Sot LDSH në Shkodër
Pas mitingut të zhvilluar javën e kaluar në Tiranë kundër Ligjit mbi shitblerjen e tokës, sot e ka radhën Shkodra e traditave nacionaliste dhe demokrate t’i thotë “JO” këtij ligji që buron nga mendësitë komuniste të drejtuesve të pushtetit të sotëm.
Djer(sa) dhe gjaku i shkodranëve të ndershëm që e bënë Shkodrën një kryeqendër të zhvillimit ekonomik prej më se dy shekujsh, janë guri i themelit të pronave të tyre, të cilat me patjetër si qeveria e sotme neokomuniste kërkon t’i nxjerrë në pazar pa përfillur asnjë logjikë dhe asnjë ligj ndërkombëtar. Shkodranët, të cilët e kanë kthyer qytetin e tyre në një vatër antikomuniste, nuk kanë sesi të pajtohen me ligjet komuniste që nxjerr shteti i sotëm si ai i ndarjes së tokës dhe ky i fundit mbi shitblerjen e saj. Për këtë arsye, ashtu si dikur kundër komunizmit, edhe sot populli i Shkodrës do të jetë në radhën e parë të barrikadës që po ngrihet kundër venies në jetë të Ligjit mbi shitblerjen e tokës. Me këtë rast do të tregohet se shkodranët nuk janë aq naivë, siç mund të mendojë dikush, që mund të mashtrohen nga frazeologjitë boshe të veshura me terma demokratike.
Ministria triumfon mbi avokatët “kokëfortë”
Sot përfundon provimi i avokatëve. Çështja që solli shumë përplasje midis 800 avokatëve të Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë përfundoi në favor të së dytës.
Edhe pse avokatët iu drejtuan edhe Gjykatës Kushtetuese, përsëri ato u paraqitën në provim. Përveç 142 avokatëve të cilët fituan të drejtën për të mos iu nënshtruar provimit kualifikues, me vete firmën e ministrit të Drejtësisë, janë edhe rreth 400 të tjerë nga 9 dhoma të avokatëve të Republikës, që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit nëpërmjet dhënies së provimit. Por, krahas këtyre, është edhe një pjesë tjetër avokatësh, të cilët nuk kanë mundur dot të fitojnë në provim. Këta, që llogariten të jenë rreth 70, kanë të drejtën të riprovohen edhe një herë pas gjashtë muajsh. Të penalizuar për të mos e ushtruar profesionin mbeten gjithashtu edhe rreth 50 avokatë të cilët ishin përfshirë në listat e publikuara nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë kategori përfshihen ish-juristët që gjatë kohës së diktaturës kanë qenë në instancat më të larta të Hetuesisë, Prokurorisë dhe gjykatave të asaj kohe. Këtyre u duhen shtuar edhe ata avokatë të cilët refuzuan të paraqiten në provim në shenjë proteste. Një vendim i posaçëm i Ministrisë së Drejtësisë do të përcaktojë të ardhmen e këtyre.
S. Rexhepi
Ndalohen grekë që gërmojnë në Fier
Autoritetet shqiptare ndaluan veprimtarinë e një ekspedite greke në rrethin e Fierit, e cila kishte filluar si arkeologjike.
Në përbërje të ekspeditës kishte përfshirë nga Greqia dhe disa persona që janë deklaruar se janë shqiptarë, të cilët për 12 ditë kishin ngritur një kamping pranë një kishe ortodokse në Libofshë të Fierit.
Ministria e Kulturës pezull(o)jak aktivitetin e një ekspedite të vetëdeklaruar si arkeologjike, e cila kishte ngritur për 12 ditë një kamping pranë një kishe ortodokse në fshatin Libofshë të rrethit të Fierit. Në përbërjen e kësaj ekspedite kishte përfshirë grekë.
Disa muaj më parë “Gazeta Shqiptare”, ka lajmeruar se për fshehtësi e Myzeqesë janë premtuar shuma të mëdha të hollash nga Greqia për ndriçimin e gjurmëve të shënjit të Kishës Greke, i cili sipas autoriteteve të kësaj Kishe prehet në Myzeqe. Problemi bëhet i mprehtë kur dihet se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare para ardhjes së kryepeshkopit Janullatos, nuk e ka pranuar këtë si një shenjtor të ortodoksisë shqiptare, ndërsa tani nga autoritetet e kësaj Kishe ende nuk ka një reagim për këtë ekspeditë të vetëdeklaruar arkeologjike.
