Deklaratë e Partisë Republikane
Nga lajmet në shtyp mësohet se grupi parlamentar i PD, me pjesëmarrjen e Presidentit Berisha dhe të ministrave, ka vendosur me shumicë votash futjen në rendin e ditës së Kuvendit Popullor të miratimit të projektligjit të shitblerjes së tokës bujqësore dhe trojeve.
Ky është një akt i papërgjegjshëm që do ta fusë vendin në një tjetër labirinth ligjesh për kompensimin e pronarëve janë një sheqerosje e lidhur që s'mund të amortizojnë konfliktin. Z. President! Zbatimi i Ligjit Nr.7501 dhe finalizimi i tij me ligjin e shitblerjes së tokës provokantëse pushteti i sotëm nuk heq dorë nga disa trashëgime komuniste dhe, ndërsa flet për respektimin e të drejtave të njeriut, kërcënon rrezikun i rikthimit në pushtet të social-komunistëve. Pronarët, dhe jo vetëm ata, por gjithë shqiptarët që duan një shtet demokratik ligjor, s'mund të ecin në rrugën që po i çon pushteti i sotëm. Duket qartë se asnjë arsyetim nuk do të ndalë pushtetin për të zbatuar deri në fund Ligjin Nr.7501, që mban firmën në Strasburg. Shoqata e padit shtetin për mos kthimin e pronave të grabitura nga diktatura.
Delegacion Qeveritar i SHBA viziton Shqipërinë
Një delegacion zyrtarësh të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i kryesuar nga zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit
Uorren Kristofer në korrik të vitit 1994. Temat përfshijnë: një shqyrtim i gjendjes aktuale mbi çështjet e arkitekturës së sigurimit evropian; diskutimet midis zëvendëspresidentit Gor dhe kryeministrit rus Cernomyrdin; situatën në Bosnje dhe Kroaci; asistencën dypalëshe; politikën evropiano-qendrore të transferimit të armëve; reformën ushtarake; dhe kontrollin mbi përdorimin e dyfishtë dhe eksportin e armëve. Z. Newsom më parë ka qenë drejtor stafi i Nënkomitetit të Operacioneve të Jashtme i Komitetit të Senatit për Buxhetin (1989-1994); drejtor legjislativ dhe këshilltar për politikën e jashtme i Senatorit Patrick J. Leahy nga Vermonti (1987-1989); drejtor stafi i pakicës i Komitetit Përzgjedhës të Senatit për Shërbimin Sekret (1985-1987); anëtar profesional stafi i Komitetit Përzgjedhës të Senatit për Shërbimin Sekret dhe këshilltar për politikën e jashtme i Senatorit Leahy (1982-1984). Me herët punoi në Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara në Montevideo, Londër dhe në Washington, D.C. Newsom mban një gradë pasuniversitare në historinë moderne evropiane nga Universiteti i Kalifornisë në Berkli.
Historiku dhe statusi i tokës shqiptare
Pasaporta e pronësisë mbi tokën fillon më 1912. Pas shpalljes së Pavarësisë shteti shqiptar konfiskoi të gjitha latifondet e shtetit turk dhe të sulltanit për t’i kthyer në pronë shtetërore shqiptare.
Statusi i latifondeve private mbeti i paprekur. Prona shtetare, që është dhe prona më e madhe si sasi mbi tokën, nuk u prek. 45% e 381.776 ha tokë bujqësore në shkallë vendi mbeti në pronësinë e ligjëruar e të njohur nga shekujt.
Faqe 4
Nuk pranojmë të na nëpërkëmbën të drejtat themelore
Deklaratë e Lidhjes së Djathtë Shqiptare
vëndit ta fusë vendin në një tjetër labirinth ekonomik, do të nxisë konfliktet sociale dhe që e vë Shqipërinë përballë Këshillit të Evropës.
