Shpresat se në Mal të Zi mund të evoluojë një politikë më e moderuar se politika e nacionalizmit ekstrem të Beogradit, u venitën me lejën që dha ky “shtet ekologjik” për të ndërtuar në afërsi të kufirit me Shqipërinë një bazë ushtarake.
Zona e Ulqinit e banuar me shqiptarë, si një zonë turistike, do të pësojë shumë nga ndërtimi i një baze të tillë. Dëmet që do t’ushkaktohen shqiptarëve në Ulqin, janë efekti më i vogël që llogaritet të arrihet me ndërtimin e kësaj baze, përveç tensionimit të marrëdhënieve me Shqipërinë. Afrimi që ka treguar Mali i Zi me Shqipërinë dhe Perëndimin në momentet e vështira për Jugosllavinë e krijuar me Serbinë, shpesh është interpretuar si një sinjal se ky “shtet” mund të marrë një rrugë tjetër nga ajo në të cilën është futur Serbia. Kjo shpresë, me shumë se një sinjal, gjithë kohën nuk ka qenë asgjë më shumë se një manovër serbo-malazeze për të zbutur efektin e sanksioneve të aplikuara nga OKB.
Nëse deri dje ka pasur medyshje, apo ka pasur argumente në favor të atyre që kanë menduar se Mali i Zi mund të bindet të ndërrojë kursin duke u larguar nga vëllezërit e tyre serbë, me vendimin e fundit çdo diskutim është i tepërt.
Mali i Zi nuk ka as forcë, as vullnet dhe as dëshirë politike të devijojë nga rruga që po ndjek Jugosllavia e fundit. Mali i Zi është Serbi. Hapi fundit agresiv ndaj Shqipërisë ndoshta më shumë se për të bindur shqiptarët, është bërë për të bindur vetë Serbinë dhe vetë malazezët.
Trekëndëshat në Ballkan
Bosnjë: Një përulje edhe më poshtëruese e Fuqive të
Asgjë e re nga Tepelena
Kodi i ri nuk zbut dënimin e Fatos Nanos
a. p.
nga Tepelena
Dje Gjykata e Tepelenës rrëzoi kërkesën e avokatëve për lirimin nga burgu të Nanos.
Nën drejtimin e kryetarit të trupit gjykues, z. Baftjar Shehu, 35 vjeç, dy ndihmësve Sokrat Malaj e Blerta Cibuku, prokurorit Alfred Progonati, dhe në prezencën e avokatëve, Sanxhaku dhe Tirana, u zhvillua gjyqi për rishqyrtimin e dënimit të z. Nano.
Fillimisht u lexua kërkesa drejtuar gjykatës për rishqyrtimin e dënimit në bazë të Nenit 8 dhe 11 të Kodit të Ri Penal të RSH.
Me vendim 266 datë 3. 4. 1994, në gjykatën e rrethit të Tiranës, është vendosur deklarimi fajtor i ish-kryeministrit komunist Fatos Nano: për përvetësimin e pasurisë shtetërore dhe shpërdorim detyre (në bazë të Nenit 62 të Kodit të Procedurës Penale) është dënuar me 10 vjet heqje lirie. (Neni 110 për falsifikim dokumentesh zyrtare është dënuar me tre vjet heqje lirie. Nga bashkimi i akuzave ai u dënua 12 vjet me heqje lirie.
Vendimi u rishqyrtua nga Gjykata e Apelit datë 25. 4 1994 me nr. Vendimi 174, dhe ajo e Kasacionit (nr. 121 datë 21.7.94.) Vendimet lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Me datë 1. 6. 1995 hyn në fuqi Kodi i Ri Penal RSH i shoqëruar me vendimin e datës 31. 5. 1995. Në bazë të Nenit 11 të Kodit Ri Penal avokatët e z. Nano me pelqimin dhe firmën e tij bënë
Më tej në f.2
Serbët vrasin një 10-vjeçar
Dje pasdite, rreth ores 19.40, një ushtar serb vrau shqiptarin 10-vjeçar, Isa Muhamet Berisha, duke e çuar kështu në shtatë numrin e shqiptarëve të vrarë në Kosovë gjatë këtij viti.
Qendra për Informim e Kosovës njofton se fëmija është vrarë në oborrin e kazermës ushtarake, në afërsi të hekurudhës, në Han të Elezit. Mendohet se ai ka hyrë në oborrin e kazermës në fjalë, që nuk është veçse 70 metra larg shtëpisë së tij, për të larguar bagëtinë që ishte futur atje, një veprim ky i zakonshëm ndaj të cilit ushtarët serbë nuk kanë reaguar ndonjëherë, qoftë edhe duke paralajmëruar.
ATSH
Takim franko-gjerman për Bosnjen
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Herve de Sharte, u takua dje me homologun e tij gjerman, Klaus Kinkel, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Bosnje
ose për përgatitjen e takimit në afërsi të Kanës, që do të mbahet gjatë fundjavës që vjen me kryetarët e shtetit të qeverive të Bashkimit Europian, ku Franca ka kryesinë e radhës.
Vizatimi i një personi me orë mbi kokë dhe paneli vertikal me tekstin “Telen” [?].
Bosnje: Një përulje edhe më poshtëruese e Fuqive të Mëdha
F. 6
Situatë shqiptare duket të interesohët për forcimin e lobit shqiptar në Amerikë
F. 5
Puna shton "divorcet" me shtetin
F. 3
Arti i takon atëse dhe jo vjehrrit
F. 7
Jam dakord me mendimin që është përhapur se komunizmi në Shqipëri po gjallëron me hapa galopantë. Por ne do të provojmë me rrugë origjinale për ndërtimin e kapitalizmit. Do ta shartojmë atë me elemente të shëndosha te ko-munizmit. Ç'janë këto llafe që po dëgjojmë: të dënojmë gjenocidin! E pse ta dënojmë? Komunistët nuk kanë bërë ndonjë gjë të madhe. Vetëm njerëz kanë vrarë e kanë prerë.
Servet Pellumbi ka lënë mjeker. Pellumbi flokët i ka të bardha, po mjekra i ka dale e kuqe. Kjo është një shenjë më se e sigurtë që socialistet do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme. Kështu tha edhe fallxhorja që hedh fall para selisë së PS në Tiranë. Që fitorja të jetë më e plotë, duhet që edhe një drejtues tjetër socialist të mbajë mjekër. Kjo gjë do të zgjidhet me shpejt. Mjekra e Nanos nuk quhet pasi burimet pranë PS thone se e ka fallso. Që kur Pellumbi tha se ne nuk e heqim nga mendja mjekrën e Marksit, Nano nuk u ruajt.
Ndryshe nga Enver Hoxha që ruhej 10 herë me një brisk, dhe kursejte në vit 45 briskë, Nano ka vendosur të kursejë 300 brisqe. Enver Hoxha arnonte vetë corapet, por Nano ia kalon se nuk harxhon cadrën në Beneç. Kurr-sim në të gjitha fushat. Sikur të gjithë socialistet te mos rr ruhen një javë, kursëhen 700 mijë brisqe. Mirëpo kjo ka rrezik të rrisë orkesel për krijtare, kështu që prishet uniteti i celikte rreth PS ngadhnjimtare.
Dokle ka dalë në Plazh, por thone se nuk e zë dielli.