I. T
Polexojme tekstin integral të aktorit Belushi në lidhje me ligjin për shitblerjen e tokës:
Jam plotësisht dakord me këtë ligj që fut vendin e paraardhësve të mijë në vendet ditëve të Rilindjes, sipas një me të përparuara evropiane. Ky ligj dhe ligjet tjera kanë ndikuar në zhvillimin e marrëdhënieve in(a)ve (pajtonave) dhe të dy vendeve. Edhe pse unë nuk cigareve. Ndërsa flori që e kujtojë farenga politika pasi ajo është grabitur serbëve është nuk më intereson, vlerësoj lart zhdu(r)tuar tani. Anglia nuk e ligjet që çojnë përpara reformë. kthen florin përkth(për)it për të Hapat kursi i gjuhës për kompensuar Serbinë. Kjo ka anëtarët e partive të majta dhe qenë arsyeja pse Shqipëria e ultra të majta shqiptare. Përkujtom(e) ndonjë të pavarur se kur- është vonuar kaq shumë për të si është falas. u pranuar në Këshillin e Evropës.
Idriz Seferi, një hajdut i ... [teksti pjesërisht i palexueshëm në shtyp].
Ilustrim i një figure me kokë të madhe dhe shenjë vertikale me mbishkrimin “Të ...”
Socialisti ynë që flet maqedonisht
Fatmir Kumbaro i dërguar i Partisë Socialiste, në kongresin e socialistëve maqedonas, i përshëndeti këta në gjuhën e nënës (maqedonase).
U befashuan maqedonasit dhe të tjerët që ishin të pranishëm. Z. Kumbaro me këtë rast deshi të tregojë se respekton ligjet e mikpritësit që ndalojnë përdorimin e gjuhës shqipe për 800 mijë shqiptarët e Maqedonisë. Ata pak shqiptarë që ishin prezent në sallë u tmerruan nga dituria e socialistit Kumbaro për gjuhën maqedonase dhe injoranca e tij për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.
Konfederata - kokoshi një thelë
Drejtuesit e Konfederatës së Sindikatave të Tiranës që shkuan me vizitë në Greqi nga 28 korriku deri më 3 gusht braktisën delegacionin dhe u kthyen në refugjatë klandestinë.
Përveç kryetarit të kësaj konfederate që ende s’dihet se a është kthyer apo jo, 8 pjesëtarët e tjerë të delegacionit me kryedrejtorin e kryetaret P.P. dhe V.L. kanë lajmëruar familjet e tyre se kanë filluar punë dhe s’kanë ndërmend të kthehen për 2-3 vjet. Gjithashtu mësohet se ky delegacion ka qenë para tre muajsh në Danimarkë, ku kanë tentuar të kthehen në refugjatë klandestinë, por meqenëse Danimarka kontrollon çdo delegacion, pas dy ditë qëndrimi të ftohur u sollën në Shqipëri me avion të posaçëm. Kështu drejtuesit më të afërt të Kastriot Muços që para dy muajsh organizuan kongresin XII (2) të Bashkimeve Profesionale, braktisën punëtorët që përfaqësojnë. Edhe pse është bërë mbledhje urgjente për ketë ngjarje në Konfederatë, ende s’dihet masat që janë marrë.
P. MASHA
“Do ta kundërshtojmë këtë ligj edhe në Gjykatën e Strasburgut”
f.2
“Burgosja” e gruas shqiptare
f.3
I vetmi Institut i Lartë Sportiv i vendit drejt mbylljes
Tirana: 140 zjarre në gjashtë muaj
f.4
Fallsifikatorët e historisë
Ndarja e Bosnjes-pakti Tugjman-Millosheviq
f.5
Përpjekje të administratës së Klintonit për zgjidhjen e konfliktit ballkanik
Fjalëkryq
Njoftime ankandi
Përpjekje të administratës së Klintonit për zgjidhjen e konfliktit ballkanik
Fjalëkryq f.6
Njoftime ankandi f.7-8
Qytetarë
Nënshkruani sa më parë peticionin pranë subjekteve të Lidhjes së Diath-të. Kështu i shërbeni vetes, popullit dhe kombit.
Delegacioni i konfederatës së Tiranës në Greqi shndërrohet në delegacion refugjatësh klandestinë