Në Shqipëri, edhe duke u bazuar deklaratave mashtruese qeveritare, ende s’ka përfunduar qind për qind ndarja e tokës, kurse shpërndarja e tapive është në nivelin 60%. Ngutja për të miratuar ligjin e shitblerjes edhe pa e zbatuar deri në fund ligjin Nr.7501, provon edhe një herë se pushteti nuk pyet për asnjë kriter juridik dhe ekonomik kur do të arrijë synimet e veta.
Synimi është që, me hedhjen e tokës në treg, të zhduken gjurmët e pronës private të trashëguar, të çohet deri në fund grabitja kriminale që iu bë pronarëve me Ligjin komunist Nr.7501 “Përmirësimet” që pretendohet se do të bëhen me paprekshmërinë e pronës dhe tregun e lirë, pushteti zbaton ligje leniniste që e çojnë ekonominë e vendit në drejtim të kundërt. Pretendohet se Partia Demokratike mban premtimet dhe zbaton programin. Ju u keni premtuar shqiptarëve që në ditët e para se do t’uktheni pronat. A mund të quhet kjo që po bën mbajtje premtimi?
Duke miratuar ligjin e shitblerjes po krijoni një acarim të ri, në një kohë kur vendin e fakt i Partia Republikane do të mbledhë fuqitë e veta për të kundërshtuar grabitjen e tokës me çdo mjet proteste që lejon demokracia. Kjo nuk është luftë partiake, por luftë për të vendosur demokracinë mbi baza legale dhe për të nxjerrë ekonominë nga anarkia. Partia Republikane do t’i parashtrgojë propozimet e veta Kryesisë së Lidhjes së Djathtë mbi veprimet që duhet të ndërmerren.
Faqe 3
Të huaj
Çmimet e ujit, Coca-Colës dhe pijeve tjera freskuese janëulur shumë, që kur filloi vapa. Madje tregtarët kanë vendosur t’i zbresin falas, por nuk i ka lejuar bashkia.
Fatos Nano ka deklaruar se nuk del i gjallë nga Benca pa u kthyer Betino Kraksi nga Tunizia. Kraksi ka teserën me numër 3 të PS-së dhe ka shprehur dëshirën të jetë njëri prej pesë nënkryetarëve të PS.
Katër avokatë janë kapur me kopje në provim. 7 kanë futur mik të fortë, ndërsa garipat do ta japin provimin në vjeshtë.
Qeveria pas ligjit për shitblerjen e tokës, do nxjerrë mandatin për shitjen e ujit të detit. Kripën do ta mbajë për vete. Toka tani e tutje nuk do t’i takojë atij që e ka pasur, as atij që e punon, por atij që do e blejë.
Serbët i bëjnë punët me predha, ndërsa komuniteti ndërkombëtar me konferenca. Në konferencën e Londrës, serbët u paralajmëruan se nëse vazhdojnë bombardimet aleatët do të mblidhen dhe do të mbajnë një konferencë tjetër të nivelit të lartë.
Aeroplanët që fluturojnë mbi selinë e PS nuk ishte nga ata aeroplanë pa pilot të ardhur nga Amerika. Në të vërtetë ishte një pilot pa aeroplan që kishte qenë parë endër se ishte liruar F. N.
Terroristët e MAVI-t që bënë masakrën e Peshkëpisë do të lirohen për shkak të kodit të ri penal cili nuk e konsideron krim vrasjen e shqiptarit. Ky ka qenë kushti për të pranuar Greqinë në Këshillin e Evropës.
Ilustrim me mbishkrimin “Të huaj”.
Në brendësi
Në Gjermani, sot jetojnë më shumë shqiptarë se kurrë
Me ambasadorin gjerman në Tiranë z. Vollers
f.5
Historiku dhe
Qytetarë
Qeveria ka dërguar në Parlament projektligjin për shitblerjen e tokës. Ky ligj komunist që sanksionon grabitjen e pronës duhet hedhur poshtë. Nënshkruani sa më parë peticionin pranë subjekteve të Lidhjes së Djathtë. Kështu i shërbeni vetes, popullit dhe kombit.