Ligji për genocidin shqyrtohet këtë javë në Parlament
Parlamenti shqiptar gjatë kësaj jave do të shqyrtojë projektligjin për genocidin dhe krimet e kryera kundër njerëzimit në diktaturën komuniste 50-vjeçare.
Propozimin për futjen e tij në rendin e ditës e bëri kryetari i Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori. Në pikën e tretë të tij përcaktohet se ata, që deri në mars të vitit 1991 kanë qenë anëtarë të Byrosë Politike, anëtarë të Komitetit Qendror, të PPSH, ministra, deputetë të Kuvendit Popullor, kryetarë të Gjykatës së Lartë, prokurorë të përgjithshëm, sekretarë të parë të rretheve, gjithë anëtarët e Këshillit Presidencial dhe punonjës të Sigurimit të Shtetit, deri në dhjetorin e vitit 2002 u ndalohet të zgjidhen në organet gjyqësore e të prokurorisë në pushtetin lokal dhe atë qendror, në administratën shtetërore dhe në masmedia.
Përfshihen këtu dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe ata që kanë qenë dëshmitarë në gjyq politik. Pas miratimit të ligjit prej 5 pikësh do të jetë këshilli i Ministrave i cili do të nxjerrë aktet ligjore dhe nënligjore për t’u zbatuar menjëherë ligji i miratuar në Parlament.
Në punimet e Kuvendit kanë marrë pjesë deputetët e PD, PR, të PBDNJ por nuk kanë marrë pjesë deputetët e PS, PAD dhe PSD. Megjithatë kjo s’e ka penguar Parlamentin të vazhdojë punë dhe në seancën e paradites të mos miratohej ligji për nënshtetësinë. Kundërshtarët e këtij ligji kanë qenë gratë deputete të cilat kanë këmbëngulur që edhe pjesa më e madhe e deputetëve të votojnë kundër. Ligji është quajtur i papërshtatshëm për kohën që po kalojmë.
P. Masha
Filloi festivali Folklorik
Dje në Berat filloi Festivali Folklorik.
Fjalën e hapjes e mbajti presidenti i festivalit z. Ramadan Sokoli. Për herë të parë në këtë festival marrin pjesë grupe folklorike nga trevat tjera shqiptare si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj
Dje në ditën e hapjes së festivalit ishte i pranishëm edhe presidenti i Republikës z. Sali Berisha
Takim me përfaqësuesit e IRJ
Më 18 shtator zoti Fatmir Mediu, nënkryetar i PRSH priti në Selinë Qendrore delegacionin e
Institutit Republikan Amerikan
Gjykata e Kasacionit i bindet Gjykatës Kushtetuese
Dosja “Nano” u nis në Gjykatën e Tiranës
Çaktohet ora e gjykimit të Ilir Hoxhës. Ajo është sot ora 13.20
Plenumi i Gjykatës së Kasa...
Biblioteka Kombëtare - vendi i fitoreve
E rrallë
Një konkuruese për gazetari që ka studiuar për tre muaj në Bibliotekën Kombëtare, ditën që u njoftua se kish fituar për t’u regjistruar si student i ditës në fakultet, i dhuroi kësaj biblioteke
dy vite e para nuk ishte përgatitur për konkurrim në Bibliotekë. Biblioteka i solli dhe fitore. Kështu, edhe pse me kushte jo shumë komode, Biblioteka Kombëtare vjel honorarin e parë. fitoren. vjel honorarin e parë. Ora është vendosur në murin e sallës më të preferuar të bibliotekës që do të rregullojë dhe orarin e shërbimit të saj. B. Përmeti
suesit e IRI
Më 18 shtator zoti Fatmir Mediu, nënkryetar i PRSH priti në Selinë Qendrore delegacionin e Institutit Republikan Amerikan të kryesuar nga zonja Kler Sekler, drejtoreshë e këtij Instituti për Europën Qendrore dhe Lindore dhetepërbërë nga zotërinjtë Piter Dikenson, Tomas Peterson dhe Rendi Slefkin. Në takim merrte pjesë dhe shefi i shtypit dhe i informacionit të PR. z. Neritan Alibali dhe anëtari i kryesisë së FRRSH z. Ruben Avxhiu.
në Selinë Qendrore delegacionin e Institutit Republikan Amerikan të kryesuar nga zonja Kler Sekler, drejtoreshë e këtij Instituti për Europën Qendrore dhe Lindore dhetepërbërë nga zotërinjtë Piter Dikenson, Tomas Peterson dhe Rendi Slefkin. Në takim merrte pjesë dhe shefi i shtypit dhe i informacionit të PR. z. Neritan Alibali dhe anëtari i kryesisë së FRRSH z. Ruben Avxhiu.
Në fillim të takimit z. Dikenson tha se delegacioni i Institutit Republikan Amerikan ka ardhur për t’u njohur me situatën aktuale politike në Shqipëri dhe në këtë aspekt me mendimin e PRSH për këtë situatë dhe më gjerë.
Z. Mediu pasi shprehu kënaqësinë për takimin, bëri një historik të shkurtër të PRSH që nga krijimi, etapat nëpër të cilat kaloi dhe qëndrimin e saj në momente kyçe. Më pas ai foli për organizimin e Partisë dhe përpjekjet në drejtim të konsolidimit të pozicionit konservator të saj, sidomos me hartimin e programit të ri politik.
