23/12/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 dhjetor 1995

Orteku i LDSH - së

Pardje në Elbasan nisi… Në tingujt e himnit kombëtar, Lidhja e Djathtë Shqiptare, nisi prezantimin para anëtarëve dhe simpatizantëve të vet në sallën e teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit. Takimin e LDSH - së në qytetin e Elbasanit e hapi kryetari i shoqatës së Përndjekurve Politikë të rrethit të Elbasanit z. Bedri Allaj. Në fjalën e tij foli për kalendarin kryesinë e LDSH që zgjodhi qytetin e Elbasanit për të bërë prezantimin e parë masiv me publikun. Përfaqësuesit e gjashtë subjekteve të LDSH - së, Kurt Kola, kryetari i Shoqatës së ish të përndjekurve politikë dhe kryetari i radhës i LDSH-së, Hysen Selfo, kryetari i Balli Kombëtar, Guro Durollari, kryetari i Partisë së Lëvizjes së Legalitetit, Sabri Godo, kryetar i Partisë Republikane, Remzi Ndreu, kryetar i partisë, Bashkimi Demokrat Shqiptar, dhe Haki Hajdari kryetar i shoqatës së Përndjekurve Politikë dhe Ekonomikë ish Kulakët, përmes një bashkëbisedimi që zgjati dy orë bënë prezantimin e programit të Lidhjes së Djathtë Shqiptare dhe u përgjigjën pyetjeve të pranishmëve. LDSH kërkon marrëveshje me popullin Për të jetësuar programin e vet prej 14 pikash LDSH pardje në Elbasan kërkoi, përkrahjen dhe mbështetjen e popullit. “Ideologjia komuniste tjetersoi Shqipërinë dhe shqiptarët, rreziku i kthimit të komunizmit në një formë tjetër është i pran- s’ka Kosovë e Camëri dhe pa Kosovë e Camëri, s’ka Shqipëri” Qytetarët elbasanas u njohën në këtë takim me qëllimin bazë të LDSH-së Rindërtimin e Shqipërisë. Rindërtimi i cili nis me anulimin e vendimeve të Kongresit të Përmetit, përkatësisht në formës institucionale të qeverisjes përmes referendumit popullor, kthimin e pronës tek i zoti duke anulluar ligjin komunist të tokës 7501, gjykimin e kriminelëve të pasluftës, ndërtimin e një drejtësie të vërtetë që të zbatojë vetëm ligjet. Për të gjitha këto Lidhja e Djathtë Shqiptare kërkoi pardje para elbasanasve përkrahje dhe mbështetje në mënyrë që parlamenti i ardhshëm të jetë shqiptar jo komunist. Korresp i “Republikës” Fjala e z. Godo në takimin me qytetarët e Elbasanit më 21 shkurt 1995 Partia Republikane e shikon Lidhjen e Djathtë si një zhvillim politik me shumë rëndësi. Dikush nga ne tha se i kemi hyrë një pune gati të pamundur, bashkimi e forcave politike të ndryshme nën një program të vetëm. Në historinë e Shqipërisë, duke nisur nga Kuvendi i Lezhës, punë të tilla asnjëherë nuk i kanë qëndruar provës deri në fund. Por, pjesëtarët e Lidhjes së Djathtë Shqiptare, arritën brenda pak ditësh të nënshkruajnë programin dhe protokollin. Me vullnet e mirëkuptim kemi nisur edhe veprimtaritë politike direkte, për ta bërë këtë Lidhje boshtin e luftës kundër rrezikut komunist, që troket me rrëmbyer në dyert tona. Partia Republikane, që u shfaq me një program të djathtë, sidomos në Kongresin I-rë, e sheh me gëzim këtë fillim të mbarë të Lidhjes, do ta përkrahë atë me forcë e do ta respektojë me besnikëri programin e saj. Është në dorën e të gjithëve ne, si pjesëtarë të kësaj Lidhje, që ta bëjmë një bashkim politik vërtet të fuqishëm e të realizojmë programin që kemi paraqitur. Elbasan, si qytet në qendër të Shqipërisë, si një nga