16/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 korrik 1995

PD zbaton paktin e propozuar nga PS

Pak kohë më parë Partia Socialiste hodhi idenë e një pakti, i cili do t’i shërbente vendosjes së njëfarë qetësie përsa i përket luftës politike në vend, duke i shërbyer, sipas drejtuesve të PS, stabilitetit të vendit dhe vendosjes së një fryme mirëkuptimi ndërmjet forcave politike kundërshtare. Nga PD-ja ideja për një pakt të tillë u kundërshtua, duke u cilësuar edhe si një “manovër djallëzore” e socialistëve, e cila kishte për qëllim të neutralizonte luftën që po i bëhej krimeve të së kaluarës të kryera nga paraardhësit e socialistëve, pa përjashtuar prej kësaj edhe emra të lidershipit aktual të PS. Me të vërtetë, kur filloi të qarkullonte në qarqet politike ideja e “paktit social”, radhët e socialistëve dukeshin të tronditura, të paktën në sipërfaqe. kishte kaluar mbi Doklen, por pa pasoja, bëri viktimë njërin prej ish kryeredaktorëve të ZP, redaktor denohej me gjobë. Nuk do të kalonte shumë dhe do të zbuloheshin listat e gjata të quajtura “të vdekjes”, gjë që dukej e sinkronizuar me peticionin e grupit të disa intelektualëve, në të cilin dënohej gjenocidi i kryer gjatë 50 vjetëve, duke kërkuar edhe nxjerrjen në gjyq të përgjegjësve të tij. Por, papritur, çdo gjë ndryshoi në momentin e pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Vigjilja e këtij pranimi ishte rasti i fundit i shkëmbimit të disa replikave me tone disi gjysmake, për t’i lënë vendin një armpushimi të pashpallur. Ndonëse me tone më të buta, PS dhe PD, edhe pranimin në Këshillin e Evropës e munduan ta shfrytëzojnë në dobi të tyre. Ndërsa PD mundohej ta paraqiste thjesht si një meritë të saj, si rezultat i “politikës së drejtë të zbatuar nga Partia Demokratike dhe qeverisë”, propaganda socialiste i mësonte më... Dokle, përfaqësuesi i PS në Strasburg, në konferencën e tij të shtypit, pas kthimit nga suksesi i Strasburgut, krijoi përshtypjen se PS prirej më shumë nga anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës apo institucione të tjera se sa nga fati i kryetarit të PS, për të cilin kjo nuk e kishte pushuar kurrë luftën. Lehtë mund të konstatohej se në radhët e drejtuesve të PS po zinte vend ideja se “lirimi i Nanos do të vinte nga afrimi i mëtejshëm me Evropën”. Vetëm pak ditë do të kalonin dhe nga hekurat e burgut do të shpëtonte ish-presidenti i fundit komunist i vendit. Të nesërmen e kësaj, lideri socialist, në një përshëndetje nga burgu, drejtuar të rinjve socialistë, do të përshëndeste Berishën për suksesin e pranimit të vendit në Këshillin e Evropës dhe do të shprehej në mbështetje të idesë së kryetarit të shtetit lidhur me pendesën. Z. Godo tha se Partia Re-publikane, për një varg arsyesh, e shikon Turqinë si një ndër pesë shtetet më kryesore ndaj të cilëve politika shqiptare duhet të ketë një orientim të veçantë. Marrëdhëniet e vendeve tona janë të mira, falë kujdesit të qeverisë turke, të Presidentit Demirel dhe të punës këmbëngulëse e të talentuar të ambasadorit Ornekol, por Partia Repu-blicanë është për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Deklarata e Pres-identit Demirel në aeroport, se e quan vendin tonë atdhe të dytë, do të jetohe në gjithë shqiptarët, duke hyrë në his-torinë e marrëdhënieve tona. Z. Godo tha se marrëdhëni-et duhet të shtrihen edhe ndërmjet partive politike. “Ju z. President punoni për paqen”, tha z. Godo, “dhe këshilloni me të drejtë që së bashku të jemi faktor stabili-teti në Ballkan, por ky stabi-litet nuk duhet të ngrihet mbi kurrizin e kosovarëve, ose edhe të boshnjakëve. Serbët po thyejnë Kombet e Bash-kuara, që kanë filluar t’i ngja-jnë Lidhjes së Kombeve në vigjiljen e Luftës së Parë Botërore. Duket sikur sot çdo pirat politik mund të dalë në Më tej në f. 2

GODO: Me Turqinë marrëdhënie të veçanta

Nga takimi i z. Demirel me kryetarët e partive politike Në fjalën drejtuar kryetarëve të partive parlamentare, Presidenti Demirel tha, ndër të tjera, se kusht themelor për zhvillimin e demokracisë është një parlament i zgjedhur me votë të lirë. Kur vërtetohen shkelje të demokracisë duhet të dënohen personat, por të ruhen institucionet dhe strukturat. Presidenti foli çiltër e miqësisht për rrugën e ndjekur nga Turqia dhe përvojën e person-

Me ambasadorin francez në Tiranë

- Franca ka qenë gjithmonë e interesuar nga afër për atë që po ndodh në Ballkan. Interesimi i saj ka në bazë në radhë të parë miqësinë për popujt që jetojnë në këtë rajon. f. 5 Ambasadori Francez në Tiranë

Legalizimi i drogave...

