04/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 qershor 1995

Butros Gali në gjunjë para Karaxhicit?

Mbase erdhi koha që Evropa e zënë rob nga serbët të ngrejë krye. Për tre vjet Millosheviqi e Karaxhiji diskredituan, turpëruan e poshtëruan Komunitetin Evropian dhe atë që quhet “Institucioni i njerëzimit”, Kombet e Bashkuara. Mjeku psikiatër Karaxhiqi, ka në ngarkim 200 mijë të vrarë në tre vjet luftë, 20 mijë gra boshnjake (tani flitet për 70 mijë) të dhunuara si shtazë, që ato të lindin fëmijë serbë; ka në ngarkim dhjetëra mijë fëmijë të masakruar fizikisht dhe qindra mijë të tjerë të gjymtuar shpirtërisht përjetë. Karaxhiqi në krye të një minoriteti prej 30% të popullsisë në Bosnje, ka pushtuar 70% të territorit të asaj republike. Por ajo do tërë Bosnjen, pastrimin etnik dhe likuidimin e plotë. Ai mban të rrethuar qytetet kryesore, të shpallura nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. I ngordhi urie këta qytete, u pret ujin dhe dritat, i than në të ftohtë të dimrit, i bombardon po të lëvizin dhe i bombardon po të mos lëvizin. Rrethime të tilla kaq të gjata dhe tej çdo kriteri të luftës ndodhin vetëm në Mesjetë. Ndërkohë, bota e qytetëruar njofton me monotonin numrin e përditshëm të viktimave. Dikush e rendit Karaxhiqin ndër njerëzit që kanë shkatërruar trazirat e gjakderdhjet më tronditëse të kontinentit, Qezarin, Napoleonin, Hitlerin. Mund të jetë e drejtë që Karaxhiqi të renditet ndër njerëzit që kanë tronditur kontinentin në dy mijë vjet dhe mbase ai e ndërron këtë, meqë Lufta e Parë Botërore nisi nga

Kritikë apo propagandë?

Me dashje apo ndonjëherë edhe pa dashje, si rastësisht, me artikuj kundër të Djathtës del edhe gazeta e partisë në pushtet “RD”. Duke dashur të diskreditojë krerët e PS, kryetarin dhe disa prej nënkryetarëve, RD në numrin e djeshëm, boton një montazh të disa deklaratave të tyre nën titullin “Ec e besoi krerët e PS” dhe me nëntitull “Ilir Meta injoron Pellumbin”, ku shprehen mendimet e tyre ndaj politikës së ndjekur nga qeveria për t’u anëtarësuar në NATO. Kur i lexon deklaratat e mësipërme konstaton se ato e trajtojnë këtë problem nga këndvështrime të ndryshme, por ndryshojnë edhe në kohe, duke u shtrirë në një hark kohor trevjeçar. Mirëpo duke parë edhe zhvillimet në krye të PS, ku deri tani nuk është shkarkuar apo larguar asnjë drejtues nga posti, me publikimin e deklaratave në fjalë “RD” bën të besueshme propagandën e lidershipit socialist se “PS është parti e tipit të ri” se “në gjirin e saj ka demokraci të brendshme”, se “në PS ka pluralizëm mendimi” etj. Citimet e shkëputura nga fjalimet apo intervistat e krerëve të PS, të botuara në “RD”-në e djeshme, me tepër se kundërshtime për aderimin e Shqipërisë në NATO, shprehin qëndrime kritike për mënyrën me të cilën qeveria po mundohet të hedhë hapat në këtë drejtim. Pra, përveç reklamës në favor të PS, “RD”-ja bën që edhe lexuesit e saj të shikojnë me dyshim politikën e qeverisë lidhur me aderimin në NATO apo në strukturat e tjera perëndimore. Nuk do të merremim mundimin të kritikonim “RD”-në, por meqenëse PD-ja flet nga pozita dihatiste, “kusuret” e gabimeve qeverisëse dhe gafave të “RD”-së, në njëfarë mënyre demtojnë edhe forcat e Krahu të Djathtë.

Vikendet e zotit president

Pas vizitës në Durrës dhe Shijak, këtë vikend e kaloi në Krujë. Me sa duket zoti president paska ndërmend t’i bjerë vendit kryq e tërthor si para referendumit. Ashtu si në Durrës e Shijak, edhe në Krujë ai vizitoi objekte të ndërtuara nga privatë, dëgjoi mbi sukseset e arritura nga populli “trim e liridashës” i Krujës në zbatimin e reformës, dha këshilla të vlefshme dhe porosi me rëndësi për zbatimin e reformës si dhe për shiritë përurimesh duke na kujtuar kohën e “mumit të madh”. Presidentit askush nuk iu ankua për ndarjen e tokës, për pronat e pakthyera si dhe për çvlerësimin e bonove të privatizimit etj.

Privatizimi nuk duhet filluar me të moshuarit

f. 3

Të maitët shtrëngojnë radhët, kundërshtari që duhet mundur: e Djathta

f. 4

Të ani Vendimet gjyqësore të mbetura për javën e ardhshme do të shtyhen edhe për një javë tjetër sepse nuk janë meçuar gjyqtarët me Kodin e ri Penal. Ata që kanë bërë krime do t’i vrasë përëndia, nuk merren me ta. Kur të vijnë dita e gjyqit për të gjithë atëherë do të gjykohemi sipas një rami të gjithë. Askush nuk e ka menduar këtë punë kaq të vështirë për perëndinë. As unë nuk jam mësuar me dalluen time të re. Dhe në xharrin e një udhëheqësi të lartë të dinastisë së fundit janë zbuluar dokumente që vërtetojnë në mënyrë të pamohueshme se në kohën e tij zgjedhjet elektorale janë manipuluar. Kjo është një e vërtetë që hedhe një mbi këtë fushë të virgjër të periudhës së përmendur. Boshnjakët po kthehen në tokën e tyre në valën e luftës sepse nuk po durojnë dot qetësinë e debatit politik në ... Më mirë topat e serbit se heshtja politike që mbretëron këtu. Më mirë të të vrasë fisheku se fjala. Gjyqtarët duhet të lejohen të merren me politikë sepse nuk do të pranohemi në Këshillin e ... atë ku gjyqtarët merren me drejtësi ka mbetur gjatë periudha intensive e tranzicionit dhe anëtarësimi në organizma ndërkombëtare nuk ka lezet. Ata që monohen të parët në organizata, të parët dhe dalin. Anëtarët themelues të shumë partive nuk janë më me parti të veta...