news
neutral
politikë
Lidhja do të mbijetojë e do të gjejë rrugët edhe nën një ligj kundërshtar
Ajo (tryeza) nxori në shesh problemet, ndeshjen ndërmjet forcave politike nga njëra anë dhe partisë në pushtet nga ana tjetër.
Lidhja do të mbijetojë e do të gjejë rrugët edhe nën një ligj kundërshtar
Ajo (tryeza) nxori në shesh problemet, ndeshjen ndërmjet forcave politike nga njëra anë dhe partisë në pushtet nga ana tjetër.
Lexoni f.3
news
negative
politikë
zgjedhje
Jemi përgatitur të përleshemi fizikisht...
Për 20 minuta, miratohen 24 kandidatura
Për 20 minuta, miratohen 24 kandidatura
Jemi përgatitur të përleshemi fizikisht...
Konferenca e Tiranës e socialistëve, zgjodhi kandidaturat, të cilët do të miratohen pjesën e parë të Kongresit
"Ne do të shkojmë në zgjedhje me bindjen për të fituar me shumë se 50% të votave". Ka qënë ky mesazhi, me të cilin Z. Musa Ulqini u paraqit dje në Konferencën e III të PS për Tiranën. Një konferencë që mund të konsiderohet e sigurt dhe euforike. Nga ora 16.00 deri në 19.30 Akademia e Arteve pati rastin të dëgjonte një diskutim në detaje të kryetarit Ulqini mbi të gjitha objektivat që PS me duket i ve vetes për këtë fushatë elektorale: privatizimi, energjia elektrike, uji i pijshëm, ekologjia dhe ndërtimet pa leje, pensionistët... e deri tek tryeza e 13 partive u analizuan me shifra dhe hollësi, fakt që tregon se socialistët kryeqytetas kanë marrë tej serjozisht mundësinë e fitores së Berishës në Tiranë. Megjithë sigurinë e shprehur nga diskutantët fjalëmit kryesor të Konferencës, mbajtur nga kryetari tiranas Ulqini, i shpëtoi fraza e natyrisht do t’i akuzojë nesër për terror dhe thirrje për dhunë: "Ne jemi përgatitur të përleshemi fizikisht nëse ndryshohet rezultati i votave". Seanca e dytë, dhe më e rëndësishmja për fatin e Konferencës, do të zhvillohej pa praninë e të ftuarve dhe gazetarëve. Për rreth 20 minuta 24 kandidaturate propozuara të dielën u votuan unanimisht dhe PS do t’i delegojë kongresit të vet emrat me poshtëm: Luan Hajaraga, Namik Dokle, Luan Shahollari, Maqo Lakrori, Pandeli Majko, Servet Pellumbi, Shaqir Vukaj, Ermelinda Meksi, Ilir Meta, Musa Ulqini, Agim Fagu, Et’hem Ruka, Erjon Braçe, Monika Kryemadhi, Luan Rama, Enver Reci, Spartak Poçi, Vjollca Ibro, Zabit Brokaj, Lasko Gjika, Sherif Budo, Fatri Sinani, Besnik Bare, Flamur Hoxha. Pak i çuditshëm ngjan kandidimi në Tiranë i eurosocialistes Kryemadhi dhe i titullarëve gazetare Rama dhe Braçe po të kihet parasysh se PS mund të kandidojë këtu emra të tillë si Shehu e Meksi. Ndoshta qëndron këtu thelbi i besimit të shprehur nga z. Ulqini, i cili deklaroi se: "Berisha është pjellë e rrugës, por ne edhe atje do ta mundim". Megjithatë do të jetë kongresia që nga këta emra do të zgjedhë vetëm 8-12 për t’u përfaqësuar në kryeqytet. Fushata elektorale mund të quhet e hapur.
I. Stringa
Musa Ulqini
Berisha
Luan Hajaraga
Namik Dokle
Luan Shahollari
Tiranë
Akademia e Arteve
news
negative
politikë
drejtësi
Nuk miratohet Partia e Rimëkëmbjes Kombëtare
Ministria e Drejtësisë kthen përgjigjen e parë për 6 partitë që kërkojnë miratim
Kërkon “bashkimin i trojeve shqiptare me çdo lloj sakrifice”
Nuk miratohet Partia e Rimëkëmbjes Kombëtare
Ministria e Drejtësisë kthen përgjigjen e parë për 6 partitë që kërkojnë miratim
Dje Ministria e Drejtësisë ka refuzuar njohjen e Partisë Rimëkëmbja Kombëtare Shqiptare. Kryesia e kësaj partie Abdi Baleta, Ferdinand N[?]ro e Agron Cika, ministri i Drejtësisë i është shprehur ua komunikuar drejtpërdrejtë refuzimin e miratimin e kësaj partie. Dokumentacioni i saj është paraqitur pranë Ministrisë së Drejtësisë më 8 dhjetor 1995 së me 5 të tjera. Pika e errët që la [?] Ministrinë e Drejtësisë në mos[a?]
Me
Abdi Baleta
Ferdinand N[?]ro
Agron Cika
news
negative
drejtësi
politikë
Për Alinë hetimet në burg
Klauzola e vendosur nga Kodi i Procedurës Penale nuk e lejon hetimin e Alisë me një masë më të lehtë sigurimi.
