Republika

E Martë, 12 dhjetor 1995

PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991 REPUBLIKA VITI i V i Botimit Nr.132 (480) Del çdo të Martë, të Enjte dhe të Dielë E Martë, 12 dhjetor 1995 Çmimi 10 lekë

Original newspaper scan
Full size scan

Kosova: Pse është mirë të mos bashkohemi

Kosova: Pse është mirë të mos bashkohemi 1. Digjet opcioni i rezistencës paqësore. 2. Ose Berisha, ose Rugova duhet të japin dorëheqjen! 3. Disa parti shqiptare iu prishet opcioni i “bisedimeve me serbet”. 4. Sikur nuk shkon të kalosh pa doganë në Prizren. 4/1 Do të mbeten pa punë doganierët e Kukësit. 5. Radio Televizioni i Prishtinës konkurron RTV. 6. Zvogëlohen shanset e atyre që merren me politikë pasi përgjysmohen numri i ambasadorëve. 7. Shqiptarët nuk kanë më shans të paraqiten në Perëndim për të kërkuar azil politik si shqiptare nga Kosova. 8. Shtohen shpenzimet e ushtrisë shqiptare. 9. Duke u bërë shteti i fuqishëm, Perëndimi nuk na jep më ndihma humanitare. 10. Nuk kemi me per çfarë t’i ankohemi Evropës. 11. Shqipëria zmadhohet dy herë dhe ka rrezik të mos jetë më faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan... I.d
Berisha Rugova I.d Kosova Prizren Kukësi Prishtina Shqipëria

Moderimi për çështjen e Kosovës vë në dyshim seriozitetin e shtetit shqiptar

Moderimi për çështjen e Kosovës vë në dyshim seriozitetin e shtetit shqiptar Kohëve të fundit janë paraqitur tendenca për moderim të politikës shqiptare ndaj çështjes së Kosovës. Disa forca politike, gjithnjë e më tepër po heqin dorë nga kërkesa për pavarësimin e Kosovës dhe po insistojnë vetëm për një autonomi të saj. Këto tendenca janë të lidhura me fushatën zgjedhore në Shqipëri dhe rrezikojnë të marrin dimensione në një garë të pakuptimtë, e cila me së paku u shërben interesave shqiptare. Lidhur me këtë PRSH t’herdhe vërejtjen se, për arsye të poshtme, një politikë e tillë rrezikon seriozitetin e shtetit shqiptar. Së pari. Për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur është shprehur me referendum 99.99% e popullsisë shqiptare të Kosovës (popullsi kjo e përbën 92% të banorëve të Kosovës), si dhe shumica dërrmuese e popullsisë minoritare në Kosovë (boshnjakëve, turqve, romëve, kroatëve, etj.). Së dyti. Me iniciativën e PRSH, e cila mblodhi numrin e nevojshëm të nënshkrimeve të qytetarëve shqiptarë në Tiranë dhe në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë, me konsensusin e gjitha forcave politike, njohu Republikën e Kosovës. Së treti. Gjatë këtyre pesë viteve, nga ana e Serbisë apo të ashtuquajturës Jugosllavi, nuk pati asnjë përpjekje serioze për ta rintegruar Kosovën në gjirin e saj. Pushteti serbomil Kosovës u realizua vetëm me veprim policor e ushtarak me një qëllim të vetëm: Debimin sa më shumë shqiptarëve nga Kosova. Së katërti. Serbia në Kosovë, gjatë këtyre pesë viteve, nuk deshi të rekrutojnë shqiptarë me orientim proserb. Kjo tregon se as Serbia nuk është e interesuar për ndonjë autonomi të Kosovës, pasi kërkon që çështjen e Kosovës ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë; o t’i zbatojë shqiptarët nga Kosova o të tërhiqet vetë nga Kosova. Së pesti. Lufta në Ballkan po zgjat që katër vite dhe deri më tani asnjë çështje nuk u zgjidh përmes autonomive, edhe pse diplomacia perëndimore propozon vazhdimisht plane të tilla. Se këndejmi: PRSH konsider-[?] (vijon në f.8) Senica Sanxhaku Novi Pazari Sërbia Trepça Mitrovica Medvexha Prishtina Gjilani Bujanovci Presheva Kumanova Ferizaj Tetova Gostivari Maqedonia Kosova Peja Plava Gucia Gjakova Prizreni Kukësi Shqipëria Shkodra Ulqini Podgorica Mali i Zi Berana
Kosova Shqipëria Serbia Maqedonia Mali i Zi

Janullatos-shkelje e Kushtetutës në Shqipëri

Janullatos-shkelje e Kushtetutës në Shqipëri 4
Janullatos Shqipëri

Një franceze padit Ramiz Alinë

Një franceze padit Ramiz Alinë 5
Ramiz Alia

PD e pavendosur për ligjin elektoral

PD e pavendosur për ligjin elektoral 2

“Musta humbi penalltinë me urdhërin tim”

”Musta humbi penalltinë me urdhërin tim” 6
Musta

Drejt Gjykatës 24 ish-bllokmenët

Ish - diktatori Ramiz Alia Drejt Gjykatës 24 ish-bllokmenët I pari Ramiz Alia Ish bllokmenët përballë kostit të vjedhjeve vendos Gjykatës së Tiranës. Kështu 24 ish-bllokmenët e dalë nga burgu me në krye Ramiz Alinë, të dënuar për shpërdorim të detyrës, veç burgut, i detyrohen shtetit dhe në shumë të caktuara. Listën e këtyre shumave e kryeson Ramiz Alia me 11 milionë lekë nga të cilat deri tani ka arkëtuar 1,5 milionë, pastaj vazhdojnë me radhë 6 të tjerë etj nga A. del Carcani me 5 milionë, e deri tek i fundit me 2 milionë. M. Myftiu është i vetmi nga 24 të denuarit që ka shlyer përfundimisht detyrimet. Ndryshe nga herët e para kur 24 bllokmenët u kërkuan për 6 muaj për t’u gjetur adresat, kësaj here do të ketë detyrime kyçësore nese ata do të marrin nga detyrimi i pagesës dhe do të mbështjellin me mister adresat e tyre. Pas lajmërimit nga Gjykata për afatin e dërguar dhe se kësaj shumë, nese nuk paraqiten për t’i derdhur detyrimet, lidhte me holl, automatikisht Gjykata do bëjë sekuestrimin e mallrave që disponojnë. B.Permeti
Ramiz Alia M. Myftiu A. del Carcani[?] B.Permeti Tiranë

Berisha në Gjemani

Berisha në Gjemani Nga 18 dhjetori deri më 23 dhjetor Presidenti Berisha do të jetë për vizitë në Gjermani. I shoqëruar nga Vrioni, Shehi, mjaft deputetë dhe anëtarë të kabinetit të tij, do të zhvillojë takime të nivelit të lartë duke filluar nga Kancelari gjerman Helmut Kol, kryetari i Parlamentit Gjerman Suthsmith, me ministrin e Jashtëm Kinkel etj. Axhenda e bisedimeve do të jetë për ndihmat ekonomike gjermane për Shqipërinë, çështja e Kosovës, si dhe mjaft probleme të tjera me interes të dyanshëm.
Berisha Vrioni Shehi Helmut Kol Suthsmith Gjemani Gjermani Shqipëria Kosova