25/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 shtator 1994

Përmbajuni rendit të ditës, z. Kryetar i Parlamentit!

Partia Republikane Shqiptare i ka paraqitur një projektligj Kuvendit Popullor për ta shqyrtuar për miratim. Për informim, bëhet fjalë për Projektligjin mbi “Kthimin e pronave në tokat bujqësore”. Ky projektligj është paraqitur Parlamentit konform ligjit, domethënë në mënyrën e parashikuar me ligj. Edhe një herë: Partia Republikane, konform ligjit, i ka paraqitur një projektligj Parlamentit për diskutim. Projektligjin ja ka paraqitur Parlamentit, jo tjetër organit, jo kryesisë së Parlamentit. Mendimi i kryetarit të Parlamentit është i vlefshëm vetëm deri sa ai detyron e vet për të cilën është i zgjedhur, bashkë me anëtarët e tjerë të kryesisë, kryen sipas ligjit dhe rregullores së Parlamentit. Pjetër Arbnori dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Parlamentit, si edhe çdo deputet tjetër, mund të shprehin mendimin për ndonjë ligj të caktuar vetëm kur ai ligj të jetë në rend ditë në seancat e Parlamentit. Çdo deputet, përfshirë edhe anëtarët e kryesisë së Parlamentit, mund të shprehen mendimin e vet për ligjet dhe projektligjet para se të mbahet seanca për këtë ligje, por vetëm jashtë Parlamentit. Sipas cilës rregullore e diskuton deputeti Arbnori Projektligjin republikan për tokat bujqësore në një seancë parlamenti kur ai nuk ishte atë ditë i parashikuar në rendin e ditës? Projektligji republikan është paraqitur nga deputeti i PR, z. Çeliku, dhe Partia Republikane, përveç mendimit “të vyer” të Pjetër Arbnorit dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë, kërkon të dëgjojë edhe mendimin e deputetëve të tjerë, mendim që është i barabartë me atë të deputetit Arbnori dhe deputetëve të tjerë anëtarë të kryesisë së Parlamentit. Se sa ky ligj i ngjan ndonjë ligji tjetër të paraqitur dikur më parë në Parlament, le të vendosë Parlamenti, i vetmi që ka të drejtën dhe meriton dhe të refuzojë ligje. Kur është fjala i ngjashmëri, edhe arsye vetë timi i Pjetër Arbnorit për të mos futur ligjin në kalendarin e Parlamentit, arsyetim i pabazuar në ligj, ka ngjashmëri me vendime dhe arsyetime të parlamenteve të mëparshme shqiptare, parlamenteve komunisto-enveriste. Mendimet e Arbnorit dhe deputetëve të tjerë për këtë ligj, do t’i mirëprisnim në ditën e seancës kur do të shqyrtohet Projektligji republikan. Ditë që Pjetër Arbnori dhe kryesia duhet ta caktojnë sa më parë, sepse ashtu i obligon ligji. Dhe mbi ligjin z. Arbnori, nuk mund të dalë askush. Ky do të ishte shteti ligjor e demokratik.

