12/09/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 shtator 1995

Besojmë në programin tonë për zgjidhjen e problemeve të vendit

Fjala e Z. Godo mbajtur dje në mitingun e LDSH-së në Pukë Nuk dua t’ju humbas kohë duke folë për historinë tuaj se këtë e bëjnë gjithë politikanët që vijnë këtu. Gjithsesi, historinë e Pukës, s’mund ta di më mirë se pleqtë tuaj dhe njerëzit e kulturës të këtij rrethi. Po të kufizohem të them se Puka është një kalim nga Shqipëria e Mesme në Veri dhe prandaj Lidhja e Djathtë i kushton këtij vendi malor me bukuri të ashpër një vëmendje të veçantë. Në fakt, që këtu po nisim prezantimin e Lidhjes për të kaluar pastaj në Kukës, Has e Tropojë. Jam ngarkuar nga kryesia e Lidhjes të flas këtë për programin e saj, gjë që e kërkova edhe vetë. Paraqitja e programit të Lidhjes nuk është punë e lehtë, se në të përmbledhen tërë çështjet politike shoqërore e ekonomike e zgjedhjeve a të tjera për t’u ardhmen. Prandaj do të përqendrohem në disa pika të këtij programi. Ne jemi grupimi politik që kemi haptas se kërkojmë bashkimin e Kombit në kufijt e tij etnikë, të mohuar nga fuqitë e mëdha në vitin Më tej në f. 4

Njerëzit e ligjeve akuzojnë njëri tjetrin për mos njohje ligjesh

Dje në gjykatën e kasacionit është fiksuar data 20 shtator për gjykimin e Fatos Nanos në Kasacion, por prokurori i përgjithshëm që ndodhet me shërbim në Londër ka kërkuar që ky gjyq të mos zhvillohet. Edhe qeveria i kërkoi dje Gjykatës Kushtetuese pezullimin e punimeve të plenumit të kasacionit, pasi pas Edhe ministri i Drejtësisë në një prononcim për TV, tha se pas hyrjes në fuqi të kodit të ri penal “pleniumi është i jashtëligjshëm, ndërsa vet Brozi moszhvillimin e gjyqit të Nanos në datën e paralajmëruar (12 shtator) përveç mungesës së prokurorit të përgjithshëm, shtoi

Vdesin tre vetë dhe 11 ende konsiderohen

Merr zjarr një skaf Klandestinësh që u nis dje nga Vlora

Berisha u takua me Christopher - in

Në ditën e parë të bisedimeve në Washington Në bisedime u fol gjerësisht për problemin e Kosovës Në ditën e parë të bisedimeve në Washington Berisha u takua me Christopher - in Në bisedime u fol gjerësisht për problemin e Kosovës Presidenti Berisha u takua dje me sekretarin e jashtëm amerikan Warren Christopher. Në takim merrnin pjesë dhe zyrtarë të tjerë të departamentit të shtetit si Richard Hollbruk nësekretar i shtetit dhe kryetar i ekipit të diplomacisë amerikane për konfliktin e Bosnjës. Piter Ternov, ndihmës sekretar i shtetit, zyrtari i lartë në departamentin e shtetit Kris Hill, dhe ambasadori amerikan në Tiranë Joseph Lake. Menjëherë pas takimit nësekretari i shtetit Hollbruk tha se zhvilluan një takim të mrekullueshëm ku sekretari Christopher dha një drekë për nder të presidentit Berisha. Ne diskutuam gjerësisht. Christopher foli për projektet e diplomacisë amerikane për zgjidhjen e konfliktit Ballkanik. Sipas z. Hollbruk, presidenti Berisha shtoi se mbështet plotësisht politikën amerikane në këtë rajon dhe kërkoi që Amerika të vazhdojë bisedimet për paqen në Bosnjë. Në këtë takim u diskutua rreth marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Greqisë. Në bisedime u fol gjerësisht për problemin e Kosovës dhe pala amerikane përsëriti angazhimin e presidentit Klinton për çësh-

