Ah, sikur Shqipëria të mos mbesë për vjeshtë!
Përveç reformave rrënjësore në të gjitha sferat e jetës së vendit, anëtarësimi i Shqipërisë në organizma dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare, kryesisht ato evropiane, ka qenë dhe është njëri nga objektivat kryesore të politikës së sotme të shtetit shqiptar.
Edhe në këtë drejtim sukseset nuk kanë munguar, megjithatë anëtarësimi me të drejta të plota në Këshillin e Evropës ka paraqitur vështirësitë ndryshme, objektive, por më tepër subjektive. Kthimet herë pas here nga Strasburgu me duar të zbrazëta, duke u vënë në shërbim të luftës politike janë përdorur nga opozita, veçanërisht ajo e majtë, për ta bërë qeverinë dhe politikën e saj përgjegjëse për moshapjen e dyerve të Këshillit të Evropës.
Më në fund, pasi u kapërcye pengesa e parë, ajo më kryesorja, dy muaj më parë, u mendua se tashmë hyrja në Këshillin e Evropës ishte një fakt i kryer, vetëm një ritual procedural, një formalitet. Nuk ekzistonte asnjë precedent që një shtet, i cili kishte kaluar provën e parë të engjej në të tjerat. Në këtë hap të parë drejt Këshillit të Evropës nuk duhet mohuar edhe qëndrimi konstruktiv i mbajtur nga opozita gjatë kohëve të fundit në këtë drejtim.
Por, ja që për Shqipërinë pask a qenë e shkruar që edhe Këshilli i Evropës të qen(k)esh “guri i Sizifit”. Vigjiljen e shqyrtimit të kërkesës shqiptare për anëtarësim në Këshillin e Evropës e trondulloi një njoftim i dhënë nga parlamentarët e këtij Këshilli sipas të cilit, “Shqyrtimi i kandidaturës së Shqipërisë, i përfshirë në çështjet që do të shqyrtonte Asambleja e Këshillit të Evropës, mund të shtyhej për më vonë në rast se Tirana, nuk plotësonte kërkesat e Komisionit të Çështjeve Juridike të kësaj asambleje”. Po ç’janë këto kërkesa të këtij Komisioni që kërcojnë të “mbesin për vjeshtë” Shqipërinë?
Pothuajse të gjitha lidhen me sistemin juridik shqiptar dhe me respektimin e të drejtave të njeriut nga organet kompetente shqiptare. Ende, përveç rastit “Nano”, kontrasteve ndërmjet Gjyqkatës së Kasacionit dhe pushtetit ekzekutiv, nuk ka munguar të radhitet edhe emri i Ilir Hoxhës. Duke lexuar ankesat e Komisionit Juridik, të shprehura nga zoti Kolumberg, të lind pyetja a mund të ishte bërë ndonjë “meremetim” në mënyrë që të shmangej barriera e këtij komisioni?
Përsa i përket problemeve që lidhen me fërkimet ndërmjet Gjyqkatës së Kasacionit dhe Ministrisë së Drejtësisë, apo nivelin e reformës në prokurori e
Më tej në f. 3
Nuk mund të bindet një vend aq lehtë të futet në organizma serioze siç i janë. Ne kemi obligime para elektoratit i cili nuk na ka dhënë mandatin të fusim vendin në aventura të dyshimta...
kjo është një pjesë nga përgjigja që një shtet i ka bërë një asociacioni serioz që kërkesën për anëtarësim.
Megjithatë ne do të bëjmë hapin e fundit dhe do të anëtarësohemi nëse kjo do të jetë në të mirë të Europës, me kusht që të mos dëmtojmë së tepërmi interesat tona... vazhdon telegrami.
Aeroplani pa pilot është një zgjidhje shumë e mirë. Kjo do të ishte një zgjidhje e mirë edhe për parlamentin... natyrisht nëse Amerika do të na ishte patentën...
Parlament deputet... që do të drejtohej nga një njeri me siguri. A do të na e kishin zili demokracitë më të përparuara?
Janë zbuluar disa lista të tjera që konfirmojnë të kundërtën e atyre listave të zbuluara para... javësh. Këto lista kanë të njëjtët emra. Veç këta radhë këta njerëz nuk ishin në lista për t’u ekzekutuar, por që pas ekzekutimit të amnistohen dhe faj’i të hedhë dikujt tjetër dhe a pastaj të dërgohen në punë të detyrueshme dhe të shpallen agjent i katërfishtë. Këto lista rastësisht kishin shpëtuar nga një komunist i devotshëm që në mungesë të emrave të tjerë i kishte futur bashkë me peticionin për lirimin e ish-kryeministrit, tani jashtë lirë.