Për Alinë hetimet në burg
Klauzola e vendosur nga Kodi i Procedurës Penale nuk e lejon hetimin e Alisë me një masë më të lehtë sigurimi. Veprat për të cilat akuzohet Ramiz Alia parashikojnë një dënim mbi 10 vjet burg. Në këto kushte prokurori Shkëlqim Gani ka kërkuar të dielën për Ramiz Alinë arrestin me burg të cilën e ka aprovuar edhe gjykatësi Bashkim Dede.
Avokati Kleanthi Koçi në mbrojtje të tij të gjatë kërkoi për klientin ndryshimin e masës së sigurimit, por argumentet e tij nuk ishin bindëse për gjykatën. Për Alinë në prokurori janë depozituar mbi 70 të-padi, por për 20 padi duke filluar që nga firmosja e urdhrit për krimin e komisionit të dëbim-internimeve dhe duke përfunduar me ngjarjet e 2 prillit ku humbën jetën 4 të rinj nga qyteti i Shkodrës përbën tërë arsenalin e akuzave te pastra që duhet të mbajë përgjegjësi Ramiz Alia. Edhe për paditë e tjera për të cilat prokuroria ende nuk ka filluar hetimet do të vazhdohet të plotësohet gjithçka rreth tyre. Ramiz Alia është numri 32 i arrestohet për genocid në një kohë që të arrestuarit e djeshëm po përgatiten për proces gjyqësor.
Ish presidenti Ramiz Alia me avokatin e tij K. Koçi
A. Gj
Ramiz Alia
Shkëlqim Gani
Bashkim Dede
Kleanthi Koçi
K. Koçi
Shkodrës
news
negative
politikë e jashtme
KRISTOFER: Jugosllavia nuk do të integrohet nëse nuk rregullon statusin e Kosovës
TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ - Sekretari amerikan i Shtetit, Uorren Kristofer tha se Jugosllavia nuk do të pranohet plotësisht në gjirin e bashkësisë ndërkombëtare nëse Beogradi nuk rivendos të drejtat e njeriut në Kosovë dhe "nuk siguron ekstradimin e serbëve të akuzuar për krime lufte, të bërë të ditur radio "Zëri i Amerikës".
KRISTOFER:
Jugosllavia nuk do të integrohet nëse nuk rregullon statusin e Kosovës
TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ - Sekretari amerikan i Shtetit, Uorren Kristofer tha se Jugosllavia nuk do të pranohet plotësisht në gjirin e bashkësisë ndërkombëtare nëse Beogradi nuk rivendos të drejtat e njeriut në Kosovë dhe "nuk siguron ekstradimin e serbëve të akuzuar për krime lufte, bën të ditur radio "Zëri i Amerikës".
Duke i dhënë fund vizitës
Me le f.3
Uorren Kristofer
TIRANË
Jugosllavia
Kosova
Beogradi
news
negative
politikë ndërkombëtare
Nëse komunistët do të vijnë në fuqi do të ketë gjakderdhje
DAVOS, 5 shkurt/ATSH-Rojter/- Ish-zëvendëskryeministri rus, Anatoli Çubais, deklaroi sot se do të ketë gjakderdhje në qoftë se komunistët e ringjallur të Genadi Zjuganovit do të vijnë në fuqi në Kremlin.
Nëse komunistët do të vijnë në fuqi do të ketë gjakderdhje
DAVOS, 5 shkurt/ATSH-Rojter/- Ish-zëvendëskryeministri rus, Anatoli Çubais, deklaroi sot se do të ketë gjakderdhje në qoftë se komunistët e ringjallur të Genadi Zjuganovit do të vijnë në fuqi në Kremlin.
Ai paralajmëroi gjithashtu afaristët perëndimorë që i vijnë rrotull Zjuganovit, në forumin ekonomik botëror të Davosit, se ata do të humbasin pjesën më të madhe ose të gjitha investimet e tyre gjatë rishte[z]imit masiv, në qoftë se shefi i tyre komunist do të fitojë, në qershor, postin e presidentit.
"Ka dy Zjuganovë, një për jashtë dhe një tjetër për konsum të brendshëm", tha ai në konferencën shtypi në mbledhjen e udhëheqësve afaristë dhe politikanë, ku shefi komunist kërkon të sigurojë edhe një herë Perëndimin për maturinë e tij.
Çubais i lexoi pjesë nga dokumentet e partisë dhe fjalimet e Zjuganovit në Rusi, në të cilat udhëheqësi komunist bën thirrje për rivendosjen e kontrollit shtetëror mbi pjesën më të madhe të ekonomisë dhe dën[on] "diktaturën e kapitalit perëndimor".
"Unë mendoj se kjo politikë do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një gjakderdhje të madhe dhe Rusia dhe Zjuganovi dhe Partia Komuniste e tij do të jenë plotësisht përgjegjës", tha ai.
Çubais tha se perëndimorët, dhe sidomos afaristët “që u përqafuan me përzemërsi me Zjuganovin në Davos, nuk e kuptojnë se ajo që po dëgjojnë është e njëjta me ngjeshtrat tradicionale, klasike komuniste”.
Anatoli Çubais
Genadi Zjuganov
DAVOS
Kremlin
Rusi
Davos
Perëndim