• Në që para disa muajsh përkujtuam vdekjen e Nolit, të dielën në Elbasan kremtuam ringjalljen e Nolit.
• Pretendimeve të përkrahësve të Janullatosit të cilët thonë se mbështeten në Statutin e vitit 1950, ne u përgjigjemi se nuk njohim asnjë ligj të bërë në kohën e Enver Hoxhës. Ne respektojmë Statutin e vitit 1929, i cili Janullatosin e detyron të largohet.
Faqe 4
Arrestohet Shefqet Peçi
Shefqet Peci, ish bashkëpunëtori i ngushtë i diktatorit Hoxha u arrestua, dje nën akuzën për krime të mëdha të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Shefqet Peci është i pari person që do gjykohet për krime kundër nga drejtësia shqiptare, ndryshe nga gjykimet e deritanishme për ish nomenklaturën e lartë komuniste që janë karakterizuar nga një banalitet i papërshkrueshëm.
Ishin familjet e 21 viktimave të vrara pa gjyq nga fashizmi Buzë e Madhe i rrethit të Kukësit që i kërkuan drejtësisë për të hapur çështjen penale ndaj Sh. Pecit.
Më 26 shtator 1994, një natë pasi partizanët e brigadës së pestë të komanduar nga Shefqet Peçi kishin darkuar në familjet e fshatit Buzë e Madhe, 21 burra të këtij fshati "të mbledhur për mbledhje" me urdhër të Pecit u pushkatuan për qëndrimet e tyre nacionaliste.
Vepr[a?] e kryer nga Shefqet Peçi është krim lufte, i parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal në Fuqi dhe në bazë të nenit 67 të këtij kodi këto lloj krimesh nuk i nënshtrohen parashkrimit.
Korresp. "Republika"
Tetori muaji i panaireve
Tre Panaire gjatë muajit tetor në Tiranë. Gjithçka filloi me panairin bujqësor dhe do të mbyllet me panairin e madh me 24-28 tetor për prodhimet industriale.
Rreth 500 firma të ndryshme shqiptare dhe të huaja nga të gjitha fushat e prodhimit kanë qenë dhe janë aktualisht pjesëmarrëse në panair.
Sapo përfundon Panairi i Bujqësisë, hap siparin Panairi i Ndërtimit, i organizuar në QNK në Tiranë nga 12-17 tetor. Ky është panairi i parë i këtij lloji. Atë e diktoi nevoja të ndërtojmë jo më në mënyrë amatore, por sipas projekteve shkencore në institucionet shqiptare dhe ato të huaja të studiuese të zonave suburbane dhe urbane. Vetëm në tre panairet e hapura ka pasur rreth 30 mijë vizitorë dhe në të janë bërë jo vetëm ekspozimet e mallrave e teknologjisë, por edhe tregtia me shumicë e pakicë. “Sipas statistikave, rekordin e panaireve e mban Ministria e Bujqësisë e Ushqimit, e cila ka organizuar tre panaire dhe do të organizojë të tjera”, thonë specialistët e saj. Kështu muaji tetor ka filluar të quhet muaji i panaireve.
B. P.
Telen
Shefqet Peçi thonë se ka këmbën e mbarë dhe do të tërheqë pas vetes edhe të tjerë shokë të tij të idealit. Poezia e Pecit “Komandant na dobi mallin do të përderet si provë të gjykatës se Peci është i përgjegjshëm për ato që bën.
Gjethet që kanë rënë po i mbledhin për t’i futur në jashtëkët elektorale. Kur të vijë në pushtet partia e socialistëve, puna e parë që do të bëjë do të jetë sekuestrimi i mallit të tregtave kapitaliste. Do rihapen gjyqet e popullit, ku tregtarët do të japin hesap për milionat që kanë vënë në kurriz të mileti të varfër dhe shumë të varfër.
Pasi të gjykohen, të gjithë njerëzit e biznesit do të vihen të hapin kanale dhe të thajnë kënet[a?]. Po kështu nga puna e tyre pritet të shtohet prodhimi i kromit, bakrit, nikel - kobaltit, etj.
Ligji i ri elektoral do të parashohë që nga një zonë të zgjidhen 4 deri me 5 deputetë. Kjo është një përvojë tipike shqiptare që bëhet për të zhvilluar demokracinë në kushtet e rrethimit të egër kapitalist.