14/09/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 shtator 1995

Plenumi i Gjykatës së Kasacionit në Gjykatën Kushtetuese

Nanos i mbetet të kërkojë mbrojtje ligjshmërie në Gjykatën e Tiranës. Me datën 18 shtator shkrihet përfundimisht Plenumi i Gjykatës së Kasacionit. Në këtë datë në ora 10.00 do të zhvillohet gjyqi për të bërë ligjor këtë fakt në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa është bërë nga Këshilli i Ministrave sepse e ka diktuar hyrja në fuqi e Kodit të Ri Penal, me 1 korrik 1995, i cili përcakton se mbrojtja e ligjshmërisë nuk bëhet më nga një Plenum i Gjykatës së Kasacionit, por bëhet nga Gjykata e shkallës së parë që ka filluar procesin gjyqësor. Në shkresën e djeshme [teksti i prerë] 18 shtator 1995 një përfaqësues i kësaj gjykate të jetë i pranishëm për të ndjekur gjyqin. Gjyqi do të zhvillohet sipas padisë që ngritur nga KM edhe për iniciativën e Gjykatës së Kasacionit për vazhdimin e Plenumit të 26 korrikut 1995 për çështjen Nano. KM padit Gjykatën e Kasacionit se Plenumi i 20 shtatorit të vitit 1995 që parashikohet të mbahet në këtë institucion për çështjen Nano është i paligjshëm. Ky Plenum pas datës 1 korrik [teksti i prerë]

SHBA e kanë përkrahur fuqimisht autonominë për popullin e Kosovës dhe se do të vazhdojnë të punojnë drejt këtij synimi

Teksti i plotë i Deklaratës së Shtëpisë së Bardhë lidhur me takimet e presidentëve Klinton dhe Berisha f.4

Të persekutuarit e ish-industrisë shqiptare

Në Shqipëri regjistrohen 6741 të sëmurë profesionalë f.3

VEPRIME TË RRËZIKSHME TË REFUGJATËVE KOLONË NË KOSOVË

f.4

Ramiz Alia anëtarësohet në Partinë Socialiste

Ramiz Alia anëtarësohet në Partinë Socialiste. . Këtë gjë ai e pati paralajmëruar pak ditë më parë në një intervistë të dhënë për radion “Dojce Vele”, dhe e bëra realitet këto ditët e fundit, duke depozituar kërkesën dhe dy foto grafike tek selia PS. Deklaratën para gazetarëve vetë në qela burgun, para [teksti i prerë] është profesioni im”, ai e bëri realitet. Nga burimet më të afërta të kryesisë së PS mësohet se kërkesa është miratuar menjëherë dhe dokumenti i ri është firmosur nga kryetari i PS për Tiranën, Musa Ulqini. Kështu Ramiz Alia, anëtari i Partisë Komuniste qysh më 23 nëntor 1941, në statusin 1995 bëhet anëtar [teksti i prerë] statusin 1995 bëhet anëtar i PS. Ai njihet si një nga figurat më (vijon në f.3)

Cikli i dytë gjyqësor i “Bencit” të

[teksti i prerë]

Berisha mbështet sulmet ajrore të Natos

Para takimit të djeshëm me sekretarin amerikan të mbrojtjes William Perry, presidenti Berisha i quajti sulmet ajrore të Natos si një nga vendimet politike më të rëndësishme që nga rënia e perdes së hekurt në Evropë. Berisha vlerësoi saktësinë dhe suksesin e sulmeve të Natos në Bosnjë duke e quajtur operacionin një veprim të shkëlqyer ushtarak. Berisha theksoi se goditjet ajrore të Natos të gërshetuara me një diplomaci intensive janë rruga më e efektshme për vendosjen e paqes dhe ruajtjen e çetësisë në rajon. Sekretari amerikan i mbrojtjes Peri tha se bisedimet me presidentin Berisha do të përqendrohen në thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit ushtarak shqiptaro-amerikan.

