03/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 korrik 1995

Më 2 korrik Kosova shprehu vullnetin e vërtetë

Shënohet 5-vjetori i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës Dje, në orën 11 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në praninë e të interesuarve nga mbarë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, u organizua një tubim me rastin e 5-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të Kosovës të 2 korrikut 1990. Tubimin e hapi kryetari i Shoqatës Çamëria, Arisn Rexha, i cili e cilësoi 2 korrikun e vitit 1990 si një nga ditët më të shënuara të historisë së mbarë kombit shqiptar. Sipas z. Rexha, më 2 korrik 1990, “Çështja e vdekur për 50 vjet mori jetë, e fjetura u zgjua”. Ai theksoi se në vitet ’65-’65 shumë nacionalistë kosovarë e çamë që morën pjesë në luftë dhe/ishin dakord me strategjinë e regjimit komunist ndaj Kosovës, u vranë e u burgosën. … një herë e përgjithmonë termin “krahinë socialiste” që Serbia i kish vënë si njollë për të dërmuar dinjitetin e saj. Deklarata Kushtetuese shprehu vullnetin e sovranit të popullit, i cili ishte dënuar padrejtësisht. Kosovë (1988-1995) • Nëntor 1988. Minatorët e Trepçës përgatitën kërkesat prej 10 pikash për të drejtat e tyre. • 19-20 shkurt 1989 minatorët futen në grevën e urisë në minierën e Trepçës. Rrethohen me tanke... • 22 shkurt 1989 - Studentët solidarizohen me kërkesat e minatorëve dhe grevën e urisë. Rrethohen me tanke... • 15 mars 1989 vendoset junta e urisë. Rrethohen me tanke... • 15 mars 1989 vendoset junta ushtarake serbe në Kosovë. • 23 mars 1989, me tanke bëhet ... Me tej në f. 6

…LDSH dhe PR tani do të mund t’u drejtohen më lirisht strukturave evropiane për gjithë çështjet që nuk do të gjejnë zgjidhjen e duhur me institucionet brenda vendit. Lexoni në faqen 5

Edhe një TV shqiptar i mbyllur në Maqedoni

Autoritetet maqedonase janë të vendosura për të mos lejuar të dëgjohet fjala shqipe Autoritetet maqedonase vazhdojnë të godasin çdo përpjekje të shqiptarëve për t’u informuar në gjuhën e tyre amtare. Pas mbylljes së TV “Hanes”, “Radio Albanës” në Kumanovë dhe RTV “Zëri i Ku-

mbullur në Maqedoni

Kumanovës”, këto ditë ky vendim i Ministrisë maqedonase të Komunikacioneve dhe Lidhjeve, u zbatua edhe për RTV “Kaltrina” në Strugë, i cili mbulonte me programe veta territorin e Strugës, Ohrit, Resnjës, deri edhe Pogradecin. ATSH

Toleranti

Nga lajmet e fundit mësuam se u pranuam në KE vetëm pasi 2. Arbërori kishte kërcënuar këtë organizatë se do ta shpallë komuniste. Ky loj kërcënimi deri më sot ka dhënë rezultate shumë të mira, por mund të përdoret më, pasi duhet të ndahet një herë e përgjithmonë pushteti juridik nga ai politik. Më poshtë po i numërojmë 12 pikat tona, si kusht që ne të endrojmë anëtarë të Këshillit të Evropës: 1. Evropa të na kthejë të gjitha borxhet sipas marrëveshjeve dhe premtimeve që i ka bërë dhe nuk i ka realizuar. 2. Të futet Carl Marx në programet shkollore si një ndër humanistët e mëdhenj. 3. Gjykatat të financohen nga fondacioni Soros dhe të kenë Buxhet të vetin. 4. Shtypi të mos bëjë presion mbi shërbimet sekrete. 5. Të hiqet gjoba me parapër popullin e mjerë; burgu është shumë më human. 10. Të aprovohet Kartë e re e Helsinkit me referendum popullor gjithëvevropian. 11. Të ribotohet kompleti i veprave të Hoxhës plakat dhe intervista e të birit. 12. Greva e urisë nuk lejohet për shkaqe politike. Greva e urisë mund të bëhet vetëm në mungesë të ushqimit, derisa të arrijë ndihma humanitare. Në rast të mospajtimit të këtyre kërkesave venedote qëndrojmë përsëri në këtë organizatë, sepse mendojmë se kjo do të jetë në interes të stabilitetit të Evropës dhe më gjerë.

Peticioni - Një test për PR dhe LDSH

Peticioni ka mbërritur në fazën kulmore të tij. Në bazë të shifrave të deritanishme për PR parashikohen kuota të përafërta me peticionin e vitit ’93 për Projektligjin republikan mbi Tokën (240000 firma). Kjo është një shifër jo e kënaqshme për ne. Së pari, sepse në krahasim me vitin 1993 sot partia është shumë më e organizuar, e shtrirë dhe e fuqishme. Së dyti, sepse ne tashmë kemi një përvojë të madhe në organizimin e kësaj lloj veprimtarie. Nëse për aleatët tanë të LDSH peticioni kundër shitblerjes së tokës është aksioni i parë i këtij lloji, për PR ai vjen pas peticionit për Kosovën dhe për projektligjin republikan mbi tokën. Por forca dhe përvoja jonë na rrit përgjegjësinë. Sigurimi ynë si parti duhet të jetë mbledhja e 300.000 firmave. Dhe kjo nuk arrihet pa organizimin e duhur. Ne e konsiderojmë peticionin po aq të rëndësishëm sa zgjedhjet par- Me tej f. 4 …LDSH dhe PR tani do të mund t’u drejtohen më lirisht strukturave evropiane për gjithë çështjet që nuk do të gjejnë zgjidhjen e duhur me institucionet brenda vendit. Fjala vjen, nëse Parlamenti ynë nuk do të marrë parasysh peticionin tonë për ndalimin e ligjit të shithblerjes së tokës, ne do ta dërgojmë menjëherë këtë peticion në Parlamentin e Evropës…

ger-rë në etëm itura dhe dhe zu- % e inal. është mër prej rob- anë me me. një në- ur- he m- uar pa

Qytetarë, firmosni peticionin kundër ligjit të shitblerjes së tokës!

Duke firmosur këtë peticion ju mbroni pronësinë e ligjshme mbi tokën. Peticjonin mund ta firmosni pranë degëve të PR, PBK, PBD, PLL, Shoqatës së Kulakëve dhe Shoqatës së të Përndjekurve Politikë në rrethe.

Mendime për dënim me vdekje

...Po rëmbyesit e femijëve duhet t’i lemë në punë të ty... Tregtia e organeve është ma... abre dhe nuk mund të para... dallohet ndryshe, vetëm me m... ashpërsí të madhe nga ana ... shtetit. Populli e priti shu... mirë deklaratën e PR për ... varur në litar tregtarët e fëm... ijeve të vegjël... Mendime për dënim me vdekje F Takse për të hequr ple... rat