news
neutral
politikë
drejtësi
ligj
Gazetarët dhe kryesitë e partive jashtë sitës kontrollit
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesat e grupeve parlamentare të PSD dhe PS për deklarimin antikushtetues të ligjit nr. 8001.
Gjykata Kushtetuese vendos për ndryshime të pjesshme të disa pikave të ligjit Gazetarët dhe kryesitë e partive jashtë sitës kontrollit - Rrëzohen kërkesat e grupeve parlamentare të PS-s dhe PSD-s Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesat e grupeve parlamentare të PSD dhe PS për deklarimin antikushtetues të ligjit nr. 8001. “Për genocidin dhe krimet kundër regjimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare” si dhe ligjin nr. 8043 “për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Grupi PSD-së dhe ai i PS-së kërkonin shpalljen antikushtetuese të nenit tre të ligjit 8001 i cili përjashton nga jeta politike e vendit deri në 2001. Për të mbështetur rrëzimin e kërkesave të tyre Gjykata Kushtetuese iu referua ligjit për dispozitat kushtetuese sidomos kapitullit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Ajo çmoi të pabazuar kërkesën e tyre për kufizimin për një kohë të caktuar të së drejtës për t’u zgjedhur si dhe të ushtrimit të disa nëpunësve për një kategori personash për arsye se në ligjin kushtetues duhet të tekstualisht: “Gjatë diktaturës të egër tejet çnjerëzore 46-vjeçare të Partisë shtet në Shqipëri janë shkelur e mohuar nëpërmjet terrorit shtetëror të drejtat civile politike, ekonomike, sociale e kulturore si dhe liritë më themelore të njeriut”. Janë pikërisht subjek- Më tej f.4
Shqipëri
news
negative
politikë
kulturë
Socialistët mund t'a marrin pushtetin dhe t'a humbasin shumë shpejt
Dje në një bisedë me shqiptarë me banim në Gjermani, duke iu përgjigjur pyetjes se pse është pozicionuar politikisht në prag të zgjedhjeve të reja dhe pse është deklaruar kundër socialistëve, Kadare tha se “Unë nuk kam asgjë kundër asnjë partie dhe nuk më intereson asnjë parti.”
Socialistët mund t'a marrin pushtetin dhe t'a humbasin shumë shpejt Dje në një bisedë me shqiptarë me banim në Gjermani, duke iu përgjigjur pyetjes se pse është pozicionuar politikisht në prag të zgjedhjeve të reja dhe pse është deklaruar kundër socialistëve. Kadare tha se ” Unë nuk kam asgjë kundër asnjë partie dhe nuk më intereson asnjë parti. Në kohën që isha në Shqipëri duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari kam thënë se socialistët nuk duhet të vijnë në pushtet. E kam thënë për të mirën e tyre. Ata duke qenë shumë pranë me diktaturën nuk i kanë të lehtë të shkëputen nga ajo. Ato mund t'a marrin pushtetin dhe t'a humbasin shumë shpejt. Kadare këto ditë po zhvillon takime në qytete të ndryshme gjermane me lexues të veprës së tij.
Kadare
Gjermani
Shqipëri
news
negative
politikë
drejtësi
të drejta kombëtare
Mbajtja e flamurit kombëtar shkak për të shkuar në burg
Gjykata komunale e Tetovës ka dënuar me gjobë (e në rast mos pageseme 1 muaj burg) kryetarin e Partisë Demokratike Popullore, Iljaz Halimdin dhe sekretarin e kësaj partie Z. I. Ibrahim për shkak se ditën e 28 nëntorit në selinë e partisë në Tetovë kanë ngritur flamurin shqiptar.
Mbajtja e flamurit kombëtar shkak për të shkuar në burg Dënohet kryetari dhe sekretari i PDP Gjykata komunale e Tetovës ka dënuar me gjobë ( e në rast mospageseme 1 muaj burg ) kryetarin e Partisë Demokratike Popullore, Iljaz Halimdin dhe sekretarin e kësaj partie Z. I. Ibrahim për shkak se ditën e 28 nëntorit në selinë e partisë në Tetovë kanë ngritur flamurin shqiptar. Sekretari i kësaj partie tha se “edhe me tej do të vazhdojmë luftën për të drejtat politike e kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni” Veprimi i autoriteteve maqedonase është absurd dhe po t’i referohesh kushtetutës maqedonase, neni 6, 7 ku thuhet se “pjesëtarët e kombësive të tjera mund të përdorin flamurin e vet krahas flamurit të shtetit maqedonas”
Iljaz Halimdin
Z. I. Ibrahim
Tetovës
Tetovë
Maqedoni
news
negative
politikë
fe
marrëdhënie ndërkombëtare
Shovinistët grekë “përkujtojnë” Sebastianosin
Në këtë tubim shovinistësh, Mitropoliti i Konicës, Andrea, i cili ka zëvendësuar famëkeqin Sebastianos, referoi temën: “Vorio-Epiri, lufta vazhdon”.