Çka ka bërë mirë e çka ka bërë keq Qeveria Meksi

Diskutimi i deputetit të PR, Dr. Mehmet Çeliku, mbajtur në Parlament më 22.09.1994, me rastin e shqyrtimit të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të Këshillit të Ministrave, paraqitur nga grupi i PS I nderuar z. Kryetar, të nderuar deputetë! Dua të shpreh edhe unë mendimin tim, si përfaqësues i PR, në këtë seancë të Parlamentit, ku shqyrtohet Mocioni i mosbesimit ndaj Kryetarit të Këshillit të Ministrave, paraqitur nga grupi parlamentar i PS. Jam i mendimit se kur bëjmë fjalë për besimin apo mosbesimin ndaj kryeministrit Meksi, duhet të kemi parasysh atë çka ka bërë mirë, atë çka ka bërë keq qeveria e kryesuar prej tij, dhe cilat prej bemave të saj karakterizojnë thelbin e qeverisjes në këtë periudhë. Prandaj, unë prisja nga autorët e “Mocionit të mosbesimit” edhe theksimin e disa anëve pozitive, dhe përkundrazi, edhe nga deputetët e PD të theksonin edhe disa të meta të qeverisë; në të dy rastet do të shtohej serioziteti, vërtetësia e objektiviteti i diskutimit. Në këtë periudhë tranzicioni me shumë probleme, me probleme mjaft të ndërlikuara, pa dyshim ka arritje. Po përmend vetëm katër prej tyre: 1. Ekonominë e tregut, 2. Ngritjen e institucioneve demokratike, 3. Ndërtimin e një shteti ligjor demokratik, 4. Integrimin e vendit në Komunitetin Ndërkombëtar. Ja dhe dy të meta serioze nga lindin shumë të tjera: 1. Qeveria Meksi, si qeveria e ardhur në radhë të parë si alternativë e kundërt e qeverive komuniste, nuk e ka kryer siç duhet misionin e saj të Reformës për çrrënjosjen e komunizmit praktikisht. Fitoren në parim të 22 marsit 1992 ajo duhej ta konkretizonte më mirë në fushën ekonomike, të kulturës dhe në fusha të tjera, për t’u quajtur pas kësaj si qeveri demokratike. Qeveria Meksi nuk bëri atë që duhej dhe mund të bënte për përmbysjen reale të forcave konservatore komuniste dhe vënien në vend të dinjitetit moral dhe material të shtresave të popullit të nëpërkëmbur dhe të përndjekur nga diktatura komuniste. Mosçthimi i pronave pronarëve të ligjshëm, zbatimi kokëfortë dhe shpesh me njejtove demokratike i Ligjit neokomunist të tokave, po rrezikon ta lënë përfundimisht tokën shqiptare për pronarë legjitimë. Prirja për të krijuar dhe favorizuar vetëm kryesisht pronarë të rinj, politikisht përkrahës të PD-së, i ka dhënë Reformës Meksi një ngjyrim shumë partiak, gjë që nuk garanton as demokracinë e saj, por edhe rrezikon procesin e kapitalizimit real të shoqërisë. 2. Nuk mund të kalohet në heshtje apo të neglizhohet fenomeni shqetësues i korrupsionit në strukturat e shtetit shqiptar. Korrupsioni është kthyer... (vijon në faqen 2) (vijon në faqen 1)

U mlodh Aktivi i Këshillit Kombëtar i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”

Më 19 shtator 1994 u mbajt në Tiranë mbledhja e aktivit të Këshillit Kombëtar të Shoqatës së të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”. Aktivi miratoi raport-...

Në intervistën dhënë ATSH-së, presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në pyetjen se a ekziston në praktikë sot një politikë globale shqiptare përgjigjet: Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare edhe ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta globale shqiptare mendojmë që sa më parë ky mur mes shqiptarëve të bjerë. Po ashtu e politikës globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar. Po ashtu edhe Kosova me institucionet e saj brenda dhe jashtë e ndihmon... që i ka Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë në shqiptarët, nuk po shkojmë të tutje, pas vitit 1912, pastaj 1918, sidomos pas 1945-ës, pra për herë të parë bashkëpunojmë në planin politik. Dhe, natyrisht, në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Do të thotë, e kemi një vizion se çka duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe mund të them se një politike globale shqiptare përditë është prezentë dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte. Për shembull, me poli-

Në fund të vitit 1995 do të plotësohen tërësisht nevojat me ujë të pijshëm

Në fund të vitit 1995 kërkesat e Tiranës për ujë të pijshëm do të plotësohen tërësisht, tha për ATSH-në Arben Zajmi, drejtor i Drejtorisë së Ujësjellësit, pranë Ministrisë së Ndërtimit dhe Rregullimit të Territorit. Është ky konkluzioni i nxjerrë në bazë të punës që do të bëhet për rikonstruksionin e rrjetit kryesor të qytetit të Tiranës si dhe ndërtimit të impiantit të pastrimit dhe linjës së jashtme të Bovillës.

