Republika

E Martë, 30 janar 1996

PARTIA • REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991 REPUBLIKA VITI i VI i Botimit Nr.12(499) Del çdo të Martë, të Enjte dhe të Dielë E Martë, 30 janar 1996 Cmimi 10 lekë

Original newspaper scan
Full size scan

Në brendësi

Në brendësi Kundërshtojmë projektligjin e PD-së .................... f. 3 PD në kokë të vet ............... f.3 Qendra: Partitë në bllok për votën e lirë. ............... f.3 Hija e kuqe mbi Evropën Lindore ............... f.4 “Shkoj në Shkodër e marr një furkë” ............... f. 4 Çfarë po ndodh me martesën në Shqipëri. ............... f. 4 Cernomerdin në SHBA për bisedime. ............... f. 5 Projektmarrëveshje për njohje mes Beogradit dhe Shkupit. ............... f. 5 Gjak dhe hekur. Nga Bismarku tek Hitleri. ............... f. 7 Skedina fituese. ............... f. 7
Cernomerdin Bismarku Hitleri Shkodër Shqipëri SHBA Beogradit Shkupit

Rimartohet me vesh të prerë

Ka rimarrë gruan që e ka cuar në burg para 10 vjetësh. Ndodhin një herë Rimartohet me vesh të prerë Ka rimarrë gruan që e ka cuar në burg para 10 vjetësh. Çudia ka ndodhur në qytetin e Lushnjës kur B. L. ka rimarrë gruan e tij sapo ka dalë nga burgu. Çifti ka pasur kontradita të mëdha dhe si hakmarrje ndaj keq trajtimit të saj K. L. i ka prerë veshin bashkëshortit. Huma e veshit e ka detyruar atë të lëgojë rëndë të shoqen dhe të i nënshtrohet një procesi gjyqësor duke u dënuar me 10 vjet burg. Por në kohën që ish vuante dënimin ata janë pajtuar dhe sapo ai ka dalë nga burgu janë drejtuar në Gjendjen Civile për të bërë celebrimin. Në familjen e re gjithçka ka filluar nga pau dhe vajzat e tyre janë rikthyer pranë familjes.
B. L. K. L. Lushnjës Gjendjen Civile

Shkelje e rëndë e dispozitave kushtetuese dhe e rregullores së Parlamentit

Dje, më 29 I 1996 u mblodh jo si zakonisht Parlamenti për të diskutuar kalendarin e punimeve për periudhën deri më 8 shkurt 1996. Miratim i kalendarit të punimeve të Kuvendit Popullor Shkelje e rëndë e dispozitave kushtetuese dhe e rregullores së Parlamentit Dje, më 29 I 1996 u mblodh jo si zakonisht Parlamenti për të diskutuar kalendarin e punimeve për periudhën deri më 8 shkurt 1996. Deputeti i PR, Prof. Dr Mehmet Çeliku, ndër të tjera tha: “ Sot në mëngjes lexova kalendarin e punimeve të Kuvendit Popullor. Për mua nuk del e qartë se cilin program pune do të miratojë dhe shqyrtojë kjo seancë. Arsyeja është se në krye thuhet nga 29 deri më 8 shkurt. Më poshtë në programin e paraqitur, pika nr 2, thotë: shqyrtimi dhe miratimi 29 janar - Mars ‘96. Prandaj duhet së pari të fiksohet data (30 mars), nëse kemi të bëjmë me program dymujor. Vetë programi përmban vetëm materiale deri te enjten, pra për një javë. Pra do miratojmë planin njëjavor apo dymujor. Një çështje tjetër ajo që të shtroj është çështja për pro- Me tej f.3
Mehmet Çeliku

Me një rresht

Me një rresht Rugova kandidat për çmimin Nobel për paqe është propozuar nga komiteti danez për Kosovën Kushtëzohet njohja e Jugosllavisë nga BE e cila e lidh pranimin me problemin e njohjes së Maqedonisë, të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe kthimin e Sllavonisë Lindore. BE vetëm do të forcojë marrëdhëniet me Shqipërinë, dhe nuk do të ketë marrëveshje asocimi për shkak të presionit të deputetëve grekë. Janë kthyer 400 emigrantë dje në Kapshticë dhe Kakavijë 13 partitë do të mblidhen sot në orën 10:00 në pallatin e Kongreseve në Tiranë për të diskutuar për projektligjin e zgjedhjeve
Rugova Kosovën Jugosllavisë BE Maqedonisë Kosovë

