19/09/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 shtator 1995

Katër orë seancë gjyqësore midis KM dhe Kasacionit

Sot Gjykata Kushtetuese vendos për plenumin e Kasacionit Brozi nuk paraqitet as këtë herë në gjyq Sot Gjykata Kushtetuese vendos për plenumin e Kasacionit Katër orë seancë gjyqësore midis KM dhe Kasacionit Brozi nuk paraqitet as këtë herë në gjyq Përsëri përballë njëri-tjetrit Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Kasacionit. Përsëri përballë njëri-tjetrit po të njëjtat palë: Këshilli i Ministrave dhe Kasacioni. Para 7 ditësh KM kunder Brozit për pezullimin e 200 vendimeve përmbarimore dhe Gjykata Kushtetuese. Në këtë gjyq nuk merret vendimi, shtyhet për një afat të pacaktuar. Në gjyqin e 11 shtatorit ishte ti vetë Nano. Neora 9.00, kur pritej ardhja e përfaqësuesit të Gjykatës së Kasacionit, në sallë mbërrin një letër e Brozit dhe materiali i Plenumit të 26 korrikut. Në letrën e Brozit njoftohet se ai s’mund të paraqitet në sallën e gjyqit, gjithë mbrojtjen e tij e ka dërguar me shkrim. Reagim i ashpër i Sanx- mbrojtës i padisë së Qeverisë ministri i Drejtësisë, Hektor Frasheri, dhe përseri me 18 shtator është mbrojtësi i padisë ministri i Drejtësisë, Hektor Frasheri. Asnjë ndryshim në përbërjen e Trupit gjykues, ai përsëri drejtohet nga Rustem Gjata. Këtë radhë edhe objekt-padiësia është krejt ndryshe dhe vendimi s’mund të shtyhet më shumë se 24 orë nga dita e sotme dhe s’mund të jepet më vonë se 24 orë nga data 20 shtator, kur Kasacioni kish parashikuar të zhvillonte plenumin për çështjen Nano. Gjykata Kushtetuese ka pranuar edhe kërkesën e Nanos si palë e tretë në gjyq dhe Përparim Sanxhaku ka marrë përsipër të jetë përfaqësuesi i Fatos Nanos. Këtë të drejtë ia ka firmosur me dorën e dërguar me shkrim. Reagim i ashpër i Sanxh-akut për gjykatësin Alfred Karamuça. Kërkojnë në emër të Nanos që të përjashtohet nga Trupi gjykues pasi e ka konsumuar vetën në çështjen Nano. Kërkesa e tij nuk pranohet nga Trupi gjykues. Për 4 orë rresht palët në gjyq hedhin argumentet e tyre për Plenumin e Kasacionit. Ministri Frasheri argumenton se ai është i paligjshëm pas datës 1 gusht dhe kategorikisht nuk duhet të mblidhet edhe më 20 shtator. Krejt ndryshe mendon Sanxhaku. Trupi gjykues i kryesuar nga Rustem Gjata, pasi i dëgjoi, i konsultuan në vend, vendosi që sot në ora 14 të shpallë vendimin përfundimtar. B. M

"SHBA angazhohet për autonominë e plotë në Kosovë"

Konferencë shtypi e Presidentit Sali Berisha, për vizitën në SHBA Presidenti i Republikës, Sali Berisha e quajti “të frutshme dhe të suksesshme” këtë vizitë në konferencën për shtyp të mbajtur dje për gazetarët e masmediave shqiptare dhe të agjensive të huaja. Në fjalën hyrëse ai i bëri një revistë tërë gjeografisë së takimeve në Uashington, Nju Jork dhe Boston për pesë ditët e vizitës - takimet e tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Klinton, me personalitetet më të larta shtetërore të SHBA si Kristofër, Hollbruk, Xhon Dojç, Bob Doll, Mark Kejn Hillman, Al Gor, Peni e të tjerë. “Çështja e Kosovës përbënte dhe çështjen më madhore në këto bisedime”, tha Berisha. Klinton shprehu vendosmërinë për të bërë të mundur fitimin e lirive dhe të drejtave për shqiptarët në Kosovë. “Ameri- ane të sjelljes së refugjatëve serbë nga Bosnja dhe do të ndikojnë që ky problem të zgjidhet drejt.” Në takimet u konfirmua mbështetje për Shqipërinë, për reformat e saj dhe për bashkëpunimin ekonomik e ushtarak dypalësh. Shqipëria tani i ka afruar SHBA dhe fuqive të NATO-s lehtësi aeroportuale ma anë të bazave të saj ushtarake. Berisha i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Thesarit, Rudi, ndihmë për privatizimin e siste- 18 takime me personalitetet më të larta të SHBA në harkun e pesë ditëve nga presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në vizitën e fundit në këtë shtet nga 11 deri më 15 shtator. Ato fillojnë me numrin një të SHBA, presidentin e saj Bill Klinton, dhe përfundojnë me kongresmenin Bob Doll, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996. cila do të jepet nga SHBA. Me Bankën Botërore dhe drejtpërdrejt me z. Mishel Kamdesy, është biseduar për kredi më të buta për Shqipërinë. Premtimi për 47 milionë dollarë amerikane ndihmë për Shqipërinë për-bën dhe konkretizimin e ndihmës së menjëhershme. Akush nuk e dëshiron ardhjen e socialistëve në pushtet. Në Konferencën e Shtypit nëpërmjet përgjigjeve për pyetjet e gazetarëve Presidenti shpjegoi dhe qëndrimin e socialistëve e qarqeve të majta për a i huaj. ShBA dhe fuqitë e për privatizimin e sistemit bankar shqiptar, krijimin e Bursës në Shqipëri dhe konceptim bashkëkohor për doganat, e