Berisha takon Klintonin

sot në orën 11:45 f.5 sot në orën 11:45 Berisha takon Klintonin f.5

dhe 11 ende konsiderohen të humbur

Të paktën tre vetë vdiqën dje dhe 11 të tjerë akoma quhen si të humbur ndërkohë që 16 persona të tjerë u shpëtuan në bordin e një skafi prej gome që transportonte emigrantë ilegale. Skafi mori zjarr, njoftoi porti i Barit. Shkaqet e incidentit nuk janë saktësuar, por nuk përjashtohet mundësia se shpërthimi i zjarrit ka ndodhur për shkak të mbajtjes së bidonëve të benzinës në bord, njofton AFP. Ndërkohë agjencia ANSA, siç shkak për vdekjen e tre vetëve dhe humbjen e 11 të tjerëve, quan përplasjen që ka ndodhur në Adriatikun e poshtëm, në ujërat territoriale shqiptare, ndërmjet tragetit Trojet, dhe një motoskafi që është larguar nga porti i Vlorës, në Shqipëri. Njoftimet e hershme thonë se 16 vetë u shpëtuan nga fregata amerikane Nicolas, e cila është me mision patrullimi për të siguruar embargon kundër Ish-Jugosllavisë.

Takim i z.Godo me deputetët francezë

Më 10 shtator, kryetari PR, z.Sabri Godo, pati një takim me grupin e deputetëve francezë të kryesuar nga kryetari i delegacionit z. Markys. Z.Godo foli për marrëdhëniet e veçanta e të hershme ndërmjet dy vendeve. Pasi bëri një ekspozim të gjendjes politike dhe problemeve ekonomike të vendit, z.Godo u dha shpjegime të hollësishme miqve francezë për ligjet mbi tokën dhe drejtimet e reformës. Duke e konsideruar Francën si një nga fuqitë kryesore të Evropës, z.Godo tha se Shqipëria ndjen nevojën e përkrahjes dhe të marrëdhënieve me intensitet në të gjitha fushat. Z.Godo falenderoi për mbështetjen që i dha Franca pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Nga ana tjetër deputetët francezë bënë pyetje të shumta, gjatë bisedës së cilter që e equa— [?] me majft interes, u shfaq bindja se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të njohin zhvillime të mëtejshme. Zoterinjtë deputetët morën përsipër të ndërmjetësojnë për vendosjen e kontakteve ndërmjet PR dhe partive politike franceze, lidhur me Partinë Republikane. Korresp. “Republika”

Dëmtime të rëndësishme të sistemi ajror serb

POHON NATO-ja Komanda Jugore e NATO-s pohoi dje në Napoli se serbët kanë pësuar “dëme të rëndësishme” të dielën në darkë pas disa plasjeve “të kryera nga raketat “Tomahouk”, në veri-perëndim të Bosnjës. Raketat “Tomahouk” janë qëlluar kryesisht kundër një qendre të komandimit të sistemit te radarëve kundërajrore të serbëve të Bosnjës. “Përdorimi i raketave “tomahouk” nuk përfaqson një shkallëzim të operacionit “Force e Shfrenuar”, Kruizet ishin në dispozicion të armatimit NATO-s, dhe nëse është e nevojshme do të vazhdojnë të përdoren kundër objektivave serbosobhnjake- tha sipas agjencisë ANSA, kryetari operacioneve të Komandos (vijon në f.5)

Lëgji për dosjet është lëgji nga i cili do të përfitojnë shumë njerëz të cilët në këtë mënyrë do e lirohen njerëzve e përgjithmonë nga politika. Nuk përfitojnë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë ngaqë ishin të gënjyer naivët dhe ata që me të vërtetë me gjithë zemrën kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë në idealin e madh... Të mashtruarit, d.m.th. ata që janë rekrutuar me lajka e jo me kërcënime mund të vazhdojnë të merren me politikë pasi për ta nuk ka prova të sigurta se gjunjëzohen para presionit psikologjik. Në politikë vullneti i fortë dhe trimëria janë të dorës së parë. Për çdo rast do të veprohet sipas ligjit. Nëse parlamenti bojkotohet atëherë ai është praktikisht i paralizuar. Dhe me parlament të paralizuar demokracia arrin shumë herë kulmet e saja historike. Sidomos kur janë të paralizuar elementet pro-gresistë. Një njeri që ka e ka fiksuar në kokë se duhet të dalë para gjyqit ndërsa deri para pak kohe ishte i mendimit se ai nuk duhet të ishte të bënte fare me gjyqin. K y ndy-rshim i afeksioneve të tij ndaj pushtetit gjyqësor edhepse ai ka më shumë debole[sic] për pushtetin ekzekutiv mund të shpjegohet me proamerikanizmin e tij të lindur. Shqipëria duhet të ketë sistem elektoral mazhoritar, thotë njëri, një tjetër kërkon sistem minori-tar, që është ekstremist tjetër. Nuk thuhet kot që ekstremet puqen. Mazhoritari dhe minoritari... Figura me mbishkrimin “Tiranë”