Ligji për shitjen e tokës - thellim i teorisë së "tufëzave & arezave"
Që ekonomia e tregut është një domosdoshmëri, këtë nuk mund ta mohojë askush, përderisa flasim gjatë gjithë kohës për ndërtimin e një ekonomie tregu. Në këtë kuadër edhe tregu i tokës është një domosdoshmëri.
Do të ishte absurde që dikush të mos e shesë pronën e tij, qoftë kjo edhe tokë bujqësore, në një kohë që rrimë tërë ditën duke folur për treg të lirë, për marrëdhënie kapitaliste etj. Toka bujqësore është e lidhur ngushtë me mjetet e prodhimit, por mjetet e prodhimit shiten e blihen, atëherë kufizimi i kësaj për tokën mund të sillte anomali të mëdha edhe në drejtim të tregut të mjeteve të prodhimit, pa përmendur atë më të rrezikshmen, rikthimin e plotë të kontrollit shtetëror mbi bujqësinë, i cili i hap plotësisht rrugën ekonomisë së centralizuar.
Nga ana tjetër, shitblerja e kështu që lidhur me këtë teoricienët ekonomikë të PD-së nuk na kanë bërë ndonjë shpjegim. Prandaj, teorikisht, subjektet e djathta dhe ata që nuk i kanë harruar trute nëpër çanta me shkruesurina apo në presidiume mbledhjesh partie nuk kanë as-gjë kundër shitblerjes së tokës, por ajo që i bën këta të kundërshtojnë një ligj të tillë është baza mbi të cilën mbështetet. Çështja është se të drejtën për të shitur tokën, në bazë të ligjit në fjalë, nuk e kanë pronarët e saj të vërtetë, legjitimë, por pronarë të krijuar me urdhëra dite të shtabit të PD-së, të cilëve u jepen edhe ngjyrat ligjore nga deputetët robotë të saj në parlamentin neokomunist.
I parë në këtë aspekt, ligji i shitblerjes së tokës është një thellim i Ligjit komunist 7501 për ndarjen e tokës, i cili nuk u njeh asnjë të drejtë pronarëve të tokës, por ua rrëmben atij që e punon dhe ua takon atij që e punon”. Ky ligj, ashtu si dhe ato që çuan në shitjen falas të dynaveve shtetërore shitësve, bën pjesë në kuadrin e të ashtuquajturit “mekanizmi i ri ekonomik” i Ramiz Alisë. Është pikërisht një thellim i teorive mbi “arezat” dhe “tufëzat”. Fakt është që Ligji 7501 është propozuar nga deputetët e PPSH dhe është miratuar nga parlamenti komunist i vitit 1991.
Ky ligj, duke qenë i bazuar në parime komuniste, është në kundërshtim me karakterin kapitalist të ligjit mbi shitblerjen e tokës. Duke qenë kështu, shumë shpejt do të asistohemi në kontrastet e pashmangshme që do të rrjedhin kur të fillojë zbatimi në praktikë i ligjit të ri. Le të marrim vetëm ligjin e ndarjes së
Shembulli që dha Banka Botërore me shlyerjen e borxhit tonë të jashtëm do të duhej të jetë shembull dhe për pronarët tanë të cilët kërkojnë pronat. Të huajt na falin kurse ne nuk i falim vetes. Pronarët do të duhej t’ia falin pronat veta demokracisë ashtu si ia falëm ne borxhet K...
Embargoja e armëve për palët luftuese në Bosnje do të hiqet vetëm kur të mbesin serbët pa armatime. Deri atëherë, boshnjakët të kenë kujdes të madh.
Qeveria lokale u ka shpallur luftë qenve. Ata qen që nuk kanë pasaportë do të ekzekutohen. Pjetër Arbnori ka deklaruar se nuk do të ketë ekzekutime të tjera në Sh... Në anën tjetër dekreti i luftës nuk shpjegon se si do të procedohet me ata që nuk janë tamam qen por bëjnë jetë qeni. A do të ekzekutohen edhe ata apo do t’u bëhen pasaporta falas.
Do të bëhen ndryshime në ligjin mbi avokatinë. Të gjithë atyre që kanë hyrë në provim do t’u merren licencat derisa mos pendohen. Ky ndryshim hyn në fuqi sonte pas orës 12. 34.
Emigrantët fëmijë lypës shqiptarë në Itali do të kërkojnë të bëjnë një peticion pranë autoriteteve italiane për t’u legalizuar emigracioni i fëmijëve... të legalizohet edhe rrëmbimi i fëmijëve, thuhet më tutje në peticion...