headline_banner
positive
urim
festë kombëtare
Gëzuar festën e 28 Nëntorit
Gëzuar festën e 28 Nëntorit
news
negative
politikë
Provokacion që nxit tensionin politik
Kryetari i PS: "Nuk do lejoj që në sallën e Bashkisë të shahet Fatos Nano"
Kuçovë: Kryetari i PS pengon zhvillimin e aktivitetit të PR
Provokacion që nxit tensionin politik
Kryetari i PS: "Nuk do lejoj që në sallën e Bashkisë të shahet Fatos Nano"
Me datë 28 nëntor 1995, ne qytetin e Kucoves do të mbahej mbledhja e Këshillit Drejtues të degës së PR për rrethin. Në këtë aktivitet do te merrte pjesë edhe kryetari i PRSH, zoti Sabri Godo.
Mbledhja ishte caktuar të mbahej në sallën e Bashkisë së qytetit, një praktikë normale kjo për aktivitetet e forcave politike në rreth. Por drejtuesit lokalë të PS, në momentin e fundit, nuk lejuan që aktivi i PR të zhvillohej në ambientet e bashkisë.
Kryetari i PS për Kuçovën, z. Fatbardh Islami, u deklaroi përfaqësuesve të PR se ai "...nuk do lejonte kurrë që në sallën e bashkisë së Kuçovës Sabri Godo të shante Fatos Nanon duke e cilësuar hajdut". Zoti Islami kërkonte që "...në rast se republikanët do të tentonin të bënin mbledhjen e tyre, ai do të çilte me forcë karriket nga salla". Në këto kushte drejtuesit e PR të rrethit u detyruan të improvizonin me urgjencë një ambient tjetër për të realizuar aktivitetin e tyre.
Lidhur me arsyen e pengimit të mbledhjes nga socialistët, z. Sabri Godo deklaroi se "drejtësia nuk vendoset duke sharë e vrarë njerëz, dhe as nëpër rrugë mitingje. Në demokraci duhet të funksionojë ligji dhe vetëm institucioni që deklaron fajtor një qytetar është gjykata".
Zëdhënësi i PR proteston me force ndaj këtij akti intolerant dhe të paragjykuar të krye-
tarit të PS të Kuçovës. Ai e konsideron atë si provokacion që nxit tensionin politik në kushtet e një situate parazgjedhore teper të acaruar. PR gjithmonë ka mbajtur e mban qëndrim kundërshtues ndaj veprimeve të tilla në dëm të forcave politike. Ajo edhe në të ardhmen do te mbajë qëndrim ndaj kujtdo që krijon precedente politike.
Nuk është rasti i parë që ndaj aktiviteteve të PR mbahet qëndrim provokues. Disa herë përfaqësues te PR janë vënë në pozite të vështirë. Në një rast, në takimin e kryetarit të PR me popullin e komunës së Pojanit në Korçë, dy persona, socialistë, deri e kërcënuan z. Godo.
Gjithsesi PR nuk ka bërë zhurmë, duke mos dashur të hiqet si viktimë. Por qëndrimi i kryetarit te PS së Kuçovës na bën ta konsiderojmë atë një orientim të dhënë nga qendra.
Zëdhënësi i PRSH, Neritan Allibali, deklaron se ne rast të përsëritjes së akteve të tilla PR do t'i kërkojë përgjegjësi instancave më të larta drejtuese të PS.
Ai gjithashtu deklaron me përgjegjësi të plotë se asnjë anëtar i PR nuk ka tentuar të prishë aktivitetet e të tjerëve, por nga ana tjetër edhe PR nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në aktivitetet e saj.