vatrat e patriotizmit e të gjuhës shqipe dhe që u ngrit i tëri për demokracinë. Është e qartë se Lidhja do të sulmohet nga jashtë e do të luftohet nga brenda me armën e rrezikshme të përçarjes, por këto përpjekje do të thyhen nëse shumica e popullit i thotë Lidhjes të ecë me guxim. Le ta thotë i pari këtë fjalë qyteti fisnik i Elbasanit dhe pastaj ne do të vijmë rrugën tonë për në qytetet e tjera të Shqipërisë. Në këtë kohë të vështira kur nuk shohim se ç’po bëjmë e ku do të arrijmë, Lidhja e Djathtë duhet të shpjegojë idetë e saj sa më qartë. Do të përpiqem të shpjegoj këtu tre nga pikat e programit. Vendosjen e rendit të fortë publik, që të garantojë jetën, pronën dhe lëvizjen e lirë të qytetarit. Lidhja e Djathtë e konsideron çështjen të ngutshme. Çdo ditë ndodhin vrasje, grabitje e dhunime, që krijojnë dukuri të tilla vuajnë edhe shtete tradicionalisht të fortë. Rreziku që kërcënon të ardhmen tonë është shumë i madh, për shkak të pozitës gjeografike dhe për mungesë të strukturave mbrojtëse. Nëse nuk vendosim qetësi e rend, s’mund të kemi zhvillim të një shoqërie të lirë demokratike dhe as zhvillim ekonomik. Atë ku shteti nuk të jep mbrojtjen vetën dy rrugë, të ikësh ose t’i dalësh vetes zot me mjetet e tua. Lidhja e Djathtë angazhohet të rreshtisë për mposhtjen e këtij rreziku të madh që ka zënë të shqetësojë shtetin, dhe ca më tepër të hapë kanale të rëndësishme për të ardhmen. Në programin tonë themi se në themelet e shtetit duhet të vihen kushtetuta dhe kuadri i plotë juridik, duke ndërtuar në të njëjtën kohë edhe strukturat e afta për zbatimin e ligjeve. Duhet ndjenjë përgjegjësie, ndershmëri e vullnet i hekurt. Me ide e kritere të tilla Lidhja e Djathtë është e sigurtë se në “Ideologjia komuniste jetësori formë tjetër është i pranishëm ndaj LDSH kërkon që të thotë ndal një katastrofe kombëtare. Garancia për këtë është përbërja e LDSH-së; në gjirin e vet bëjnë pjesë forca politike që janë ndëshkur me komunizmin që në lindjen e vet dhe që gjatë këtyre katërmbëdhjetë kanë dhënë prova të qarta antikomuniste. Në prezentimin e parë publik LDSH për çështjen kombëtare LDSH u shpreh se nuk kërkon “Shqipëri të madhe, por atë Shqipëri që e ka dhuruar zoti”. Motoja e LDSH e shprehur dje në Elbasan është “Pa Shqipëri rrëmbim atë me të forca në dorën e të gjithëve ne, si pjesëtarë të Lidhjes, të qëndrojmë të bashkuar, duke u ngritur mbi egoizmat partuake e personale, siç e kërkon momenti dhe interesi i Kombit dhe të hapim perspektivën e të Djathtës në pushtet, si e vetmja zgjidhje e situatës së ndërlikuar që krijoi në këto tre vjet qeverisja e mbrapshtë e Partisë Demokratike. Por që Lidhja të realizojë këtë mision të vështirë, duhet të gjejë përkrahjen e popullit. Këtë përkrahje erdhëm ta kërkojmë sot këtu në e dhunime, që krijojnë pasiguri e frikë, në rrugë e brenda në shtëpi. Jetojmë në një farë anarkie, që po të mos kundërshtohet, do të vijë duke u rritur. Po hedh rrënjë krimi i organizuar, me qarkullimin e armëve, drogën, eksportimin e prostitucionit e deri te shitja e fëmijëve. Ajo që hedh rrënjë sot, do të jetë tepër e vështirë të shkulet nesër, kur mafiet e ndryshme të kenë vënë nën kontroll pjesë të administratës e të pushtetit juridik, duke thyer edhe vetë popullin. Nga