Shovinistët grekë “përkujtojnë” Sebastianosin Nderon me pjesmarrjen e tij dhe kryepeshkopi i Shqipërisë JANULLUTOS Në këtë tubim shovinistësh, Mitropoliti i Konicës, Andrea, i cili ka zëvendësuar famëkeqin Sebastianos, referoi temën: “Vorio-Epiri, lufta vazhdon”. Në fjalën e tij, Mitropoliti Andrea shtroi domosdoshmërinë e mbështetjes së Kishës Ortodokse të Shqipërisë nga ana e Kishës dhe institucioneve shtetërore të Greqisë. Faqe 4 Kryepeshkopi Janullatos
Sebastianos
Janullutos
Andrea
Shqipërisë
Konicës
Greqisë
Vorio-Epiri
other
neutral
teaser
politikë
Çfarë po ndodh me dialogun kosovaro-serb dhe çështjen e Kosovës
Çfarë po ndodh me dialogun kosovaro-serb dhe çështjen e Kosovës Faqe 5
Kosovës
news
neutral
politikë
zgjedhje
ligj
Sot në Kuvend ligji për zgjedhjet
E dendur veprimtaria e politikë për ligjin elektoral, ditën e djeshme.
Sot në Kuvend ligji për zgjedhjet E dendur veprimtaria e politikë për ligjin elektoral, ditën e djeshme. Të gjithë strukturat shtetërore dhe politike shqiptare u morën me diskutimin e këtij ligji dhe sidomos me shqyrtimin e paraprak të projektit të PD-së. I pari që e nisi këtë aksion të gjerë, ishte Godo dhe përfaqësia e 12 partive. Ata çuan deklaratën e opozitarëve në zyrën e Tritan Shehut. Por mes tyre nuk u zhvillua asnjë takim. Aq më tepër që sekretari i përgjithshëm i PD-së, paraditen e kaluar ishte në Vlorë. Gjatë paradites ndërkaq me projektligjin elektoral u mor komisioni i ligjeve i Kuvendit Popullor. Këtu përfaqësuesit e PD-së bënë propozime të cilat nuk i kënaqën anëtarët socialistë të këtij komisioni. Ata kishin të bënin me shumë me emërimin e Komisionit Qëndror të votimit, që propozohej nga Kryeministri dhe kryeministri e Prefekti të ketë nënkomisionet rretherore. “Këto ishin dy firma që ne donim të evitonim - komento[i?] pas mbledhjes deputeti Majko - nuk sjellin asnjë ndryshim themelor në projektin e PD” Duket se për këtë ligj, kanë folur anëtarë të komisionit të ligjeve me përfaqësuesit të KE, por për këtë nuk u bë asnjë koment nga pjesmarrësit. Pasditen shënoi kulmin punës në dy kampe të kundërshtare. Në të njëjtën orë, PS dhe PD mblodhën grupet e tyre parlamentare ku diskutuan mbi atë që do të ndodhë sot në parlament. “Do të themi çfarë lejohet - tha pas mbledhjes përfaqësuesi i të majtëve, Vukaj, - brenda kulturës demokratike kuptohet”. “Shqyrtuam projektin e PD-së - tha Dokle - dhe pamë pozitat e të partive të vogla të cilat e pesojnë shumë”. Pas mbledhjes Dokle, u largua me Mamin e AD. Duket se fjalët për një qëndrim unik midis opozitës, po vërtetohen. Ndërkohë edhe grupi i deputetëve të PD-së se kanë diskutuar për verdiktin që do të marrin sot dhe për propozimet e opozitë që mund të merren parasysh. Aurel Simoni
Godo
Tritan Shehu
Majko
Vukaj
Dokle
Kuvend
Vlorë