18/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 prill 1996

Përrallave mbi vizat greke u ka kaluar koha

Shfrytëzim i paskrupullt i emigrimit në drejtim të Greqisë Emigrantët shqiptarë në Greqi, veç telas heve dhe problemeve akute që kanë atje, shfrytëzohen edhe në Shqipëri nga ndonjë forcë politike. Një dukuri e tillë është karakteristike në periudhat kur në Shqipëri njerëzit përgatiten për t’u drejtuar kutive të votimit. Duke filluar nga disa konsultime të mëparshme elektorale, është bërë e modës që të spekullohet me statusin e refugjatëve shqiptarë në Greqi apo me dhënie prem-timesh për viza greke. Një dukuri e tillë po konstatohet edhe në fushatën për zgjedhjet e këtij viti që do të zhvillohen në fund të muajit të ardhshëm. Ndonjë forcë [Foto] dime se deri në ç’shkallë i ka mbajtur ajo premtimet e dhëna lidhur me këtë, po, gjithsesi, një formë e tillë për të grabitur vota është e pamoralshme në dy drejtime. Së pari, në drejtim të vetë nocionit të zgjedhjeve të lira. Premtime të këtij lloji janë të njëvlershme me blerjen e votave, gjë që i devijon pas kësaj zgjedhjet nga karakteri demokratik i tyre. Së dyti, premtime të tilla përbëjnë edhe një mashtrim për zgjedhësit, të

Droga po vret edhe në Shqipëri

Është domosdoshmëri ngritja e një qendre dezintoksikimi Droga të vret por dhe të bën vrasës. Kështu ka ndodhur para dy ditesh në Tiranë kur një i droguar profesionist, i “vrarë” prej 5 vjetësh nga droga, është kthyer në vrasës. Në kushtet e ankthit e të depresionit të shkaktuar nga mungesa e drogës, është bërë aq agresiv sa ka masakruar bashkëshorten në prani të dy fëmijëve të tij vogëlushë. Tragjedia e tij zë fill pikërisht në momentin kur ai as mund ta shkonte në mend. Ashtu si shumë shqiptarë L. G. para 5 vjetësh emigron në Kanada, në kërkim të lumturisë. Në përpjekje për të ngritur sa më shpejt shkallët e saj, ka zgjedhur rrugën më të lehtë por edhe më të rrezikshme. Ai u kthye nga një shitës kokainës pluhuri tundues e ka detyruar të shndërrohet në një përdorues të drogës e të bëjë për Më tej f.3 10 ♥ 24 DROGA!

Gjinushi i fton në “duel” Berishën

Liderët e Polit kërcënojnë gazetarët Dje liderët e Polit të Qendrës, Skënder Gjinushi dhe Neritan Ceka, dhanë konferencën e dytë për shtyp brenda pak ditësh që kur filluan të bëheshin të njohura vendimet e marra nga Komisioni “anti-gjenocid”. Edhe kjo konferencë u bë me qëllim për të kundërshtuar publikisht vendimet e dhëna nga Komisioni i verifikimit të figurave. Së pari ata lexuan një deklaratë për shtyp, ku akuzuan Presidentin Berisha për shpërdorimin e votëbesimit të marrë më 22 mars 1992. Njerëzit e sotëm që janë në pushtet, theksonte deklarata, nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë. Për të siguruar fitore në zgjedhjet e 26 majit, Berisha ka hartuar një strategji për të eliminuar tërë kundërshtarët e PD. “Berisha mund të fitojë vetëm duke konkuruar me vetveten”, do të shprehej Gjinushi. Po ashtu deklarata kundërshtonte mënyrën e veprimit të Komisionit të verifikimit të pastërtisë së kandidaturëve për deputetë për parlamentin e ri. Lideri socialdemokrat, Gjinushi, me një dosje të madhe materiales, kërkoi të argumentonte se i plotësonte të gjitha kushtet për t’u bërë deputet i parlamentit të ardhshëm. Me një retrospektivë të pozicionit të tij dhe të Presidentit Berisha në ngjarjet e vitit 1990-1991, Gjinushi kërkoi të vërtetonte se ishte më i pastër se Berisha, ose ky ishte më i njollosur se ai. Kështu, ai mbushi një dosje të tërë me akuza nga më të ndryshmet në drejtim të numrit

Arrestohen 30 shqiptarë

U desh ndërhyrja e policisë që të merrte fund përleshja në një hotel refugjatësh në qytetin ingelheim, në Gjermani. Në këtë përleshje ndërmjet refugjatëve të huaj, e cila zgjati disa orë, ishin implikuar 150 vetë. Protagonistë u bënë dy grupe refugjatësh, njëri turk dhe tjetri shqiptar. Sipas të dhënave të policisë gjermane, kjo e fundit arrestoi një numër refugjatësh, ndër të cilët 30 shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre ishin klandestinë ndërsa disa të tjerë ishin në pritje për t’u riatdhesuar pasi kishin marrë më kohë përgjigje negative lidhur me kërkesën që kishin bërë për të fituar statusin e refugjatit. Pas nxjerrjes në gjyq, shqiptarët e arrestuar pasi të vuajnë dënimin nën akuzën për shkelje të rendit publik, pritet të riatdhesohen. Deri tani, duke filluar nga korriku i vitit 1990, një pjesë e mirë e refugjatëve shqiptarë në Gjermani, janë riatdhesuar vetëm për shkak të krimeve apo kundravajtjeve që kanë bërë atje.

Refugjatë serbë në Ulqin

Refugjatët serbë nga zona të luftës po shfrytëzohen nga autoritetet serbe për të arritur synimet e tyre politike. Një nga këto synime është edhe ai i modifikimeve të strukturave etnike në zonat ku jetojnë shqiptarë. Kështu u veprua gjatë verës së vitit të kaluar me dërgimin në drejtim të Kosovës të një numri të madh refugjatësh serbë, duke u krijuar këtyre edhe lehtësira e privilegje për t’ungulur përfundimisht atje. Ditët e fundit, një numër refugjatësh serbë pritet të vendosen në qytetin e lashtë bregdetar të Ulqinit. Kjo ka shkaktuar një shqetësim jashtëzakonisht të madh tek shqiptarët e këtij qyteti. Këta e ndjejnë veten të kërcënuar jo vetëm për ndryshimin e strukturës etnike po edhe për shkak të shfrytëzimit të rezervave të ndryshme e favor të refugjatëve serbë. Organet e pushtetit lokal të Ulqinit i

Rapsodia e go-marit kushton jetën F. 3 Cilët do të jenë kandidatët e majit? F. 2