“Shqiponja Paqësore ‘95”

Ceremonia e mbylljes Ushtarë amerikanë dhe shqiptarë do të përfundojnë stërvitjen trainuese “Shqiponja ’95” me një ceremoni mbylljeje që do të zhvillohet sot, më 19 shtator 1995, në orën 09:00. Ceremonia do të zhvillohet në plazh, jashtë Klubit të Pushimit të Oficerëve në Shijak. Në të do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë shqiptarë dhe amerikanë. Pas ceremonisë së stërvitjes ushtarët do të marrin pjesë në një Ditë Sportive me lojëra individuale dhe ekipore. Ekipet pjesëmarrëse përfshijnë edhe ushtarët shqiptarë, edhe ushtarët amerikanë që zhvilluan stërvitjen së bashku. Gjatë stërvitjes një skuadër ushtarësh amerikane iu caktua një togë shqiptare dhe dy skuadra ushtarësh shqiptare iu caktuan një toge amerikane. Miqësia e krijuar gjatë stërvitjes do t’i ndihmojë ushtarët në garat miqësore. Pas Ditës Sportive ushtarët amerikanë do të bëjnë një shëtitje në vendlindjen e Skënderbeut dhe do të vizitojnë Muzeun Historik.

Teiani

Jam plotësisht dakord që njerëzit që kanë qenë spiunë dhe funksionarë të lartë komuniste të merren me politikë. Përjashtimi i tyre do të ishte fatkeqësi kombëtare. Asnjë punë e mirë nuk bëhet pa praninë e spiunëve. Ndërsa pa praninë e komunistëve nuk mund të marrim asnjë kala. Erdhi dita t’i themi deri dje, por ai deri s’po na pranon për nipa. Unë do të merrem me politikë edhe sikur të më varin nga gjuhа. Madje do të merrem me politikë të madhe globale, internacionale dhe lokale. Për ata që janë të pastrehë qeveria ka munduar t’i ngrohë në diell. Pushtetet e pavarura do të vazhdojnë luftën me njëri-tjetrin derisa të pavarësohen. Viti i Ri shkollor ka filluar me probleme të vjetra. Këtë radhë për të siguruar një brez me të vërtetë inteligjent nxënësit do të mësojnë pa libra. Ka mendime se edhe fle-toret e lapsat janë të tepërta. Njëjësiti gueril do të shpërndajë trakte kundër Amerikës. Kur të vijnë socialistët në pushtet do t’i hedhin amerikanët në det. Sër. vet Pellumbi do marrë një nëntesë dhe do kërkojë strehim ideologjik në Sevastopul. Marksistë të gjithë vendeve bashkohuni!

Përshëndetje

Me rastin e përmbushjes së misionit dhe largimit tim nga Shqipëria, kam kënaqësinë të përshëndes përzemërsisht gjithë Autoritetet shqiptare dhe popullin shqiptar, duke u uruar një të ardhme begatie dhe paqeje. Dëshiroj gjithashtu të përshëndes me ngrohtësi komunitetin e vogël, por me shpirt iniciativ, italian, në veçanti familjet italo-shqiptare (të ashtuquajturat (familje “CORA”) të cilave u drejtohet admirimi im më i thellë dhe më i sinqertë për të gjitha ato momente të dhimbshme të jetuara në heshtje, por me dinjitet në të kaluarën. GIOVANNI GRANATA Atashe Konsullor pranë Ambasadës Italiane, Tiranë

Bojkotimi i politikës agrare F. 2 Italia ka bërë realitet ëndrrat e 65 mijë shqiptarëve F. 6 HOLLIBRUKU RIFILLON PËRPJEKJET PËR PAQË, POR PARALAJMËRON SERBET F. 6