Parlamenti nuk duhet të jetë arenë e grindjeve të kota

I nderuar kryetar, Të nderuar deputetë, Ju uroj punë të mbarë Kuvendit me rastin e hapjes së Sesionit të 8-të kësaj legjislature. Jam dakord me programin e punimeve të Kuvendit Popullor për këto dy muaj, shtator-tetor. E filluam këtë sesion me tension të madh politik. Kjo është në dëm të Kombit. Shenjat tregojnë se në të ardhmen në Parlament do të shtohet doza e luftës partiake. Për kjo nuk duhet lejuar. Parlamenti nuk është e nuk duhet të jetë arenë e luftës partiake dhe e grindjeve të kota. As arenë e zhurmave gazetareske. Mbështetja e Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit, zotit P. Arbnori, për Forumin Intelektual kundër genocidit komunist, është nga gjërat më të mira që ai parashtroi sot në fjalën e çeljes së Sesionit. Unë nuk pajtohem me thënien e një deputeti të PS, që e quajti sot deklaratën e intelektualëve “Deklaratë surrogato intelektualësh të panjohur”. Forumi në fjalë përbëhet nga intelektualë të Më tej në f. 3 Diskutimi i Prof. Dr. M. Çeliku, deputet i PR, mbajtur në Parlament më 8.09.1995, me rastin e çeljes së Sesionit të 8-të dhe miratimit të Programit të punës për periudhën 7 shtator-30 tetor ’95 Tani qeveritarët e PS kanë kuptuar se i kemi vënë vetes për shfrenuar. Do fillojmë me të ngritur një sistem gjyqësor me të vërtetë të pavarur. 23 emra politikanësh kanë dy vjet që po na çajnë kokën me intervista, opinione, komente, analiza, e përsiatje e leninizmit që përcakton nëpër faqe gazetash. Me projektligjin e ri numri i këtyre politikanëve do të bëhet me një shifër. gjyqësor me të vërtetë të pavarur. PS është reformuar edhe politikisht. Në vend të parullës: “Lavdi marksizëm-leninizmit”, janë zëvendësuar parulla “Lavdi Marks(it)”. Kam qenë dhe jam i mendimit se Shqipëria nuk ka nevojë për njerëz që të respektojnë ligjet. Siç e ka thënë dhe Ligji 144 “Ligji jam unë”. Sot kanë ndryshuar ko- hët. Nuk është më si dikur, kur prokurori e gjykatësi, hapnin padi penale. Tani qytetarët e lirë dhe pak më pak politikanët, hedhin në gjyq prokurorët, gjykatësit, avokatët. Kjo është gramin e vet ekonomik. Kjo është në përputhje me qëllimin e Q'është ky kapitalizëm i madh që i kemi vënë vetes për shfrenuar. Tirani

Cikli i dytë gjyqësor i “Bencit” të spektaklit

Dy pretendentët e tij do të ballafaqohen kur “Benci” është i burgosur “Benci” 12 milionëshi i fituar me anë të lotarisë në spektaklin “12 vallëzime pa një të shtunë”, nga vajza nga Kuçova, Mimoza Dervishi, i nënshtrohet për herë të pestë gjykatës. Pasi ka zhvilluar një cikël të plotë gjyqesh në tre shkallët e gjykatave tona, ka filluar përsëri ciklin e dytë dhe nesër do të jetë në Apelin e Tiranës. Djali nga Pogradeci, Fatmir Dumica, e padit për herë të pestë fituesen, sepse edhe për të u bë shpallja si biletë fituese, por u konsiderua si gabimi kompjuterit. Megjithatë “Benci i artë”, siç është quajtur, që me gjithë shpenzimet gjyqësore është llogaritur të ketë shkuar 15 milionë, ndodhet i burgosur që prej 20 ditësh në komisariatin e Durrësit, pasi babai i vajzës nga Kuçova udhëtonte pa targë me të në këtë qytet. Gjithsesi, gjithçka do përcaktohet në formën e prerë të pretendentëve. B. P.

BULLETIN I BARBULLUSHIT