08/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 janar 1995

Ruli: “Parandjej rrezikun e kaosit”

Ish-ministri i Financave prononcohet për kërkesën e prokurorit të Përgjithshëm “Imuniteti parlamentar nuk është kostum stripteze për të treguar bukurinë e trupit” - tha deputeti Ruli, në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve “për t’iu dorëzuar Drejtësisë”, në konferencën për shtyp hanë besën e tij të premten pasdite. Ruli tha se është nga ata persona që i është drejtuar vetë Drejtësisë dhe më parë, pa dërguar bedelë, por tashmë ai kërkon garanci se Drejtësia do të japë drejtësi. Ai shtoi se “jam gati, por kujt drejtësie t’i drejtohem kur vetë kryetari i Gjykatës së Kasacionit është sulmuar si dorodolec. Një Prokurori që vepron në mënyrë tepër të dyshimtë e të instrumentalizuar nuk më jep garanci për të mos u bërë pre e një manipulimi politik.” Kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të datës 30 dhjetor për heqjen e imunitetit të deputetëve të Partisë Demokratike, Ruli e Uka, ai e quajti si një kërkesë që në vetvete mbante “ngarkesë politike” dhe e shesh të lidhur me klimën e rënduar politike pas referendare. Ruli tha se “nuk ka fakte të reja në kërkesën e prokurorit të Përgjithshëm” për çështjen e drurit të arrës e cila është nisur e mbyllur pesë herë gjatë dy vjetëve të fundit. Sipas Rulit, organi i prokurorisë me këtë sulm “ka dashur të përgjigjë veten për paaftësinë e deritanishme, pasi nuk ka rezultate të dukshme në punën e tij mbi kontrabandën e cigareve, drogës, njerëzve, karburanteve etj. Në një plan më të përgjithshëm “goditja e personave me personalitet politik, bëhet për të vërtetuar se lufta kundër korrupsionit ka filluar realisht. Por kjo është vetëm farsë.” Për pozicionim për këtë çështje të organeve drejtuese të PD-së, Ruli tha se kryesia e PD-së dhe grupi parlamentar janë vënë “në qoshe të ringut” dhe se “grupi parlamentar i PD-së dhe dy herë nuk ka qenë i bindur për këtë çështje. Është një pozicion i vështirë, pasi po të dalë në mbrojtje do thuhet se po mbron korrupsionin, në anën tjetër po të sulmohet kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm ai do të kthehej në një Di Pietro. Në këtë çështje, sipas Rulit, edhe forcat e tjera politike e kanë të vështirë të pozicionohen. Për çështjen për të cilën kërkohet edhe heqja e imunitetit të deputetit, Ruli thotë se “nuk shoh as shkëlqim administrave e jo më krim, por korrupsioni duhet kërkuar në të gjitha rastet e provuara e të përfolura deri tani e jo sipas përgjegjësve që bën ky prokuror.” Për situatën e krijuar, Ruli parandjen rrezikun e kaosit, pasi me precedentë të tillë, “zyrtarët e shtetit do ta kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke hedhur fall dhe duke parë oroskopin dhe do të ngurrojnë të hedhin firma. Një gjë e tillë do të sjellë pasoja.”

Një zhvillim i ri në çështjen e Telekomit

Letra e Kryeministrit Meksi drejtuar Prokurorisë, krahas deklaratave të tij për “Çështjen Bitnicka-Gajo”, e konfirmuar nga “Gazeta Shqiptare” dhe burime të tjera, është një dëshmi e rëndësishme për ndryshimin e së vërtetës në lidhje me një prej skandaleve më të përfolura të kohëve të fundit. Partia Republikane ka ndjekur me vëmendje çdo zhvillim të ri të kësaj çështjeje që tenton të implikojë ish-ministrin republikan z. Fatos Bitincka. Rrëzimi i akuzës “për falsifikim dokumentesh” është hapi i parë drejt rrëzimit të krejt akuzës. Partia Republikane e ka konsideruar dhe e konsideron luftën kundër korrupsionit si një domosdoshmëri absolute dhe një detyrë imediate të organeve të drejtësisë. Por ajo nuk do të lejojë kurrë që z. Bitincka dhe kushdo qoftë tjetër të bëhet kurban i lojës politike që luhet sot në Shqipëri. Partia Republikane vëren se Neni 106 “Për shpërdorim detyre”, parrezikon të përdoret si kobure e grupeve të caktuara për të akuzuar dhe për të larë hesapet me njëri-tjetrin. Duke pasur besim tek organet e drejtësisë, shihet i rëndësishëm shkarkimi i veprimeve tarifare juridike të këtyre organeve ngarkesat dhe pasionet politike si dhe nga presionet mbi to. Vetëm kështu mund të shpresohet që drejtësia të ketë mundësi të zbulojë fajtorët e vërtetë të “Çështjes së Telekomit” dhe të gjithë “çështjeve” të tjera. Zëdhënësi i PRSH ...tuani në të nuk ka fak...; reja në kërkesën e prokurorit ...ralse. Për pozicionim për këtë Një gjë e t...; sise. Por ajo nuk do të lejojë Zëdhënësi i PRSH ndaj Shoqatës së të Përnd...; jekurve politike dhe ndaj Sho...; forme agravë, por një ligj i ba...; zuar thjesht mbi parimet ko...; Korresp. “Republika”

