Me rikonstruktimin e fundit të Qeverisë në shumë vende lindi dhe pyetja e arsyes për largimin e filan ministri.
Kësaj pyetjeje është përpjekur t’i gjendet përgjigjja. Është shumë vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje kur në radhë të parë qëndron pyetja se si ishte bërë ministri ai “filan”. Heqja (dhe vënia) e filanëve në poste pa ndonjë kriter, tashmë nuk krijon asnjë befasi, asnjë qaradhje, madje as kënaqësi.
Enigma e heqjes së një ministri, në anën tjetër, lind edhe enigmen tjetër, enigmen e mbetjes së ndonjë ministri tjetër në post. Pra, nuk është e rëndësishme si “e hëngri” një ministër. Më e rëndësishme është se si arriti “të shpëtojë” tjetri. Përgjigjja në pyetjen e dytë është shumë më interesante. Sidomos për ata që duan të futen në detin e trazuar të politikës shqiptare.
Në qoftë se ministrat që “e hëngrën” nuk ishin të korruptuar, a do të thotë se ata që mbeten janë të tillë? Në qoftë se ata nuk ikën për paaftësi, mos vallë këtë epitet e meritojnë ata që mbetën?
Ribërja e tillë e qeverisë, deri në një moment e fundit nuk dihet se kush kë e “rikonstrukton”, nuk i le opinionit hapësirë për asnjë koment. Njerëzit nuk dinë a të përgëzojnë apo të kritikojnë Qeverinë (pjesën e mbetur) për këtë. Ribërjet e tilla nuk të lënë përshtypjen se me ndryshimet është tentuar të bëhet diçka për të mirë.
Dhe kjo mënyrë ndërprerjesh nuk lë indiferent vetëm opinionin e zakonshëm. Ndërprerjet e tilla janë indiferent edhe shtypin, i cili nuk ua kushton vëmendjen e duhur të hequrve. Kjo për arsye se gazetaret kishin bindjen se edhe ata vetë nuk kishin ide pse duhet të iknin (mbase pikërisht për këtë edhe janë hequr). Bile indiferente mbeten edhe partitë opozitare parlamentare, të cilat nuk gjejnë në këtë situatë mënyrë për t’u inkuadruar në diskutimin e arsyeve përse janë ndërruar. Indiferenca e tillë për ndërimet në Qeveri, mund të shkaktojë një “mosbesim kronik” të popullit ndaj qeverisë, duke marrë me rezervë çdo ndryshim tjetër.
A. P
Krimet drejt uljes ?
Konferencë shtypi e ministrit të Brendshëm, Musaraj
“Në vitin 1994 janë kryer 350 krime nga banditët ndaj policisë, por fatmirësisht nuk ka viktima në radhët e policëve,” tha dje
ministri për gazetarët në konferencën e tij për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje ministri i Brendshëm Agron Musaraj.
Për rastet e përdorimit të dhunës nga policia ministri i Brendshëm tha se në ato pak raste kur është konstatuar përdorimi i paligjshëm i dhunës nga ana e policisë është mbajtur qëndrim. Në këtë konferencë shtypi ministri përmendi ngjarjen e Laçit ku janë dënuar me 37 vjet burg katër punonjës policie. Numri i forcave policore me uniformë në raport me numrin e popullsisë është 1 me 300. Mesatarisht për vitin që shkoi ka ndodhur një vepër penale në çdo 67 minuta. Sipas treguesve të Ministrisë së Brendshme shkalla e vrasjeve në Shqipëri është ende në nivel të tillë që ndjell brengosje. Aktualisht, në Shqipëri ka ndodhur një vrasje në 12 mijë banorë, ndërkohë që janë evidentuar 278 raste vrasjeje të mbetura në tentativë. Krahasuar me një vit më parë është shënuar një rënie në masën 14% e kësaj figure krimi. Edhe pse në këtë rënie me siguri duhet të ketë ndikuar edhe shkalla e zbulimit të krimieve, ky nivel kaq i lartë i këtij lloj krimi është i lartë për një shtet në këtë shkallë zhvillimi siç është Shqipëria.