U mblodh Aktivi i Këshillit Kombëtar i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”

me Drejtësi”. Aktivi miratoi raportin e mbajtur në emër të Kryesisë nga Kryetari i Shoqatës z. Rrapo Hajr edin Danushi. Diskutimet e shumta të pjesëmarrësve quan në hartimin e konkluzioneve të mëposhtme: 1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i përbërë nga një trup gjykues prej ish-gjyqtarë dhe prokurorë të kohës së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, të cilët demonstrojnë akoma luftën politike dhe urrejtjen klasore ndaj familjeve të të shpronësuarve dhe të persekutuar nga diktatura, pra Vendimi i asaj Gjykate për rrëzimin e kërkesë-padisё të paraqitur nga Shoqata Kombëtare është antiligjor dhe antikushtetues në kundërshtim flagrant me Kapitullin Kushtetues mbi të Drejtat e Njeriut dhe vulos përgjithmonë kapitullimin e organeve të Drejtësisë shqiptare përpara pushtetit politik personal të Presidentit Sali Berisha. 2. Deri në fund të muajit nëntor 1994 të përfundojnë zgjidhjet e reja për kryesitë e degëve të rretheve. Mbledhjet të zhvillohen në një pjesëmarrje shumë të madhe ku të marrin pjesë të gjithë anëtarët e pajisur me teserat e anëtarësisë së Shoqatës dhe simpatizantët e saj pa të drejtë vote. 3. Aktivi vendosi të përsërisë thirrjen që asnjë pronar i ligjshëm apo trashëgimtar jo vetëm të mos pranojë të marrë kompensimin e letrave me vlerë, por njëkohësisht të mos lejojë në asnjë mënyrë investitorët e huaj të fillojnë nga investimet në pronat e tyre, pa nënshkruar më parë marrëveshje vetëm për vetëm me pronarin e ligjshëm dhe pa praninë e shtetit. Këtij përfundimi pronarët e ligjshëm t’i arrijnë me çdo kusht. 4. Brenda muajit dhjetor 1994 duhet të përfundojë grumbullimi i autorizimeve për Gjykatën Ndërkombëtare të pronarëve dhe trashëgimtarëve të shpronësuar të atyre që akoma nuk i kanë dorëzuar në degët e shoqatës në rrethe, mbasi në muajin janar 1995 do të bëhet paraqitja e kërkesë-padisë të Shoqatës Kombëtare kundër Shtetit Shqiptar pranë Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg të Francës e cila pa dyshim do të vërë në vend të drejtën legjitime të pronarëve shqiptarë. T’u sqarohet pronarëve se vendimi i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, konform rregullave të asaj Gjykate, do ta detyrojë Shtetin Shqiptar t’u japë të drejtën e mohuar vetëm e vetëm atyre pronave që kanë lëshuar autorizimet për kërkesën për rigjitim të padisë, lista emërore e të cilëve do t’i bashkangjitet dosjes. 5. Aktivi ngarkoi Kryesinë e Shoqatës Kombëtare që deri në fund të nisëm e ndërmarrë nga dega e Shoqatës së Shkodrës me paraqitja e kërkesë-padisë të Shoqatës Kombëtare kundër

Presidentët e Amerikës

Haiti është një nga shembujt ku tipomollore të triumfit të demokracisë amerikane përparim do të rreshtohet jo pak të tjerë, për të përfunduar tek rasti i Koresë së Veriut dhe rikthimi i presidentit të ligjshëm Aristides. Më shumë se “pushtimi me paqe” i Haitit, më shumë se qiejt i zotëruar prej helikopterëve ushtarakë amerikane, të bën përshtypje “sundimi” i presidentëve amerikanë. Karteri fitoi në Haiti, apo vetë Klintoni? Bushi apo Klintoni? Helikopterët luftarakë amerikanë apo presidentët e demokracisë amerikane? Padyshim të gjithë bashkë. Eshtepotenca e Amerikës, edhe demokracia e saj. Por sapo të sundon mendimi nëse Haiti fituan presidentët amerikanë? Harmonia e presidentëve të Haitit është Shtëpia e Bardhë... Karteri natyrisht që s’ka ardhur rastësisht në Tiranë, këtu pak kohë, natyrisht as edhe për të bërë vrapin e mëngjesit, që e e botuan gazetat tona (si kuriozitet mbase). A ka ardhur mbasebahet ...[?] demokracie. Ai nuk takon presidenti i Kosovës atë gjendje, as edhe në Korene e Veriut që e nervozonte paqen me pjesën e rrezikshme atomike. Kështu atë ngjarje ...[?] ... të bjerë... presidenti i SHBA-së, ...[?] qytetari i madh i këtij vendi. Korea e Veriut u imponua, nuk ka rëndësi se si e nga kush, të ulej në tryezën e bisedimeve. Fitua edhe Karteri, edhe Klintoni, edhe SHBA, por gjithsesi Paqja e Botës. SHBA-së nuk i mjafton përgjegjësia për veten, Bota kërkon prej saj përgjegjësi më të madhe. Në botë bëhen pesë edhe Shqipëria e sotme. Në SHBA ka vetëm një President, vetëm një President që ka kompetenca dhe përgjegjësi të madhe përballë popullit amerikan, demokracisë amerikane dhe asaj botërore. Por në SHBA ka shumë ish-presidentë, ka shumë politikanë, të të gjitha niveleve, që kapërcejnë kufijtë e kohës kur kanë mandatin e presidentit apo funksionarit të lartë të shtetit amerikan. Ata gjithnjë mbeten të për gjëgjithëm, gjithnjë “përgjegjën” për Amerikën, për demokracinë amerikane, për fatin e demokracisë në Botë. Nixon shkoi më 1971 në Kinën komuniste pasi atë kishin “ankuar” me parë “minangë” ...[?] e parë, pastaj shumë vite më vonë, vetë Nixon shkoi në Moskë, kur nuk ishte më në Moskë, kur nuk ishte president më, për t’i hapur udhë presidentit amerikan të radhës! Bushi u përpoq me ndërtime nga sfidanti i tij elektoral, i një