PD s’do të marrë pjesë në takimin e partive

Paraqitja e projektligjit elektoral në Kuvendin Popullor ishte hapi i fundit i PD në kuadrin e diskutimeve për zgjedhjet. PD s’do të marrë pjesë në takimin e partive Paraqitja e projektligjit elektoral në Kuvendin Popullor ishte hapi i fundit i PD në kuadrin e diskutimeve për zgjedhjet. Kështu ka deklaruar dje Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Tritan Shehu. Me këtë arsye ai ka shpjeguar mospjesëmarrjen sot të përfaqësuesve të vet në mbledhjen e partive. Tryeza e rrumbullakët e ditës së sotme ishte vendosur në takimin e mëparshëm të forcave politike ku PD lëshoi edhe “bomben” elektorale. Shehu nuk ka asnjë dyshim, siç thotë dhe vetë, për takimin e nesërm. Ndërkohë partitë opozitare mendojnë ndryshe. Duke mos qenë dakord me mendimin se çdo gjë mbaroi me projektin zgjedhor të përgatitur nga PD, ato sot do të paraqesin edhe objektet e tyre për këtë propozim demokratikas. Madje disa parti do të flasin edhe për një bashkim kundër shkeljeve të demokracisë nga ana e PD, për garantimin e votës së lirë në Shqipëri. “Por kjo nuk është kompetencë e tyre, replikon Shehu, ne jemi në pushtet, ne garantojmë zgjedhjet e lira. Tani i takon Kuvendit të vendosë për projektligjin elektoral”. Mbrëmë PD ka mbledhur grupin e saj parlamentar, por nuk ka diskutuar për propozimin e tyre zgjedhor. Shehu thotë se është shpejt për këtë dhe e ka shpjeguar këtë me faktin se kjo ishte një mbledhje e radhës, ku grupimi madh i Kuvendit diskuton për projektligjet që do të diskutohen. Mbledhjet mbahen çdo të hënë, megjithatë Shehu nuk ka marrë pjesë në të. Ndërkohë edhe në zyrën e Brojkës nuk dihet gjë për takimin e sotëm të partive. Kryetari i PD Tiranë kishte hedhur dikur tezën e rritjes së mazhoritarit dhe kishte marrë pjesë në mbledhjen e fundit të 14 partive. A. SIMONI
Tritan Shehu Brojka Shqipëri Tiranë

Sot pyetet Fatos Nano

Fatos Nano do të merret në pyetje në burgun e Bëncës për ngjarjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. Bëhet apel për masakrën e 2 Prillit Sot pyetet Fatos Nano Fatos Nano do të merret në pyetje në burgun e Bëncës për ngjarjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. Shoqata 2 Prilli dje ka bërë apel për të gjithë dëshmitarët okularë që kanë qenë në momentet e masakrës më 2 prill të shkojnë të dëshmojnë para grupit hetimor për të dalë e vërteta. Deri tani për ngjarjen e 2 Prillit në Shkodër janë marrë në pyetje ish-presidenti Ramiz Alia dhe në atë kohë ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme. Për ngjarjet e 2 prillit është kërkuar proces i ri gjyqësor pasi dhe pse janë dënuar katër ish funksionarë të lartë të pushtetit në Shkodër dhe tre nga policët që shërbenin në ish Komitetin e Partisë së Shkodrës, e vërteta përsëri mbetet mister. Kryetari i Shoqatës 2 Prilli, Eduart Perjaku, ishte i pari që kërkoi hapjen e hetimeve për 2 prillin i cili depozitoi paditë e re në Prokurorinë e Tiranës ku përfshinte dhe tre emra të tre ish funksionarëve më të lartë të shtetit shqiptar në atë kohë. I. Z.
Fatos Nano Ramiz Alia Eduart Perjaku Bëncës Shkodër Tiranës