Godo: “E nevojshme një prani më e madhe amerikane”

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit takohet me përfaqësues të partive politike Dje pasdite, nësekretari amerikan i shtetit z. Hollbruk, pati një takim me kryetarët e disa partive politike në Shqipëri. Në këtë takim kryetari i PR, z. Godo, ndër të tjera se kohët e fundit PR ndjehet me e lirshme në ambasadën amerikane dhe se përshëndeste vizitën e z. Hollbruk si një kontribut në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ju, vijoi zoti Godo po konstatoni vështirësitë dhe ndryshimet e partive politike në vlerësimin e gjendjes dhe kjo është e natyrshme, por ndryshimet ndërmjet nesh janë për gjëra esenciale dhe prandaj shpesh marrin trajta dramatike. Z. Godo tha se demokracia është një rrugë e gjatë dhe e vështirë dhe këtë po e shohim tani. Ka një gjë shqetësuese në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Njerëzit kanë njëfarë frike të flasin, kurse e drejta e fjalës është mbi gjithçka, më duket se ajo nënkuptohet në amendamentin numër një të kushtetutës tuaj. Nën pushtetin demokratik, në disa raste është përdorur dhuna ndaj shtresave që kanë vuajtur më tepër nën regjimin komunist, ndaj Shoqatës së të Përndjekurve politikë dhe ndaj Shoqatës së të Dënuarve e të Përndjekurve Politikë. Ne që besojmë dhe duam bashkëpunimin në Shqipëri duke frenuar komunizmin. Ky do të ishte një lajm i mirë për popullin shqiptar dhe demokracinë në vendin tonë. Z. Godo tha se një nga ndryshimet që kemi me partitë e tjera, qëndron në faktin se platforma jonë ekonomike bazohet në iniciativën e lirë të individit të mbështetur në pronën e ligjshme private. Në këtë pikë jam dakord me parashtrimin që bëri z. Kalakula, por do të shtoja se ngatërresa më kryesore vjen nga Ligu për tokën, i cili nuk mund të quhet një reformë agrare, por një ligj i bazuar thjesht mbi parimet komuniste. Ne fund zoti Godo tha se ndjehet nevoja e një prezence amerikane më aktive në ekonominë e vendit dhe në fusha të tjera shoqërore. Kemi nevojë të përgatiten njerëz me konceptet e drejta mbi ekonominë e tregut dhe kjo mund të bëhet duke shtuar bursat për studime për studentët tanë në SHBA; por ndofta me praktikë do të ishte dhe rihapja e shkollave amerikane që kanë qenë me parë në Shqipëri të cilat përgatitën një brez intelektualësh dhe dhanë një kontribut të madh në zhvillimin kulturor dhe teknik të vendit. Korresp. “Republika” Ndihmëssekretari amerikan i shtetit Hollbruk

