Një milion izraelitë i bënë homazh ish kryeministrit izraelit Rabin. 50 mbretër, presidentë, dhe kryeministër morën pjesë në varrimin e ish kryeministrit Rabin. Delegacioni amerikan në varrimin e z. Rabin përbëhej nga 100 vetë (40 anëtarë të Kongresit amerikan). Personi i arrestuar për vrasjen e Rabinit pranoi fajësinë para një gjykate. Les Valesa ka më shumë shanse se kandidati komunist për të fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni. Shevernaxe fitoi dje në zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji. Në Bullgari u krijua Internacionalja Komuniste me pjesëmarrjen e 29 partive komuniste që pranojnë ide të Marksit dhe Leninit nga gjithë bota, përfshirë Francën dhe Shqipërinë. 1 milion e 200 mijë ECU janë dhënë nga Komuniteti Evropian për rehabilitimin e burgjeve në Shqipëri. Parlamenti shqiptar uli dje tarifat doganore për mjetet, mbrojtëse për nxjerrjen e popullatës me gaz dhe vajguri. Së shpejti në qendër të Tiranës karshi Muzeut Historik Kombëtar do vendoset memoriali kushtuar 20 shkurtit. Rrezikohet furnizimi me miell dhe bukë në zonat e thella në Veri të vendit për shkak të motit të keq.
Vazhdon kthimi i emigrantëve
Asgjë e re nga Fronti i Jugut
Operacioni “Fshesa ’95” ka hyrë në fazën e tij më intensive.
Duke bërë një përllogaritje të thjeshtë del se pala greke ka kthyer mbi 4320 emigrantë shqiptarë gjatë javës që kaloi. Dje janë kthyer 534 emigrantë, nga të cilët 340 në Kaka viq dhe organizimin e “fshesës së re” mbi emigrantët nga qeveria greke është gjetur “mosh apja e shkollave greke në shumë qytete të Shqipërisë”. Madje këtë herë edhe presidenti grek është bërë më “agresiv”. Ai ka deklaruar se po nuk u hapën shkollat greke, jo vetëm që nuk do të vijë, konfirmojnë se është dashur që Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes të organizojnë operacionin më të fundit. Shqiptarët kapen, u grisen pasaportat dhe dokumentet e tjera, mbahen 8-10 ditë nëpër burgjet e
4320 emigrantë shqiptarë gjatë javës që kaloi. Dhe janë kthyer 534 emigrantë, nga të cilët 340 në Kakavijë dhe 194 në Kapshticë. Këto kthime janë shoqëruar dhe me keqtrajtimet të këtyre emigrantëve. Shkak për
3 parti i bashkohen deklaratës së 13 partive për ligjin e zgjedhjeve
Të mbledhur me njëjtënqëllim, shqyrtimin e deklaratës së 13 partive, dt. 9 tetor 1995, mbi domosdoshmërinë e disa ndryshimeve në Ligjin nr. 7556
nr.7556, dt. 4.02.1992 “Mbi zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë”, si dhe të nisur nga sugjerimet e anëtarëve të degëve të partive mbi këtë deklaratë, me unanimitet vendosën të mbështesim këtë nismë të 13 partive, me të njëjtin shqetësim. Konsiderojmë të nevojshëm ndryshimin mbi ligjin në fjalë, ndryshime këto që kanë lidhje të ngushtë me konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, ndërtime parlamenti të vërtetë pluralist, si dhe eliminimin e mundësisë së përqendrimit politik në dy parti, gjë që sjell për konditat tona ekonomiko-sociale, mundësinë e restaurimit të diktaturës. Domosdoshmëria e mbështetjes së ligjit ekzistues, ndryshuar sipas parashtimit të deklaratës së 13 partive, dhe të tonit, qëndrimi që do të mbajë Parlamenti ndaj këtij propozimi, përbëjnë një eveniment politik për perspektivën e kombit tonë, demokracisë dhe pluralizmit politik. Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar Partia Lidhja Popullore Shqiptare Partia e Blerte Shqiptare
Lista e të korruptuarve në gjykatë
I pandehur kryeredaktori Bledi Fevziu. !!!
Deputetin Perikli Teta e shpëton nga procesi gjyqësor imuniteti i deputetit. Sipas bisedës me gjykatësen Shkëlqim Miri që është caktuar për të drejtuar gjyqin në ngarkim të kryeredaktorit të gazetës “Aleanca Demokratike, Blendi Fevziu, mëson se që në seancën ballafaquese statusi i deputetit e mbron deputetin Perikli Teta. “Ai nuk mban asnjë lloj përgjegjësie ligjore për atë që thotë në seanca plenare.” Kështu gjyqi i djeshëm u bë vetëm për të akuzuarin Fevziu.
Në seancën e djeshme gjyqësore, pasi u lexua padia e bërë nga kryetari i Kontrollit të Shtetit, Blerim Çela, për fyerje të personalitetit shtetëror, e cila parashikon një dënim me gjobë deri në dy vjet burg, dje Fevziu mbajti qëndrimin mohues ndaj akuzës duke thënë: “Unë nuk kam bërë asnjë vepër penale, por kam thënë të vërtetën.”
Në shkrimin e tij të datës 20 maj 1995 ai ka botuar të plotë listën Teta. Por nga kjo listë i vetmi që ka reaguar është Blerim Çela. Ai ka bërë padinë për prokurori, për fyerje dhe shpifje.
Gjithsej pas seancës së djeshme kur deputeti Teta shpëtoi nga procesi gjyqësor, Fevziu do të vazhdojë seancën gjyqësore më 15 nëntor.
B. P.
Pse mungojnë biznesmenët në delegacionet tona qeveritare?
F.3
Ka vetëm një mënyrë për të parandaluar krimin: ashpërsia e ligjit
F. 4
Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj grave, ende pjesë e martesës
F.4
Tollini
Njerëzit nuk duan të kenë drita në shtëpi - ky është përfundim në të cilin ka arritur sondazhi i realizuar nga një grup i pavarur sociologësh. 88% e të anketuarave janë shprehur se pëlqejnë më tepër dritën e qiriut. Gjithashtu interesant është fakti që 47% e të anketuarve nuk dëshirojnë t’i kalojnë mbetjet në ngrohtësi.
Greqia po i kthen refugjatët shqiptarë ndërsa Shqipëria të hapë për çdo kokë minoritari dy shkolla. Plotësimi i kësaj kërkese minimale është dhe një tregues i qartë se Shqipëria po ecën me vendosmëri në rrugën e paqes dhe të demokracisë.
Lista e të korruptuarve po vjen gjithnjë e duke u ngushtuar derisa do të vijë në zero.
Kushtetuta do të miratohet në fillim në komision, pastaj në grupet parlamentare, pastaj në Parlament. Një pjesë do të miratohet me referendum. Një pjesë me asamble Kushtetuese, një pjesë me Parlament, një pjesë në Këshillin e Evropës.