Në treguesit që iu dhanë gazetarëve në konferencën e shtypit dhe nga përgjigjet e ministrit të Brendshëm doli se në krahasim me një vit më parë është rritur forca zbuluese e policisë. Në strukturën e krimit ka një ulje të krimeve, në krimet ndaj personit, ndaj pasurisë së tjetrit, krimet e vrasjes etj. Vetëm kultivimi i bimëve narkotike dhe trafiku i drogës janë rritur. Ky lloj krimi relativisht i panjohur për policinë shqiptare, duket se rritjen e shënon për shkak të vetë faktit të hapjes së Shqipërisë dhe mungesës së eksperiencës për ta luftuar. Nëse në vitin 1993 ka pasur 14 raste, (të cilët janë zbuluar), për vitin që sapo u mbyll (vijon në faqen 4)
Foto: Rojter
E shkuara është… Prolog…
Kryeredaktori i “Republikës” jep dorëheqjen
Duke u larguar nga gazeta “Republika” ekonomikisht e vlefshme mendoj se sa të informohesh lexuesit, miqtë dhe dashamirësit e mi për arsyet e dorëheqjes së pari, për t’i falenderuar për bashkëpunimin dhe për t’u shprehur mirënjohjen për gazetën, të cilën e kemi krijuar bashkë.
Gjithsesi ekziston një arsye që na detyron të ndërmarrim një veprim. Njeriu lidhet me punën e vet përmes një raporti të caktuar. Të qenit drejtues i një gazete natyrisht nuk mund të bëjë përjashtim. Pra gjithmonë është një raport-kontradiktë. Pikërisht ky raport i tillë përcakton progresin, stanjacionin, regresin. E rëndësishme është të kuptosh në momentin e duhur shpërthjen e natyrshme të këtij raporti. Duke parë që publishti i dorëheqjen time në postin i kryeredaktorit të “Republikës” dëshiroj të theksoj se e ndërmarr këtë veprim për një arsye të madhe, të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë krejt të zakonshme. Dhe nuk do të isha i sinqertë po të thosha se ndahen pa dhimbje. Janë tre vjet nga më të bukurit, më të lodhshmit dhe më të rëndësishmit e jetës sime. Gjithkush që punon me shtypin e njeh këtë dhimbje. Pretenduar se them gjëra të reja do të ishte qesharake, aq sa atje ku nuk ka qenë prezente e s’ka arritur të jetë Partia Republikane, ka qenë gazeta “Republika”, nuk i kam besuar. Unë kam besuar dhe besoj se “Republika” ka ndihmuar Partinë Republikane aq sa mund të ndihmojë një gazetë një parti. Një gazetë s’mund të krijojë një parti. Partitë në të njëjtën kohë janë si një lak në qafën e gazetave. Dhe është në dorën e tyre fati i partive (shumë nga të cilët me kujtojnë mentalitetet e shefave të Partisë së Punës) të krijojnë hapësirë, shumë hapësirë, pak aq sa për të qenë i vdekur i paravarosur. Por është natyrisht edhe në dorë të njerëzve që bëjnë gazetat për të luftuar për hapësirën e vet, apo për ta shpëtuar atë lakun në qafën e gazetës që është natyrisht edhe një lak në qafën e shoqërisë së principeve të reja demokratike që duhet të instalohen.
Unë ndahem nga gazeta “Republika” kur certifikata ime e lindjes shënon mesin e jetës. Kjo do të thotë në një farë mënyre fat. Historia është titulli i mitit i Sizifit. Çdo brez i duhet t’ia nisë prej fillimit. Brezi im është nisur tre-katër vjet më parë. Dhe ç’është më e rëndësishme me ide të reja. Tre vjetet e punës me “Republikën” më kanë krijuar shanse për të vrojtuar fenomenet e rëndësishme në politikën shqiptare. Pikërisht nga kjo përvoje besoj se do të vijë një ditë që njerëzit e partive të kuptojnë demokratike...
me shtypin e njeh këtë dhimbje. Pa pretenduar se them gjëra të reja do të thosha se ndarja me gazetën është krejt e veçantë. Gazeta dhe botuesi kanë një kod të veçantë komunikimi, tepër intim. Intimitetin e tyre do ta kishin zili edhe dashnorët më të zjarrtë.
Duke u ndarë nga gazeta “Republika” dëshiroj të falënderoj lexuesit e saj të shumtë për vëmendjen e tyre. Në mënyrë të posaçme dëshiroj të falënderoj ata qindra bashkëpunëtorë, të mençur, cilët gjithashtu dëshirojnë t’i falenderoj në mënyrë të posaçme. Qytetaria që fitoi pasandrejsh, vetë shihet si “Republika” është sigurisht edhe për shkak të ideve qytetare të njerëzve që e krijuan atë.