Si kontrollohet korrupsioni

Deklarimi i pasurisë është detyrim ligjor dhe kushtetues në SHBA për çdo pushtetar, që nga shkalla e parë e piramidës shtetërore e deri në kupolën e shtetit, figura nr. 1 - presidenti. Deri më 1973 askujt nuk ishte e ligjshme që të ishte kufi të përcaktohej për sasinë e pasurisë, për sesionin e parave që përdorej për fushatën elektorale dhe atë presidenciale. Tre janë kushtet për t’u bërë pushtetar në SHBA: Njohja (futen brenda arsimi puna), pasuria dhe partia që përfaqëson. Në vitin 1974 Kongresi amerikan përcaktoi dhe rregullat për sasinë e parave që duhet të përdorësh për fushatën elektorale, për deklarimin e pasurisë dhe atë që duhet të marrë kandidati nga persona private apo ndërmarrje private. Ky ligj u kalua në Kongres pas skandalit të Uotergateit, kur presidenti Nikson kish marrë ryshfet nga Korporata e madhe e naftë-gazit dhe aviacionit, miliona dollarë që i përdori për fushatën elektorale. Në Amerikë deklarohet nga çdo lloj pushtetari pasuria mbi 20 dollarë e sipër, qofte kjo pronë personale apo e marrë nga dikush. Në vitin 1992 u bënë përpjekje për të vënë kufizime në marrjen e parave nga firmat apo personat private, por Prokurorët e Përgjithshëm i hodhi poshtë sepse atëherë do t’i dëmtonin të futeshin në lojë para të fshehta. Presidenti Klinton dhe presiden-ti Bush në fushatën e fundit elektorale morën nga 50 milionë dollarë nga firmat mbështetëse për të përballuar fushatën elektorale sipas ligjit dhe të kontrolluar nga ligji. Ka pasur raste që edhe nga pushtetarët e vegjël janë kërkuar miliona dhe s’ka fituar, siç është rasti i kongresmenit republikan Jozef Dilan, më 1992, i cili harxhoi 28 milionë dollarë dhe s’i fitoi. Pra, SHBA - kjo shkollë e demokracisë elektorale, kjo shkollë e funksionimit të shtetit më demokratik në botë, ka një rregull shumë rigoroz - të kushton shumë nëse fsheh të vërtetën. Është për të tërhequr se më 1995, kur të dy Dhomat e Kongresit dominohen nga republikanët, një nga ligjet që këmbëngulin për t’u përsosur është edhe ai i deklarimit të pasurisë. Aty fillon autoriteti dhe fuqia e pushtetarit - tek pasuria e tij, tek paraja e pastër. Në të konstatohet se forma e ardhjes në pushtet, përlyerja sadopak me para të pandershme dënohet me burg, (siç ishte rasti më 1982 i një kandidati demokrat dhe fton kandidati i palës tjetër - futet në fushatë pa konkurent). Në SHBA gjithçka është e regjistruar dhe gjithçka që peson lëvizje regjistrohet. Kështu tre pakët kësh fuhtin funksionon ky mekanizëm në Amerikë, për të ndaluar korrupsionin. Përgatiti: BEJDO MALO

Të përndjekurit nuk janë barrë, por forcë e shoqërisë

Mbledhje e Këshillit Kombëtar të Shoqatës së të Dënuarve e të Përndjekurve Politikë të Përndjekurve Politikë Të përndjekurit nuk janë barrë, por forcë e shoqërisë Më 10 Janar 1994, mblidhet Këshilli Kombëtar i Shoqatës së të Dënuarve e të Përndjekurve Politikë, për të analizuar gjendjen e krijuar pas grevës së urisë dhe për të përcaktuar qëndrimet në të ardhmen. Siç dihet, greva e urisë e të Përndjekurve Politikë, e cila kishte thjesht arsye ekonomike, u shpërnda me dhunë nga pushteti dhe në të njëjtën kohë për shkak të kësaj greve u mbajt në arrest shtëpiak kryetari i kësaj Shoqate, Kurt Kola, dhe kryetari i shoqatës për Degën e Tiranës, Z. Eqerem Kavaja. Kjo Shoqatë mbledh në radhët e saj pjesën më të vuajtur të shoqërisë shqiptare, pionierët e rezistencës kundër komunizmit. Vihen në ndikime nga forca jashtë shoqatës që përpiqen për ta përçarë atë. Një gjë e tillë mund të ndihmojë këdo, por jo Shoqatën, misioni i së cilës - ndihma dhe përkujdesja për gjithë anëtarët e shoqatës - mund të thuhet se vetëm sa ka filluar. Korresp. i “Republikës”