Zëdhënësi i PRSH
Neritan Allibali
Sabri Godo
Fatbardh Islami
Fatos Nano
Neritan Allibali
Kuçovë
Kucovë
Korçë
Pojan
other
neutral
teaser
përmbajtje e brendshme
Në brendësi
Në brendësi
Patriotizmi nuk
shprehet vetëm
tek flamuri, por
në respektin ndaj
çdo gjëje sh-
qiptare
f.3
Në brendësi
Kush e helmoi
Plakun
e Vlorës
dhe
djalin e tij
F.3
Në brendësi
Sejfi Vllamasi
për
Ahmet Zogun
FV-5
Sejfi Vllamasi
Ahmet Zogu
Vlorë
teaser
neutral
teaser
politikë ndërkombëtare
Andreoti: Procesi kundër një njeriu, sistemi, apo një epoke?
Andreoti:
Procesi kundër
një njeriu, sistemi,
apo një epoke?
f. 5
Andreoti
teaser
neutral
teaser
media
Pse nuk e botoi Republika "Planin K"
Pse nuk e
botoi Re-
publika
"Planin K"
f. 5
news
negative
politikë
drejtësi
Edhe një vit burg për Fatos Nanon
Por së shpejti mund të udhëtojë drejt Shkodrës për një proces të ri penal
Edhe 3 vjet, 3 muaj dhe 11 ditë për të burgosurin me Nr 975
Edhe një vit burg për Fatos Nanon
Por së shpejti mund të udhëtojë drejt Shkodrës për një proces të ri penal
Pas 8 gjyqesh, gjithçka kthehet aty ku e la Qeleshi. Kështu Fatos Nano, që nga dita e djeshme do të vuajë dhe një vit me shumë burg nga sa vendosi Gjykata e Apelit Tiranë me 11.07.1995. Që nga dita e djeshme, i burgosuri me Nr. 975 ka dhe 3 vjet, 3 muaj dhe 11 ditë. Këtë afat burgu atij ia ka bërë ligjor nënkryetari i gjykatës, Zef Nika, në vendimin e dhënë dje në këtë gjykatë.
Këshilli gjyqesor i kolegjit penal të Kasacionit rrëzoi vendimin e nenengjykata e Apelit Tiranë dhe iu përmbajt pikë për pikë pretencës së prokurorit Gani Dizdari, i kuruorëzuar pak ditë më parë në postin e zv.prokurorit të përgjithshëm të Republikës. Kështu historia e gjyqit të parë të nisur me 3.04.1994, kur Fatos Nano u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, edhe pse po i afrohej mbylljes së herës së tetë është kthyer në "origjinë": aq sa ka kërkuar prokurori Arben Qeleshi.
Këshilli gjyqësor i kolegjit penal të Kasacionit argumentoi se Nano nuk mund të përfitojë nga lehtësirat e Kodit të Ri Penal, pasi është dënuar për dy vepra penale: 10 vjet për vjedhje të pasurisë shtetërore në shumë të mëdha e shoqëruar me shpërdorim detyre, dhe 3 vjet për falsifikim të dokumenteve zyrtare, që me bashkim vendimesh u llogarit 12 vjet burg.
Hyrja në fuqi e Kodit të Ri më 31.06.1995 le në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës me 3.04.1994. Gjithashtu Gjykata e Kasacionit saktësoi dhe një herë se rikualifikimi i veprave penale nga nenet e Kodit të vjetër në Kodin e Ri nga Gjykata e Tepelenës më 19.07.1995 është tepër i saktë. Administrata e burgjeve gjithashtu ka llogaritur pa gabim kohën që Nano do të qëndrojë në burg dhe gjithë lehtësirat që ka përfituar nga amnistitë dhe faljet presidenciale. Nëse Nano deri dje kishte dhe 2 vjet, 3 muaj e 11 ditë burg, që nga sot ka dhe 3 vjet, 3 muaj e 11 ditë.
Nano ditën e parë të gjyqit
Më tej në f. 3
Fatos Nano
Qeleshi
Zef Nika
Gani Dizdari
Arben Qeleshi
Tiranë
Shkodër
Tepelenë