Më 8 Maj Qeveria miratoi projektligjin për shitblerjen e tokës që do t'ia kalojë së shpejti Parlamentit.
Veprimi i befa- sishëm i Qeverisë synon të çojë deri në fund grabitjen e tokës, të sanksionuar me ligjin komunist Nr. 7501, nënshkruar nga Ramiz Alia, dhe t'u japë fund shpresave të pronarëve se mund të kthehen ndonjë ditë në tokat e trashëguara nga etërit e tyre. Ky është ndër veprimet më të pabesa të pushtetit të sotëm ndaj pronarëve dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Qeveria do të mbajë përgjegjësi të rëndë për tensionet sociale që mund të lindin nga ky vendim. Partia Republikane thërret anëtarët dhe simpatizantët e saj në mobilizim të përgjithshëm për plotësimin e peticionit që kundërshton ligjin e shitblerjes së tokës, i cili do të hyjë në fuqi vetëm pasi toka t'i jetë kthyer atij që i takon. Partia Republikane do të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t'i prerë rrugën këtij veprimi kriminal të Qeverisë. Kryesia e Komitetit Drejtues të PR
Mbyllet stacioni televiziv në gjuhën shqipe në Shkup
I vetmi stacion televiziv në gjuhën shqipe në Shkup, Televizioni ERA, u mbyll nga autoritetet maqedonase. Nga burime brenda këtij stacioni, mësohet se për këtë veprim nuk u dha asnjë shpjegim nga autoritetet, veç pretekstin se “nuk është i regjistruar”. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të gjitha regjistrimet legale kanë qenë në rregull për stacionin e tyre televiziv që funksiononte prej më shumë se një viti.
Televizioni ERA ishte i vetmi stacion që e mundësonte rreth 200 mijë shqiptarëve të Shkupit të ndiqnin programe në gjuhën e tyre amtare. Ndërkohë vazhdojnë punën normalisht një numër stacionesh televizive private që lidhen direkt Beogradin dhe Shkup.
Shoqata përkrah kujdesin lidhjen e gjatë
Intervistë me z. Kut Kola
f.3
Papuas ministri jashtëm i Serbisë
Nga Garonsha Levonja
f.2
Diaspora Shqiptare
Nga Rexhep Ismajli
f.4
SHRAK - president i gjithë francezëve
f.6
Sulmi kroat - një marrëveshje
f.6
50 vjet më parë
Nga Dr. Ekrem Ymeri
f.6
Teani
Dëgjoni, doni të shkoni të gjithë të shkoni në birucë?! Nëse nuk doni atëherë dëgjoni! Bonot e privatizimit para se t'i përdorni, duhet t'i lani me ujë e me sapun. Uji mundësisht të jetë i vluar. Para se t'i hani lani duart dhe gojën. Personat që refuzojnë të marrin bonot e privatizimit do të dënohen deri në 16 vjet heqje të drejtës së votimit. Kohët e fundit janë paraqitur bono të falsifikuara. Paralajmërojmë qytetarët se nuk do të merren parasysh ankesat që nuk do të bëhen në vend. Ata që kanë vdekur nuk përfitojnë bono, por mund të privatizojnë ndonjë objekt po qe se janë punëtorë të ndërmarrjes në fjalë.
Para 50 vjetëve, më datën 8 maj ekzakt, ka kapitulluar nazizmi. Amerikanët thonë se kjo ka ndodhur më 9 maj. Por faktet dhe Stalini thonë ndryshe. Dita e fitores kundër fashizmit është 8 maji dhe pikë. Çdo manifestim i mbajtur jashtë kësaj date është një tentim i kotë i forcave që humbën luftën që të përcajnë aleatët.
Manifestimi në Moskë do të tregojë se kush ka të drejtë. Moska apo Washingtoni. Lindja apo Perëndimi. A jeni me aleatët apo jo. Çdo dyshim do të zhduket sot.
Nga Gavorr? Levonja
f.2
Redaksia u uron të gjithë besimtarëve myslimanë “Gëzuar festën e Kurban Bajramit”