Më tej, nënkryetari i PR shpjegoi marrëdhëniet e PR dhe PD që nga viti 1992 dhe divergjencat me të, paraqiti vizionin republikan për ndërtimin e shtetit, foli për grupimin e forcave të Djathta në LDSH dhe programin e saj, përgatitjet për fushatën elektorale etj.
Z. Fatmir Mediu theksoi se PRSH është për pavarësitë e plotë të pushtetit gjyqësor, por edhe kundër manipulimeve që bëhen me të.
Zëdhënësi i PRSH
NERITAN ALIBALI
Gjykata Kushtetuese
Çështjet ora e gjykimit të Ilir Hoxhës. Ajo është sot ora 13.20
Çështjet 13.20
Plenumi i Gjykatës së Kasacionit nuk do të shqyrtojë më mbrojtje ligjshmërie për çështje penale. Në mbledhjen e ditës së djeshme, ai është njohur me vendimin e gjykatës kushtetuese: “Përderisa vendimi i Gjykimi i Gjykatës Kushtetuese i dhënë ditën e martë më 19 shtator i ka quajtur antligjore dhe antikushtetuese vendimet e Plenumit të Kasacionit të datës 26 korrik 1995, atëherë automatikisht nuk mund të merret në shqyrtim çështja Nano.” Dosja e tij menjëherë dje iu dërgua Gjykatës së Tiranës. Zëdhënësi i Gjykatës së Kasacionit sqaron se Plenumi i Kasacionit do të mblidhet vetëm për çështje civile, sepse kështu përcakton Kodi i Ri Civil, dhe asnjëherë për çështje penale. Në mbledhjen e djeshme gjyqtarët e Kasacionit u pajtuan me vedimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe Plenumi i Kasacionit saktësoi dhe orën e gjyqit të djalit të Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, i dënuar për shpifje duke fyer rëndë pjesë të popullsisë. Ai do të bëhet sot në orën 13.20.
Në Plenumin e djeshëm kanë qenë të pranishëm të 11 anëtarët e tij.
Kështu kryetari i kësaj gjykate është në pritje të vendimit tjetër të Gjykatës Kushtetuese e cila e ka shtyrë atë për një kohë të pacaktuar. Brozhështuesit e papditur nga KM për pezullime të paligjshme vendimesh përmbaruese. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit për 29 vendime gjyqësore të formës së prerë, të dhëna nga gjykatat e rretheve ka ushtruar KML (Kërkesë për Mbrojtje Ligjshmërie) dhe mbas një periudhe kohe i ka tërhequr kërkesat e tij pa u shqyrtuar nga Gjykata e kasacionit dhe u ka kthyer dosjet gjykatava.
B. M.
Ndërrimi i brezave me uniformë ushtari
Muaji i lirimit dhe mobilizimit
Filloi ndërrimi i brezave të ushtarëve. Kontigjenti që plotësoi një vit në radhët e ushtrisë, ushtrisë sipas përcaktuar ligji, ka lënë repartet e këmbësorisë, aviacionit, flotës detare dhe po kthehet në shtëpen pasi ka plotësuar një detyrim ndaj vendit.
Gjithashtu po një kontigjent i tillë i ka zëvendësuar ata në këto reparte. 20 vjeçarët janë liruar dhe 19 vjeçarët kanë veshur uniformën e ushtarit.
Ata që lirohen meshkujdesjen e gëzimit i kanë dhënë një lloj gjallërie rrugëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Kështu, në këtë fund shtatori është bërë dhe ndërrimi i ushtarëve. Shumë prej tyre siçellin 19-vjeçarët pranë degëve ushtarake për t’i nisur drejt reparteve.
E veçanta e kësaj manifeste ushtarake është se djemtë që lirohen dhe djemtë që shkojnë ushtarë si detyron me njëri të betasin ashtu siç dëshironin komanduesit e para vitit ‘90. Me autobuse komode rruga e tyre për në shtëpi është normale.
Gjithsesi brezat e 19 dhe 20-vjeçarëve do të ndërrohen çdo vit.
P. Masha
Të gjithë
Kryesia e Shoqatës së ish-Bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit lajmërohen të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e vet për një mbledhje urgjente ditën e xhuma ora 15,
alla turka. Pjesëmarrja është me ftesa....
...Pushteti demokratik po kërkon që t’i heqë të drejtën e marrjes me politike gjithë dëshmitarëve dhe spiunëve të ndershëm Ky veprim është në kundërshtim me kartën e universale të të drejtave të njeriut dhe statutin e shoqatës sonë dhe tregon edhe njëherë se ky regjim antipupollor i ka ditët e numëruara. Shoqata do të protestojë fuqimisht pranë të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare. Nëse protesta nuk do të merret parasysh ftohen anëtarët dhe simpatizantët të hidhen në grevë urie....
...Allah, allah, po me spiunët ç’patën xanëm? Kjo është antikushtetuetese. Tani, tamam-antikushtetuetese nuk është se ne nuk kemi Kushtetutë, por kur të bëhemi me Kushtetutë...
...NATO do të bombardojë selinë e PS, por Pëllumbin nuk do ta gjejë gjë sepse është futur në bunker.
Njerëzit që kanë pasur dosje nuk do të marrin bono privatizimi.
Ilustrim i një personi me çantë mbi shpinë; etiketa vertikale: “Të gjithë”.