Nga kronikat

Shqipëria ndodhet para problem[it] më të madh në historinë e saj mijëravjeçare. Po prishet ekuilibri i vendosur ndërmjet buall(en) dhe të korruptuarve. Shqipëria ndodhet para problem[it] më të madh në historinë e saj mijëravjeçare. Po prishet ekuilibri i vendosur ndërmjet buall(en] dhe të korruptuarve. Kandari po anon nga të korruptuarit, ndaj unë u bëj thirrje gjithë intelektualëve të varur e të pavarur që me iniciativën e vet të bëhen ballëni. Mos u bëni rastësisht të mencur se ju fusin në Qeveri, e prej andej të Shtatë penxheret. Kjo është një gjë shumë e thjeshtë për patriotët shqiptarë, paponçelët bëjnë hakiri. Korrupsioni është lubrifikanti që bën të mundur funksionimin e mekanizmit të shtetit, por po teprohet me sasinë e përdorur. Lubrifikant duhet që sa të lëvizë makina e jo të rrëshqasë pushteti nga duart. Gjella me kripë dhe kripa me karar. Unë jam për një gjendje politike të çështjes së korrupsionit. Për të rritur nivelin e tolerancës, duhet të korruptohen së pari gazetarët, pastaj ata do ta kuptojnë hallin e politikanëve dhe nuk do të jenë aq kritikë. Çfarë mendoni për fjalën “karliçëm”? Jam kocke e fortë, nuk thyhen as kockat. Imi, as korrupsioni. Është vetëm një rreze që më sheshin jashtë shtetit si fildish elefanti. Por tani as ky rrezik nuk ekziston. Elefantëve dhe peshkaqenëve u është rritur çmimi në bursën e politikës shqiptare. Shqipërisë i duhet një Di Pietro, thonë disa të mencur. Nuk më pëlqen ideja! Di Pietro fut në burg vetëm maziozat që zakonisht janë nga jugu i Italisë. Ky është një krahinorizëm i kulluar. Ne kemi nevojë të korruptohemi që të pastaj të kemi mundësi vetëkorigjohemi. Ky i sh-kreti korrupsion qen(k)a si puna e rakisë, sa më shumë të pish aq më shumë të pihet. Ndryshim qëndron në faktin se denat aq që shohin dhe janë çmendura që kanë pirë. Pas Galo[p] -t Shqipëria rrëshqet në vendin e parë në të dy anët e Europës (Lindore e Perëndimore) për rritjen e ritirës së korrupsionit per frymë popullsie. Rroftë korrupsioni. Sh- qipërisë Demokratike! Ta përkrahim korrupsionin anembanë trojeve tona etnike! Me Korrupsion drejt Europës! E dënoni korrupsionin si gjithë Europë! KRONIKANI

Klinton nën trysninë e republikanëve

Republikanët të sigurtë drejt ’96 Ndeshja e madhe - kështu ka filluar të quhet menjëherë pas republikanët amerikanë fituan shumicën në Kongres pas fillimit të vitit po e dhamë... Me fillimin e sezonit të ri Kongresit, lideri republikan Robert Dole, u kërcënua ad... akuzat e Klintonit për... për skandalet e ardhura nga kampanja e kandidaturave amerikane. Për kandidatin e OKB-së, bërja e fortë e administratës kur Doli kërkoi heqjen e embargos së armëve ndaj qeverisë boshnjake edhe në mënyrë të pashpjegueshme. Doli nuk dha hollësi rreth heqjes së embargos së armëve, por dihet se një vendim i tillë do të shkaktonte pakënaqësi tek aleatët e sidomos tek Franca e Anglia. Po cilat janë mundësitë që të miratohej në vendim i tillë, kur dihet (vijon në faqen 4)

Në fillim të gjykimit të “Çështjes Arsidi”