Takim i LDSH me Ambasadorin Amerikan William Lejk

Më 22 shkurt 1995, kryetarët e subjekteve përbërës të LDSH, z. Kurt Kola kryetari i radhës i LDSH dhe kryetari i Shoqatës së ish-të Përsekutuarve Politikë, z. Hysen Selfo nënkryetari i PBK, z. Guri Durollari kryetari i PLL, z. Remzi Ndreu kryetar i PBD, z. Sabri Godo kryetar i PRSH, z. Haki Hajdari, kryetar i Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë dhe Ekonomikë u takuan me Ambasadorin e SHBA në Shqipëri z. William Lejk dhe sekretarin e ambasadës z. Sibenrik. Kryetari i radhës z. Kurt Kola dhe kryetarët e subjekteve që përbëjnë Lidhjen falenderuan ambasadorin për takimin dhe theksuan se LDSH i konsideron si të një rëndësie të veçantë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, sidomos në situatën e sotme Ballkanike. Ata shpjeguan arsyet e krijimit të kësaj Lidhje në gjendjen e sotme politike dhe objektivat e saj për të parandaluar rikthimin e mundshëm të socializmit në Shqipëri, zhvillimin e mbarë të demokracisë dhe nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike. Ambasadori Lejk tha se ishte shumë i kënaqur për takimin, i cili nuk ishte realizuar më parë për arsye të angazhimeve të tij personale. Ai pyeti rreth programit të Lidhjes dhe funksionimit të saj dhe nëse Lidhja do të paraqitet me kandidatë të përbashkët në zgjedhje. Ai pyeti nëse do të përfshihet në LDSH PDD-ja. Kryetarët e subjekteve të Lidhjes dhanë shpjegimet e duhura në lidhje me pyetjet. Zoti Ambasador tha se SHBA e kanë ndihmuar Shqipërinë dhe do vijojnë ta ndihmojnë në të ardhmen nëse Shqipëria do të ecë drejt zhvillimeve demokratike. “Pavarësisht nga ndihma e Amerikës ne mendojmë - tha ambasadori, - se ju vetë duhet t’i zgjidhni problemet tuaja. Ço gjë varet nga ajo që do të bëni në të ardhmen”. Ai tha se do të priste me kënaqësi takime të tjera me Lidhjen e posaformuar. LIDHJA E DJATHTË SHQIPTARE Kryetari KURT KOLA

Takim në selinë e PR

Më 20.02.1995 në Selinë e PR u zhvillua një takim i Kryesisë së PR, z. Sabri Godo e z. Fatmir Mediu, me përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan. Z. Peter Dickinson - përfaqësues i programit në Shqipëri; znj. Julie Mashburn, zvvendësdrejtore për programet e Evropës Lindore; z. Eric Jowett, nëpunës i programit në Washington; znj. Ann Wilson, specialiste politike e IRI; znj. Veda Jellen Specialiste Politike e IRI. Në këtë takim u diskutua për rethanat politike dhe përgatitjen e seminarit në organizimin e partive në nivel lokal e qendror. Me shumë interes u zhvillua diskutimi që z. Godo bëri rreth LDSH, si domosdoshmëri politike për të prezantuar me një pushtet të plotë forcat e djathta në fushatën politike të ardhme. Me tej biseda u shtri në kuadrin e debateve për pozicionin politik të PR si forcë konservatore dhe raportet e saj politike me forca të tjera në Shqipëri. politike me forca të tjera në Shqipëri.

Tre kandidatë republikanë përballë Klintonit

Faqe4

Di Pietro: Nuk do të futem në politikë

Romë, 22 shkurt - “Nuk do të futem në politikë. Jam njëri prej institucioneve dhe nuk do të hyj në asnjë konkurrim elektoral”, i deklaroi Antonio Di Pietro rrjetit televiziv TG 3, duke u larguar në aeroportin e Fiumicinos, në përfundim të një dite takimesh dhe bisedimesh në kryeqytet. Pyetjes se a ka ndërmend të lidhet në aleancë me të djathtën apo me të majtën, Di Pietro ju përgjigj: “Nuk lidhem në aleancë me asnjë”.

