06/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 korrik 1995

Njerëz që jetojnë me vdekjen

Shtëpi të ngritura në varrezat radioaktive Miliona lekë për të blerë tokën që sjell vdekje. Kjo ndodh në Tiranë në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Janë mbi 30 familje të ardhura nga veriu që kanë blerë nga 8 - 12 dollarë çdo metër katror të kësaj toke. Kjo tokë mbjell vdekje sepse është vendruajtja e mbetjeve radioaktive. Asaj duhet t’i qëndrosh 100 m larg, ndërsa vetëm 2 metra më tutje në të vërtetë jetojnë familje, madje me fëmijë dhe të porsalindur. Faqe 3 Mbrapa kësaj porte të hekurt depozitohen mbetje radioaktive RREZIK VDEKJE

“Oksigjenin” mos e kërkoni larg. Vetëveproni

Letër e hapur e z.Godo drejtuar organizmave dhe anëtarëve të PR Në një letër drejtuar kryetarit të Partisë, dega e Mirditës ngre disa shqetësime të përafërta me ato që përmenden edhe në një letër të degës së Durrësit. Veç këtyre letrave, vërejtje për njëfarë ngathtësie në lidhjet e Selisë Qendrore me rrethet dhe për ndonjë paqartësi dëgjohen edhe në degë të tjera. Do të thotë se problemi ekziston dhe duhet shqyrtuar me kujdes. Gazeta duhet parë si një mjet i mirë për të diskutuar problemet e Partisë, qofshin edhe të natyrës organizative. Kjo lehtëson komunikimin dhe qarkullimin e lirë të ideve brenda partisë, pa drojtje se kështu nxjerrim në publik vështirësitë tona. Kërkohet përpunimi i Programit dhe Statutit të Partisë, sipas orientimeve të Kongresit të Dytë. Nëmbledhjen e Komitetit Drejtues të 29 qershorit, u shqyrtua projekt-programi i ri. Vërejtjet e shumta treguan se projekti duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga komisione të veçanta. U caktuan komisionet me detyrën që redaktimi të përfundojë brenda 15 korrikut. Synimi është që brenda gushtit të thirret Konferenca Kombëtare, ose mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar për miratimin e Programit, që është dokumenti themelor i partisë, prandaj edhe duhet përgatitur me kujdesin më të madh. E njëjta punë po bëhet edhe për Statutin. Në shtator-tetor do të mund të shpërnda- (Më tej në f.2)

Rugova takohet me Gligorovin

Një vend i veçantë iu kushtua nga shtypi maqedonas takimit të djeshëm në Shkup ndërmjet Presidentit të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe presidentit maqedonas Kiro Gligorov. Sipas mjeteve maqedonase të informacionit të dy udhëheqësit i kanë kushtuar vëmendje të veçantë krizës në rajon, në radhë të parë asaj në Bosnje, duke theksuar rëndësinë që ka stabiliteti për ardhmërinë e vendeve ballkanike. Ata janë shprehur të një mendimi se është urgjente zgjidhja e çështjeve të hapura ballkanike, gjë që duhet bërë nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve. Takimi Rugova-Gligorov bëhet pas një vizite të suksesshme të Rugovës në SHBA dhe ndoshta, duke pasur parasysh se para Shkupit Rugova ishte në Tiranë, mundet që ai të ketë marrë një mesazh nga Washingtoni për Berishën dhe Gligorovin, lidhur me ndonjë opcion të ri për problemet në rajon ose për shmangien e shtrirjes së konfliktit në jugë. Mundet që afri-\nMë tej f.6

Në brendësi:

Si ruhet statusi i refugjatit ...Me dhjetëra ose qindra prej tyre, me vullnetin ose padijen e vet, janë duke e humbur këtë status në këto vende anëtare të Konventës. Vetë këto shtete kanë detyrime për respektimin e kësaj konvente lidhur me statusin e refugjatit.... F.4

Me Sekretarin për Marrëdhëniet me jashtë i Forumit Rinor Republikon Ruben Avxhiu

...Eksperienca e viteve të fundit në Lindje është një mësim tepër i nevojshëm nëse vërtet duhet të ndalim kthimin në pushtet të socialistëve, të cilët ndry-

T’i hapësh gropën vetes!

• Vetëm në Tiranë mbi 200 ndërhyrje nëpër palate që dëmtojnë rëndë amplitudën e rezistencës ndaj tërmeteve • Hapësirat e vedekurata minierave një tjetër rrezik F.4

Historia e partisë që nga koha që na mungon...

Në numrin e ardhshëm

Të huaj

Deputetët mbar futjes tek Avropi kanë kërkuar t’u rritet rroga. Nëse nuk emërrohen parasysh Kryesia e Kuvendit këtë kërkese humane, deputetët kanë vendosur të futen në grevë urie. Lista është gati, por mbahet sekret se mund të bëjërën edhe deputeti Ruci dhe ai për forcë zakoni mund ta djegë listën. Nga sondazhet e kryer nga Shoqata për Kulturë Demokratike doli se 4.6% e deputetëve e vinin në syshin deputetët në sajë të votave të qytetarëve. 14.7% e dinin se ishin të emëruar. 18.7% deklaruan se deputetullë është i vetmi zanat që njohin. 40% - nuk pranuan të prononcohen. Fushata korruptive - shërbjeve është në hektarët e fundit. Gjithë problemi do vijë më pas. Për të korrur dhe për të shtrirë kanë dalur shumë vullnetarë, por problem do të jetë për të mbjellun. Njerëzikanë filluar të mbjellin bono - privatizimi dhe dhedokorrin fabrika, uzina, hidrocentrale, shkolla, pallate, kombinate etj. Shumë ministra, i është mbushur mendja top se çfarë do rezultati të ketë në zgjedhje, ata nuk do lëvizin. Po ashtu nuk do lëvizin edhe drejtuesit e Gjyqësorit, me një fjalë nuk do ketë lëvizje, kështu që del krejt e tepër mbajtja e zgjedhjeve të reja. Noteria ka notërizuar privatizimin e zgjuave.

Korrigjim

Në numrin e kaluar të gazetës, në thirrjen për të firmosur peticionin kundër ligjit të Shitblerjes së tokës është bërë një gabim inversi: “firmosni kundër peticionit” në vend të “...peticionin kundër...”. Gabimi është kryer në orët e vona të natës, kur procesi i punës ishte një rutinë e zakonshme. Për fat të keq, redaksia e pikasi gabimin në të njëjtën kohë me lexuesit. Gabimi është teknik, pasi në para-grafin e dytë të thirrjes çdo gjë është e qartë. Ky incident na dha rastin që lexuesve të shumtë t’u vijmë në redaksi dhe të venë në dukje gabimin. Fatmirësisht duket se nga të gjithë u kuptua si gabim teknik.

Qytetarë, firmosni peticionin kundër ligjit të shitblerjes së tokës! Duke firmosur këtë peticion ju mbroni pronësinë e ligjshme mbi token. Peticionin mund ta firmosni pranë degëve të PR, PBK, PBD, PLL, Shoqatës së Kulakëve dhe Shoqatës së të Përndjekurve politikë në rrethe.