06/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 gusht 1995

Miting i Madh i LDSH në Tiranë

Nisin mitingjet e protestës së Lidhjes së Djathtë kundër Ligjit të shitblerjes së tokës Pamje nga mitingu i djeshëm i organizuar nga LDSH për të protestuar ndaj ligjit të shitblerjes së tokës. Nga e majta në të djathtë: Remzi Ndreu, kryetari i Partisë bashkimit Demokrat, Sabri Godo, kryetari i Partisë Republikane, Hysen Selfo, kryetar i partisë Balli Kombëtar, dhe kryetari radikal i LDSH, Kurt Kola, kryetar i shoqatës Përndjekurve Politikë, Haki Hajdari, kryetari i shoqatës Përndjekurve Politikë dhe Ekonomike, ish - kulaket. Foto: G. Xhengo ATSH.

Kroacia merr revanshin e 1991-shit

Kroacia po arrin synimet e operacionit ushtarak të filluar para dy ditësh kundër serbëve “rebelë” të Krajinës shumë më shpejt nga ç’pritej. Vetëm 36 orë u deshën që të binte në duart e trupave kroate Knini, kryeqendra e të ashtuquajturës “Republikë Serbe e Krajinës”. Tashmë mbi Knin valëvitet flamuri kroat. Gjithashtu kroatët kanë marrë qytetet e Petrinjës dhe Glinës në pjesën veriore të Krajinës, në kohën që po kompletojnë marrjen e një pike tjetër të rëndësishme, asaj të Graçacit. Një sukses i rëndësishëm mund të konsiderohet bashkimi i forcave kroate me armatën e pestë të qeverisë boshnjake përreth Bilahiçit, duke arritur në këtë mënyrë t’i japin fund rrethimit të kësaj enklave nga serbët. Suksesin e Tugjmanit e ndihmuan dy faktorë: modernizimi i ushtrisë së tij dhe Me tej në f.8

Nisin mitingjet e protestës së Lidhjes së Djathtë kundër Ligjit të shitblerjes së tokës

të shitblerjes së tokës LDSH nisi protestën popullore për të kundërshtuar Ligjin e shitblerjes së tokës, të miratuar nga Parlamenti shqiptar më 28 korrik 1995, me mitingun e organizuar të premten në Tiranë në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, mitingun e hapi Hysen Selfo, kryetar i Partisë Balli Kombëtar dhe kryetari i radhës LDSH. Më pas e mori fjalën Sabri Godo, kryetari i PR. Në diskutimet e liderëve të LDSH (të cilët po botojmë të plotë në f. 2-3) iu bë thirrje shqiptarëve të mos shesin e të blejnë tokë pa iu kthyer më parë ajo pronarëve. Pas Tiranës, LDSH do të organizojë miting proteste në Shkodër.

"Gjithë Shqiptarët në një besëlidhje: Të mos shesim e të blejmë tokë" Lexoni në faqen 2-3

Telegram Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha

Telegram Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha Ne, qytetarët e Tiranës, përfaqësues të partive politike dhe shoqatave që kundërshtojnë Ligjin “Për shitblerjen e tokës bujqësore”, të mbledhur në një tubim proteste, ju bëjmë thirrje, si mbrojtës dhe garantues i ligjit dhe rendit kushtetues, Ta ktheni në Parlament pa e nënshkruar Ligjin “Për shitblerjen e tokës”. Duke bllokuar këtë ligj, Ju garantoni mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sigurinë dhe paqen sociale. Ligji “Për shitblerjen e tokës” bie ndesh jo vetëm me Paketën e Ligjeve Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, por edhe me të gjitha normat, aktet dhe konventat ndërkombëtare. Për këtë arsye: Juftojmë, zoti President, të vërtetoni me vepra dhe jo me fjalë se mbrojtja e të drejtave të njeriut është parimi bazë i shtetit tonë ligjor, se drejtësia qëndron mbi interesat e ngushta dhe arsyet mbi pasionet partiake. Pjesëmarrësit në tubimin e LDSH 4.08.1995

LDSH i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Kërkohet: Deklarimi i pakushtetutshmërisë së Ligjit “Për shitblerjen e tokës” Afrimi në det nuk do të thotë se e hodhe lumin f.4 Ç’kanë këta pronarët që ankohen?! Do t’i kompensojmë me sipërfaqe të detit. Do të mund të bëjnë ç’pimë në det dhe të kërkojnë naftë. Edhe sipërfaqja e detit është pronë e shtetit apo jo? Ata që nuk duan sipërfaqen e detit do t’i kompensojmë me ujë të kripur! Në emërtë ligjit përgënjeshtrojmë lajmin se ne jemi parti e djathtë. Këto shpifje na janë bërë që nga fillimi për të diskredituar si parti e q... Nuk jemi as parti e majtë si nga akuzojnë disa ekstremistë të të ... Ne jemi thjesht një parti e thjeshtë. Nuk duam të përcaktohemi as majtas, as djathtas. Që nga data e nesërme nuk do të jap lajmet e reja për një individ që është kundër fjalës së lirë. Duallja bie vetëm për atë që ka vesh. Ndërsa lajmi shkruhet vetëm për atë që ka tru të kuptojë. Kush të ka faj që e ke kokën dallue. Për shkak të vapës së madhe shtyhen të gjitha mbledhjet, kongreset, seminaret, dhe koktejet të planifikuara për këtë muaj. Muajin e ardhshëm, nëse qeveria nuk na siguron klimë të përshtatshme, ne do të hyjmë në grevë urie. Nëse qeveria ndërmerr masat e veta të zakonshme, ne do të kërkojmë nga NATO-ja të shpallë zonën e ndalimit të fluturimit mbi Rinas. Kjo do t’i bëjë pushtetarët të mendohen pasi nuk do të mund të ikin në vizitat shumë të rëndësishme në botën Jugore.