14/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 maj 1995

E Djathta s'mund ta kapërdijë këtë ligj, zoti President

Presidentit të Republikës Doktor Profesor Sali Berishës Më 7 maj të këtij viti Qeveria miratoi projektligjin për shitblerjen e tokës bujqësore. Toka s’mund të hyjë në tregun e lirë pa u zgjidhur problemi i pronësisë. Për fat të keq, Parlamenti ynë përvetësoi ligjin komunist Nr. 7501 të 19 korrikut 1991 ma anë të të cilit sanksionohet grabitja e tokës pronarit të ligjshëm. Kjo është një formë tjetër vazhdimësie e padrejtësisë së rëndë që vuajtën pronarët nën regjimin e Enver Hoxhës dhe që minoi zhvillimin e drejtë të reformës ekonomike. Me anë të ligjit për shitblerjen e tokës, synohet që e keqja të shkojë në fund, sepse çdo drejt zhdulkjes së gurmone të pronës, implikon së tepërmi problemin dhe heq mundësinë e ndreqjes në të ardhmen të ligjit 7501, sa të padrejtë aq edhe të dëmshëm. Lidhja e Djathtë Shqiptare ka bindjen e plotë se pa zënë vend toka, pa u kthyer ajo te pronari i ligjshëm, s’mund të zërë vend e të hyjë në rrugën e zhvillimit evropian ekonomia jonë. Ju, zoti President, keni bindje të tjera dhe në shumë raste u jeni drejtuar ... fshatarëve me urimin “ta gëzoni tokën”. Po fshatarësia jonë, që e ka të rrënjosur në shpirt ndjenjën e pronësisë, nuk bashkohet me këtë urim. Njeriu i ndershëm s’ka si të ndihet i gëzuar kur di se për hir të një ligji të padrejtë, që nuk gjen qytetari në asnjë vend të botës së lirë, është bërë pronar i gjësë së fqinjit. Nga ky shkak, ka mbetur djerrë një pjesë e madhe e tokës, nuk i bëhen asaj shërbimet, nuk ndreqet një mjet u te hapet një kanal, në disa raste nuk hidhet as plehu në arë. Po pësojmë një dëm të madh në ruajtjen e përmirësimin e tokës, që është pasuria kryesore e kombit dhe nga ana tjetër mbetet në nivellet më minimale prodhimi bujqësor, pa të cilin s’mund të ketë rritje të ekonomisë. Dihet gjithashtu se ligji Nr. 7501 ka krijuar anomali të rënda në fushën sociale e juridike. Fshatarët s’janë vënë në start të barabartë me ndarjen për Me tej në f. 2

Të bashkërendohen forcat për mbarëvajtjen e Peticionit

Komisioneve Koordinuese të Lidhjes së Djathtë Shqiptare në rrethe Peticioni për kundërshtimin e ligjit të shitblerjes së tokës është veprim i parë masiv i Lidhjes së Djathtë Shqiptare. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, që gjenden në të njëjtin pozicion në ligjin për tokën, do të pengojnë peticionin. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe forcat e tjera të majta. Vështirësitë për të arritur në çdo shtëpi fshati e në çdo familje qytetare janë të mëdha. Por Lidhja e Djathtë duhet t’i mposhtë këto vështirësi duke vënë tërë fuqinë e saj e me një bashkërendim të plotë të punës së subjekteve. Rekomandojmë të merren këto masa: 1) Të thirret menjëherë 3) Të mos lejohet asnjë pasaktësi ose veprim i dyshimtë në mbledhjen e firmave. 4) Me mbarimin e punës, subjektet t’i dorëzojnë me proces-verbal kryetarit të Komisionit Koordinues fletët e plotësuara. 5) Të informohet vazhdimisht sekretaria e Lidhjes në Tiranë në telefonat 277-92 dhe 325-11 mbi ecurinë e peticionit, i cili do të përfundojë brenda 25 qershorit. U rekomandohet të organizoni takime të Lidhjes me grupe njerëzish në komuna, fshatra e lagje qyteti për të shpjeguar faktin se miratimi i ligjit të shitblerjes bën gati të pamundur kthimin e tokës pronarit të ... Kjo letër u hartua bashkarisht nga kryetarët e subjekteve të Lidhjes. Kryetari i radhës KURT KOLA 1) Të thirret menjëherë mbledhja e Komisionit Koordinues të rrethit nën kryesinë e kryetarit të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, duke ftuar edhe kryetarin e shoqatës Pronës me Drejtësi dhe të ndonjë partie tjetër të Djathtë, që do të dëshirojë të marrë pjesë. 2) Të ndahet rrethi i qytetit në zona për çdo subjekt, sipas mundësive praktike të çdo subjekti duke i dhënë secilit me proçedurë fletët për mbledhjen e nënshkrimeve.