Unë besoj se “Republika” i ndihmoi shumë punët e Partisë Republikane. Gjatë këtyre tre vjetëve kam ndjerë një sadisfaksion të jashtëzakonshëm prej ejen dhe progresin e “Republikës”, të cilën e kam ndjerë tek urimet e miqve, të dashamirësve dhe, e c’është më e rëndësishme, tek vlerësimet e njerëzve të cilët ta vlerësuar i takoj rastësisht në qytete e fshatra të ndryshme. Kur shumë nga këta dhe të tjerë më kanë thënë se nga gazeta Partia Republikane ka fituar shumë e rëndësishme me idetë e reja.
Tre vjetet e punës me “Republikën” me kanë krijuar shansë për të provuar fenomenet e rëndësishme në politikën shqiptare. Pikërisht nga kjo përvojë partive të kuptojnë se demokracia është një sistem në të cilin askush nuk mund të zgjedhë vetën. Kur të kuptohet kjo do të kemi një moment historik. Tjetra është e shkuar. Dhe fatmirësisht e shkuara është prolog.
Besoj se shpejt, shumë shpejt do t’i rikthehem “Republikës”. Sigurisht, duke marrë prej saj pjesën e vërtetë dhe pa atë lakun e partive.
YLLI RAKIPI
Tiranë, 4.01.1995
Çeçenët mposhtën të pamposhturit
Rusia drejt diktaturës apo drejt demokracisë
Ka marrë emrin “Vietnam”
Cecenët mposhtën të pamposthurit
Rusia drejt diktaturës apo drejt demokracisë
“Ka marrë emrin “Vietnamit”, sipas mjeteve të ndryshme të informacionit, lajmi ihënë nga agjencia ruse e lajmeve, ditën e Vitit të Ri për një fitore të lehtë të armatës ruse që mbahet si një nga më potentet në botë, e cila u shndërrua nga ora në orë në një humbje shkatërruese para së cilës ajo e Afganistanit duket shumë e vogël.”
“Ka marrë emrin “Vietnamit”, sipas mjeteve të ndryshme të informacionit, lajmi ihënë nga agjencia ruse e lajmeve, ditën e Vitit të Ri për një fitore të lehtë të armatës ruse që mbahet si një nga më potentet në botë, e cila u shndërrua nga ora në orë në një humbje shkatërruese para së cilës ajo e Afganistanit duket shumë e vogël.
Sipas të dhënave, janë 140-180 mjetet e blinduara të shkatërruara ose të marra nga çeçenët, janë me mijëra ushtarët rusë të vrarë dhe mbeten të zënë rob e vazhdimisht forcat çeçene po marrin pozicione të rëndësishme. E gjithë kjo katastrofë nga grupet e vogla çeçenësh të amatosur keq e të paarmatosur mirë e që sipas kryetarit të qeverisë, majorit të ri Aslan Maskadov, “tani përzën e mijanë 10 herë më shumë se në sulmin e parë. E përsë se çdo minutë, grupet vullnetare shvijnë në Grozni, nga fshatrat përreth.” E këtë e dëshmojnë dhe një grup deputetësh të qeverisë nga progresisti Cheb Jakunin, të cilët theksojnë gjithashtu edhe shekullin e vazhdueshëm të të “rave te njeriut. Ky dëshmon edhe me të thallë mes Jelcinit dhe gjeneralëve të tij e aleatëve dhe shoqërisë civile nga ana tjetër. Janë kundër kësaj lufte edhe Evstushenko, është kundër nostalgjiku Solzhenitsin, e veja e Saharov dhe kundërreformisti Gaidar, parlamenti si dhe 65% e rusëve të cilët mendojnë se po paguajne një çmim të lartë jo vetëm për sa i takon humbjes në njerëz, por edhe si kosto materiale (30 milionë USD në ditë). Por mbi të gjitha ato mendojnë se po humb demokracia ruse. E humbjes së gjithanshme të rusëve i shtohet edhe humbja gazetaerit Vitaldim I. Tarenko i cili punonte për “Yllin e Kuq”, gazetë e forcave të armatosura. Edhe në planin e jashtëm Rusia po humb. Kështu Franca i është drejtuar KE për rishikimin e politikës ndaj Rusisë, ndërsa Gjermania i kërkoi zbatimin e të drejtave njerëzore, ikojne ndihmën financiare për Rusinë.