Moh(o)bet akuza - ç’do të thonë dëshmitarët? Filloi pardje gjykimi i “Çështjes Arsidi”. Në bankën e akuzës janë katër ish-bankierë (Tartari, Xhyheri, Saliu, Hoti) dhe ish-kryeministri Vilson Ahmeti. Akuzohen për përvetësim të pasurisë shtetërore, të shumave të mëdha në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me Nikoli Arsidin e Loren Simionin. Shuma e përvetësuar kap shifrën 123.275.000, nga 640.000.000 lekë kanë mbetur në llogari. Trupi gjykues i kësaj çështjeje kryesohet nga Genci Qeleshi, ndërsa prokurorë janë Arben Qeleshi e Genc Ojkuna. Seanca e parë e ditës së premte u hap me leximin e akuzës. Pasi dëgj uan akuzën, të gjithë të pandehurit, të përbashkët e mohuan atë. Menjëherë pas kësaj seanca u ndërpre për shkak të gjendjes shëndetësore të të pandehurit Agim Tartari. Ndërsa dita e djeshme filloi me pyetjen e dëshmitarëve. Sipas vendimit të trupit gjykues, të pandehurit që mbrojtën nga të njëjtët avokatë u lejuan që të qëndronin në një bankë dhe dëshmitarëve u kërkuan autorizimin e rrethit të dëshmitarëve. Ndër dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja ishte edhe personi i përfolur në skandalet e kohëve të fundit të Fatmir Nano, Gramoz Pashko, Genc Ruli, Qemal Shehu, Edmond Spaho. Trupi gjykues nuk i refuzoi asnjëri këto kërkesa, por tha se do të vendosë gjatë zhvillimit të procesit. Gjykimi vazhdon të hënën.

Të paarkëtuara në buxhet 1 milion e 140 mijë $

Nga moslikuidimi i arkave regjistruese… Nga moslikuidimi i arkave registruese… Të paarkëtuara në buxhet 1 milion e 140 mijë $ 15 janari i 1995 është afati i fundit i pagesës së vlerës së arkave registruese, të cilat kanë kaluar një afat dymujor nga dita e regjistrimit të tyre. Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm të datës 20 dhjetor 1994, i detyron të gjithë personat fizike apo juridike që brenda këtij afati të arkëtojnë shumën (400 dollarë amerikanë për çdo arkë registruese), në favor të buxhetit të shtetit. Sipas këtij vendimi, organet tatimore dhe Policia Financiare kanë të drejtën të bllokojnë menjëherë veprimtarinë në lokalet dhe njësitë e tjera ku është vendosur arka registruese e palikuiduar dhe menjëherë të sekuestrojnë një sasi malli. Vlefta e faturuar e kësaj sasie malli do të jetë nga një në dyfishin e vlerës së arkës registruese. A. Gavoçi, një tregtar në Tiranë, tha se “vlera e kasave, pavarësisht se fillimisht duket e madhe, është e përballueshme edhe nga njësitë dhe lokalet me një xhiro ditore jo shumë të madhe. Për më tepër, tha ai, një afat dymujor është më se i mjaftueshëm për të shlyer këtë vlerë.” Ndërkohë ka tregtarë që mendojnë se kjo shumë është e papërballueshme me xhiron që ata kanë. Tregtari N. Preza justifik[ohet] me faktin se me xhiron që ai bën nuk është në gjendje të shlyejë detyrimin ndaj organeve financiare, ndaj dhe e ka shlyer likuidimin e vlerës së arkës sa më shumë të jetë e mundur. Por sipas specialistëve të Ministrisë së Financave është karakteristike se shumë nga njësitë e fuqishme tregtare nuk e kanë paguar vlerën e arkës registruese. Pra faktori xhiro ditore me të cilin justifikohen këta tregtarë, nuk është një arsyetim i pranueshëm. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga moslikuidimi në kohë i vlerës së arkave registruese në buxhetin e shtetit nuk janë derdhur 1 milion e 140 mijë USD, humbje kjo e konsiderueshme, duke marrë parasysh vetëm efektivitetin që do të sigurohej në përdorimin e mjeteve financiare të këtij fondi. Në rrethet Tiranë, Durrës dhe Vlorë ka përfunduar procesi i vendosjes së arkave registruese, pra të gjitha lokalet dhe njësitë janë të pajisura me to, kurse në Berat, Elbasan dhe Lushnjë ky proces ende vazhdon. Nga 3722 arka registruese që kanë kaluar afatin dymujor të vendosjes, në tre rrethet ku ka përfunduar proces, janë paguar vetëm 852 copë, pra për 2870 copë të tjera pritet likuidimi dhe në rast të kundërt sekuestrimi i mallit të këtyre objekteve në të cilat ato janë instaluar. KORRUPSIONI

Të përndjekurit nuk janë

Mbledhje e Këshillit Kombëtar të Shoqatës së të Dënuarve e të Përndjekurve Politikë