Dje kryetari i PRSH z. Sabri Godo pati një mëngjes pune në Hotel Rogner me kryetarin e Aleancës Nacionale, z. Xhanfranko Fini, parlamentarin Tatarela dhe shefin e Shtypit të ANI.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis PRSH dhe ANI, forcimit të marrëdhënieve të këtyre partive dhe shtimin e kontakteve midis dy palëve.
Z. Godo bëri një pasqyrë të gjendjes aktuale politike në Shqipëri, shpjegoi marrëdhëniet e PR me PD gjatë koalicionit qeveritar dhe arsyet e prishjes së këtij koalicioni si dhe foli për gjendjen e PR, organizimin e saj, përgatitjet për fushatën elektorale dhe përpjekjet që bën PR dhe LDSH për të mos lejuar rik-[teksti vazhdon jashtë fotos]
Për ftesën, shprehu gatishmërinë e tij për forcimin e marrëdhënieve midis PR dhe AN dhe u angazhua për ndihmë konkrete ndaj PR. Z. Fini shprehu edhe një herë pikëpamjen e partisë së tij se fitorja e socialistëve në Shqipëri nuk do të ishte e mirëpritur nga Poli i Lirisë në Itali.
Gjithashtu u diskutua edhe për emigrantët shqiptarë në Itali dhe me këtë rast z. Fini rikonfirmoi se emigrantët shqiptarë duhen trajtuar ndryshe nga të tjerët.
Më pas, me kërkesë të z. Sabri Godo, Xhanfranko Fini priti përfaqësuesit e LDSH, zotërinjtë Hysen Selfo, kryetar i radhës së LDSH, Kurt Kola, Guri Durollari dhe Remzi Ndreu. Liderët e LDSH e informuan mikun për programin e Lidhjes, përpjekjet-[teksti vazhdon jashtë fotos]
Memoriali “20 shkurti” në qendër të Tiranës
Në brendësi
F.3 Hajduti thërret: “Kapeni hajdutin” F.4 Ka klasa, por nuk ka nxënës F.5 PAPULIASI TAKOHET NE NJU-JORK ME SERREQIN F.5 Klinton do të takohet me Jelcinin më 22 tetor F.8
Proceset e shkurtuara në Gjykata
Proceset e shkurtuara janë një fenomen i ri i punës dhe veprimtarisë së gjykatave të faktit.
Zbatimi i tyre ka filluar pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri të Procedurës Penale dhe numri i tyre po shtohet dita-ditës.
Në Gjykatën e rrethit të Tiranës mesohet se deri tani, rreth 10 çështje penale janë gjykuar me këtë metodë të re, duke pasur gjithmonë kërkesën dhe pëlqimin e të pandehurve.
Si shpjegojnë specialistët e fushës së drejtësisë, proceset e shkurtuara janë komode jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për vetë të pandehurit. Zakonisht këto lloj procesesh përfundojnë brenda një seance, pa pasur nevojë për dëshmitarë dhe procedura të tjera të zgjatura. Të gjitha ato eliminohen nga pohimi i fajit dhe pranimi i akuzës nga vetë i pandehuri.
Thënë në se për gjykatësit, prokurorët dhe avokatët kjo është një përfitim në kohë, për të pandehurin përfitimi është më i madh. Ligji parashikon në proceset e shkurtuara një zbritje të dënimit prej 1/3 të dënimit për fajtorin.
Shënim i zëdhënësit të PRSH
Duke shfletuar shtypin partak e të pavarur shqiptar, zëdhënësi i PRSH, z. Neritan Alibani vëren se:
Vizita e delegacionit të nivelit të lartë të Aleancës Nacionale në Shqipëri ka nxitur liderë të forcave të majta politike shqiptare të sulmojnë z. Xhanfranko Fini duke e etiketuar atë si neofashist. Ky epitet duket tepër paradoksal po të kihet parasysh fakti se akuzuesit, të cilët nuk pranojnë të quhen neokomunistë megjithëse kanë milit uar për shumë vjet në radhët e PPSH, akuzojnë për neofashizëm z. Fini i cili ka lindur 10 vjet pas shembjes së fashizmit në Itali.
Është për të ardhur keq që edhe gazetare të ndryshëm e qarqe të pavarura i bashkëngjiten këtij kori në një kohë kur kundërshtohet prej tyre identifikimi i socialistëve të sotëm shqiptarë si komunistë të së shkuarës.
“Liria dhe paqja të sigurta në një Europë të Bashkuar”
Kancelari gjerman Helmut Kol shprehu favorin e kohës, për të zbatuar me 3 tetor 1990 ribashkimin gjerman.
Në një intervistë me revistën “Deutschland” ai flet për kujtimet e tij politike dhe personale për këtë kohë të mbushur me ngjarje, mbi procesin e zgjimit të brendshëm të perëndimit, mbi mundësitë e integrimit politik dhe evropian. Si europian besnik ai sheh bashkimin gjerman dhe evropian në “një lidhje të brendshme”. F.6
Unë jam shumë dakord që punët e Shqipërisë të zgjidhen vetëm me konsensusin e shoqatave dhe organizatave humanitare dhe jo qeveritare.
Politikanët e Shqipërisë me e mira do të ishte të bëjnë politikën e Amerikës së Madhe, ose nerast se nuk duan të merren me Ha mer ikën le të bëjnë mediatoren paqeje në Bosnjë dhe në Lindjen e Mesme. Janë njerëz adapt për këtë punë.
Dielli që del dielli nuk do të thotë se do të jetë kohë e mirë edhe ditët e tjera, kështu që për kohë të mirë duhet pritur deri në prill, asell, asell deri në Maj.
Zgjedhjet më të mira për problemet e vendit po e jep opoti ta majtë konstruktive e cila pritet të krijohet më vitin 1988 - 1999.
Viti i ri shkollor po ujem me duart lart dhe ehepat plot. Nesër do ketë një tërbim të madh në përkujtim të 27 shtatorit ditës së Fiqve. Me këtë rast Sorkadhja do t’i bëjë një vizitë folëse së lepujve, të cilët do të lajmërohen më parë nga iriq këmbë-shepti. Ariu do të hajë Mollë të egra dhe do kërcejë vetëm kur të dëgjoj Daullen. Luani do niset me shërbim jashtë shtetit në zhungël, pasi ka të dhëna se Lakuriqi nuk ka ndërmend të kthehet në viset e veta.
Rikthimi i socialistëve në pushtet do të ishte katastrofë për Shqipërinë
"Fini ishte i disponuar më së miri ndaj emigracionit tonë"
Lexoni në f.3
Gjithnjë e më të shpeshta proceset e shkurtuara në