Tirana drejt Evropës, Athina drejt Sebastianosit

Nacionalizmi grek dhe përpjekjet e tij për t’u instaluar në politikën shqiptare (3) Përpjekjet e pushtetit të ri në Shqipëri për rikonstruksio- ... nin e imazhit politik të vendit, nëpërmjet reformave legjislative dhe krijimit të një shoqërie të hapur joxenofobe, u shfrytëzuan nga politika greke si një shans i mirë për të hedhur bazat juridike të strategjisë së tyre. Iniciativa e Presidentit Berisha, për hartimin e ligjit themelor për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, ka qenë realisht beteja më e vështirë e hapur diplomatike midis dëshirës së shtetit shqiptar për të përgafuar standardet juridike ndërkombëtare dhe rrezikut të infiltrimit të metastazave filogreke në legjislacionin shqiptar. Zgjedhja prej pushtetit politik në Shqipëri e rrugës së hapur në këtë ballafaqim ka qenë një guxim politik, i cili është stimuluar dhe nga monoshia reale e rrezikut grek në politikën shqiptare. Se me çfarë garancish e kanë pranuar të dyja palët këtë sfidë është ende e diskutueshme, por mënyra se si e përballuan atë tregon se pala greke ka qenë më shumë e interesuar për miratimin e këtij ligji me çdo kompromis. Berisha pranon sfidën e shoqërisë së hapur Në mars të vitit 1993, Berisha ndërmori një vizitë dy ditore në Gjirokastër, ku u përqendrua kryesisht në problemet e minoritetit grek. Opozita socialiste dhe grupi i deputetëve të pavarur që përfaqësojnë Aleancën Demokratike e etiketuan këtë vizitë si një demagogji për të marrë dy votat e deputetëve grekë si mbështetje për miratimin e Ligjit Themelor për Liritë e të Drejtat e Njeriut, i cili si ligj kushtetues kishte nevojë për dy të tretat e votave. Si një etiketim populist ky vlen vetëm të ulur vlerat politike të nismës së Berishës, por ai nuk qëndron si argument politik i vërtetë nëse i bëjnë një analizë realiste pozitës së këtyre dy deputetëve. Është naive të mendosh se dy deputetët grekë në parlamentin shqiptar, kur votojnë për gjëra kaq thelbësore janë të pavarur nga orientimet e Athinës. Është po kaq e pabesueshme politikisht që Presidenti të hyjë në “pazar të rrezikshëm” me deputetët që nuk përbëjnë asnjë faktor politik për pozitën e tij. Aq e eshtë e besueshme në këtë rast është interesi i politikës greke që Shqipëria të miratonte një ligjretë me të avancuara për liritë e të drejtave e njeriut që ajo pastaj të kishte një strukturë juridike ku të mbështeste platformën Karikaturë

