09/11/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 nëntor 1995

Rezistencë represionit pa i shpallur luftë Serbisë

Kryeministri në ekzil i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi Kryeministri i Republikës së Kosovës. Dr. Bujar Bukoshi i cili që prej ditës së djeshme ndodhet në SHBA për takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, do të japë sot një deklaratë për shtypin në Deiton, kupo zhvillohen bisedimet për paqen në Ish - Jugosllavi. Në një intervistë dhënë VOA, kryeministri i Kosovës Dr. Bukoshi theksoi se zgjidhja e problemit të Kosovës është në interes jo vetëm të shqiptarëve, por “është interes i paqes në rajon”. Me vizitën në SHBA, Bukoshi kërkon të tërheqë edhe njëherë vëmendjen e faktorit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës që gëzojët ende rëndin e editës për bisedimet e paqes në ish - Jugosllavi. Ai përsëriti se shqiptarët nuk do të heqin dorë nga kërkesa për pavarësim nga Serbia. Bukoshi shfaqi bindje se shqiptarët janë të gatshëm për të paguar një çmim më të shtrenjtë për lirinë e Kosovës. Bukoshinë mesazhin e tij tha se mund t’i bëhet “rezistencë represionit të pushtues serb pa shpallur luftë Serbisë”. Bukoshi bëri apel në shpirtin e rezistencës së shqiptarëve për të luftuar frikën e ekzagjeruar. Për bisedimet e mundshme me Beogradin në prani të një pale të tretë, kryeministri Bukoshi tha se “pavarësisht se Serbia sot i ka pozitat më të dobta se kurrë, ajo nuk është e gatshme për të biseduar me përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve në Kosovë dhe mu për këtë shkak duhet të rritet presioni i faktorit ndërkombëtar mbi Serbinë.

Godo takohet me Finin

Dje z. Godo pati një takim në Romë me liderin e Aleancës nacionale z. Xhanfranko Fini me të cilin u diskutuan me përzemërsi për problemet e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Një vend të veçantë në biseda zënë edhe marrëdhëniet ndërmjet Aleancës Nacionale dhe Partisë Republikane. Në këtë kuadër të ftuar nga Partia Republikane së shpejti pritet të vijnë në Shqipëri dy delegacionet e Aleancës Nacionale të udhëhequra nga dy deputetët të Aleancës Nacionale, sekretarë të rajoneve të kësaj partie në Puglia dhe Kampania. Gjithashtu është arritur marrëveshje për intensifikim të marrëdhënieve ndërmjet shtypit. Z. Godo i cili ndodhet në një Itali në një vizitë pune do të vazhdojë takimet me personalitete të tjera të jetës politike në Itali.

Maratona “Arsidi” pret finishin në Kasacion

Pas 80 seancash gjyqësore dhe pas 5 vendimesh gjyqësore, përsëri një gjyqi tjetër. Këtë herë janë 4 të mbeturit në burg që, edhe pse në Apel i shtuan dënimet, përsëri kërkojnë pafajësi, këtë radhë në Kasacion. Është rishfaqur fantazma e Arsidi. Këtë herë janë përsëri viktimat e tij që vuajnë në Burgun e Tiranës deri në 10 vjet burg që do të ridalin në gjyq brenda 10 ditësh të fundit të muajit nëntor 1995. Agron Saliu, Agim Tartari, Ilir Hoti dhe Ardian Xhyheri kanë depozituar kërkesën për gjykimin e çështjes në Kasacion. Kësaj radhe kanë atakuar vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit që u tregua më e ashpër se Gjykata e Tiranës e shkallës së parë. Në Apel gjithashtu bënë kërkesë për pafajësi dhe vetë të dënuarit. Ata jo vetëm nuk morën pafajësi, por përfituan dhe nga 4 vjet burg shtesë. Të pakënaqur nga ky vendim ata kanë bërë ankesën për në Gjykatën e Kasacionit, përveç kjo me tej ne f. 2

Që nga dita e djeshme Nano lan duart me drejtësinë

Duke filluar që sot ai do të vuajë 3 vjet e 7 muaj burg për vjedhje. Mbasi ka konsumuar të gjitha të drejtat ankimore që parashikon Kodi i Procedurës Penale kundër vendimit gjyqësor, për të ka vetëm një lehtësi. Mundet të përfitojë nga ndonjë amnisti. Dje u mbyll cikli juridik i Fatos Nanos sipas Kodit të Procedurës Penale. Për çështjen Nano janë konsumuar përfundimisht të gjitha format e ankimit ndaj vendimeve që kanë dhënë gjykatat. Dje përfundoi dhe afati kohor juridik edhe për mbrojtje ligjshmërie në vijim të kërkesës së tij pas hyrjes në fuqi të Kodit të Ri Penal më 1 qershor ’95. Sipas Kodit të Procedurës Penale, Nano i ka konsumuar me mënyrat ankimore të gjitha të drejtat e tij. Mbas dënimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë ai ka me tej ne f. 2 Ish kryeministri i PP Fatos Nano në ditën e parë të gjyqit

Shqipëria midis Lindjes dhe Perëndimit

Flet GODO në Klubin Rotari, Bari F. 4-5

Edhe këtë dimër duhet të shtrëngojmë qirinjtë!

F. 3

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike mundet që njoftimet e mposhtme të mos jenë shumë të sakta. Dimri ka gjetur të papërgatitur jo vetëm qeverinë, por edhe partitë politike të pozitës dhe të opozitës. Qeveria nuk siguroi ndriçimin dhe ngrohjen e sallave për mitingje, ndërsa partitë politike nuk mblidhen për të mbledhur të pambledhurit për mbledhje. Sipas sondazhit të bërë në radhët e pensionistëve PS fiton në zgjedhjet e ardhshme 99.99%. Në fakt PS megjithëse nuk mori pjesë në zgjedhjet e ’91 i fitoi ato me 75%. Në Bullgari partia komuniste shqiptare është anëtare e Internacionales së re komuniste. Internacionalja pranon idetë e marksit dhe të Leninit. Se shpejti në PS pritet të fillojnë diskutimet për Leninin. Sërvet Pëllumbi do fillojë të shesë cigare në dyqanin Florian. Në ilegalitet do dalë Meta dhe Dokle. Aksioni për lirimin e Nanos do të zhvillohet sapo të mbërrijë nga Beogradi i dërguari i Partisë Socialiste të Serbisë. Me pas do ndizet lufta nacional - çlirimtare. Në Berat nuk do zhvillohet festivali folklorik, por pleniumi i Beratit.