Rritje e çmimit të karburantit u reflektuan menjëherë edhe në çmimet e biletave të transportit urban, metrovanave e hekurudhor. Duke filluar nga data 1 dhjetor, çmimi i biletave për transportin urban rriten 40%. Çmimet e abonove rriten në masën 25%.
Burime jozyrtare konfirmojnë se në këto rritje çmimi ka pjesën e vet dhe inflacioni. Çmimet e biletave për transportin hekurudhor rriten 20%, ndërsa për transportin ndërurban 15%. Ende nuk ka një vendim qeverie, por flitet se për të përballuar këtë rritje çmimi do të ketë kompensim në pagë në masën 10%. Por sigurimet shoqërore do kapin në shifrën 6%. Në muajin shkurt fillon dhe pagesa e sigurimeve shëndetësore (1.5%). Gjithsesi edhe nëse është menduar një variant i tillë, më parë duhet bërë i stakhuar i kompesim. Edhe këto radhë barren e rritjes së çmimeve do ta mbajnë vetëm qytetarët. Shprehja popullore, “Kemet e larta-faqja e bardhë”, merr udhën e reja.
Rreth 100 ushtarë rusë të vrarë në qendër të Groznit
Forcat ruse që u detyruan të braktisin qendrën e kryeqytetit çeçen, Grozni, tërësisht të shkatërruar, lanë prapa tyre rreth 100 kufoma të ushtarëve rusë nëpër rrugët që të çojnë në pallatin presidencial. Këtë njoftim e bën të ditur agjencia Interfaks.
Vija e frontit që ndan forcat ruse dhe indipendentistët çeçenë, ndodhej të martën pasdite 1,5 km në veriperëndim të pallatit presidencial, pranë stacionit hekurudhor, si dhe 5 km në veri të pallatit, sipas kësaj agjencie.
Gjatë vizitës së tij të parakohshme në Greqi, presidenti i ribse, Slobodan Millosheviq, u shpreh në favor të krijimit të një konfederate ndërmjet Serbisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Duke pasur parasysh interesat e përbashkëta dhe politikën e ndjekura nga Greqia dhe Serbia, nuk të habit ideja për një konfederatë miqësore mes këtyre vendeve, rrethanat e evështrisëojnë këto. Por ajo, që ngjalli kureshtjen e vëzhguesve dhe ekspertëve të problemeve ballkanike ishte ideja për përfshirjen në këtë konfederatë të Maqedonisë.
Së pari, ideja e Milosheviqit në këtë drejtim duket fort e vështirë, ndoshta dhe absurde, po të nisemi nga marrëdhëniet e Republikës ish-jugosllave të Maqedonisë me Serbinë dhe Greqinë, ku siç dihet asnjëra prej tyre nuk e ka njohur atë, madje nuk shihet as asnjë me a vogël për një gjë të tillë. Ndërsa Greqia vë si kusht ndryshimin e emrit dhe të simboleve shtetërore, për të cilat bazohet nga e përkthyer historike se Greqisë, Serbia as e ka përmendur idenë e një njohje të Maqedonisë me Maqedoninë, duke lënë të kuptohet hapur se ajo nuk ishte vetëm financiare për Rusinë.
Por, nga ana tjetër, ekzistojnë edhe disa rrethana, të tjera, veçse pjesë e Serbisë. Se dyti, hyrja e Maqedonisë në një konfederatë apo ndonje formë tjetër integrimi me Jugosllavinë e cunguar do të shkaktojë reagime të fuqishme brenda vendit, në qarqet politike dhe të kombësitet qe e përbëjnë këtë shtet te vogël. Kjo do të bënte që Maqedonia pas pak vitesh ekzistence si shtet sovran, i pavarur, të kthehej në pikën e nisjes, pra si pjesë e Jugosllavisë apo Serbisë.
Së treti, vendet e tjera të rajonit do të ishin kundër një gjëje të tillë, e cila do të conte në forcimin e metejshëm të Serbisë në rajon, duke pasur parasysh dhe atë që pritet pas arritjes së një paqeje në Bosnje, ku Serbet e Karaxhiqit, ndoshta dhe ata të Kroacisë, do të integrohen me Republikën e Serbisë. Natyrisht, edhe Fuqitë e Medha do të kundërshtonin një gjë të tillë, e cila do të zhvlerësonte mbeshtetjen e gjithanshme që atai kanë dhënë e po japin shtetit të ri maqedon në drejtim të ruajtjes së sovranitetit dhe të konsolidimit të tij.
