Presidenti Rugova shpall një ditë zie
Vdiq Anton Çetta
Presidenti Rugova shpall një ditë zie Vdiq Anton Çetta Dje në Prishtinë vdiq një nga humanistët më të mëdhenj shqiptarë, Profesor Anton Çetta. Ideatori, mishëruesi dhe realizuesi i pajtimit të mbi 1000 gjaqeve në Kosovë, do të prehet sot në orën 14.00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. Presidenti Rugova me këtë rast e ka shpallur datën 6 nëntor ditë zie në Kosovë. Anton Çetta u lind më 5 janar 1920 në Gjakovë, arsimimin e filloi në Tiranë e Korçë e më pas në Milano dhe …[?] përfundoi në Beograd më 1950. Cetta ka qenë asistentprofesor në Universitetin e Beogradit, ligjërues i gjuhës së vjetër shqipe në Universitetin e Prishtinës, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Universitetin e Prishtinës. Profesor Cetta punoi shumë me folklorin popullor të cilin e përmbledhi në 16 vëllime. Ai punoi me përkthimin e poezisë dhe letërsisë franceze e italiane në gjuhën shqipe. Anton Cetta mbetet në ndërgjegjen kombëtare si misionar dhe rilindës i ditëve tona.
Kthim masiv emigrantësh nga Greqia
Midis tyre dhe një kufomë dhe dhjetëra të keqtrajtuar
Dje në pikat tona doganore që lidhjen me Greqinë u kthyen 506 emigrantë, nga të cilët 180 në Kapshicë dhe 326 në Kakavijë.
Por nga këta 506 emigrantë 505 ishin të gjallë. Së bashku me ta u kthye dhe një i vdekur. I vdekuri quhej Nikollë Zeka, i moshës 36… vjeçare nga Puka. Kështu, edhe pse shteti grek ka kthyer 1 milionë shqiptarë për këta 4 vjet, përsëri vazhdon të eksperimentojë mbi emigrantët shqiptarë. Kthimi i djeshëm shënon numrin 2000 të emigrantëve të kthyer gjatë javës. Kështu qeveria greke jo vetëm nuk bën legalizimin, jo vetëm diskriminon në punë dhe në pagë, por i diskriminon dhe me mënyrën e kapjes dhe trajtimin gjatë kthimit. Nga 506 të kthyerit kishte mbi 15 vetë të keqtrajtuar nga policia. Ky keqtrajtim vazhdon në rritje bëhet vetëm dy ditë pas presionit qeveritar nga ana e Greqisë për hapjen e shkollave greke. Kështu, çdo kusht grek shoqërohet me valë keqtrajtimesh e kthimesh emigrantësh. S. R.
Padi edhe për Piro Kondin
Deri tani Kondi u ka shpëtuar dënimeve që…
Ç’kërkon presidenti grek
Nuk e kuptojmë se ku e gjen atë të drejtë zoti Stefanopullos që të flasë me një gjuhë të tillë, duke i krijuar përshtypjen se Greqia është për Shqipërinë si ajo kucedra që i hap e i mbyll ujín kur të dojë. Përsa i përket të drejtave të minoriteteve zoti Stefanopullos duhet ta ketë të qartë se ekzistojnë disa norma ndërkombëtare, të cilat duhet t’i zbatojnë të gjitha vendet në mënyrë të njëjtë. Për këtë ka dhe ekspertë përkatës që vlerësojnë zbatimin e tyre. Kështu që zoti Stefanopullos nuk ka pse të lodhet duke marrë mbi vete edhe detyra apo funksione që nuk i takojnë.
Sa për problemet e Kishës Ortodokse Shqiptare, kjo ka një statut të saj dhe nuk ka nevojë që të ndryhet në tjetër, aq më tepër nga jashtë për të rregulluar punët e saj. Por, si duket, zoti Stefanopullos, mendon se me qenë se greku Janullatos ndodhet në krye të Kishës Shqiptare, kjo është në varësi të asaj greke dhe si kryetar i një shteti që varet nga kisha e sheh veten në pozitën e një ushtari të saj.
Lexo f. 5
Emigrantë shqiptarë të kthyer forcërisht nga policia greke
Të majtë
Presidenti grek është shqetësuar shumë për mbarëvajtjen e punëve në Kishën Shqiptare dhe ka kërkuar që në krye të Kishës të jetë patjetër një person me origjinë kombësi e shtetësi shqiptare. Nëse nuk plotësohet kjo kërkesë legjitime e presidentit grek atëherë ai do t’a anulloje vizitën e premtuar në Shqipëri.
Kushtetuta meqë nuk po miratohet e tëra do miratohen pjesë pjesë. Disa pjesë para zgjedhjeve dhe disa pjesë të tjera pas zgjedhjeve, dhe pas pjesës së dytë të Kongresit të Partisë Socialiste. Komisioni i bisedeve duhet që të arrijë konsensusin për numrin e pjesëve. Socialistët deri më tani janë dakord vetëm për paketën kushtetuese të lirive e të drejtave të njeriut.
PS po i shtohet aleatët. Namik Vehbi Fadile Hoti (NVFH) e shpalli zyrtarisht se është për aleancë para zgjedhore me Socialistët. Namiku ka kërkuar vetëm postin e kryetarit të Parlamentit. Vetë Nano ka rënë dakord për këtë aleancë historike.
Në zgjedhjet e ardhshme do fitojnë partitë e ekstremit të qendrës
Kondin
Deri tani Kondi u ka shpëtuar dënimeve që morën ish-kolegët e tij, edhe pse ai ishte me ta deri ditën e fundit që u rrëzua diktatura
Paditet dhe ish-bllokmeni Pirro Kondi. Padia ndaj tij është bërë nga familja Basha, e cila humbi djalin e saj Altin Basha më 2 korrik 1990, para ambasadës Gjermane. Basha vdiq pas 7 ditësh në spital, më 9 korrik 1990, edhe pse për pak ditë u mendua se e kaloi rrezikun.
Në këtë kohë Pirro Kondi ka qenë sekretari parë i KP të Tiranës dhe, sipas rregullit, udhëhiqte tërë veprimet e policisë së bashku me kryetarin e Degës së Brendshme, i cili varej zyrtarisht direkt nga sekretari i parë.
Nëna e Altinit, Qeranca Basha, thotë: “Fjala e fundit e djalit tim ishte: ‘Mua më qëlloi Sigurimi i Shtetit me urdhër të Pirro Kondit. Këtë gjë e kam dëgjuar vetë, me plumb në trup e i mbushur me gjak’, shpjegoi ai kur njëri nga policët tha kolegut që qëlloi: - Pse qëllove, vrave një njeri. Vrasesi u përgjigj: - Kështu është urdhëri nga lart.”
Pas këtij deponimi, edhe pse operacioni kishte dalë vijon në f.3
Forcat politike të paktën t’i japin Kushtetutën këtij vendi
Faqe 3
Pronarët kërkojnë t’u kthehet ajo që u takon dhe jo aq sa e shikon të udhës PD-ja