25/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 korrik 1995

Një ligj për shitblerje që s’duhet ta “blejë” Parlamenti

Sot në orën 12.00, një delegacion i LDSH-së do të dorëzojë në kryesinë e Kuvendit Popullor, pjesën e parë të peticionit kundër ligjit të shitblerjes tokës Que nga koha kur parlamenti komunist miratoi ligjin famëkeq të ndarjes së tokës për frymë deri më sot, opozita ndaj këtij ligji është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Dhe kjo ishte një gjë shumë normale. Me kalimin e kohës shqiptarët bëheshin gjithnjë e më të vetëdijshëm dhe ndjenin gjithnjë e më shumë parimin bazë të demokracisë - pa prekshmërinë e pronës. Paralelisht me rritjen e kësaj vetëdije rritej dhe numri i partive politike që filluan të fusin në programin e vet njohjen e pronës pronarit legjitim. Çështja e pronës iu imponua jetës së përditshme duke u paraqitur si mur para çdo hapi që qeveria “demokratike” bënte në “dekomunizimin” e vendit. Partia Demokratike nuk mund ta injoronte plotësisht problemin e pronës. Por edhe nuk donte të pranonte se ligji aktual ishte i gabuar. Kështu PD, edhe duke u pasur shumicën absolute për të kaluar ligje në Parlament, nuk ishte në gjendje ta mbante atë ligj të paprekur tërë këtë kohë. Ligji që nuk arriti të aplikohej në një pjesë të madhe të vendit. Dhe tani kur opozita ndaj këtij ligji është fuqizuar aq shumë, PD dhe të tjera forca politike do të jenë të detyruara të përdorin argumente të vërteta bindëse për të bindur njerëzit për drejtësinë e ligjit të tyre. Mirëpo PD bën një sulm të fundit. Sulm prej një të dëshpëruari. Hedhja në tavolinë parlamentare e ligjit për shitblerjen e tokës është një nga rrugët më të pandershme për të luajtur bindjen, që gjithnjë e më shumë po bëhet bindje e shumicës së popullit, se prona duhet të shkojë te i zoti. Partia Demokratike, duke mos pasur guximin dhe forcën e argumentit për të mbrojtur pozicionin e vet “pro” këtij ligji, mundohet që diskutimin për këtë problem ta mbysë në mënyrë të dhunshme.

Nuk ekzekutohet as gjysma e vendimeve gjyqësore

Në shenjester Gjykata e Tiranës - goditet Kasacioni Ministria e Drejtësisë gjen gjysmën e vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Tiranës të pa ekzekutuara Dje në Gjykatën e Tiranës është organizuar një mbledhje e zgjeruar me gjyqtarët, ndihmës gjyqtarët dhe përmbaruesit e kësaj gjykate. Janë ftuar edhe rreth personat që kanë ardhur asnjëri. E gjithë kjo ishte organizuar nga Ministria e Drejtësisë për të prezentuar një kontroll të saj në Gjykatën e Tiranës. Konkluzionet e këtij kontrolli të bërë nga ata 11 deri 14 korrik ishin tepër të pakëndshme për gjykatën e Tiranës e që “godisnin” edhe gjykatën e Kasacionit. Zv/ministri Vladimir Kristolexoi shifrat tronditëse që dolën nga analiza e 370 çështjeve penale që kanë kaluar nëpër këtë gjykatë. Vetëm 50% e çështjeve ka pasur fatin të mos pezullohet nga Kasacioni dhe Shkalla e Parë. 70% e këtyre pezullimeve janë bërë në mënyrë të paligjshme për herë të dytë ose të tretë nga vet gjykata e Kasacionit akuzon raporti kontrol-lti i Ministrisë së Drejtësisë. Theksi i veçantë i është dhënë pezullimeve firmërre Zef Brozit që arrin shifrën jo më pak se 20, që janë pezulluar deri katër herë. Ministri i Drejtësisë thotë se drejtëpërdrejtë kryetari i Kasacionit e ka vetë në hije. Kjo përveç kryegjyqtari Brozi godet edhe zyrën e përmbarimit i cili ishte i obliguar të zbatonte vetëm një nga vendimet e Kasacionit, titullari i kësaj zyre prezent në këtë mbledhje pranoi “kritikën shoqërore” të raportit. Gjykata e Tiranës dhe pikërisht zyra e përmbarimit është dhe në akuzën se ka lejuar pezullimin e shumë vendimeve edhe kur në urdhërin e gjykatës së Kasacionit ka qenë shënjuar emri i Borzit dhe firma me një “P” çka është një shkelje e rëndë për zyrën. Këto lloj urdhërash pezullimi drejtësia nuk i njeh dhe pranon, gjithnjë sipas raportit të mbajtur nga zv/ministri. B. Malo me tej në f. 7

Takim i Lidhjes Djathtë në Peshkopi

Më 23 korrik, në kinemanë e qytetit në Peshkopi u mbajt një takim i Lidhjes së Djathtë me banorë të qytetit. Takimi u hap nga kryetari i Shoqatës të Ish të Përndjekurve Politikë për rrethin z. Ferid Dida. Pas përshëndetjes së sekretarit të radhës së Lidhjes, z. Kurt Kola, e mori fjalën z. Hajri Mandri, sekretar i përgjithshëm i Partisë Bashkimi Demokrat, i cili në një fjalim të përgatitur mirë e qupi me duartrokitje shpjegoi disa pika kryesore të programit të Lidhjes. Z. Sabri Godo, kryetar i Partisë Republikane, dhe z. Muharrem Xhaferi, nënkryetar i Ballit Kombëtar, iu përgjigjën pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve, kryesisht mbi gjendjen aktuale dhe perspektivat e aleancave në zgjedhjet e ardhshme. Lidhja e Djathtë do të jetë e gjithë forcat për të kundërshtuar një kthim të mundshëm të socialkomunizmit në pushtet dhe do të forcojë endrimin opozitar ndaj Partisë Demokratike. Kurse një deklaracion qeveritar i krahut demokratik do të diskutohet vetëm pas zgjedhjeve. Lidhja e Djathtë do të bëjë në Parlament për të bërë ato ligje që dëshiron elektorati i vet. Do të vendosë rendin dhe do të korrigjojë me forcë ligjet majtiste të pushtetit të sotëm. Diskutantë të ndryshëm shfaqën sigurinë për një fitore të bujshme të Lidhjes së Djathtë në zgjedhjet e ardhshme, por për këtë kërkohet bashkim më i fortë dhe veprimtari e dendur.

Në brendësi

Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarajevë Vazhdojnë sulmet e serbëve kundër Zhepës F. 6 EPIDEMIA E KREDIVE TË GRABITURA Struktura e tokës shqiptare F. 2 Aleancat e djathta nuk pjellin diktaturën F. 4 Artistës së Popullit i mohojnë pronat F. 5 Çështja e Laknasit - pengmbajtësit në gjyq F. 2

Njoftim

Nesër në orën 11.00 në sallën e Konferencave të Shtëpisë në Pallatin e Kongreseve organizohet Konferenca Shtypi e Lidhjes së Djathtë Shqiptare me kryetarët e subjekteve përkatëse.

Qytetarë

Qeveria ka dërguar në Parlament projektligjin për shitblerjen e tokës. Ky ligj komunist që sanksionon grabitjen e pronës duhet hedhur poshtë. Nënshkruani sa më parë peticionin pranë subjekteve të Lidhjes së Djathtë. Kështu i shërbeni vetes, popullit dhe kombit.