...Logjika është këshf[?] dhe shoqërore dhe kriminaliteti lidhur me tregtinë e drogave janë pasoje e vetë ndalimit të drogave dhe luftës kundër tyre. Efekti i shtrëngimit të masave antidrogë është thjesht ngritja e çmimeve në tregun e zi, gjë e cila vetëm shton fitimet e majme të shumicës së mafiozëve dhe matrapazëve që nuk kapen nga rrjeti policor,... f. 4

Studentët nuk duan të ikin në shtëpi për pushime

f. 7

Pas Srebrenicës serbët sulmojnë Zhepën dhe Gorazhdën

Pasi arritën pastrimin etnik të Srebrenicës, serbët e Bosnjës ndërmorën të premten një ofensivë të gjerë kundër enklavës që është afër saj, Zhepës dhe kundër unstrisë boshnjake që të lërë Gorazhden, një enklavë tjetër myslimane në lindje. Në mbrëmje NATO-ja nga Brukseli njoftoi se postet e mbajtura nga 79 kaska blu ukrahinase të vendosura në enklavën e Zhepës, “po thuajse kishin rënë”. Sipas një zëdhënësi të OKB-së, forcat serbe ndërmorën rreth orës 16-30 një ofensivë masive kundër Zhepës. Rreth orës 15.30 serbët bombarduan një poste vëzhgimi të mbajtur nga kaskat blu, pa shkaktuar të plagosur. Ultimatumi i adresuar nga serbët i kërkonte mbrojtësve boshnjakë të Zhepës dhe të Gorazhdes që të dorëzonin armët dhe të largoheshin nga enklava rreth orës 16. Presidenti boshnjak i urdhëroi ushtarët që të bënin ç’është e mundur”, nuk ka rëndësi se me çfarë çmimi”, për të mbrojtur Zhepën dhe Gorazhden, siguroi përfaqësuesi boshnjak në Nju Jork.

Në brendësi

Flet kryetari i PRSH, z. GODO pas kthimit nga Maqedonia ...Derisa shqiptarët në Maqedoni të shihen si minoritet, s’mund të arrihet asnjë zgjidhje e pranueshme. ... Ruajtja e stabilitetit s’mund të ngrihet vetëm në kurrizin e shqiptarëve të diskriminuar, sikundër ndodh tani. f. 3 Stuhia e skandalit të 400 mijë dollarëve të shtypshkronjës, pasi kishte kaluar mbi Doklen, por pa pasoja, bëri viktimë njeriun prej ish kryeredaktorëve të ZP, në kohën që kryeredaktori i sotëm procedohej duke u mjaftuar vetëm me kufizimin e lëvizjes. Ndërkohë në zv/kry-ditura, të paktën në sipërfaqe. Ndërkohë në zv/kry- Ndersa PD mundohej te para-qiste thjesht si nje merite te saj, si rezultat i “politikes se drejte te zbatuar nga Partia Demokratike dhe qeverisje”, propagan-da socialiste i mesonte me shume kushteve te vena nga Evropa, të cilat Arbëria e Spa-hija kishin premtuar se do t’i plotësonin. Pavarësisht nga interpre-timet që pati ky hap i Nanos (u arrit të shkruhej se “Nano po Më tej në f. 2

Tollari

- Merr avokat Pap Sanx-hakun dhe e ke në xhep humb-jen, - tha tellalli ndërsa po gjerbte kafenë tek “Dardha”. - Nuk e besoj këtë, - tha një hallexhi i rastit duke futur dorën në xhepin e brendshëm të xha-ketës. - Kam prova të qarta, - vijoi tellalli. Kam studimin më të fun-dit të botuar. Sanxhaku ka hum-bur në të 97 gjyqet e zhvilluara. Është si me thënë tersi i Pojanit. Pasi mbaroi kafenë, tellali kujtua për detyrën për të cilën paguhej dhe pasi hodhi supëve daullen e tij nisi kumtesat: Kombet e Bashkuara mendojnë se është më mirë që t’i marrë me të gjithë serbët e Bosnjes. Në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoret forca, sepse kjo është në kundërshtim flagrant me kar-tën ndërkombëtare. Kanë filluar të hyjnë në punë bonot. Njerëzit po i këmbejnë me biletat e autobusëve urbanë. Vapë e madhe! Po dhe kjo ka të mirën e vet. E shihni që poli-tikanët e kanë ulur zërin. Anal-istët thonë se po e konservon për fushatën e ardhshme elek-torale. Të tjerë janë të mendim-it serbët e Bosnjes. Ne asnjë...

Qytetarë, firmosni peticionin kundër ligjit të shitblerjes së tokës! Duke firmosur këtë peticion ju mbroni pronësinë e ligjshme mbi tokën. Peticionin mund ta firmosni pranë degëve të PR, PBK, PBD, PLL, Shoqatës së Kullakëve dhe Shoqatës së Përndjekurve politike në rrethe.