Dilemat e Maqedonisë
ATSH
Brezik për grusht shteti
Rigrupim i së djathtës
Pas dorëheqjes së Berkonit, Italia vazhdon të jetë në krizë dhe vazhdimisht vijnë lajme alarmuese. Edhe pse dje presidenti Scalfaro pati një nga konsultimet e kryetarëve të partive, përsëri nuk ka zgjidhje pozitive pasi këtë rigrupim, forcave të djathta iu bëri me shumë përpjekje.
Për arsye të zgjedhjeve të reja.
Por ajo që tronditi dje Italinë ishte deklarata e beri senatorit Diego Manfrol, ku spasi tu më 2 dhjetor 1994, ditën kur sindikatat italiane kishin paralizuar një greve të përgjithshme në shkallë vendi, ishte pergatitur një grusht shteti. Megjithëse senator Manfroi nuk jep hollësi, ai bazohet forcat e majta për këtë. Po përsëri kryeministrit, ose zgjedhje Megjithëse senatori këtë. Po që forcat e majta për këtë. Po që e majta për këtë. Po që forcat e majta për këtë. Po për një tjetër problem ekonomik, ku bie në sy rënia e vlerës liretës italiane në tregjet ndërkombëtare, dhe rritje e ndjeshme e inflacionit.
I. ALIA
SHBA
• Partia Republikane mori dhe në kontroll Kongresin e SHBA, për here të pare pas 40 vjetesh.
Sipas korrespondentit të CNN të cestimeve reporterit Ralf Begleiter, ky ndryshim në pushtetin politik përbën ne potencial të konsiderueshëm për ndryshime në politikën e jashtme të SHBA.
Ai tha se marrdhëniet e arritura nga Administrata e Klintonit në Korenë Veriu, Haiti, Kina dhe Rusia janë ndër ato që do të rishikohen.
Janë tre vjet nga më të bukurit, më të lodhshmit dhe më të rëndësishmit e jetës sime.
Nga kronikat
Kam pasur shumë letra, ankesa nga populli dhe Ajo të merkuren në mbrëmje para zyrave të bashkisë së Kryeqytetit. Viti i Ri erdhi me sukses të papara.
Nga rritja e çmimit të biletave të urbanit u gëzuan i madh e i vogël, pasi tani njerëzit ngaqë janë çmimet e larta nëpër autobusa, do të udhëtojnë vetëm me taksi.
Është e vërtetë se u rrit edhe çmimi i karburantit, por qeveria i ka hyrë një pune voluminoze në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe organizmata të tjerë ndërkombëtare që të gjithë automobilët e lëvizshëm të mos punojnë me naftë e benzinë, por me ujë. Ishte planifikuar që kjo metodë të vihej në funksionim që në Janarit 1995, por siç e dini të tenderuar njerëzit, ne po vuajmë edhe prej ujit. Kur të kemi ujë me bollëk, flasim ndryshe.
Tani edhe atë përballë situatën emergjente, është menduar që për të siguruar një dollarë, do të importohen qindra centrifuga. Në do të t’i thuhen të gjitha shifrat e deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe Presidentit. Nga shtrydhja e tyre do të dalë ujë i mjaftueshëm që turbina e Fierzes të punojë gjatë muaj.
Kjo punë do të ecë në këtë mënyrë përderisa ju të kuptoni se Zoti po na dënon me thatësirë në mes të dimrit, në mënyrë që ne t’i kthehemi atë që i takon bonarit të tokave të përmbbytura.
Korrupsioni i madh, por do t’ia dalim mbanë. Shqipëria shpëton vetëm nëse ndjekim shembullin e Amerikës. Në Amerikën e madhe Demokratike çdo njeri që ka një armë pa leje dhe që e dorezon, fiton një mijë dollarë. Kjo metodë ka dhënë mjaft rezultate pasja janë dorëzuar në qindra-mijëra armë. Në Shqipëri kemi problem e lemin e korrupsionit. Le ta hartohet një ligj që të thotë troç “Ai që deklarohet i korruptuar, do të shpërblehet jo me 1000 dollarë, por me 100 mijë.” Jam e sigurtë se kështu do të mbullet një herë e mirë ky problem. Nuk do të kemi më të korruptuar.
KRONIKANI