Vidhet në mes të ditës INSING-u

Për herë të tretë… Nga nxitimi banditët lënë në arkë 8 milionë lekë Më 21 shkurt 1995 ora 11.30, pesë vetë të veshur me uniforma të zeza prej meshine me automatikë “Tomson” të fshehur poshtë xhaketave, hyjnë si qytetarë të zakonshëm në ambientet e INSING, dega e Tiranës në Lagjen Nr.3. Të mirinformuar se ku ndodhej arka e këtij institucioni ata në prani të qytetarëve që bënin pagesën e sigurimeve shoqërore veshin në fytyrë dhe këmbe corape të zeza maskimi. Roja, Kozma Pargoni, në momentin që deshi të lajmëronte u qëllua në kokë duke rënë pa ndjenja. Breshëritë e automatikut paralajmëruan qytetarët dhe punonjësit e arkës se nëse s’e lëviznin do të vriteshin në vend. 5 vjedhësit hyjnë në ambientet e arkës, marrin 155.000 lekë dhe largohen shpejtësisht duke bërë dhe një breshëri mbi derën e brendshme automatiku në drejtim të rrugës kryesore ku rrinte makina që i askush frenuar identifikonte. Diskutimi në INSING-u deri tek makina kalojnë 600 metra. Pas lajmërimit të Policisë së Rajonit Nr. 3 ndërhyhet… forcat e rendit dhe bëjnë ndalimin e të gjithë qytetarëve që ndodheshin aty. U dëgjuan punonjësit e INSING-ut për karakteristikat e vjedhësve dhe është bërë ndalimi i shumë njerëzve të dyshuar për këtë vjedhje dhe sipas pohimit edhe të punonjësit të rendit që mbulon këtë zonë dhe drejtorit të INSING-ut, zotit Mustafa Kërçuku, mendohen të arrijë shpejt në identifikimin e këtyre personave. Është vjedhja e tretë që i bëhet këtij institucioni po në këtë formë dhe është vjedhja e 7 e ndodhur në këtë rajon me të njëjtin stil. Në fillim gjithçka filloi me vjedhjen e 360.000 dollarëve në Bankën e Kursimit që ndodhet shumë afër INSING-ut dhe nga në harkun e dy vjetëve pasohët dhe nga 6 të tjera. Fatmirësisht në arkë ndodhej vetëm 8 milion lekë të cilat fletët e formatit i bënë të shpëtonin.

Hajduti që vidhte miliarda

Nëpërmjet rrjetit amerikan të kompjuterave vidhte miliarda U kap me… kompjuterin në duar SAN FRANCISCO - Mbas dy vjet ndjekjesh, FBI arriti më së fundi të kapë Kevin Mitnick-un, banditin më të kërkuar të hapësirës, “rrëzikun publik numër një” të bankave me të mëdha të botës. Tridhjetë e njëvjeç, syze të mëdha, pamje prej mendjemadhi, Kevin është një lloj magjistari i telematikës: me anë të një kompjuteri lidhur me modem dhe telefon është i aftë të hyjë në sekretet e bankave, të industrive ose qendrave kërkimore dhe të përvetësojë gjithçka që i intereson, pa lënë asnjë shenjë. Ishte vetëm 17 vjeç kur nga shtëpia e tij në San Fernando Vallay ia arriti të “gërmojë” në kuletësen e kalkulatorit të North American Air Defense Command (Komanda Ajrore e Amerikës Veriore). Kevin Mitnick-u, i mbiquajtur “Condor”, ka përvetësuar kodet e mijëra kartave të kreditit telefonik në San Francisco. Ka zbuluar gjithashtu kodet e fshehta të mijëra telefonave celularë për të bere telefonata interkontinentale pa paguar. 1 i preokupuar për të demaskuar afërsitë e tij të pabesueshme në këtë fushë, “Condor”-i as nuk ka ditur sa i pasur ish. U kap si në filmat fantastiko-shkencore nga agjentët e FBI-së, udhëhequr nga një ekspert elektronikës me origjinë japoneze, Tsutom Shinomura, edhe ky i armatosur me telefon, modem dhe minikompjuter. Me këtë mjet, Shinomura dhe agjentët arritën të kapin Mitnick-un me presh në duar, d.m.th. me kompjuter në duar.

20 shkurti kaloi në harresë

Një ngjarje si ajo e 20 shkurtit 1991, kur në disa qytete të vendit u rrëzuan monumentet e diktaturës dhe simbole të tjera të regjimit të tij, tani pas katër vjetësh kaloi disi në heshtje, duke u përkujtuar vetëm formalisht apo edhe për të fituar kapital politik. E para, 20 shkurti ndoshta nuk i është kushtuar rëndësia dhe vëmendja e merituar për shkak të situatës së tensionuar politike në vend. Forcat politike janë të angazhuara në një veprimtari intensive për të përballuar sfidat e momentit, kështu që duke u marrë me problemet e momentit, nuk e shohin të udhës të humbin kohë, duke u kthyer prapa sado rëndësi të kenë patur evenimentet e dikurshme. E dyta, duke e konsideruar shembjen e monumenteve të diktatorit si një prelud, që do të paraprinte rrëzimin e ngrehinës makaber, të ringritur gjatë 50 vjetëve, shqiptarët në këtë aspekt mbetën të zhgënjyer. Jo më tepër për mosrealizimin (vijon në faqen 4)