Në Fushë Krujë 1000 firma për tri ditë

Në Fushë-Krujë, për tri ditë u mblodhën 1000 firma për Peticionin që organizon Lidhja e Djathtë për kundërshtimin e Ligjit për Shitblerjen e Tokës. Ndërsa grumbullimi ka filluar dhe në komunat tjera. Kështu në Bubq janë mbledhur 400 firma, në Thumanë 500, ndërsa në Nikël 300.

Fantazma e Enver Hoxhës në Mal të Zi

Pas fushatës së shpërthyer nga autoritetet maqedonase për mbylljen e radiostacioneve private të shqiptarëve, po flitet “për pastrimin e ‘teknike’”, ndaj valëve të RTSH në Mal të Zi, të cilat pengojnë transmetimin normal të emisioneve të RTSH edhe brenda vetë kufijve të Shqipërisë. Të veshur siç bënte E. Hoxha në kohën e tij duke penguar emisionet Radiotelevizionit Jugosllav, është më të vërtetë një anakronizëm. Në një kohë kur flitet natë e ditë për integrime, për bashkëpunim etj. pengimi i emisioneve televizive të një vendi fqinj është një paradoks. Kjo bie në kundërshtim edhe me politikën e vetë Beogradit që synon lehtësimin e embargos së vënë nga komuniteti ndërkombëtar. Gjera të tilla komprometojnë edhe dëshirën për kontakte dypalëshe në fushën e eksportit apo të kulturës, ku tashmë sanksionet për Jugosllavinë janë hequr.

Boshnjakët e uritur kërkojnë hën

f. 6

Zëri i In-teligjencës për çështjen Kombëtare

f. 4

Të tjerë

Lajmërohen të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga funksioni, se Havajet janë pjesë e SHBA. Ato u sulmuan nga Japonia gjë që shkaktoi futjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore. Mos ndoshta ndonjë nuk e ka ditur këtë fakt dhe kjo e ka ngacmuar të bëjë ndonjë deklaratë të pamatur. Na del njëri që ia merr pronën të gjithëve dhe e shndërron atë në shtetërore. Pa na del dhe një tjetër që del dhe e fal atë sipas qejfit të vet. Pra shihet qartë se kush është më i paanshëm: të dy pa dallim. I këshilloj të gjithë ata qytetarë shqiptarë se tani që Italia ka nxjerrë ushtrinë në brigjet e saj, mund të kalojnë lirshëm në Greqi, ku nuk ka as ushtri, as polici, as vrasje në kufi dhe as kthime në masë. Rruga për në Evropë pra ka ndryshuar: tani kalon nëpër Tufinë - Janinë - Athinë - Palestinë - Kinë... O milet!!! Se shpejti do të fillojnë kërkimet në sirtarët e deputetëve italianë. Mbasi i mësuam italianëve si të veprojnë për ndalimin e klandestinëve, tani do t’i mësojmë edhe si të justifikojnë veprimet e tyre.

Pronari shqiptar trondit bosin italian f. 5

Universitet vere për gjuhën gjermane f. 7

Reklama, njoftime etj. F. 8