Nga kronikat

E çmendura N e Tiranës të premten u pa të qarkonte Parlamentin duke bërtitur: “Shans për të qenë kryeministër”. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë të rreshtohet pas meje. Sot do të vendoset, tha e çmendura. “Ja edhe lista paraprake: Dokle nëse nuk zëvendësohen Nanon. Nëse nese nuk do të ishte mysliman dhe nëse nuk do të kishte prirje për të qenë ministër i jashtëm. Ky mund të dorëgohet ambasador në Iran, nëse refuzon të parën. Legjisi nëse nuk emërohet Xan Gallata. Kam edhe lista të tjera, tha e çmendura, për ministra të ardhshëm të partisë. ‘Deri në mesnatën e kësaj dite e çmendura N vënë me qeverinë e ardhshme dhe ministrat e ardhshëm. Vonë në mesnatë ajo u pa sërish pranë Parlamentit me një listë në duar. “Këtu kam deputetët që nuk dëshirojnë të jenë qeveritarë, tha ajo. Dhe ata që nuk dëshirojnë të merren me naftë, qoftë edhe pa ta caktojnë me vëllëzëri, për këtë emërohem në këtë punë.” “Kurse për të mësuar se si t’i shpëtohesh kolerës”, bërtiste e çmendura ditën e shtunë. “Nuk e kuptoj, kur thuhet se ndalohet edhe peshkimi i zonave të kolerës për të udhëtuar jashtë kufijve, përse nuk ndalohen njerëzit me kolerë”. “Është gjetur një valixhe diplomatike, tha e çmendura. Të interesuarit të paraqiten. Ja shenjat e identifikimit: dy shami të mëndafshta, Uniteti Kombëtar i partisë së Kombit, Parfum Hydajeti, i markës ‘Çurva dhe e’. Mergjencal, tha e çmendura. Kush e ka shfryrë rezolutën e Unionit ndërparlamentar? Ata që duan t’i zënë vendin Nanos? Dhe cilin vend duan të zënë, atë në Tepelenë apo atë në Tiranë! Nëse janë në Tiranë, janë kandidatët për vendin e Nanos, i pari që ka shkruar Rezolutën e frikë Tepelenën. Po edhe vendin në Tiranë e ka frikë nga dy të tjerët”. “Ramiza Ala u fal dje, tha e çmendura. Për merita. Kush kërkon merita të tjera do të falet. Po demokracia nuk bëhet dot pa të çmendur. Ju fitoj, tha e çmendura, politikanë, deputetë, spinë, lakej, grekofonë, profesore e ç’jeni, të gjithë ju fitoj të jeni të gjithë Shqipërinë. Vetëm lini në një pjesë për Hydxhetin se sot që do të vijë do thotë edhe që Shqipërinë!”

dojmë jashtë e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk kemi pasur më parë në shqiptarët. Kjo gjithsesi është një bazë, një element që premton realizime aspiratave shqiptare në përgjithësi. Besoj, shumë gjëra janë dëshmuar deri më tash. Dhe, kur të kryhen disa punë tash, që i kanë rënë brezit tonë, do të bëhet një politikë globale shqiptare dhe më e madhe, edhe më e frytshme. ATSH

Në brendësi:

"Syri që Baba të dalë me sukses" Me Drejtorin e Bankës Arabe Shqiptaro-Islamike Faqe 2 "Kur më kërcënon marrja e shkretimtarit, lexoj Homerin" Faqe 3 "Një i ri shqiptar në Paris" Rreth librit të ri "Hija të l. Kadaresë" Faqe 3 Lironi sank-sionet me-njëherë Faqe 4 Në fund të vitit 1995 do të plotësohen tërësisht nevojat me ujë të

Kolera mund të çrrënjoset shpejt…

Pas 15 ditëve nga sulmi i epidemisë së kolerës në Shqipëri, situata po përmirësohet. Dr. Aleksandër Sallabanda, drejtor i Institutit të Higjienës, ka konfirmuar: “Ashtu siç vjen papritmas e shthret relativisht shpejt, po ashtu, pas marrjes së masave efikase, kolera zhduket. Ne tani ndodhemi pikërisht në këtë fazë. Janë nën kontroll dy vatra: Berati dhe Librazhdi, të tjera nuk ka”. Korresp. “REPUBLIKA”