Dorëzohen “medaljet e trimërisë”

Me rastin e 20 shkurtit, ditës së përmbysjes së monumenteve të diktatorit Enver Hoxha, shoqata “20 shkurti” në Korçë organizoi në teatrin “A. Z. Çajupi” një takim përkujtimor, ku merrnin pjesë qindra pjesëmarrës në përmbysjen e monumentit të diktatorit në qytetin e Korçës, përfaqësues të pushtetit lokal, të partive politike dhe shoqatave. Ndodhej edhe Prefekti i Korçës, Prenin Kiri. Fjalën e rastit e mbajti Fre-

Dorëzohen “medaljet e trimërisë”

di Olli, pjesëmarrës në përmbysjen e monumenteve të diktatorit. Pastaj pjesëmarrës të tjerë sollën kujtime nga ajo ditë dhe nga dhuna e ushtruar në burg nga pushtetarët e atëhershëm komunistë ndaj tyre. Në fund të takimit, 18 vetëve që vunë në rrezik jetën e tyre në përmbysjen e monumenteve të diktatorit, iu dorëzuan “Medaljat e trimërisë”. Akorduar nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha.

Nga kronikat

Ma kanë hequr titullin e “Të Çmendurës”!!! Që disa kohë nuk shkruhet titulli im pranë emrit. Por nuk do të kaloni lehtë me këtë. Këtë titull nuk ma ka dhënë presidenti dhe nuk mund të ma heqë ai. Mua më quajnë N... e c.mendura N. Le ta dinë të gjithë se me kë kanë punë. Pse flas ndonjëherë edhe gjëra të mencura nuk mund të më hiqet titulli që ma kanë dhënë personalitetet e këtij vendi. Si mendoni ju? Pse nuk protestoni? Protestoni!! Unë nuk kam bërë gjenocid që të më hiqet titulli “E Çmendur”!!! Do të shkojë në mal të shkruaj një kushtetutë. Nëse edhe ajo nuk më aprovohet, do të bindem se njerëzit kanë inat me mua. Çfarë politikane kemi ne? Kane harruar fare asamble kushtetuese! Pse nuk e provojnë atë? Në fillim ajo gëzonte një përkrahje të madhe të masave popullore, Asambleja kushtetuese do të mund të bëhej më lehtë se referendum? Në asamble do të mund të hynin kokat më të famshme të kombit, pa marrë parasysh demokratat që kanë në gjoks. Do ta kuptoj se ky vend nuk i do intelektualët. Po intelektualë ka mburruar! Me intelektualë si unë ka ende shpresë. Do të mbajmë një mbledhje të jashtëzakonshme të shoqatës tonë dhe do të diskutojmë situatën e krijuar. Nuk shkohet më tej kështu. Nuk do të kemi mëshirë për asnjërin. Votimi do të jetë i fshehtë. Edhe numërimi i votave do të jetë i fshehtë. Po vërejtja ndaj parregullsisë do të jap dorëheqje për herë të parë në jetë. Asnjëherë tjetër nuk më kujtohet të kem dhënë. Sipas analistëve dhe komentatorëve Sh... ka lëvizur majtas 15 % në gjashtëmujorin e fundit. Kjo është shkalla më e ulët e çmendurisë në gjithë Lindjen. Dhe kjo do të bënte brengosjen si shami. Nuk është normale të mos çmendesh këtu. Këtë nuk e shpjegon as Parlamenti Evropian as NATO. Ato, kjo shpjegohet vetëm me reformën. Po të ishte reforma më e thellë dhe të reformonte edhe të pacmendurit. KRONIKANI

Në këtë numër:

S’duam kolerë, s’duam tërbim — Faqe 2 Serbia: Meka e psikopatëve — Faqe 3 Maqedonia e etnive — Faqe 3 Spektri politik në Gjermani — Faqe 4 ABC-ja e pasigurisë evropiane — Faqe 4 Tre kandidatë republikanë përballë Klintonit — Faqe 4