. Nuk duhet të harrojmë se edhe disa nga nacionalistët serbë tashmë e pranojnë se do të ishte e pamundur që të mbahej Kosovën, së bashku me shqiptarët, dhe njëkohësisht të kryhej një shtrim serb të unifikuar. Në Serbi, sidomos në rrethin e intelektualëve të Beogradit, ka filluar një debat lidhur me zgjidhjen e cila do t’u lejonte shqiptarëve pavarësinë, mirëpo duke u dhënë Serbisë disa të drejta të posaçme sa u përket monumenteve të shenjta të tyre në atë rajon. Pra, kjo dëshmon se njerëz mrekullueshëm, jo në qeverinë e Beogradit por në popull, ekziston, se kjo gjendje nuk mund të mbesë kështu gjithmonë. - A mendoni se komuniteti ndërkombëtar ka bërë atë që është e mundur sa i përket inkurajimit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, e cila nga shumë konsiderohet si çështje kyçe për arritjen e paqes në Ballkan? - Jo, komuniteti ndërkombëtar nuk ka ndihmuar shumë. Përkundrazi, më dëshirojmë të nënvizojmë atë që është negative në mënyrën se si i trajton problemet e tilla komuniteti ndërkombëtar, shembull tipik është Kosova. Komuniteti ndërkombëtar më shumë dëshirë e anash; pra për ta më shumë më e rëndësishme që t’i shmanget problemeve të tilla se t’i shqyrtojë çështjet reale dhe serioze që janë të përfshira se si - Ju personalisht a jeni optimist se Ballkani mund të qetësohet në ndonjë të ardhme të afërt? - Jo, unë nuk jam. Çështja kryesore në rajonet ish-jugosllave nuk është ajo nëse do të ketë luftë apo jo, por sa do të zgjasë kjo luftë dhe sa e përgjakshme do të jetë ajo. Sot jemi dëshmitarë, sidomos në rastin e shqiptarëve, të hapjes dhe disa çështjeve që nuk janë zgjidhur që nga vitet 1911–1912. Pra kryesisht kemi të bëjmë me zgjerimin e kufijve të Shqipërisë dhe unifikimin e kombit shqiptar. Në, mendoj komuniteti ndërkombëtar, gjithnjë i kemi ikur ballafaqimit të drejtë me këto çështje, mirëpo unë dyshoj shumë nëse dhe këtu do të kemi sukses në mos përgjakjen ndaj këtyre çështjeve. Intervistoi FAIK I. LUTA

Në brendësi:

Pajtimi apo ballafaqim Faqe 3 Shteti duhet të ndryshojë në beku-rudhat Faqe 2 Regjimi komu-nist i E. Hoxhës nuk bëri asgjë për çështjen çame Faqe 4 Çfarë duhet për të prodhuar një bombë atomike Faqe 4

Kushtetuta jonë do të radhitet me

Zef Brozi: “Kushtetuta jonë do të radhitet me

Asambleja nuk e shpërfill Parlamentin

Një përgjigje për tri pyetje nga z. Fatmir Mediu, nënkryetari i PR Përcaktimi i Asamblesë me shumicën normale, për mendimin tim, ka bazë për këto arsye: 1. Asambleja Kushtetuese është një organ “ad hoc”, pra organ i ngritur për një problem të veçantë dhe për krijimin e një organi mjafton vullneti i shumicës së thjeshtë. 2. Nuk është ligj kushtetues që të kërkojë 2/3 sepse si ligj nuk bën asnjë ndryshim në Kushtetutë. 3. Do të shtoj se edhe referendumi, që është formë më e lartë se Asambleja, përcaktohet me ligj të zakonshëm. Vlen të shtohet gjithashtu se edhe ligjet e zgjedhjeve, që kanë rëndësi vendimtare, kanë kaluar dhe kalojnë si ligje të zakonshme. (Lexoni në f. 2)

Të këqtrajtuar dhe të zhveshur…

Vetëm dje deri në orën 15.00 u kthyen 1736 vetë

Nga kronikat

Mercenare, - bertiti e tmerruar N. e kryekytetit ditën e premte në mbrëmje, para Hotel “Dajti”, - mercenare… 100 vjet, 1000 vjet mercenare, ku jeni mercenare? Do të ketë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje të lira. Do të vendoset përsëri Pushteti Popullor i popullit. Luan Hajdaraga do të marrë të gjitha funksionet e Pali Miskës. Bashkim Zeneli do të emërohet ministër i fondament… Ishtet i fundamentalizmi islam. Presidenti Ceka do të jetë komandant i topave. I topave që ka rrethuar Lilo Zeneli. Mercenare, 1000 vjet mercenare. Ku i Anastasa Janullatos? Ku je futur?! Pse fshihesh? Pse nuk vjen në zjarrin e minoritarëve? Sa kohë u bën refugjat në Tiranë? Pse nuk i sjell tanket? E prift e prift, në të zëntë Lilo Zeneli. Në orën 12.00 të ditës së shtunë e veshur si priftëreshë ajo hipi në këmbë-karrën e kishës dhe i ra këmbanës për 15 minuta. Pas kësaj u vendos një qetësi e madhe dhe e çmendura mbajti këtë fjalim historik: Shpall sot publikisht Asamblenë Kushtetuese. Presidenti i Asamblesë Arben Imami. President nderi Anastas Janullatos. president i Këshillit Kushtetues Neritan Ceka. Ministër i Sigurimit të Asamblesë Andrea Zarbakulla. Musa Ulqini, ministër i mbrojtjes kushtetuese. Pashko kryeministër kushtetues. Thoma Mele, - kryetar i dispozitave minoritare. Perikli Teta, - kryetar i dosjeve sekrete kushtetuese. Qaqo Apostoli, përfaqësues i kushtetuesve. Qaqo Apostoli, përgjegjës i kushtetuesve të 1976. Asambleja do të mblidhet në Vorio Epir. Refugjatët… Po kthehen refugjatët, - tha e çmendura në mbrëmje përpara Partisë Socialiste, - sot kanë kthyer dhe Fatos Nano. Vanon. Lakuriq e kanë kthyer. E kanë kthyer nga Kapshtica që të mos e shohin minoritarët.